Përdoruesi:Euriditi/Industria e duhanit në Shqipëri
Gjatë Mbretërisë Shqipëtare
RedaktoShqipëria ka qënë dhe është e njohur në mbarë botën për cilësinë e shkëlqyer të duhanit oriental. Industria e cigareve në Shqipëri lindi në vitin 1924 me themelimin e Fabrikës së cigareve "S.T.A.M.L.E.S." në Durrës. Gjatë viteve 1920, '30, '40, u hapën gjithësej 16 fabrika të cilat prodhonin cigare për tregun e brëndshëm. Fabrikat kryesore qenë S.T.A.M.L.E.S. dhe S.A.I.D.E.
Kjo është listën e plotë e fabrikave të cigareve që vepronin në vend gjatë periushës së Mbretërisë:
- Fabrika "Drini" - Shkodër
- Fabrika "Gera" - Shkodër
- Fabrika "Shkodra" - Shkodër
- Fabrika "Fassli Ademi" (Tarabosh) - Shkodër
- Fabrika "Sitki Rusi E Vellezerit" - Shkodër
- Fabrika "Saralja" - Shkodër
- Fabrika "Besa" - Shkodër
- Fabrika "Macedonia" - Shkodër
- S.T.A.M.L.E.S. – Durrës
- S.A.I.D.E. - Shoqeria Anonime Industriale e Duhaneve, Elbasan
- Fabrika "Dumreja" – Fier
- Tomori - Industria Shqiptare e Cigareve, Korçë
- Fabrika "Morava" - Korçë
- F.I.D.E.C. – Gjirokastër
- S.T.I.D.E.C. – Sarandë
- Fabrika "Elbasani" (Flora) – Tiranë
Gjatë regjimit komunist
RedaktoNë vitin 1947 të gjitha fabrikat ekzistuese në Shqipëri u shtetëzuan, shumica u mbyllën, ndërsa më të mëdhave (si S.T.A.M.L.E.S.), iu ndryshua emri dhe u modernizuan. Gjatë regjimit komunist kishte katër fabrika cigaresh që funksiononin në Shqipëri: Fabrika e Tiranës (njohur me emrin "Flora" e cila u mbyll në vitet 1960), Fabrika e Durrësit, Fabrika e Shkodrës dhe Fabrika e Gjirokastrës.
Fabrika e Tiranës dhe e Gjrokastrës prodhonin cigare për tregun e brëndshëm, ndërsa Fabrikat e Durrësit dhe Shkodrës prodhonin cigare edhe për tregun e brëndshëm edhe për eksport.
Gjatë viteve 1960 Shqipëria nisi të eksportojë cigare në gjithë vendet e Europës Lindore, në veçanti në Hungari, Poloni, Çekosllovaki, dhe Republikën Demokratike Gjermane. Në vitet 1980 shumica e cigareve të prodhuara në Shqipëri eksportoheshin pasi ky ishte një burim i mirë valutor.
Gjatë viteve 1980 Fabrika e cigareve në Durrës nisi prodhimin e disa markave nën liçencën e Bulgartabac (Arda dhe Steëardess) dhe nënshkroi marrëveshje me Monopolin Polak të Cigareve për prodhimin e cigareve "Dukat", të bëra me duahn polak për tu eksportuar më pas vetëm në Poloni.