Musli Musliu është kendues i njohur i ilahive dhe Kur’anit.

Musli Musliu është  i lindur në qytetin e Shkupit, shkollën fillore dhe te mesme e mbaroi në Shkup, ndërsa memorizimin e Kuranit e kreu në Institutin e Hifzit në Medresen e Madhe të Gjakovës në Republikën e Kosovës, kurse studimet e larta të gjuhës arabe i vazhdoi në  Amman të Jordanisë. Ilahi filloi të këndoj që nga fëmijëria, ndërsa me ilahi profesionale të përpunuara filloi në vitin 2019 dhe deri tani ka lansuar në youtube disa ilahi, ndërsa ndër më të njohurat është ajo  “Ezani i Pambaruar” që posedon mbi 7 milion shikime.