Biografia:

Leutrim Braha, i lindur më 06.10.1990 në Prizren. Shkollimin fillor e ka përfunduar në Shk.F. "Abdyl Frashëri" në lagjen Ortakoll / Prizren, ku më pas ka vijuar shkollimin e mesëm në Shkollën Gjermane "Loyola Gymnasium". Shkollimin Universitar e ka vazhduar në Fakultet Juridik, ku ka arrit gradën Bachelor, dhe mori titullin Jurist i Diplomuar.

İ anëtarësuar në Asociacionin e Juristëve Ndërkombëtar, me seli në Bruksel.

Poashtu, pas plotësimit të kritereve, fitohet e drejta për të marr pjesë brenda viteve 2020-2022, në plotë 36 trajnime - në Këshillin e Europës me seli në Strasbourg të Francës (Council of Europe).

Në këtë të fundit nga Këshilli i EUropës, trajtohen temat juridiko-politike, çështjet civilo-pronësore, Drejtësia Tranzicionale çështje anti-diskriminuese, Standardet Europiane, Konventat për të Drejtat e Njeriut, Ligjshmëria dhe Kushtetutshmëria, Sundimi i Ligjit, e shumë tematika të tjera në relevancë me këto.

Ka të kryera Praktika Profesionale, siç janë:

• Akademia e Jurisprudencës "Praktika Juridike" (3 muaj/2017); • Gjykata Themelore në Prizren (12 muaj / 2018-2019); • KosovaLive News Agency (3 muaj / 2020: Mars-Qershor); • "Siguri Kibernetike" Roi Company (2 muaj/2020) • Projekt (6-mujor) nga UNDP, MPMS, APRK & OAK • ...

Më pas, në vazhdën e aktivizmit të aftësimit profesional ka marr pjesë në trajnime të shumta, seminare, simpoziume, konferenca ndërkombëtare, forume shkencore, kurse të gjuhëve të huaja, kurse të specializuara, praktikume dhe shumë arritje të tjera në nivele lokale, shtetërore, kombëtare dhe ndërkombëtare.

İ çertifikuar për Politikë, Politikë të Jashtme (Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare); Juridik/Drejtësi në sferat Penal, Civil, Kushtetues-Administrativ, Kontraktual, Ndërkombëtar, për të Drejtat e Njeriut, Siguri Kibernetike, IT, Sisteme të Informacionit, Media dhe Komunikim, Media Digjitale, Edukim dhe Zhvillim në Karrierë, Menaxhim të Sektorit Publik, Menaxhim të Turizmit, Mjedisit dhe Trashëgimisë Kulturore, Ndërmarrësi dhe Inovacion, në lëmitë psikologjike klinike, sociale dhe ligjore, Menaxhim të Patundshmërive e të tjera angazhime të shumta.

Aktualisht, pas përfundimit të studimeve në Juridik para afërsisht 4 viteve, është duke vijuar edhe një shkollim universitar në Universitetin e Prizrenit, Fakultetin Filologjik "Gjuhë dhe Letërsi Shqipe".

I shpallur fitues i shumëfishtë në kompeticione profesionale dhe akademiko-shkencore, në aspektin individual dhe grupor.

Posedim të bagazhit të madh të kualifikimit, përkatësisht arritjeve, me çertifikime, mirënjohje, çertifikime për Dallueshmëri dhe Ekselencë.

Tip i karakterit ambicioz, këmbëngulës dhe mosdorëzues në arritjen e qëllimeve jetësore.

. . .