ILIRJAN
Ilirjan Fatkoja ka lindur ne Shkoder ne 29 gusht 1953. Ka ndjekur shkollen e perghithshme "Tomor Sinani" Cerrik dhe ne moshen 16 vjecare pranohet student ne Institutin e Larte te Arteve Tirane, dega Dramatike. Pas disa vitesh rikthehet student ne degen e Regjisures te cilen e kryen ne vitin 1983. Ka realizuar rôle ne Teater dhe film, ku spikat roli i Samiut ne filmin "Besa e Kuqe" me regji te Piro Milkanit. Si regjisor fillimet i ka ne TVSH ku realizon nje cikel dokumentaresh dhe filmin me metrazh te shkurter "E verteta e Andit", e me pas ne Teatrin Skampa ne Elbasan. Ne vitin 1999 vendoset ne Tirane ne TV Shijak ku realizon cikel dokumentaresh si skenarist dhe regjisor. Ilirjani ka provuar edhe ne fushen e letrave, ku pas botimit te disa tregimeve arrin te paraqese para lexuesit romanin "Ne token e tjetrit", veper e vleresuar nga krituka per temtiken, lenden e pasur gjuhesore dhe dialogun e zhdervjellte. Ne vitin 2008 realizon nje film me metrazh te shkurter "Dialog me gurin" ku ne qender eshte figura e nje emigranti shqiptar, i cili gdhendjen e gurit e kthen ne art te pelqyeshem e te vleresuar nga vendasit. Se shpejti pritet te dale ne qarkullim romani i tij i dyte "Mjerimi piramidave " . dhe nje skenar filmi artistik.