VRESHTARIA SHQIPTARE

Redakto

Ampelografia

Redakto

Ampelografia është shkencë e cila e studion hardhinë në përgjithësi dhe përshtatjen e saj në zona të caktuara në veçanti.

Në fakt, objektivi i saj qëndron në pikat e mëposhtme:

  • identifikimi dhe emërtimi shkencor i specieve, varieteteve dhe kloneve të krijuara,
  • origjina dhe përhapja e kultivarëve,
  • rajonizimi i bazuar në cilësite biologjike dhe botanike të kultivarëve,
  • karakteristikat vegjetative, prodhuese dhe enologjike për një rajon të caktuar.

Disa karakteristika siç janë: forma e kokrrës, ngjyra e cipës së kokrrës, prezenca dhe forma e farave, seksi i luleve etj. janë karakteristika të rëndësishme të identitetit, sepse mënyra e shfaqjes së tyre ndikohet më pak nga ambienti dhe si pasojë janë më të rëndësishme për identifikimin e kultivarëve.

Identifikimi i një kultivari të caktuar mund të bëhet duke pasur parasysh aromën dhe shijen e veçantë të një vere të prodhuar.

Ampelografia e mundëson dallimin e kultivarëve konform formës dhe madhësisë së gjethes. Po ashtu, ato dallohen edhe nga cilësia e verës së prodhuar.

Pasuritë varietore të vreshtarisë shqiptare dhe kultivarët autokton

Redakto

Duke e marrë parasysh vendin e origjinës, kultivarët ndahen në dy grupe:

  • kultivarë të huaj, ku bëjnë pjesë rreth 30 kultivarë siç janë Merlot, Cabernet, Montepulciano, Riesling etj.
  • kultivarë autokton, ku bëjnë bëjnë pjesë 13 të tillë të krijuar dhe ruajtur nga popullësia e vendit e rajoneve gjeografike. Të tilla janë: Kallmet, Shesh, Puls, Debinë, Vlosh, Cerruja, Serinë, Sypule, Dhelpërak, etj.

Sheshi i zi – është dominuesi i strukturave varietore dhe kultivari kryesor i mbjellë në Shqipëri dhe i përshtatur mirë që nga Tropoja e deri në Gjirokastër. Origjina e tij është Shqipëria e mesme, përkatësisht zonat kodrinore të segmentit Tiranë-Durrës. Ky varietet perdoret kryesisht për prodhimin e verërave të kuqe dhe të distilateve. Bënë pjesë në familjen Vitis-Vinifera Sativa (L), dhe vatrën Proles Pontica.

Sheshi i zi kërkon kujdes të veçantë në vreshtë sepse bënë pjesë në popullatën me nivel të lartë të degjenerimit varietor.

Është kultivar me pjekje të mesme. Disa nga karakteristikat e Sheshit të zi janë:

  • fillon periudhën e vegjetacionit në fillim të muajit Prill,
  • lulëzon në javën e 2-të apo 3-të të muajit Maj,
  • fillon të piqet në javën 1-3 të muajit Shtator,
  • SRR (ora e ekspozimit diellor) është 1982 orë dhe 2200°C,
  • kokrrat e rrushit kanë cipë ngjyrë blu e thellë në të zezë dhe uniforme,
  • përmbajtja e mushtit shkon deri në 67%,
  • sheqeri 18-24 ° baboo,
  • aciditeti total deri në 6.1 gr/l

Kallmeti – është një varietet me origjinë nga zona Lezhë - Koplik. Ka tre vatra historike:

1) Lezhën (zona e Zadrimes),

2) Mirditën (zona e Bukmirës),

3) Shkodrën (Shtoji, Kalldruni, Zagora).

Është i përhapur edhe në luginën e lumit në zonën e Perkës, Matit etj. Kallmeti bënë pjesë në popullatën me degjenerim të lartë varietor. Është i destinuar për prodhimin e verës së kuqe dhe distilateve. Disa karakteristika të varietetit Kallmet janë:

  • ka lule funksionale femërore me vetëpllenim,
  • piqet në mes-fund të muajit Shtator,
  • ka gradë sheqerore që shkon 19 - 24° baboo,
  • SRR është 1050 orë dhe 1400°C nga Maji në Shtator,
  • është kultivar me pjekje të mesme,
  • madhësia e kokrrave është mesatare, me ngjyrë të kuqe në vjollcë,
  • veshuli nuk është uniform (ka kokrra të melcuara që shkojnë nga 30 deri në 80% sipas rastit),
  • është varietet që kërkon pjalmues dhe sistem mbështetës (e preferueshme 1m mbi sipërfaqen e tokës),
  • aciditeti total i tij shkon deri në 7,8 gr/l