Koka konë Kola! Virusi artistik "Hip e Zhdrip".

0
0

O n'tok, tall, ki n'erë

Gryka e gotës:


/Arkiva /Fantaskena


Planeti është skena. Ne jemi aktorë e regjisorë, me a pa dëshirë edhe shikues!!!
O Zot i Madh, na ndihmo të dalim nga kjo skenë

Ilaçi kundër KEK-ut

Në mes tuaj kam qëndruar E jam duke përvëluar, Që t'u ap pakëzë dritë, Natënë t'ua bënj ditë.

Do të tretem, të kullohem, Të digjem, të përvëlohem, Që t'u ndrinj mir' e të shihni, Njëri-tjatërin të njihni.

Për ju do të rri të tretem, Asnjë çikë të mos mbetem, Të digjem e të qanj me lot, Se dëshirën s'e duronj dot.

Unë zjarrit nuk i druhem Dhe kurrë s'dua të shuhem, Po të digjem me dëshirë, Sa të munt t'u ndrinj më mirë.

Kur më shihni se jam tretur, Mos pandehni se kam vdekur; jam i gjall' e jam ndë jetë jam në dritët të vërtetë,

Unë jam në shpirtin tuaj, Mos më kini për të huaj, M'është falurë durimi, Andaj po digjem si trimi,

Se ma k'ënda t'u bënj mirë, Të mos mbeti n'errësirë. Jakëni rreth meje rrini, Flisni, qeshni, hani, pini,

Në shpirt kam dashurinë, Pa digjem për njerëzinë, Lemëni të përvëlohem, nukë dua më të ftohem,

Dua ta djek trupn' e kretë Për atë zotn' e vërtetë. Me zjarr ta djek mushkërinë E të tretem për njerinë,

Bashkë me gëzimt të tija të vete te perëndia. Unë dua njerëzinë, Mirësin' e urtësinë.

Në bëhi shokë me mua, Në më doni si u dua, Njëri-tjetërin në doni, Të paudhë mos punoni.

O zëmëra fluturake, Qasju pakë kësaj flake! Mase krahët t'i përvëlon, Po dhe shpirtin ta shënjtëron.

Unë duke përvëluar, Njerëzit i kam ndrituar. Kam qënë mik me njerinë, Andaj i di e më dinë.

Gjithë tuajt' i kam parë, Mëm' e at' e fis e farë, Si tani gjithë i kam ndër mënt, Që rrininë më këtë vënt.

Edhe sot nër ju ata shoh, Se shpirtin e tyre ua njoh, Dhe unë si ju jam ndruar E jam përzjer' e ndryshuar,

Pa jam bërë shumë herë Zjar e uj' e balt' e erë. Jam një shkëndijë pej qielli dhe një drudhëzë pej dielli.

Edhe ndër qiej fluturonj, Edhe brënda në det qëndronj, Shumë herë fle në baltë, Diku ndodhem dhe në mjaltë

Bënem qëngj e kec i pirë, Lul' e bar e gjeth i mbirë. Dua shumë fjalë t'u them, Po trëmbem mos i bënj ujem.

E ku shkruhenë në kartë fjalët' e gjuhësë zjarrtë?

 
Tu ngajtë jeta, që je shqiponjë i ngjites asaj si një tangjent Votrës
Ha, pi, rri
Asish, sa je i ri
Puno e krijo
Diçka t'herit
Se kur plakesh
Nuk ki fuqi
As me asish.

hahahah

Dua shumë fjalë t'u them, Po trëmbem mos i bëjë uji i jem. E ku shkruhenë në kartë Fjalët' e gjuhës zjarrtë?

"Ajo që mendon, u përket të gjithëve; vetëm ajo që ndien është e jotja." - paramendo çka ndien një shqiptar i kohës teme, kalaj me konë najsan tjeter - hahahha!!!