Përdoruesi:Fjollabeqiraj/Juan Luis Vives

Fjollabeqiraj/Juan Luis Vives
KombësiaKatalunas
Nënshkrimi i Juan L. Vivesit

Juan Luis Vives (latinisht: Ioannes Lodovicus Vives), po ashtu i njohur si Joan Lluis Vives i March ose Jan Ludovicus Vives (6 mars 1493[1] – 6 maj 1540) ishte dijetar dhe humanist valencian i cili kaloi gjithë jeten e tij në Holandën Jugore. Besimet e tij në shpirt, depërtimi i hershëm në mjekësinë praktike dhe perspektiva për emocionet, kujtesën, memorien dhe të mësuarit i dha atij titullin “baba i psikologjisë moderne” [2]. Vives ishte i pari që ndriçoi zgjidhjen e disa enigmave të cilat vunë themelet e psikologjisë së sotme.

Fëmijëria

Redakto

Vives u lind në Valencia në një familje hebrej që u konvertua në krishtërizëm. [3]Si fëmijë, ai pa ekzekutimin e babait, gjyshes dhe gjyshit, anëtarë të familjes së gjerë, me urdhër të Inkuizicionit Spanjoll; nëna e tij u lirua por vdiq në një fatkeqësi kur Vivesi ishte 15 vjeçar. Pas pak kohësh, ai la Spanjën për të mos u kthyer më kurrë.

Derisa ishte në Spanjë ai shkoi në Akademinë e Valencias, ku mësoi nga Jerome Amigeutus dhe Daniel Siso. Shkolla ishte e dominuar nga skolastikizmi, ku rolin qendror në edukim e luanin dialektika dhe debatet.

Edhe dijetarët më të rinj mësohen që kurrë të mos jenë në heshtje; ata duhet gjithmonë ta pohojnë fuqishëm atë çka iu vjen nga lart në mendjet e tyre, në mënyrë që të mos duken se janë duke e shkelur marrëveshjen. Një debat apo dy në darkë, nuk janë të mjaftueshëm për ta kaluar provën. Ata debatojnë në mëngjes dhe pas mëngjesit; ata debatojnë para darkës dhe pas darkës. Ata debatojnë në shtëpi dhe jashtë shtëpisë. Debatojnë në tryezën e bukës, në banjë, në dhomën e djersitjes, në kishë, në qytet, në vende publike, në vende private. Ata debatojnë gjatë gjithë kohës.[4]

Karriera akademike

Redakto
 
Luis Vives

Ai studioi në Universitetin e Parisit nga vitin 1509 deri më 1512, dhe në vitin 1519 u emërua profesor i humanitetit në Universitetin e Luvenit. Me këmbënguljen e mikut të tij Erasmusit, ai përgatiti një koment të përpunuar për Qytetin e Perëndisë (De Civitate Dei), i cili u publikua në vitin 1522 me dedikim ndaj Henrit VIII të Anglisë. Së shpejti, pas kësaj, ai u thirr në Angli dhe mori rolin e mësuesit privat të Princeshësh Mari I, gjë për të cilën ai shkroi Në kërkim të dy letrave djaloshare (1523) (De ratione studii puerilis epistolae duae) dhe Instituti për Edukimin e Femrës Kristiane (De Institutione Feminae Christianae), të cilin ia dedikoi mbretëreshës angleze, Katerina e Aragonit.[5]

Gjatë qëndrimit në Angli, ai banoi në Corpus Christi CollegeOxford, ku doktoroi në drejtësi dhe ligjëroi në filozofi. Duke u deklaruar kundër anulimit të martesës së Katerinës së Aragonit dhe Henrit VIII, ai humbi favoret mbretërore dhe u mbyll në shtëpi të tij për gjashtë javë. Në këtë kohë, ai u tërhoq për në en:Bruges, ku një pjesë të jetës ia kushtoi shkrimit të disa veprave, kryesisht drejtuar kundër filozofisë skolastike dhe autoritetit të padiskutueshëm dhe mbizotërues të Aristotelit. Ndër librat e tij më të rëndësishme është në Shkaqet e Korruptimit të Artit (De Causis Corruptarum Artium) e cila u vlerësua me Organon e Bakonit.

Punimet e tij më të rëndësishme pedagogjike janë Hyrje në urtësi (Introductio ad sapientiam, 1524), Disiplinat (De Disciplinis), e cila theksoi nevojën urgjente për studimin e më shumë programve racionaliste, Filozofia e parë (De prima philosophia) dhe Ushtrimi i gjuhës latine (Exercitatio linguae latinae), i cili paraqet një libër që përmban një seri të shkëlqyer dialogjesh. Veprat e tij filozofike janë Shpirti dhe jeta (De anima et vita, 1538), E vërteta e besimit të krishterë (De veritate fidei Christianae) dhe Ndihmat për të dobëtit dhe për nevojat njerëzore (De Subventione Pauperum Sive de Humanis Necessitatibus), traktati i parë i këtij lloje në botën perëndimore që trajton problemet e shoqërise urban duke dhënë sugjerime për policinë dhe legjislacionin.

Përmes filozofisë analistike, Vivesi zbuloi se supozimi i autorit të së ashtuquajturës Letra e Aisteasit, e cila pretendon se përshkruan përkthimin e SeptuagintitBiblës, nuk ka qenë grek por duhet të ketë qenë hebre që jetoi pas ngjarjeve që ai përshkruan. [6]

Vivesi vdiq në en:Bruges në vitin 1540, në moshën 47 vjeçare dhe u varros në Katedralen e Shën Donacianit.

Vlera bashkëkohore

Redakto

Vivesi imagjinoi dhe përshkroi teorinë gjithëpërfshirëse të edukimit; mbase ai ka pasur ndikim direkt në esenë e en:Michel Eyquem de Montaigne. [7] Vivesi admirohej nga Tomas Morei dhe Erasmusi, të cilët shkruan se Vivesi “do ta errësojë emrin e Erasmusit”. [2]

Vivesi konsiderohet si dijetari i parë që arriti të analizojë psikiken direkt. [2]Ai bëri intervista të gjata me njerëz dhe erdhi në përfundim të lidhshmërisë mes të ekspozitës së tyre të ndikimit dhe fjalëve apo çështjeve që janë duke diskutuar. Përderisa nuk dihet nëse Frojdi e njihte punën e Vivesit, historiani i psikiatrisë Gregory Zilboorg e konsideron Vivesin si baba të psikoanalizës (A History of Medical Psychology, 1941) ndërsa Foster Watson (1915) e quan atë baba të psikologjisë moderne.

Vivesi i mësoi monarkët. Ideja e tij mbi edukimin konkret dhe të ndryshëm të fëmijëve i paraprin Rosesasit dhe nuk përjashtohet mundësia që ky të jetë ndikuar përmes Montaignit. Vivesi ndryshoi retorikën klasike duke shprehur një lloj të vetin, pro-virgjëirsë gjysmë-feminizmit – gjë që ngjall interes te historianët e gjinisë.[8][9] Në shekullin e XVI, kur në Spanjë kishte traktate të shumta “pro dhe kundër grave”, Vivesi zgjedh “një rrugë të mesme”.[10]

Pavarësisht ndikimit që mund ta ketë pasur në shek. XVI, Vivesi tani tërheq interes minimal përtej fushave të specializuara akademike. Vlerat e Vivesit inspiruan dy shkolla belge për edukim të lartë (KATHO dhe Shkollën Katolike ) që të zgjedhin emrin “Vives” si emër për bashkëpunimin e tyre të filluar në shtator të vitit 2013. Po ashtu, lidhja rajonale e Vivesit me provincen Perëndimore të Flandersit (Bruges është kryeqyteti i kësaj province) luajti një rol të rëndësishëm.

Mendime mbi shpirtin

Redakto

Vivesi shprehu interesim mbi shpirtin. Ai besonte se të kuptosh sesi funksionon shpirti është më e vlefshme sesa ta kuptosh vetë shpirtin. “Ai nuk shqetësohej nga ajo që është shpirti por nga ajo se si ishte shpirti”. [2]Norena sqaron se Vivesi mendonte se shpriti ka karakteristika të sigurta dhe pjesa më e mirë e tij është aftësia e tij “...kuptimi, kujtesa, arsyeja dhe gjykimi”[11] . Vivesi preku me mendje për sa u përket termeve të tij për shpjegim të shpirtit – ai thotë se nuk mund thjesht ta definojmë se çfarë është shpirti, por duke bashkuar pjesët e tij, mund të arrijmë në një koncept më të mirë mbi atë se si punon shpirti. Ai krahasoi shpirtin me artin me një analogji që fillon me kuptimin e pikturës: “Ta kuptosh një pikturë është më shumë sesa të tregosh se ç’është ajo pikturë”[2]. Vivesi hodhi poshtë pikëpamjen deterministe të sjelljes njerëzore, dhe tha se shpirti ynë mund të “ndërrojë sjelljen në etikë dhe në shoqëri”[12]. Ai po ashtu thekson se mënyra se si ne ndihemi ditë pas dite ndikon në shpirtin tonë për të mirë ose për të keq. [12]

 
Statuja e Lluís Vives në Universitetin e Valencës

Depërtimi në mjekësi

Redakto

Vivesi është i njohur për integrimin e tij në psikologji dhe mjekësi. “Idetë e tij ishin të reja dhe ato hapën rrugën për kontribute që patën rëndësi të madhe për shoqërinë sot, në koncepte se si ne e shohim mjekësinë te njeriu”. [12] Ai paraqiti rëndësinë e testimit të kafshëve para kontaktit të tyre me njerëz. – “Edhe pse Vivesi nuk i përformoi procedurat mjekësore, pikëpamjet e tij ishin të parat për kohën” [12]. Vivesi pati shpresa se idetë e tij do të ndikojnë tek publiku. “Me kohë, shumë pajtohen se një pjesë e reformave shoqërore u krijuan nga idetë e Vivesit në mjekësi" [12]. Klementi e përshkruan kontributin e Vivesit si origjinal, por shumë do ta klasifikonin atë si të nënvlerësuar përsa u përket arritjeve dhe ideve të tij. [12]

Vivesi po ashtu bëri mbikëqyrjet e para të rëndësishme në shëndetin e trupit të njeriut – ai kërkoi që shprehitë personale të pastërtisë të merren si faktor i rëndësishëm i shëndetit. Ai pohoi se pastërtia e trupit sjell mirëqenien e trupit dhe të mendjes. Po ashtu, Vivesi u mor me çështjen e të sëmurëve psikik duke thënë se tallja dhe përqeshja e këtyre individëve nuk kontribojnë në trajtimin e tyre. Ky sqarim është shumë modern duke pasur parasysh kohën kur është thënë. Vivesi tha se “përdorja e të sëmurëve mendor si një formë e zbavitjes është një nga praktikat më çnjerëzore në të cilën ai kishte hasur” [12]. Ai besonte se disa individ të cilët janë të sëmurë mendorë kanë nevojë për ilaçe por të tjerët kanë nevojë vetëm për miqësi. [12]

Emocionet dhe trupi

Redakto

Një tjetër kontribut i Vivesit përfshin pikëpamjet e tij mbi emocionin. Idetë e tij ishin të ndikuara nga ideologjitë e Galenit dhe Hipokratit në atë se si emocioni lidh biletet në trup [12]. Ai pajtohet me besimin se “ndryshimet e ngjyrave të bileve sjellin ndryshimin e emocioneve”. Për më tepër, Vivesi besonte se “disa ngjyra të bileve të emocioneve brenda trupit të njeriut dhe trupat e ngjyrosur gjithashtu ndikojnë në emocione” [12]. Bazuar te Norena, Vivesi përcolli rekomandimet e Galenit mbi atë se llojet e ushqimit e caktojnë llojin e temperamentit[11]. Vivesi po ashtu tha se të gjitha emocionet tona, edhe ato negativet, në të vërtetë, janë të dobishme në shumë mënyra. Ai sqaroi se ka një potencial të tërë për të mësuar dhe rritur nga emocionet negative në ato pozitive. Theksi i tij mbi animizmin apo shpirtrat e kafshëve u ndikua nga Dekarti sipas Klementit. Vivesi citoi në punimet e tij se çështja qëndron se sa fuqishëm beson një njeri në moralin e vet dhe ndikimin që ka ai në vetvete – “forca mentale mund të ndikojë në forcën psikike” [12]. Emocionet, sipas Vivesit, mund të ndahen në mes të “nxehtë, ftohtë, i lagësht, i thatë dhe kombinime të këtyre të katrave”. Ç’rregullimet emocionale të një personi mund të rregullohen kur të aplikohet temperatura e saktë në trup. [12]

Kujtesa

Redakto

Vivesi u shpreh edhe për kujtesën. Ai e definoi kujtesën si “...e lidhur me të kalurën, përderisa perceptohen lidhjen me të tashmen”. [12] “Kujtesa është diçka që mbahet nga jashtë ose nga brenda”[13]. Ai veçanërisht theksoi sesi njerëzit imagjinojnë diçka përbrenda dhe e lidhin atë me një ngjarje për të krijuar kujtimin. Kjo, sipas Vivesit, formon informacionin e korrigjuar të një ngjarjeje. Ai preku në kujtime për të cilat ne jemi të pavetëdijshëm, të njohur ndryshe si en: Unconscious. Ai thotë se informacioni është “më i çasshëm në kujtesë kur i kushtohet vëmendje e caktuar”[13]. Duke u bazuar te Murray, Vivesi tregon kuptimin e konceptit ditor-modern të procesit të rikthimit (retrieval). Vivesi vëreni se sa më shumë që kujtesa është e lidhur me përvoja emocionuese të forta, aq më lehtë mbahet mend. Në drejtim të rikthimit të kujtesës, imagjinata luan një rol të rëndësishëm, veçanërisht te fëmijët. [11]

Vivesi po ashtu besonte në teorinë sipas së cilës kujtesa mund të përmirësohet me praktikë. Ai këshillon: “Njeriu duhet të memorizojnë diçka çdo ditë, qoftë edhe një informatë të parëndësishme”[11]. Vivesi ndalet gjithashtu në kujtesen e fëmijëve – ai besonte se fëmijët mësojnë shpejt sepse mendja e tyre është më pak e ngarkuar me shqetësime që i mundojnë të rriturit. Vivesi beson se rikthimi i kujtesës është rezultat i një koncepti ku shpirti përpunon kujtesën. Ai vetë pati një rikthim të këtillë kujtese kur si fëmijë ai kishte ngrënë vishnje dhe kishte pasur ethe... si i rritur hëngri vishnje përsëri, ai u ndje i sëmurë në të njëjtën mënyrë sikur kur kishte qenë fëmijë[2]. Ai erdhi në këtë përfundim se kujtesa mund të ekzistojë pa vetëdije për një kohë të gjatë. Ai gjithashtu besonte se “kujtesa bie çdo ditë nëse nuk ushtrohet mendja”.[2]

Mësimi

Redakto

Vivesi përdori fjalën “inteligjencë” në atë mënyrë që të përkthehet në fjalën “udhëheqës”. Sipas Vivesit, inteligjenca përfshin funksione që drejtojnë vëmendjen nga ngacmime të llojeve të ndryshme[13]. Inteligjenca ka strukturë shumë kognitive. Kur ne mësojmë, kujtesa e përvojës është e bllokuar në urdhër të inteligjencës aktuale. [13]

Perceptimi i Vivesit në inteligjencë është që inteligjenca bëhet e rëndësishme vetëm kur përdoret. Inteligjenca merr kuptim vetëm kur përdoret. Ushtrimet e inteligjencës janë të rëndësishme në mbajtjen e kujtesës, gjë që krijon një përvojë më të mirë të të mësuarit, në përgjithësi. Vivesi ishte i pari që aludoi se shëndeti i nxënësit, personaliteti i mësuesit, objekti klasor, dhe tipat e autorëve që nxënësi lexon paraqesin gjëra të rëndësishme për mësimin e nxënësit[12]. “Vivesi paraqet një shqetësim të veçantë mbi mjedisin e duhur shkollor si përbërësi i parë ekologjik i përvojës së të mësuarit të fëmijës”[11]. Ai e krahason të mësuarit dhe të fituarit njohur me mënyrën sesi njerëzit e tretin ushqimin. Ta ushqesh trurin me njohuri është e njëjtë me të ushqyerit e trupit me ushqim: është gjë thelbësore për njeriun. [12]

Veprat kryesore

Redakto
 
Bust of Juan Luis Vives in Bruges, Belgium
  • Opuscula varia (1519), collection of small ëorks include Vives' first philosophical ëorks, De initiis, sectis et laudibus philosophiae.
  • Adversus pseudodialecticos (1520)
  • De subventione pauperum. Sive de humanis necessitatibus libri II (1525), dealing ëith the problem of poverty.
  • De Europae dissidis et Republica (1526).
  • De concordia et discordia in humano genere (1529).
  • De pacificatione (1529).
  • Quam misera esset vita chistianorum sub Turca (1529).
  • De disciplinis libri XX (1531). An encyclopedical ëork, divided into three parts: De causis corruptarum artium, De tradendis disciplinis and De artibus
  • De conscribendis epistolis (1534), a treatise on letter ëriting.
  • De anima et vita (1538)
  • De Europeae statu ac tumultibus, a mediation addressing to the Pope to ask peace betëeen the Christian princes.
  • Introductio ad sapientiam (1524), the most important of his pedagogical ëorks.
  • De institutione feminae christianae, ëas dedicated to Catherine of Aragon.[10]

Bibliografia

Redakto
  • Carlos G. Noreňa, Jean Louis Vives, The Hague: Martinus Nijhoff, 1970.
  • Charles Fantazzi (ed.), A Companion to Juan Luis Vives, Leiden: Brill, 2008 (Brill's Companions to the Christian Tradition, 12).
  • Clements, R. D. (1967). "Physiological-Psychological Thought in Juan Luis Vives." Journal of the History of the Behavioral Sciences, 3, 219-235.
  • Murray, D. J., & Ross, H. E. (1982). "Memory and Recall." Canadian Psychology, 23, 22-30. Retrieved from http://psycnet.apa.org.ezproxy.umw.edu/journals/cap/23/1/22.pdf
  • Norena, C. G. (1970). Juan Luis Vives. The Hague: Nijhoff.
  • Watson, F. (September 1915). The Psychological Review: "The Father of Modern Psychology." Archive.org, Vol. XXII. No. 5. Retrieved from http://archive.org/stream/psychologicalrev22ameruoft#page/332/mode/2up

Referensat

Redakto
  1. ^ [1] Juan Luis Vives Joannes Ludovicus Vives - Stanford Encyclopedia of Philosophy, 2012-10-14
  2. ^ a b c d e f g Watson, Foster (1913). Vives: On Education. Cambridge, U.K. Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "Watson" defined multiple times with different content
  3. ^ Charles Fantazzi, Enrique González González, Víctor Gutiérrez Rodríguez - Juan Luis Vives [2], Oxford University Press, 16 November 2013}}
  4. ^ Vives, Juan Luis & Watson, Foster - Tudor School-boy Life: The Dialogues of Juan Luis Vives [3], 1908, J. M. Dent & Company, London
  5. ^ [4] De Institutione Feminae Christianae - Juan Luis Vives - Constantinus Matheeussen, Charles Fantazzi, Books.google.com
  6. ^ Published in XXII libros de Civitate Dei Commentaria, 1522.
  7. ^ Smith, William F., 1946, Vives and Montaigne as Educators. "Hispania" 29:4, p.483–493 [5]
  8. ^ Patton, Elizabeth, 1994, Women and the rhetoric of Renaissance pedagogy [doctoral thesis], English and Comp. Lit., Columbia University, [6]
  9. ^ [7]
  10. ^ a b Vives, Juan Luis, 1996 De institutione feminae Christianae, Book 1. Fantazzi, C. & Matheeussen, C., eds. (Fantazzi, C., trans.). Leiden: E.J. Brill [8]
  11. ^ a b c d e Carlos G. Noreňa, Jean Louis Vives, The Hague: Martinus Nijhoff, 1970
  12. ^ a b c d e f g h i j k l m n o Clements, R. D. (1967). "Physiological-Psychological Thought in Juan Luis Vives." Journal of the History of the Behavioral Sciences, 3, 219-235
  13. ^ a b c d Murray, D. J., & Ross, H. E. (1982). "Memory and Recall." Canadian Psychology, 23, 22-30. Retrieved from http://psycnet.apa.org.ezproxy.umw.edu/journals/cap/23/1/22.pdf


Linqe të jashtme

Redakto