Interesat e mia përqëndrohen kryesisht tek historia e formimit të kombit shqiptar dhe marrëdhëniet e tij me popujt ballkanikë, kryesisht me popullin grek.

Jam për një përdorim objektiv të Wikipedias, larg miteve nacionale dhe amatorizmave. Dëshira ime është që Wikipedia shqip të bëhet pikë e besueshme referimi.

Unë përdor burime të besueshme nga autorë të certifikuar nga ana akademike. Marr si shembull objektiviteti Wikipedian angleze. Përdor mirë gjuhët shqip, anglisht, italisht, por edhe greqisht e frengjisht dhe më pak spanjisht si dhe u referohem artikujve të Wikipedias në këto gjuhë.