Leotrim Alpapa
Truri i njeriut peshon rreth 1.36 kg dhe ka një vëllim rreth 1250 cm³.Ai ka aftësinë të kontrollojë dhe të monitorojë të gjitha sistemet tona jetike,të sigurojë qëndrimin dhe lëvizjen e organizmit,të interpretojë informacionet e botës që na rrethon dhe ti ruajë e ti përdorë këto informacione gjate gjithë jetës.Truri na lejon të zgjidhim probleme nga ato më praktiket deri tek ato më abstraktet.Ai na ndihmon po ashtu që të krijojmë botëkuptime dhe iluzione nga më të ndryshmet,të krijojmë ide dhe të imagjinojmë gjëra që nuk kane ekzistuar kurrë më parë,të ndjejmë dashurinë dhe dëshpërimin,si dhe të ndërgjegjësohemi për veten dhe të tjerët.Pjesët kryesore të trurit janë:truri i madh(cerebrum),truri i vogël(cerebellum),truri i ndërmjetëm(diencefalon) dhe trungu i trurit.Brenda trurit ndodhen katër zgavra që quhen ventrikula.Dy ventrikulat e para,që quhen anësore përkojne me trurin e madh,ventrikula e tretë përkon me trurin e ndërmjetëm dhe ventrikula e katërt me trurin e vogël dhe shtyllën e trurit.TRURI I MADH përbën pjesën më të madhe të trurit. Ai është lehtësisht i dallueshëm sepse sipërfaqja e tij është shumë e rrudhosur.Truri i madh është i përbërë nga dy hemisfera:njëra e majtë dhe tjetra e djathtë.Ato lidhen dhe komunikojnë me njëra–tjetrën përmes trupit kallos(corpus callosum).Çdo hemisferë ndahet në katër lobe:lobi temporal,lobi frontal,lobi parietal dhe lobi oksipital.Hemisfera e majtë është përgjegjëse për funksionimin e pjesës së djathtë të trupit kurse hemisfera e djathtë është përgjegjëse për funksionimin e pjesës së majtë të trupit.TRURI I VOGËL gjendet poshtë lobit oksipital të trurit.Ai ka dy pjesë kryesore,të përbëra nga lënda e bardhë.Në trurin e vogël vijnë informacione nga: syri,veshi,kyçet dhe muskujt skeletorë.Nëse truri i vogël dëmtohet ndodh humbje e drejtpeshimit,aftësisë koordinuese,rënien e tonusit të muskujve dhe kryerjen e lëvizjeve të gabuara.Truri i vogël kontribon në mësimin dhe ekzekutimin e lëvizjeve shprehimore,siç është luajtja në piano etj.TRURI I NDËRMJETËM rrethon ventrikulën e tretë të trurit.Aty ndodhen dy strukutura të veçanta që quhen talamusi dhe hipotalamusi.TRUNGU I TRURIT është i përbërë nga:truri i mesëm,ura dhe palca e zgjatur.Në vijim të tij vazhdon palca kurrizore, kurse mbrapa ka trurin e vogël.Nëse flasim për kapacitetin e trurit ende nuk ka të dhëna plotësisht të sakta por mendohet se kapaciteti i tij është 10 petabyte ose në mënyrë më të thjeshtë truri ka kapacitet sa 20 milionë rafte me dosje të shkruara.
Http://opozita.com/2014/wp-content/uploads/2014/08/tru.jpg