Nexhat Halimi

16.05.1949,

Prishtinë


Publicist, poet, prozator e dramaturg, Nexhat Halimi, shkollën fillore, gjimnazin dhe Fakultetin Filozofik – Gjuhë e Letërsi Shqiptare i mbaroi në Prishtinë. Është nga një familje, e cila – para thikës serbe, iku nga viset e Toplicës më 1878, nga fshati Tullar dhe u strehua në Kosovë.  Ende në bankat e gjimnazit botoi një libër me poezi, një dramë dhe një roman. Atëherë shkroi dhe romanin e dytë, i cili mbeti në sirtarët e redaksisë së Plejadës  dhe humbi për kundër paralajmërimit se do të botohej në vazhdime në këtë revistë.

Drama  “I plagosuri” fitoi shpërblimin e vetëm për fëmijë nga Qendra për Kulturë e Kosovës (në vitin 1966) .

Në fund të viteve të `60-ta dhe në fillim të viteve të `70-ta qe bashkë-nismëtar për  botimin e revistës letrare “Plejada”,të cilën, përkrye kureshtjes dhe suksesit që arriti ndër lexues, regjimi i atëhershëm e ndaloi.

Për një kohë qe kryetar i Rinisë Letrare të Kosovës.

Vite me radhë qe gazetar, reporter dhe redaktor në gazetën e përditshme “Rilindja”; punoi - redaktor në rubrikën e brendshme, në rubrikën e korrespodentëve, redaktor i shtojcës javore për radio, televizion, teatër dhe film,  redaktor i shtojcave të së njëjtës gazetë, redaktor i faqeve për kulturë, si dhe redaktor i shtojcës për kulturë, letërsi dhe art. Për punën e zellshme u nderua me mirënjohje.

Për një kohë redaktoi edhe faqet e kulturës e të letërsisë në javoren “Zëri i rinisë”, pastaj në gazetën e përditshme “Yliria post” redaktoi shtojcën javore për kulturë, letërsi dhe art.

Qe redaktor përgjegjës në gazetën “Pavarësia News”, në të cilën njëkohësisht redaktoi edhe shtojcën për kulturë, letërsi e art.

Disa vite me radhë redaktoi revistat për fëmijë “Zog mëngjesi” dhe “Mollëkuqja”,

Në revistën letrare “Verbi’ qe redaktor për poezi.


Shkruan për të rritur dhe për fëmijë: tregim, roman, dramë dhe poezi


Botoi librat me poezi  për të rritur:

“Parakalimi i etjeve”, poezi,  1969, botoi “Jeta e re”, Prishtinë,

“Afërsia e largësisë”, poezi, 1971,  botoi “Rilindja”, Prishtinë,

“Hark”,  poezi, 1973,  botoi “Rilindja”, Prishtinë.

“Dita e daljes”, poezi, 1978,  botoi “Rilindja”, Prishtinë,

“Truphija”, poezi, 1978, botoi “Rilindja”, Prishtinë ,

“Gjeli i dylltë”, poezi, 1988,  botoi “Rilindja”, Prishtinë,

Fajtori mitik”, poezi, 1989,  botoi “Rilindja”, Prishtinë,

“Prania e së dielës”, poezi, 1983,  botoi “Rilindja”, Prishtinë,

“Njeriu me zgjedhë”, poezi, 2001,  botoi “Amfora”, Prishtinë ,

”Dega e varur mbi varr”, poezi, 2002,  botoi “Agimi”, Prizren,

“Requiem për fluturën”, poezi, 2003,  botoi “QPK”, Podujevë,

“Udhëtimi në vete”, poezi, 2005,  botoi “ Fad”, Prishtinë,

”Rrënjë e kaltër”, poezi, 2008,  botoi “Rilindja” Prishtinë

“Narcis i gjakosur”, poezi, 2008,  botoi “Buzuku”, Prishtinë

“Iluzioni i fluturimit”, poezi, 2006,  botoi “Fad”, Prishtinë

“Shelgu somnambul”, poezi, 2010,  botoi “Buzuku”, Prishtinë

”Dritarja me pamje në lumë”,poezi ,  botoi “Buzuku”, Prishtinë

“Kaq vetëm Fedor” ,poezi, 2014  botoi “Buzuku”, Prishtinë

“Zoti nuk ka vdekur”,poezi, 2015,  botoi “Fad”, Prishtinë

“Kërcimi i Drenushës” poezi,  botoi Asociacioni Ulqini – Ulqin, 2016

“Vrasja e thëllëzës”,poezi, 2016,  botoi “Fad”, Prishtinë

“A vuan më pse nuk vuan” 2018, botoi  “Fad” Prishtinë

“Ulli mbi det” poezi, botoi Asociacioni Ulqini – Ulqin, 2019

“Darka për dy vetë”,poezi, 2019,  botoi “Fad”, Prishtinë

“Peizazh i ngrirë”,poezi, 2019,  botoi “Fad”, Prishtinë


Poezia për fëmijë:

“Molla e fshehur”, poezi, 1989,  botoi “Rilindja”, Prishtinë

“Lulja që qan”, poezi, 2004,  botoi “Spektri”, Prishtinë

“Zogu fle në çinar”, poezi, botoi “ Faik Konica”, Prishtinë

“ Vjedhësit e hënës”, botoi, 2013 ,  botoi “Fad”, Prishtinë

“Zemra me zog”,poezi, 2015,  botoi “Fad”, Prishtinë

“Katana e purpurt”,poezi, 2016  botoi “Fad”, Prishtinë

“36 Yje” poezi 2016,  botoi “Fad”, Prishtinë,

“Shëtitje nën ylber” 2016,  botoi “Fad”, Prishtinë


Tregime për Fëmijë

“I vetëm në mal” tregime për fëmijë, 2020 botoi “Fad” Prishtinë


Romanet :

“Deri në kryq”, roman, 1969, botoi  “Flaka e vëllazërimit”, Shkup,

“Vigma e fajkoit”, roman, 2009,  botoi “Buzuku”, Prishtinë,

“E çara në zotin”, roman, 2010,  botoi “ Faik Konica”, Prishtinë,

“Jakia e Mujit”, roma 2016,  botoi “Fad”, Prishtinë,

“Alter ego”, roman, 2016, botoi “Buzuku”, Prishtinë,

“Demi i tërbuar”, 2018, botoi, “Fad”, Prishtinë,

“Silueta e vetmisë së gurit” roman. 2020, botoi “Fad” Prishtinë


Tregimet :

“Ombrella”, tregime, 1986,  botoi “Rilindja”, Prishtinë,

“Vapë”, tregime, 1974, botoi “Rilindja”, Prishtinë ,

”Unë me Unë”, tregime, 1983,  botoi “Rilindja”, Prishtinë,

13-të”, tregime, 2017, botoi, Fad, Prishtinë,

Dramat për të rritur:


“ Angështia”, dramë ,2015  botoi “Fad”, Prishtinë

“Ankora” ,dramë, 2017 botoi “Fad”, Prishtinë

“Aurora” ,dramë, 2018 botoi “Fad”, Prishtinë


Dramat për fëmijë:

“I plagosuri” dramë për fëmijë, botoi “ Qendra për Kulturë e Kosovës” 1966, Prishtinë

“Pullazet e përhirta”, të dorëzuar për botim dhe të paralajmëruar për botim në kopërtinën e Revistës Plejada në numrin 7, kjo revistë u ndalua dhe romani humbi. Prej këtij romani u botua vetëm një tregim të cilin e futi  Hasan Mekuli në antologjinë  “Stabla” të botuar në Vojvodinë në gjuhën serbokroate.

“Tregimi për një vjedhje” dramë për fëmijë, botoi, “Pionieri”, 1967, Prishtinë

“I plagosuri” dramë për fëmijë, botimi i dytë(strip) në revistën “Gep” 1967, Prishtinë


“Fyelli i gjallë” botim i veçantë i pesë dramave:

“Tregimi për një vjedhje” botimi i dytë, dramë për fëmijë, botoi, “Fad”, 2007, Prishtinë

“Trëndafili me zemër”, dramë për fëmijë, botoi, “Fad”, 2007, Prishtinë,

“Vetëtima e shpatës”, dramë për fëmijë, botoi, “Fad”, 2007, Prishtinë,

“Gjykimi i Apollonit”, botimi i dytë, dramë për fëmijë, botoi, “Fad”, 2007, Prishtinë,

“I plagosuri”, botimi i dytë, dramë për fëmijë, botoi, “Fad”, 2007, Prishtinë,


“Kotelja e artë”, botim i veçantë i tri dramave:

“Shilarthi nën hënë” dramë për fëmijë, 2010,  botoi “Fad”, Prishtinë,

“Dea dhe Lea” dramë për fëmijë, 2010,  botoi “Fad”, Prishtinë,

“Plaku dhe gjeli”, dramë për fëmijë, 2010,  botoi “Fad”, Prishtinë,


Ribotimet:

Dramat për fëmijë:

“Vetëtima e shpatës”,dramë, botoi Asociacioni Ulqini – Ulqin, 2012

“Trëndafili me zemër”, dramë, botoi Asociacioni Ulqini – Ulqin, 2012

“Lika Ceni” dramë për fëmijë dhe të rinj, botoi, “Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi”, 2011, Ulqin,

“Tregimi për një vjedhje” botimi i dytë, dramë për fëmijë, botoi, “Fad”, 2007, Prishtinë

“Vetëtima e shpatës”, dramë për fëmijë, botoi, “Fad”, 2007, Prishtinë,


Poezitë:

“Zogu fle në çinar”, poezi, botoi “ Faf”, Prishtinë 2015 botimi i dytë

“36 Yje” poezi 2017, botoi “Fad”, Prishtinë, botimi i dytë

“Zogu fle në çinar”, poezi, botoi “ Fad”, Prishtinë 2017 botimi i tretë

“Zemra me zog”,poezi, 2018,  botoi “Fad”, Prishtinë  botimi i dytë

“Katana e purpurt”,poezi, 2018  botoi “Fad”, Prishtinë botimi i dytë

           “Shëtitje nën ylber” 2018,  botoi “Fad”, Prishtinë botimi i dytë

“Molla e fshehur”, poezi, 2020 botoi “Fad”, Prishtinë

Poezi për të rritur:


“Parakalimi i etjeve”, poezi,  2017, botoi “Fad”, Prishtinë,

“Afërsia e largësisë”, poezi, 2020,  botoi “Fad”, Prishtinë,

“Hark”,  poezi, 2020,  botoi “Fad”, Prishtinë.


*


Është përfaqësuar në shumë antologji të poezisë dhe prozës shqiptare;

në antologjinë e lirikës së re shqipe të Kosovës  "Shi në një legjendë", ("Kisha u jednoj legeni"), botuar nga " Prosveta", Beograd 972,sebokroatisht,

në antologjinë " Regen ineiner Legende", gjermaisht,    në Heiligenhof më 1977,  

pastaj në "Dega e pikëlluar"   (frëngjisht "La solitude d`une branche",

gjermanisht "Der bekummerte zweig",

italisht "Ramo sofferente" më 1979,

anglisht "The sad branch" më 1984,

në antologjinë "Etje për diell" ("Sla po soncu"), sllovenisht, "Cankarjeva zalozhba", Lubjanë 1979,

në antologjinë e poezisë së re evropiane,   bashkë me Agim Malën, më l987,

në antologjinë e poezisë së re jugosllave "Çelësat" ("Kljuçevi"), bashkë me Sabri Hamitin, më l984,

në antologjinë e pozisë bashkëkohore shqipe  në Jugosllavi ("Yugoslavya çardash arnaut shiiri",  "Tan" Prishtinë më 1979),

në antologjinë e poezisë së Kosovës në turqisht   "Një grusht kaltërsi" ("Bir avuç mavi"),  "Yalçin yayinlari",  Stamboll, më  1985,

në antologjinë e poezisë shqipe me tematikë mërgimin, "Malli i atdheut",   Prishtinë, më 1995,    

në antologjinë në gjuhën angleze   " The glow of the pasion" më 1991,

në "Antologjia e lirikës së pastër shqipe",   Maqedoni  2002,

në  antologjinë "Fjala jonë", maqedonisht 1987,

në antologjinë “Lulet në ballkon”,

në antologjinë “Ulqin, ti det”,

në antologjinë   “Poezia bashkëkohore e Kosovës” , botuar në Mal të Zi, më `79,

në antologjinë “Muza shqiptare për Nënën Tereze”, më 2010,

Në antologjinë   e poezisë shqipe të shekullit XX, “Zemra e qiellit”,

Në antologjinë “Dritë mbi plagë” botuar Qendra Gjenocidi në Kosovë Plagë e Hapur, 2020

Në antologjinë “Ku janë ëndrrat”  botuar nga “De Rada” Ferizaj, 2020, etj.


Me prozë është prezantuar

në antologjinë e tregimit shqiptar në Jugosllavi  "Trungu", serbokroatisht, ("Stabla"),    Novi Sad, më l976,

në antologjinë “Ulqin, ti kala”, botuar në Mal të Zi, etj.

Libri i përkthyer:

“Prania e së dielës”, përkthyer nga Ismet Markoviq, botoi, Shtëpia Botuese “Jedinstvo”, Prishtinë, 1978.


Disa nga Fejtonet:

“Njerëzit dhe Malet” për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, botoi “Rilindja”  Gusht-Shtatot, 1978,

“Spanjë, dashuria ime” , biseda me tridhjetë luftëtarë Republikan të Spanjës, botoi, Rilindja, 1976,

“Buka e gjaku i Spanjës”, skica për të ndriçuar jetëshkrimin e Xhemajl Kadës, botoi, Rilindja, 1976,

“Fuente Delebro dhe hënë e kafshuar” skica për të ndriçuar jetëshkrimin e Asim Vokshit, botoi, Rilindja, 1976,

“Lulja e Agimit” shkrime për të gjitha aktivitete e Shoqërisë Kulturore Artistike “Agimi” tridhjetë vazhdime, botoi, “Rilindja”, 1985,

“Zemra me zemrën e nëntokës” dyzetë shkrime poetike për minatorë e Trepçës, botoi, “Rilindja”, Prishtinë, 1979,

“Në kampin e vdekjes” ,Peripetit e të internuares  Bosilka Ristiq nga Vushtrria në kampin nazistë të Aushficit në Poleni” botoi, “Rilindja”,  1980,

“Zërat në mesnatë” fejton për Hebil Ahmetin, furrtar në Modriqe në kohën ndërsa aty qëndronte shtabi i Drazho Mihajloviqit, botoi, “Rilindja”, 1977, etj.


Disa nga bisedat me krijues:

Bisedë me Murat Isakun, Shkrimtar i shquar, në Tetovë, “Për gurin, pastaj për rrënjën, pastaj për degën” , botoi Zëri i Rinisë, Prishtinë, 1985,

Bisedë me Akili Koci, Kompozitor botoi Zëri i Rinisë, Prishtinë, 1985,

Bisedë me Nebih Muriçi, piktor i shquar, botoi, Zëri i Rinisë, Prishtinë, 1985,

Bisedë me Trajko Stojanoviq,  piktor, botoi Zëri i Rinisë, Prishtinë, 1985,

Bisedë me Dibran Tahiri, aktor, botoi, Zëri i Rinisë, Prishtinë, 1985,

Bisedë me Sabri Hamiti, akademik, botoi, Zëri i Rinisë, Prishtinë, 1985,

Bisedë me Zejnullah Rahmani, shkrimtar ,botoi, Rilindja, Prishtinë, 1985,

Bisedë me Nazmi Rrahmani, kryeredaktor i botimeve “ Rilindja”, botoi, Zëri i Rinisë, Prishtinë, 1985,

Bisedë me Milan Sërdoq, aktor, botoi ,Rilindja, Prishtinë, 1985,

Bisedë me Safete Rogova, aktore, botoi, Zëri i Rinisë, Prishtinë, 1985,

Bisedë me Vera Oruqaj, këngëtare, botoi , Rilindja, Prishtinë, 1985,

Bisedë me Shaip Beqiri, shkrimtar, botoi, Zëri i Rinisë, Prishtinë, 1985,

Bisedë me Engjëll Berisha, piktor, botoi, Rilindja, Prishtinë, 1985,

Bisedë me Salih Lutolli, piktor, botoi Zëri i Rinisë, Prishtinë, 1985,  këto janë  disa nga bisedat e realizuara në vitin 1985 nga Nexhat Halimi, numri i përgjithshëm kalon mbi njëqind.  


Disa nga reportazhe:


Fshati me një shtëpi, botoi Rilindja,  1977, Prishtinë,

Dy thellësi, për minatorët e Trepçës, botoi Rilindja, 1977, Prishtinë, dymbëdhjetë  vazhdime,

Shitësi i veve të ziera, botoi Rilindja, 1977, Prishtinë,

Nesër nuk do të zbret Sadriu, botoi Rilindja, 1977, Prishtinë,

Mahikani i fundit, botoi Rilindja,1977, Prishtinë,

Takimi i dytë me Sadriun, botoi Rilindja, 1977, Prishtinë,

Njeriu, buka dhe guri, botoi Rilindja,1977, Prishtinë,

Dita që do të përsëritët, botoi Rilindja,1977, Prishtinë,

Shtegtim në vendin e madh, botoi, Zëri i Rinisë, 1977, Prishtinë,

Gjysmëmolla, botoi Rilindja, 1977 , Prishtinë,

Dita e dhembjes së përmotshme, botoi, Rilindja 1977, Prishtinë,

Peshk e hënë në ujë - Përgjatë bregdetit  Adriatik – Nga mëngjesi në mëngjes, botoi, Rilindja  1977 tridhjetë vazhdime.

Këto  janë disa nga reportazhet e realizuara vetëm në vitin 1977 nga Nexhat Halimi. Për tridhjetë vjet Nexhat Halimi shkroi bukur shumë reportazhe.  


Është fitues i disa shpërblimeve letrare:


Për dramën “I plagosuri” fitoi shpërblimin e vetëm të “Qendrës për Kulturë të Kosovës”, (1966),

Fitoi plaketën e KK e LRS të Kosovës, “Boro e Ramizi” për kontribut në kulturë dhe letërsi, (1974),

Fitoi shpërblimin vjetor Pena e Artë të revistës “Fjala” për poezinë “Gur i moçëm në Llap”,

Fitoi shpërblimin për tregim të gazetës “Rilindja”, 1977

Fitoi shpërblimin vjetor për poezinë “  Shalesh me u drevnu shumu”  të revistës “Stremlenja”,

Fitoi shpërblimin e parë për poezi të revistës “Zëri i rinisë”, në këtë revistë në vite të ndryshme fitoi disa herë shpërblimin e parë, 1978, 1982, 1985, të dytë , 1967, 1971, 1976, 1982  dhe të tretë,  1973,1981,1986,

Fitoi shpërblimin e  revistës për fëmijë “Pionieri”, për poezinë më të mirë, 1980

Fitoi shpërblimin e gazetës “Bota e Re” për poezinë më të mirë, 1975,

Nga OPGBF “RILINDJA” mori “Mirënjohje publike - Gazetar i dalluar”  me rastin e 35vjetorit të “Rilindjes” me 12.02.1980,

Fitoi shpërblimin e Karvanit për fëmijë “Agim Deva”, për librin me të mirë me poezi  “Zogu fle në çinar”

Fitoi shpërblimin “Azem Shkreli” të Ministrisë së Kulturës së Republikës  Kosovës, për librin me të mire me poezi, “Kaq vetëm Fedorë” (2014)

U shpërblye në konkursin letrare për roman “Alter Ego” të Shtëpisë Botuese “Buzuku”, (2016)