E mirë është tradita muslimane por edhe më e mirë është dituria muslimane. Jem shqiptarë, nga të parët tanë musliman kemi trashëguar më shumë traditë të muslimanëve se sa dituri muslimane. E si është puna me dituri, ajo kurr nuk ka kufi. Për këtë i nxorra nga një revistë disa rreshta si përmbledhje e diturisë muslimane. Nuk janë lafe të kota të mesjetës, por udhëzime drejt së vërtetës.

  1. Bëhu i sjellshëm ndaj prindërve të tu, nëse ata janë të gjallë. Trajtojini ata me dashamirësi dhe dashuri.[1]
  2. Bëhuni vetvetja juaj. Mos provoni të bëheni dikush tjetër.[2]
  3. Menaxhojeni kohën si duhet. Mbaje një llogari të kohës: sa shumë e kaloni në studimet tuaja, sa shumë kaloni me ata që i doni dhe ju duan, sa e kaloni duke shikuar TV, sa shumë kaloni në aktivitete tjera, etj? Unë nuk them se nuk duhet të shikoni TV apo të shkoni në kinema. Ajo çfarë them është se çdo herë duhet të keni parasyshë kohën e caktuar për aktivitetet që bëni.[3]
  4. Prioriteti i parë i juaji duhet të jetë studimi. Ju duhet të mundoheni të jeni të rregullt në studimet tuaja. Pa marrë parasysh potencialin tuaj, duhet të mundoheni ta shfrytëzoni maksimalisht.[4]
  5. Kur ju e studijoni një libër, bëhuni kritik ndaj tij. Gjithmonë gjeneroni pyetje të shumta. Nëse nuk mund të bëni pyetje për diq, shanset janë se ti nuk do ta kuptosh atë libër.[5]
  6. Mundohuni të bëheni kreativ. Si të bëheni kreativ? Ka disa mënyra se si mund të bëheni kreativ. Mbase secili ka një shteg unik. Por ka disa direktiva të cilat njëri mund ti përdor. Kur ju nuk mund ta zgjidhni një problem, lejoni që mendja juaj të mendojë dhe të pyes veten. Mos e hapni librin për ta parë se çfarë është zgjidhja në të. Lejoni që mendja juaj të irritohet. Çdo herë rezistojeni prirjes së rezultateve të shpejta. Jepja mendjes sate shansin që t’ia dal mbanë me kapacitetin e saj. Do të kuptoni shumë shpejtë se energjia juaj kreative do të fillojë të rrjedhë. Kur mendja është e privuar nga menyrat e lehta të të menduarit dhe nuk është e kënaqur me gjerat prezente, atherë provon të krijojë kuptime të zgjuara duke qenë kreative. Të gjitha shpikjet ndodhin në këtë mënyrë.[6]
  7. Deri tani nuk bisedova për Kur’anin. Ka një arsye për këtë. Unë dua që ju të krijoni aftësi të të menduarit kritik në studimet tuaja së pari: në shkencë, matematikë, kompjuterët dhe ekonomi, pa marë parasysh se çfarë keni zgjedh. Nëse nuk mund të zhvilloni këto aftësi është shumë lehtë që të mos e kuptoni Kur’anin. Gjithashtu, të kuptuarit e Kur’anit është një proces i gjatë dhe shumë i vështirë që ju përcjell gjatë tërë jetës. Dhe kërkon shumë durim dhe ngulm, si dhe kërkon sakrificë. Prandaj, së pari do të duhej të merrni disa ajete të rëndësishme të Kur’anit (ato të cilat kanë të bëjnë me lidhje ndërnjerëzore dhe ndërtimit të karakterit) dhe provoni ti integroni ato në jetën tuaj dhe në studimet tuaja. Sigurisht do të jetë shumë vështirë dhe do të ketë shumë sforcime për t’ia dalë mbanë. Por mundohuni ti heqni ato. Mbani në mend se ne jemi qenie njerëzore. Ne bëjmë gabime. Prandaj mos u ndjeni shumë keq dhe mos e nënvleftësoni vetveten nëse bëni gabime. Vetëm sigurohuni se herën tjetër do të jeni më të kujdesshëm.[7]
  8. Mos merrni përfitimin e askujt dhe mos lejoni që dikush të përfitoj nga ju. Kjo është lehtë e thënë sesa e bërë, veçanërisht për periudhën e mëvonshme. Por çdo herë kujtoni thënien e Umerit r.a. : besimtar është ai i cili jo vetëm se nuk i mashtron (gënjen) të tjerët por edhe vet nuk mashtrohet (gënjehet). Rënie e Muslimanëve është në shtresën e të riturve për faktin se ata nuk e kanë pëfillur këtë thënie të Halifës Umerit r.a. Ata shumë lehtë janë të mashtruar dhe iu largohen avantazhet atherë kur janë në një pozitë të lartë. Kur ata janë shumë të dobët dhe të cënueshëm askush nuk kujdeset për ta dhe secili i injoron ata. Kur sheh këtë në ditët tona është rezultat i kësaj. Prandaj, çdoherë mbani në mendje këtë thënie të Umerit r.a. Por kujtoni, ashtu siç thash, është shumë vështirë. Por me përvojë do të mësoheni - nëse jeni të sinqertë.[8]
  9. Në lidhje me këtë që thamë më lartë, me lejoni që të përmend gjithashtu se nga Muslimanët ka artistë të tillë mashtrues të cilët e shesin islamin në emër të shërbimit të tij. Ata janë gjahu për muslimanët e rinjë. Mos bini pre e fjalimeve të ëmbla të tyre. Te jeni sy qelur dhe aplikoni parimet e Hazreti Umerit r.a. As të mos ju shkojë në mendje të nënvlerësoni inteligjenën tuaj.[9]
  10. Çfarëdo që të ndodhë në botë tani në përgjithësi, mos u brengosni shumë për ata nga vetvetja. T’i lejojmë gjeneratat më të vjetra të kujdesen për ta. Ju duhet të mbeteni të fokusuar në studimet tuaja dhe të bëheni ekonomikisht të pavarur dhe stabil. Si mund ti ndihmoni të tjerët përderisa nuk mund t’i ndihmoni vetvetës? Do të jetë brengë e mjaftueshme përderisa qëllimi juaj është që të jeni më të mirët.[10]

MOS HARRO BESIMTARI I SINÇERT NË TËRË BOTËN RRESPEKTOHET PA DALLIM FEJE. RRESPEKTOHET SI NJERI I MIRË.


  1. ^ Edhe pse në shikim të parë duket (në këtë botë) se i respektoni ata, me kalimin e kohës (në botën tjetër) do ta shihni se keni rrespektuar qënien e juaj.
  2. ^ Sepse nuk mundeni të jeni dikush tjetër pos ai që jeni ( pa e ndierë kiametin në shpirtë )
  3. ^ Rregull e artë të cilën më së lehti e përvetëson besimtari i sinqert
  4. ^ Studimi fillon që nga lindja, pas një moshe fillon edhe artikullimi ynë ( si rezulltat i studimeve të rrethinës ) i studimeve
  5. ^ Qëndroni fëmijë që dini të artikulloheni
  6. ^ Shpikjet janë të vështira sidomos në kohën tonë edhe pse në shikim të mundësive duken gjasat e mëdha. Rregulla e artë e shpikjeve thotë "Shpikja më e thjeshtë, është më e mira"
  7. ^ E mësuemja përmendësh të bënë shërbëtorë në duar të shpirtit të ligë
  8. ^ Disa mendojnë se është lehtë të paraqitesh i drejt kur je, por është vështirë të paraqitesh kur nuk je - ata nuk e dinë që në logjiken e drejtë kjo nuk ka kuptim, sepse ata nuk janë të drejtë për këtë ju duket lehtë. Por disa nga ata që e kanë fatin ta kaloin kiametin në shpirtin e tyre do t'a kuptojnë këtë sekret.
  9. ^ Nëse je i sinçert me vetën tënde, lehtë e ke për të dalluar mendimin e hijeshuar.
  10. ^ Së pari secili është përgjegjës për veten e vetë e më pastaj për të tjerët rreth tij.