Kamelakaterina
Kur hidhni kompjuterin ju shihni nje pamje te tille ne ekran,qe quhet desktop. Desktopi eshte vendi ku ju organizoni programet tuaja dhe filloni te kryeni punen. Nga ana e majte ju do te shihni nje grup ikonash.Keto ikona hapin programe,skedare apo dosje nga desktopi.
Nje ikone eshte paraqitja grafike e nje dickaje apo funksioni. Nje skedar eshte grumbull informacioni qe mund te jete tekst,ilustrim ose komanda kompjuteri qe mund te ruhen ose te ndryshohen si nje njesi e vetme. Nje dosje perfaqeson nje vend te caktuar ne disk per te ruajtur informacion.Ato perdoren per te organizuar skedaret dhe nendosjet ne nivele strehimi te ndryshme.
Le te shohim disa ikona ne desktop:
Ikona My Computer (Kompjuteri im) – Kjo ikone perdorte per te pare gjithcka ne kompjuter. Per ta hapur kete ikone ,por edhe ikona te tjera,ne klikojme dy here mbi te. Ne dritaren My Computer ju do te shihni edhe ikonen e cdo drajvi ( drajv – pjese e kompjuterit qe lexon ose ruan informacionin ne disk ose ne shirit).
Ikona My Documents (Dokumentet e mia) – kjo ikone ju jep mundesine te hyni menjehere ne dokumetet qe krijoni.Uindousi eshte programuar t’ju adresoje tek My Documents per te ruajtur dokumentet tuaja, por ju mund t’I ruani ato edhe ne dokumente te tjera.
Ikona internet explorer ju lejon te zbuloni rrjetin mbareboteror (World Wide Web)
Ikona My network places (Network Neighborhood) paraqet drajve,printera dhe dosje ne nje rrjet kompjuterash ( nese ju jeni te lidhur ne nje rrjet te tille) si edhe menyra te shkurtra per te hapur faqe interneti.Gjithashtu paraqet edhe ikonat e ISP-ve (internet service product) te cilat ju ofrojne sherbimin e shfrytezimit te internetit.
Ikona Recycle Bin (Koshi I riqarkullimit) – paraqet vendin ku shkojne dokumentet apo dosjet e fshira.Quhet I riqarkullimit sepse ju mund t’I terhiqni perseri andej dokumentet apo dosjet nese jeni penduar per fshirjen.
Ne fund te desktopit ju shikoni nje shirit me ngjyre qe quhet taskbar (shiriti I puneve ne kryerje).Taskbari sherben per te organizuar punen me dritaret e hapura njekohesisht.
Ne skajin e majte te taskbarit eshte butoni Start ku ju drejtoheni per te hapur nje program ,apo nje document ,per te perdorur Uindousin e shume pune te tjera.
Dritaret jane zona drejtkendore ne te cilat ekzekutohet nje aplikim,paraqitet puna apo shfaqet dokumenti.
Te gjith dritaret kan elemente te ngjashem.Keshtu te gjtha dritaret kane nje shirit titulli (tittle bar) dhe nje shirit menuje (menu bar).
Shiriti I titullit qendron ne pjesen e siperme te dritares.Ky shirit permban logon e programimit,emrin e skedarit ne te majte dhe tri butona ne te djathte:zvogelo (Minimize), rkthe ne gjendjen e meparshme (Restore) dhe mbyll (Close).
Shiriti I menuse eshte nje shirit drejtkendor qe qendron poshte shiritit te titullit dhe shfaq zerat e menuse.Zerat e menuse paraqesin lista qe zbresin poshte dhe qe permbajne komanda e funksione.
Disa pjese te dritares shfrytezohen per ti dhene permasa te tjera dritares.Keto jane buzet e dritares si edhe butonat Minimize (Zvogelim) dhe Restore (Rikthe).
Per ta levizur nje dritare ne nje vend tjeter ju mund te kapni me kursorin e miut shiritin dh e ta terhiqni ate ne pjesen e desktopit ku deshironi te vendoset dritarja.
Disa pjese te dritares ju lejojne juve te punoni me zerat brenda dritares,si per shembull hapesira e punes (workspace),shiriti horizontal I rrjedhjes dhe shiriti vertical I rrjedhjes.
Hapesira e punes (workspace) eshte pjesa e dritares qe kufizohet nga elementet e mesiperm dhe ku realizohet apo shfaqet puna jone.
Shiriti horizontal I rrjedhjes eshte ne pjesen e poshtme te dritares ne drejtim horizontal.Ai na shfaq pjeset ngjitur dritares qe jane majtas ose djathtas.Per kete ne mund te levizim me ane te miut kutine e shiritit,mund te klikojme brenda shiritit ose trekendeshat ne te majte ose ne te djathte te shiritit. Mosshfaqja e ketij shiriti tregon se dritarja nuk ka pjese te ngjitura te padukshme majtas ose djathtas asaj qe duket.
Shiriti vertikal I rrjedhjes qendron vertikalisht djathtas dritares.Ai sherben per te treguar pjeset e ngjitura te dritares qe qendrojne siper ose poshte.Per t’i pare keto pjese zvarritim lart ose poshte butonin katror te shiritit, klikojme ne shirit ose klikojme butonat me trekendesh ne skaje te shiritit.
Nje nga mjetet me te rendesishme brenda dritares eshte shiriti I menuse. Menute e shiritit te menuse permbajne komanda per te punuar me ate dritare. Komandat mund te jene te ndryshme nga nje dritare ne tjetren,por menyra e aktivizimit te menuse pergjithesisht eshte e njejte.
Per te seleksionuar nje menu ne shiritin e menuse klikojme mbi te.Kete gje mund ta bejme edhe me tastiere duke shtypur butonin ALT plus nje nga shkronjat e nenvizuara ne shiritin e menuse. Per shembull,ALT+F na hap menune File (skedar). Shiriti I menuse permban nenmenu qe hapen poshte.
Pasi hapet nje nenmen ju duhet te zgjidhni nje komande.Kete mund ta beni duke:
• Klikuar ne emrin e komandes • Duke shtypur ne tastiere shkronjen e nenvizuar te emrit te komandes • Duke perdorur butonat (tastot) shigjete lart-poshte per te zgjedhur komanden e duhur dhe pastaj duke shtypur butonin ENTER ne tastiere.
Tastot shigjete ne nje tastiere te zakonshme jane kater.Ato jane shenuar me shigjeta qe tregojne drejtimet lart,poshte,majtas,djathtas.Ato sherbejne per te levizur kursorin ne keto kater drejtime.
Nje menu te vecante perfaqeson menuja e shpejte (shortcut menu).Ajo permbledh komandat me te zakonshme ose me perdorim me te shumte,per shembull Copy (kopjo).Per ta hapur nje menu te shpejte ju pozicionoheni ne nje pjese te dritares dhe klikoni butonin e djathte te miut.Nese menuja e shpejte nuk hapet kjo tregon se ju jeni pozicionuar ne nje pjese te ekranit qe nuk parashikon nje menu te tille.
Komandat ne nje menu mund te jene me ngjyre gri te celet.Ne kete rast ato jane te parealizueshme ,ta pazbatueshme.Kur komandat jane me ngjyre te zeze ato jane te zbatueshme,te realizueshme. Disa komanda mund te realizohen shpejt nepermjet nje kombinimi tastosh.Kjo ben qe ne te mos realizojme komanden nepermjet aktivizimit te menuse qe e perfshin.
Nje komande e shpejte me kombinim tastosh funksionon nese menuja eshte e mbyllur. Shembull kombinimesh: Komanda Undo (zhbej) qe gjendet ne menune Edit mund te realizohet edhe me kombinimin e tastove Ctrl+Z.
Per te mbyllur nje menu: • Shtyp tastin Esc (escape-shmang) • Kliko kudo jashte menuse.
Kur zgjedhim nje komande menuje qe shoqerohet me tri pika na hapet nje kuti dialogu.Nje kuti dialogu eshte nje tip I vecante dritareje.Ato jane te ndryshme, por kane disa te perbashketa: etiketat indeks (tabs), butona, kutite e perzgjedhjes, kutite list, kutite tekst.
Disa kuti dialogu jane te ndara ne senksione qe kane ne krye emertimin e tyre.Per te levizur nga nje senksion ne tjetrin shtypim etiketen qe na tregon seksionin ku duam te perzgjedhim.
Nje buton zbaton udhezimet tuaja. Zgjedhja e nje butoni me simbolin >> do ta hape me shume kutine e dialogut. Zgjedhja e nje butoni emir I te cilit ka edhe tri pika nga pas(…) do te na hape nje kuti tjeter dialogu. Butonat e opsioneve (option buttons) lejojne te zgjedhesh nje nga alternativat qe te paaqiten perpara.
Kutite e perzgjedhjes (check boxes) ju lejojne te beni zgjedhje nga nje grup. Ju lejojne te beni zgjedhje nga nje grup.Ju mund te zgjidhni edhe me shume se nje kuti pezgjedhjeje e te njejten kohe.Nje kuti perzgjedhjeje eshte zgjedhur nqs brenda saj duket shenja tik (). Ne zgjedhim ose czgjedhim duke klikuar brenda kutise.
Kutite list mund te gjenden si ne dritare ashtu edhe ne kutite e dialogut. Disa here nje kuti liste nuk mundi t’I paraqese te gjthe zerat qe permban.Keshtu qe nevojitet je shirit rrjedhes,venia ne levizje e te cilit (me ane te klikimit,zvarritjes se kutise katrore me shirit, shtypjes se skajeve) paraqet zerat brenda kutise liste.
Kutite tekst I gjejme ne kutite e dialogut dhe ne shume aplikime te tjera te Uindousit.ne keto kuti ju mund te shtypni nje tekst te caktuar, per shembull, nje fjalekalim. Kutia tekst ka nje pike futjeje (nje vije) qe te tregon vendin se ku do futet teksti I shtypur.
Nqs kutia tekst shfaq brenda saj nje tekst te vetin, ky tekst eshte I perzgjedhur dhe sapo jut e shkruani ai do te fshihet.
Per te punuar me nje tekst ju duhet qe fillimisht ta perzgjidhni ate.Perzgjedhja mund te behet me ane te vendosjes se shenjuesit te miut ne fund ose ne fillim dhe zvarritjes se treguesit deri ne skajin apo pozicionin qe doni.
Shenjuesi I miut eshte ilustrimi grafik qe na komunikon pozicionin e miut ne ekran.Forma e shenjuesit mund te ndryshoje sipas veprimit qe po kyhet.
Pasi e keni zgjedhur nje tekst ju mund ta fshini ate duke shtypur tastin Delete (fshij).Por ju mund te fshini majtas pikes se futjes duke shtypur tastin Backspace.Mund te fshini djathtas pikes se futjes duke shtypur tastin Delete.
• Startiomi i nje programi • Mbyllja e nje programi • Ndryshimi sipas deshires I menuse Start • Hyrje ne taskbar • Menuja e shpejte e taskbarit • Mbajtesja e ikonave te sistemit • Ndryshimi i shfaqjes(Display)
Desktop i Uindosit eshte baza nga niseni per cdo pune qe qe beni ne kompjuter.Ju e perdorni desktopin per cdo gje qe nga startimi I programeve deri tek puna me dritaret e hapura.Meqe do ta perdorni gjate gjithe kohes Uindousi ju lejon ta ndryshoni desktopin sipas shijeve tuaja
Startimi i nje programi ne Uindous eshte i thjeshte.Desktopi i Uindousit ju jep menyra te ndryshme per te hapur nje program. Butoni Start eshte ne te majte te taskbarit.(Taskbari permban nje buton per te hapur menune Start.Sa here qe hapet ndonje aplikim,nje buton qe perfaqeson ate aplikim shfaqet ne taskbar.Nje buton i shtypur perfaqeson nje aplikim aktiv.)
Kur ju shtypni butonin Start nje menu shfaqet nga poshte –lart.Menuja permban zgjedhje per cdo detyre te rendesishme te Uindousit.Zgjedhjet pa shigjete realizojne funksione te rendesishme te Uindousit.Le te shohim secilin prej tyre:
Komanda Shut down (Turn off-Mbyll) lejon fikjen e kompjuterit ne menyre te sigurt,pa probleme. Klikimi tek Log off (dil) lejon kalimin nga nje perdorues tek tjetri pa fikur dhe ristartuar Uindousin.
Klikimi tek Run (ekzekuto) lejon hapjen e nje skedari te cilit ju I dini emrin dhe adresen (path).
Klikimi tek Help (ndihma) hap ndihmen e Uindousit ku mund te gjeni informacion per perdorimin e tij.
Zgjedhja Find (gjej) permban komanda per gjetjen e skedareve dhe te dosjeve ne kompjuterin tuaj,gjetjen e faqeve te Uebit (Web) ne internet (nderrjet),dhe gjetjen e adresave te njerezve.
Menuja Settings (parametra) permban komanda per te ndryshuar menyren sesi punon apo si duket kompjuteri juaj.Shume prej ketyre parametrave mund te ndryshohen tek Paneli i Kontrollit (Contol Panel).
Perzgjedhja e fjales Documents (dokumente) na shfaq 15 dokumentet e perdorura se fundmi.
Perzgjedhja e fjales Favorites (te preferuarat) shfaq faqet dhe dosjet e Uebit qe ne I kemi shenuar si te preferuara (Favourites).
Menuja Programs permban programet tuaja dhe organizon programet ne nenmenu sipas kategorive.
Klikimi tek Windows Update (Rinovimi I Uindousit) ju con menjehere ne faqen perkatese te internetit prej nga merren permiresimet me te fundit te Uindousit.
1.Sic e thame tek Programs na hapet nje liste programesh.Ne fillim qendrojne grupet e programeve te organizuara ne nenmenu dhe poshte tyre qendrojne programet.Per te hapur nje program mjafton te ¬ klikoni emrin e tij.
2.Nje menyre tjeter per te startuar nje program eshte perdorimi I komandes Run (ekzekuto).Kete komande ju e perdorni kur dini emrin e programit dhe adresen (path-in)e tij.Ju e shkruani emrin e programit se bashku me adresen dhe shtypni butonin OK .Ne rast se ju nuk dini emrin ose adresen e programit mund ta kerkoni ate duke shtypur butonin Browse (Kerko).
3.Nese qellimi I hapjes se programit eshte te punuarit me nje dokument qe kni punuar se fundmi,ju mund te hapni programin me te cilin eshte bere ky dokument qe keni punuar se fundmi,ju mund te hapni programin me te cilin eshte bere ky dokument duke shkuar tek opsioni Documents ne menune Start dhe duke klikuar tek emir I dokumentit tuaj (nese ai eshte ne liste).Do te hapet edhe programi dhe dokumenti.Por disa programe nuk I vendosin dokumentet qe prodhojne ne listen Documents.Ne kete rast per te hapur dokumentet me keto programe ju duhet te hapni fillimisht programin ne menune Programs dhe pastaj te hapni dokumentin e duhur nga Brenda programit.
4.Nese dokumenti qe ju kerkoni nuk shfaeqet ne asnje menu dhe ju nuk kujtoheni per adresen e tij ,ju mund te perdorni menune Search (kerko) (Find-Gjej).Klikoni tek Start dhe pasketaj tek Search.Ketu mund te kerkoni per Skedare (Files) dhe dosje (Folders).Gjithashtu mund te kerkoni edhe per faqe internet me ane te programit Internet Explorer,apo adresa e-mail-I te miqve tuaj.Kur klikoni tek Search+Files or folders do t’ju shfaqet nje faqe dialogu qe ju kerkon informacione me shume per ate qe do te kerkoni.All or part of the name (Te gjithe emrin ose nje pjese te tij ).A word or phrase in the file(Nje fjale apo fraze Brenda skedarit).Look in (Shiko ne)-ku mund te lokalizosh dosjet ku mind te gjendet ajo cfare kerkon.When was it modified? (kur eshte ndryshuar) What size is it? (Cfare madhesie ka?)
5.Disa programe paraqiten me ikona ne desktop.Ikonat qe kane nje shigjete te vogel ne cep jane shortkate desktop,pra menyra te shpejta per te hapur nje program,skedar apo dosje.Ato nuk perfaqesojne vete programin apo skedarin,por lehtesojne hapjen e tyre.Klikimi I dyfishte I nje ikone hap programin.Ju do te donit te shtonit shortkate ne desktopin tuaj per te patur me te lehte hapjen e programeve apo skedareve.Per menyren se si behet kjo do te flasim me vone.
6.Duke u familjarizuar me shume me Uindousin ju mund te doni qe nje program te hapet autamatikisht me Uindousin.Ju mund ta beni kete duke e vendosur programin ne menune StartUp.Nese e mbyllni programin,ju mund ta hapni perseri ate duke klikuar tek Start,pastaj tek Programs,pastaj tek StartUp dhe tek emri I programit qe menuja StartUp e ka.
Kur ju keni mbaruar punen me programin mund ta mbyllni ate duke shtypur butonin Close (Mbyll) qe gjendet ne cepin e djathte te shiritit te titullit ose duke shtypur njekohesisht tastot Alt+F4.
Ju mund ta mbyllni programin edhe duke perdorur menune File.Sipas programit ne fund te kesaj menuje do te jete komanda Exit (Dil) ose Close (Mbyll).Ju klikoni tek kjo komande dhe programi mbyllet.
Ndryshimi sipas deshires I menuse Start
Megjithese Uindousi e ka organizuar vete menune Start per ju,ju mund te beni mdryshime.Ju mund te kapni ikonat e programeve ne desktop,t’I zvarrisni deri sa te arrijne butonin Start dhe do te shihni se Uindousi e ka vene ne krye te menuse Start.
Ju mund te shtoni shortkate ne menune Start duke zvarritur ikona desktop apo linke (lidhje) faqesh internet deri tek butoni Start. Ju gjithashtu mund ta coni nje ze (objekt) nga nje menu ne tjetren,per shembull ju mund te terhiqni programe nga menuja Programs ne menune Start. Ju mund te ndryshoni rendin ne te cilin shfaqen programet ne menune Start,ose t’I zhvendosni ato ne menu te tjera apo ne desktop.Kete mund ta beni duke e kapur dhe pastaj zvarritur ikonen e programit ne pozicionin e deshiruar. Gjithashtu ju mund te fshihni nje program nga menuja Start,pa e fshire nga ate nga harddrajvi juaj.Kjo behet duke klikuar butonin e djathte te mausit dhe duke zgjedhur pastaj Delete.
Shtimi dhe heqja e programeve
Per te shtuar ose hequr programe Uindousi ka nje manure te thjeshte.Per te kryer keto veprime fillimisht duhet te shkoni tek Paneli I Kontrollit (Contol Panel).Kliko Start,ver ne dukje Settings,kliko Control Panel. Klikimi I opsionit Add or Remove Programs do tju drejtoje ne procesin e shtimit apo heqjes se programit me ane te udhezimeve ten je pasnjeshme.
Taskbari sherben si nje qender komandash per programet e Uindousit.Prej taskbarit ju mund te startoni programe,por taskbari ruan edhe gjurmet e dritareve te hapura.Zakonisht ju e gjeni taskbarin ne fund te ekranit,por ju mund ta coni ate ne cdo ane te ekranit.Per ta levizur taskbarin mjafton te pozicionoheni ne nje pike te tij (qe nuk eshte pjese e ndonje butoni) dhe ta zvarrisni ne pozicionin e deshiruar.Cdo dritare e hapur ka nje buton ne taskbar.Butonat bejne te mundur kalimin nga nje dritare tek tjetra.Per kete klikojme butonin e dritares qe duam ta bejme aktive.Duke klikuar me te djathten (mbi butonin e djathte te mausit)mbi butonin e dritares ne taskbar na shfaqet nje menu komandash me ane te te cilave mund te mbyllim,te zmadhojme,te zvogelojme,te levizim,te kthejme ne pozicionin e meparshem dritaren.Nese nuk e shihni taskbarin ju mund ta shfaqni ate duke shtypur njkohesisht Ctrl+Esc ose duke shtypur tastin Start qe ka logon e Uindousit.Ju mund ta perdorni taskbarin per te mbyllur programe.klikoni djathtas mbi butonin e programit ne taskbar dhe ne menune qe del zgjidhni Close (Mbyll).
Tani le tu hedhim nje sy komandave qe jane te menuse shortkat(menu e shpejte) te taskbarit.Kjo menu ju lejon t’I reshtoni dritaret e hapura njera pas tjetres ne nje menyre qe lejon t’I rreshtoni dritaret e hapura njera pas tjetres ne nje menyre qe lejon shikim te shiritit te titullit te te gjithave.Per ta bere kete kliko me te djathten ne taskbar dhe pastaj zgjidh Cascade Windows.Por dritaret ehapura mund te vendosen edhe si letrat e boxhozit horizontalisht ose vertikalisht .Per ta bere kete klikojme me te djathten tek taskbari dhe zgjedhim opsionet Tile Windows Horizontally dhe Tile Windows Vertically. Nese nuk e duam zgjedhjen qe beme mund ta zhbejme me komanden Undo Tile.Per te minimizuar te gjitha dritaret e hapura klikojme me te djathten ne taskbar dhe zgjedhim Show the desktop.Per te shtuar mjete te tjera ne taskbar si: adresa,lidhje (links),shiritin e gjuhes,desktopin,apo ndonje dosje tjeter drejtohemi tek menuja shortkat e taskbarit dhe zgjedhim nje nga opsionet e komandes TOOLS.Per ti hequr nga taskbari czgjedhim opsionin perkates tek TOOLS.Ne thame qe taskbarin e kemi horizontalisht poshte ekranitpor mund ta cojme edhe vertikalisht ne njeren nga anet.Para se te bejme kete duhet te sigurohemi qe vendosja e taskbarit nuk eshte e kycur.Shfaqim menune shortkat te taskbarit dhe shohim nese eshte I zgjedhur apo jo obsioni Lock taskbar.Nese eshte I zgjedhur ne nuk mkund ta levizim taskbarin.Nese jo,atehere ne mund ta levizim. Qe te mos bejme levizje te pakontrolluara te taskbarit ne mund ta kycim pozicionin e taskbarit tek komanda Lock Taskbar e menuse shortkat te taskbarit.Mjetet (Tools) qe shtohen ne taskbar mund te mos duken te gjitha,keshtu qe ato kane nga nje vije kufizuese qe mund te zvarritet me ane te mausit per te shfaqur apo mbuluar permbajtjen e mjetit.Mundesite e taskbarit nuk jane te shumta per te treguar gjithcka ngarkohet ne te.keshtu qe del nevoja qe nje pjese butonash qe paraqesin programe joaktive t’I fshihen shfaqes ne taskbar.Shigjetat ne krah te cdo grupi tregon drejtimin e gjendjes se tyre.Me kalimin e shigjetes shfaqet pjesa e fshehur. Propeties eshte komanda e fundit ne menune shortkat te taskbarit.Me ane te saj perzgjedhim opsione te ndryshme per ndryshimin e taskbarit.
Kutia drejtkendore ne te djathte te taskbarit quhet Mbajtesja Sistem.Ikona e volumit sherben per te rregulluar lartesine e zerit ne karten tuaj te zerit.Kete gje e bejme duke rreshqitur leven qe duket pergjate shiritit. Me tutje shfaqet ora.Nese e lini kursorin e mausit te pushoje tek ora,do te shfaeqt edhe data e sakte.Nese data dhe ora nuk jane te sakta ju mund t’I ndreqni duke klikuar dy here tek ora.Do te shfaqet nje kuti dialogu.Nje ikone ka formen e nje kalendari eshte Planifikusi I Detyrave (Task Scheduler).Planifikuesi ben te mundur realizimin automatik (pra jo me doren tone)te disa programeve qe I sherbejne Uindousit,si shembull,Disk Cleanup (pastrami I diskut). Ndryshimi i paraqitjes se desktopit (Display)
Disa pelqejne qe fusha e desktopit te jete njengjyreshe.Disa te tjere pelqejne q eta kene me shume ngjyra ose ilustrime.Per ta pershtatur dukjen e desktopit sipas shijeve tuaja kliko djathtas diku ne fushen bosh te desktopit.Do te hapet nje menu.Kliko tek Properties (karakteristikat). Do te shfaqet nje kuti dialogu e ndare ne disa seksione.Seksioni I pare Themes (Temat)-ben te mundur qe me nje klikim te vetem te zgjedhesh nje ushe te caktuar,nje tip paraqitjeje ikone,zera,shkronja dhe elemente te tjere.Pra elementet nuk I nderron nje e nga nje.
Pasi kemi bere zgjedhjen per Temen qe duam,klikojme tek Apply (Zbato) nese duam te ruajme temen e zgjedhur ,por nuk duam te mbyllim kutine e dialogut,port e shikojme edhe seksionet e tjera.Klokojme OK nese duam te ruajme temen e zgjedhur dhe te mbyllim kutine e dialogut.
Ne seksionin Desktop mund te zgjedhim llojin e fushes qe qendron pas ikonave (background) ne listen poshte ose me Browse.Gjithashtu ka edhe disa opsione per menyren e shfaqjes se figures se zgjedhur.Me prova do te mesohet se cfare ndodh kur zgjedh njerin opsion apo tjetrin. Ne seksionin Screen Saver (Shpetuesi I ekranit) kemi nje program qe aktivizon pas nje kohe te percaktuar nga ne ndryshimin e paraqitjes se ekranit me qellim ruajtjen e tij nga demtimi.Duhet te zgjedhim llojin e Shpetuesit te Ekranit dhe te percaktojme kohen pas te ciles ne duam qe te aktivizohet Shpetuesi. Ne seksionin Appearance (Dukja) mund te vazhdojme te ndryshojme dukjen eelementeve te nje dritareje si ngjyra e shiritit te titullit,butonat,madhesia e shkronjave.Praktika me to do t’ju mesoje te gjeni shijen tuaj. Ne seksionin Settings (parametra) ju mund te ndryshoni rezolucionin,fuqine e ekranit te kompjuterit per te dhene imazhin qe perfaqesohet nga numri I pikave per nje njesi te caktuar siperfaqeje.Gjithashtu ketu mund te ndryshoni eshe cilesine e ngjyres.
• Cfare jane skedaret (files) dhe dosjet(folders) • Hyrje tek Kompjuteri im (my computer) • Puna me dosjet (folders) • Zhvendosja,kopjimi dhe fshirja e skedareve (files) dhe dosjeve • Krijimi I shortkateve • Gjetje e skedareve (files) dhe dosjeve (folders) • Pershtatja e dosjeve sipas deshires • Koshi riqarkullues (Recycle Bin) • Instalimi dhe puna me printerat (stampuesit)
Cfare jane dhe skedaret (files) dhe dosjet (folders)
Informacioni ruhet ne hardisk,ne CD-Rom dhe ne flopidisk ne formen e skedareve.Ka shume lloje skedaresh,duke perfshire ketu dokumenet dhe aplikimet.Te tille jane dokumentet qe ne hartojme me programin Word dhe vete programi Word.Ka me mijera skedare ne kompjuterin tuaj.Per te organizuar skedaret ju perdorni dosjet.Dosjet jane grupe skedaresh te lidhur me njeri-tjetrin te ruajtur ne nje emer te vetem.Dosjet ju japin juve mundesine te krijoni sistemin e skedareve ne kompjuterin tuaj.Ju mund te krijoni sa dosje te doni.brenda nje dosjeje pervec skedareve mund te qendrojne edhe dosje te tjera.Dosja qe permban dosje te tjera quhet dosje meme. Dosja qe perfshihet Brenda nje dosjeje meme quhet dosje bije. Cdo skedar apo dosje banon ne nje vend te caktuar te kompjuterit.Ky vend I caktuar ka nje adrese (path) per t’u njohur nga kompjuteri.Adresa e skedarit perfshin shkronjen e drajvit te tij (per shembull c)te ndjekur nga dypikeshi,emir apo emrat e dosjeve,emir I skedarit.Cdo pjese e adreses eshte e ndare nga nje bekslesh (back slash) (\).Shembull:c:\my documents\shkolla\foto.bmp.Kjo adrese do te thote qe skedari foto.bmp eshte ruajtur brenda dosjes shkolla ,dosja shkolla eshte ruajtur brenda dosjes my documents dhe dosja my documents eshte ne drajvin c. Hyrje ne dosjen My computer (kompjuteri im) Disa dosje ju mind t’I shihni ne desktopin tuaj,per shembull,My computer dhe My documents.Kuptohet qe ka shume dosje te tjera ne kompjuterion tuaj qe ju nuk mund t’I shihni ne desktopin tuaj.Per t’I pare ato ju perdorni My Compjuter ose Windows Explorer (Eksploruesi I Uindousit).Dosja My computer (kompjuteri im )shfaq te gjitha drajvat ne kompjuterin tuaj si edhe disa dosje qe kane mjete te vecanta per funksionin e Uindousit.Duke klikuar dy here tek hardrajvi (C) ju mund te shihni cfare eshte ruajtur ne hardrajvin tuaj.Duke klikuar dy here ne cdo dosje ju mund te shihni permbajtjet e tyre derisa te gjeni dosjen apo skedarin qe kerkoni.
Duke punuar ne kompjuter numri I skedareve dhe dosjeve fillon te rritet aq sa na duhet qe shume prej tyre t’I fshijme nga hardrajvi ne menyre qe te zbrazim hapesire te nevojshme (kujtese) per dokumentet e reja qe duam te futim. Ne kemi sqaruar qe nje skedar mund te fshihet duke perdorur tastin apo komanden Delete, por keto skedare dhe dosje nuk fshihen pergjithnje. Ato shkojne ne koshin riqarkullues (Recycle Bin).
Le te shohim koshin riqarkullues.
Koshi riqarkullues eshte nje dosjesi te gjitha dosjet e tjera,vetem se permban dosjet dhe skedare qe jane fshire gjetiu. Per te mos e fshire nje skedar ,duhet ta zgjedhim dhe te klikojme Restore ne menune File. Skedari do te shkojne ne pozicionin fillestar nga u fshi. Per te fshire nje skedar pergjithmone duhet te zgjidhni dhe te klikoni komanden Delete ne menune File ose drejtperdrejt nga tastiera. Per te fshire te gjithe zerat qe jane brenda pergjithmone zgjidh komanden Empty Recycle Bin qe do te thote Boshatis koshin riqarkullues. Ju duhet te boshatisni shpesh Koshin riqarkullues tuaj per ta mbrojtur hardrajvin nga dyndja e skedareve te panevojshem.
A Above-siper Add-shtoj Alignment-radhitje Angle-kend Apply-zbato Arrowhead-koka e shigjetes Ascending-rrites Auto text-tekst qe zbatohet automatikisht
B Background-sfondi Blank document-dokument bosh Bold-I qarte,I theksuar Bolders-bordure,kornize Box-kutize Break-nderprerje,thyerje Browse-shfletues Buttons-butona
C Callout-etikete Categories-kategori Cells-qelize Change-ndrysho Character-shkronje Clipart-punime artistike te thjeshtuara Close-mbyll Color-ngjyre Colomns-shtylle Continous-vazhdimesi Copy-kopjoj Create-krijoj Create new folder-krijoj direktori te re Create shortcut-krijoj prerje te shkurter Custom-me porosi Custom size-madhesi sipas deshires Customize-rregullim sipas deshires Cut-pres,shkepus
D Date-data,te dhena Default-e perhershme,e gatshme Define-vendos perfundimisht Delete-fshij Descending-zbrites Description-pershkrim Details-detaje Dictionary-fjalor Different-I ndryshem Display as ikon-shfaq si ikone Drawing-vizatim Drop-terheq,zhvendos
E Edit-shfaq per punim Elipse-elips Envelope-zarf Equal column width-gjeresi shtyllash te barabarta Equation-ekuacion Even-cift Exit-dalje
F Favorites-I preferuar File-skedar Fill-mbushja e plote Folder-direktori Font-fondi I shkronjave Foreground-pjesa qe bie ne sy,qe eshte ne plan te pare Format-format Formatting-formatoj Formula-formule Frame-koenize Freeform-forme e crregullt
G Gallery-galeri Gap-boshllek General-I pergjithshem Grid-rrjete Gridlines-vija te rrjetes Gutter-boshllek per lidhje fletesh
H Header and footer-fillimi dhe fundi I nje faqeje Hide-I fshehte
I Ignore-mos merr parasysh Index and tables-indeks dhe tabela Insert-nderfut Italic-ipjerret
L Landscape-per se gjeri Large icons-ikona te medha Layout-rregulloj Length-gjatesi Line-vije Link to file-lidh me skedarin List-liste Look in-shikojne,Brenda Look in favorites-shikoj ne preferencat Look up-shikoj siper
M Make toolbar available to-bej toolbarin te pershtatshem per Map network drives-harta e drajverave te rrjetit Margins-anesoret,pjeset bosh aneve te fletes Math-matematike Menus-menu Merge-bashkim Mirror margins-anesore te pasqyruara
N Name-emri New-I ri,e ere Next-me pas,kalo ne faqen tjeter None-asgje Number format-formati I numerit Numbers-numerat
O Objects-objekt Odd-tek Open-hap Orientation-orientim
P Page-faqe Page layout-faqe e rregulluar Page setup-perterij faqen Paint-pikturoj Paint brush-penel pikturimi Paste-vendos,ngjis ne vendin e duhur Patterns- zbukurim me vija Picture-pikture Portret-per se gjati Preview-shikim paraprak Print-shtyp Properties-vetite,cilesite
R Read only-vetem per te lexuar Rectangle-drejtkendesh Rename-riemero Replace-zevendeso Round corners-kornize e rrumbullakosur Rows-rreshta
S Save-rezervo Save as-rezervo si Save as type-rezervo me tipin Search subfolders-kerko nendirektorine Select all-zgjedh gjithcka Send to-dergo te Settings-mjedis Shadow-hije Shortcut-prerje e shkurter Show-shfaq Size-madhesi Sort-rendit,lloj Sort by-rendit sipas Sorting-renditje Spacing-hapesire Spelling-drejtshkrim Split-ndaj Standart-standart Style-stil Suggestions-propozime
T Table-tabele Text-tekst Text box-kutize per te shkruar tekst Then by-pas kesaj Time-koha,ora Toolbars-shirit me mjete Tools-mjete Type-tipi
U Undo-anulloj Up one level-nje nivel me siper
V View-pamje,shoh
W Width-gjeresi Window-dritare