Lidershipi ne arsim !!!

Roli dhe funksioni i liderit të shkollës

Drejtori është person i zgjedhur apo i emëruar, organ drejtues, që ka për detyrë të organizoj e të drejtojë punën dhe veprimtarinë e shkollës, si institucion pedagogjik.

Si drejtues i institucionit, drejtori realisht ka mundësi për të bërë ndryshime rrënjësore, në dobi të përmirësimit të rrjedhave në drejtim të rritjes së cilësisë së punës mësimore. Pozita, autoriteti dhe funksionet e drejtorit të shkollës kanë evoluar. Është vënë theks në disa funksione bazë të drejtorit apo drejtorisë së shkollës: Lidhja me autoritetet e administrates.

Drejtori është në qendër të marrëdhënieve midis mësuesve të shkollës dhe ideve të njerëzve të jashtëm. Nga organet ai merr urdhëra të cilat duhet ti plotësoj bashkë me kolektivin e vet. Për realizimin e punës të tij ai po ashtu duhet të jap raport te organet e caktuara në bazë të ligjeve të shtetit.

Drejtori i shkollës është personi që shteti e ka caktuar të drejtojë punën në shkollë dhe i ka besuar të udhëheqë arsimimin dhe edukimin e një mase të caktuar nxënësish.

Pra drejtori është përfaqësues i shtetit. E thënë ndryshe është person i veshur me pushtet.

Drejtori për dallim nga e kaluara tani është më i hapur ai mund të mbaj lidhje me organizata qeveritare dhe joqeveritare me biznese afariste gjithmonë për të plotësuar interesat e shkollës. Ajo që vlen të përmendet është edhe marrëdhënia e drejtorit me prindërit, ku prindërit janë aleatët kryesor që mund të kontribuojnë në mbarëvajtjen e procesit arsimor në shkolla, ato tani i kanë dyert hapur edhe në orët e mësimit. Koordinon lidhjet me personelin e shkollës. Drejtori duhet të sigurojë klimë bashkëpunuese në shkollë me qëllim që të mundësoj avancim në zhvillimin e shkollës dhe në arritjet profesional të mësuesve dhe të nxënësve.

Siç ndodh në të shumicën e trekëndëshave njerëzore, edhe në shkollë ka konflikte dhe mëdyshje të vazhdueshme. Mënyra se si i trajton (ose si i shmang) drejtori këto probleme, përcakton në një masë të madhe, nëse këto marrëdhënie kthehen në trekëndëshin e Bermuda të risive.

Drejtori është përgjegjës për përmirësimin e mirëqenies së mësuesve dhe personelit tjetër dhe duhet të sigurojë se kushtet e punës të jenë me kualitet të lartë të punës. Ai duhet të sigurojë që personeli të kenë terma dhe kushte të qarta të punës dhe se të gjitha marrëveshjet dhe rregulloret mbi pagën, orët dhe kushtet e punës të ndiqen.

Ai duhet ta ketë derën të hapur në raste kur mësuesit dhe personeli tjetër, apo përfaqësuesit e tyre, të kenë pakënaqësi dhe duan ti parashtrojnë ato jo-formalisht para se të jetë e nevojshme që të vazhdohet me procedurat e ankesave.

Drejtorët duhet të marrin qindra vendime brenda një jave, dhe mjaftë shpesh vendimet e tyre përfshijnë konfliktet midis kolegëve, konfliktet midis nxënësve, dhe konfliktet midis nxënësve dhe mësuesve.

Të gjithë kërkojnë ndihmë nga drejtori, ndonjëherë ai duhet të mos e jap ndihmën e tij. Nëse drejtori nuk ka guxim emocional, apo prirjen natyrore për ti zgjidhur gjërat drejt dhe për të marr vendime të duhura, ai nuk do të mund të zgjidh problemet e vazhdueshme që vijnë në zyrën e tij. Kështu të gjithë do e humbin besimin, duke menduar se ai është i padrejtë, ka standarde të dyfishta e kështu me radhë.

Prandaj shumica e drejtorëve mendojnë se sfida më e madhe e tyre është menaxhimi i konflikteve në stafin e tyre. Lidhjet me nxënësit. Është funksion i një fushe jo vetëm të ndjeshme por edhe qendrore të shkollës.

Drejtori është në kontakt të përhershëm me nxënësit. Nxënësi është edhe objekti kryesor i shkollës. Ai duhet të ofroj kushte që të gjithë nxënësit të gëzojnë të drejtat për shkollim përmes kurikulumit shtetëror dhe lokal, shkollimi që ofrohet të jetë i përshtatshëm për moshën dhe aftësitë e çdo nxënësi si dhe të përmbush nevojat udhëzuese të të gjithë nxënësve. Delegimi. Është shumë e rëndësishme për drejtorin që të njohë eksperiencën dhe aftësin drejtuese të mësuesve dhe personelit tjetër dhe t’ju jap atyre përgjegjësi më të mëdha. Ai duhet të caktojë një zëvendësdrejtor , detyrat e të cilit përfshijnë funksione të rëndësishme menaxheriale në shkollë dhe zëvendësimin e tij kur ai mungon. Detyra e tij është të të njohë të gjithë personelin për rëndësinë e punës së tyre dhe ti inkurajojë ato në punë. Në rastet kur mësuesit dhe personeli nuk mund të përshtaten me kushtet dhe rregullat shtëpiake të shkollës edhe pas sugjerimeve dhe kritikave atëherë drejtori është i obliguar që të nis procedurat për largimin e tyre nga puna.

Arsimi, trajnimi dhe politika e punës së udhëheqësit arsimor Menaxheri i shkollës pavarësisht nga shkalla e arsimit, natyra dhe vendi i punës në arsim është domosdoshmëri kurse trajnimi i tyre nevojë e përhershme.

Këto dy kategori janë faktor për lehtësim në qasjet ndaj të mësuarit dhe nxënësit në ambient (shkollë, klasë) i cili me shpejtësi ndryshon.

Prandaj për të qenë në nivelin e kërkesave, për të nxitë përmirësimin e kapaciteteve për të mësuar dhe për të zbatuar metodologji të identifikimit dhe zgjidhjen e problemeve, udhëheqësi i nënshtrohet vëzhgimit, vlerësimit dhe trajnimeve. Udhëheqësit duhet të reflektojnë si një faktor i ndryshimeve pozitive në fushën e arsimit. Roli i tyre është i dyfisht.

1. Së pari, ata kontribuojnë në ngritjen arsimore, teorike dhe metodologjike të kuadrit arsimor, të cilët janë pjesmarrës të drejtpërdrejtë në realizimin e procesit arsimor.

2. Së dyti, rrezatimi i udhëheqësve në politikën arsimore shtrihet në përpjekjet për organizimin dhe udhëheqjen me institucionet arsimore, ndërtimin e strategjive dhe zbatimin e ndryshimeve dhe të risive në fushën e arsimit.

Arsimi dhe institucionet e tij kanë nevojë për menaxhim të drejtpërdrejtë sepse ai ushtron ndikim në përmbajtje, në metoda, në synime dhe në organizimin e institucionit.

Për këtë arsye formimi menaxhues implikon domosdoshmërinë e zhvillimit profesional të vazhdueshëm. Roli i udhëheqësit përqëndrohet në ato elemente dhe struktura të ndërtimit të politikës arsimore që kanë në radhë të parë rëndësi praktike dhe organizative për zhvillimin dhe organizimin e arsimit.

Ndikimi i tij nuk kufizohet vetëm mbrenda shkollës, por ai ushtron reflektim më të gjërë më menaxhimin e politikës arsimore, si: • në metodologjinë e reformës së arsimit e të shkollës, • në projektimin e strukturave programore, • në analizën e problemeve të mësimdhënies e mësimnxënies, • në menaxhimin e shkollës dhe programimin e punës në institucione arsimore. • zhvillimin e strategjive më të mira për menaxhim në klasë dhe në shkollë, • promovimin e politikave aktive të menaxhimit me resurset njerëzore në arsim


MesueseAurela

Referencat Islamaj,V., (2000). Administrimi i arsimit tonë kombëtar në këndvështrimin historik. ISP, vëllim 1, nr. 1.