Luan Sinamati
Luan Sinamati
Redakto, (lindur me 29 Shkurt 1960) eshte autor i romanit
Kohematesi dhe Puthja
RedaktoAi u dipllomua per Gjuhe dhe Letersi ne Shkoder. Luan Sinamati lindi ne Bajram Curri, qytet nga ku kujtimet e lidhin me kallamat e akullit te varura ne strehen dykateshe te shtepise shteterore te babait te tij ushtarak. Ne moshen gjashte vjec ngeli pa te atin dhe ai u transferua per ne Kukes, vendin e origjines, me pjesen tjeter te familjes. Femijerine e kaloi mes tullave te dymbedhjete pallateve te para te qytetit te Ri ku u rrit bashke me qytetin. Shkollen e donte aq sa edhe te Dielave gjendej ne oborrin e saj, kete radhe duke luajtur ne te vetmen fushe te qytetit. Aventurat I ka pasur qejf, (edhe sot nuk i`u largohet atyre) dhe sipas tij ate kohe, jeta duhej te ishte me e bukur pertej maleve qe rrethonin qytetin. Ne pamundesi per t`i kapercyer malet, frekuentonte kinemane e qytetit me qindarkat qe tepronin dite me dite nga kursimet e tij. Ne gjerat e ndaluara dhe qe duheshin prekur ishin edhe muzika, mesimi i gjuheve te huaja pervec rusishtes apo leximi librave dhe autoreve te huaj. Ka qene me fat qe kjo shtytje per te njohur boten nepermjet artit te ndaluar nuk i`u pre ne mes nga sistemi politik i kohes.
Fitoi te drejten per te ndjekur Shkollen e Larte ne Shkoder ne degen Gjuhe-Letersi, ne vitin 1981. Naten e pare drejt Shkolles se Larte e kaloi ne mes te rruges, ne Fushe-Arres, qyteze me rreth 2000 banore, vend ku artiste si kengetari Francesk Radi kaluan persekutimin pas viteve 70. Rastesisht, ne dhomen e hotelit, Luani kuptoi se ai nuk ishte i prere per mesimdhenie dhe shkolla do t`i duhej qe te njihte perfundimisht autoret dhe romanet e tyre. Kishte nje enderr; te behej shkrimtar! Perfundoi studimet dhe filloi pune si Redaktor-gazetar ne Radion lokale te Kukesit, fale fatit dhe miqve te familjes. Rubrikat dhe shkrimet e tij ishin fatkeqe pasi me pare se te transmetoheshin, “pastroheshin” nga punonjes te tjere te kualifikuar si biologe apo Shkolla Partie. Pas tre vjetesh, me Drejtuesit e Radios guxoi dhe beri nje marveshje; te largohej nga Radioja por me CiVi te paster. Tre vitet e fundit te Diktatures punoi ne Kinemane e qytetit dhe me pas klandestin refugjat ne Rome. Akoma me tej i papune deri sa rreth viteve 2000, u hodh me sukses ne biznesin privat ne Tirane.
Ne 2010, u botua nga Shtepia Botuese OMSCA romani i tij i pare “Kohematesi dhe Puthja”, nje enderr e vjeter, nje aventure me shume. Tani ka ne dore dhe po punon per te nxjere ne drite librin e tij te dyte.
Ne Janar te 2013-tes iu dha e drejta te jete Banor i Perhershem i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ku ndan kohen mes qytetit Atlanta dhe Long Island. Jeton me gruan Tatjanen, djalin Genar, vajzat Iris, Edona dhe Ketlini.