== NERASHTI ==

Të shkruash për vendlindjen është përgjegjësie madhe, aq më tepër për një të ri që sapo ka përfunduar studimet universitare. Por, pasioni i madh, dëshira e pakufijshme për t’u treguar të tjerëve për pasuritë dhe bukuritë e vendit ku jam lindur dhe rritur, për njerëzit me të cilët kam ndarë të mirat dhe të këqijat, për marrëdhëniet dhe problemet e tyre, për punët, arritjet dhe planet e tyre për të ardhmen, janë motivet dhe arsyet që më kanë shtyrë për të ndërmarrë dhe realizuar këtë punim diplome për fshatin Nerasht. Punimi është konceptuar në 6 kapituj, të lidhur organikisht me njëri-tjetrin. Natyra, shoqëria njerëzore dhe veprimtaritë ekonomike ekzistojnë dhe zhvillohen të lidhura ngushtë midis tyre, në çdo hapësirë gjeografike, pavarësisht nga përmasat e tij, pra, edhe fshati Nerasht mundëson kushte për një jetë normale sin jë vendbanim lirisht mund të thuhet gjysëm urban, me tendenca urbanizuese. Duke patur parasysh këtë parim të rëndësishëm të zhvillimit, në punim janë bërë përpjekje për të identifikuar dhe vlerësuar resurset natyrore dhe njerëzore që zotëron fshati nerasht me teritorin vet, format, rrugët dhe mjetet për shfrytëzimin e tyre të qëndrueshëm, d.m.th. duke patur kujdes për ruajtjen e cilësisë së mjedisit në këtë rast vendbanim bashkëkohor i Nerashtit. Theks i veçantë këtij studimi, i kushtohet trajtimit të situatës demografike dhe problemeve social-kulturore në Nerasht. Është evidentuar fakti se, popullsia e fshatit vazhdon të shtohet, kryesisht në saje të shtimit natyror. Lëvizjet migruese vazhdojnë të jenë aktive, si ato brendndshme të jashtme, si pasojë e krizës së përgjithshme ekonomike në vend dhe më gjërë. Në punim janë trajtuar edhe aspekte të zhvillimit demografik dhe urbanistik të Nerashtit, duke u ndalur në shpërndarjen e objekteve ekonomike dhe joekonomike sipas veprimtarive dhe sektorëve. Evidentohet fakti se, në disa sektorë janë bërë përparime të dukshme, të cilat pritet të jenë edhe më të mëdha në të ardhmen. Edhe pse maksimalisht re kemi dhënë mundin tone që punimi në fjalë të jetë i kompletuar por sigurisht, që nuk mund të pretendojmë se punimi është i përkryer, prandaj i mirëpresim të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet, të cilat do të na ndihmojnë për t’ia përmirësuar në të ardhmen në një ripërpunim eventual. Sigurisht, nuk mund të lë pa përmendur rolin shumë të rëndësishëm të mentorit, Doc.Dr. Fauzi Skenderi, i cili më nxiti t’i futesha punës me kurajo dhe besim, më ndihmoj dhe udhëhoqi me kompetencë shkencore dhe profesionale për strukturimin dhe realizimin e punimit në fjalë për fshatin Nerasht. Poashtu falënderim shprehim edhe për të gjithë ata persona dhe institucione që më dhan përkrahje në realizimin e këtij punimi.

       1. HISTORIKU DHE POZITA GJEOGRAFIKE E NERASHTIT


1.1 Historiku i fshatit Nerasht Emir Nerasht rrjedh nga fjala ilire “Narest” që paraqet antroponim ilir. Më vonë fjala Narest do të zvendësohet me fjalën Nerast, që më vonë do të lind fjala Nerasht. Lidhur me këtë vlenë të shtohet se dukuria e ndërimit të “s” me “sh” është dukuri e përgjithshme e gjuhës shqipe, për këtë dëshmojnë toponimet e njohura Skupi – Shkupi, Skodra – Shkodra etj. Nerashti është vendbanim shumë i vjetër në Pollog. Në dokumentet turke të vitit 1468, Nerashti përmendet me 32 familje, sipas hulumtimeve në terren, lagja më e vjetër është Shukerja. Të parët e kësaj lagje janë familja e Zymerëve. Vërtetimi i kësaj lagje dëshmon kisha e vjetër e të parëve tanë. Në lindje të lagjes Shukere në kodrinë ka qenë këmbana dhe varrzat. Sot prej kishës së dikurshme nuk ka asnjë gjurmë të lokalitetit, por janë gjetur shumë varre gjatë gërmimeve që janë bërë në vitin 1999. Lagje tjetër është edhe Jazgjija. Burime shkencore për lashtësinë e nerashtit janë të pakta, por në bazë të disa prej këtyre familja më e vjetër është LALA që jeton në lagjen Miftare. Në juglindje të Nerashtit në zonën malore që sot quhet Draga ka ekzituar një vendbanim me emrin Kala e Nicës (Sobri). Në zonën fushore të quajtur Sllogçan ka ekzituar fshati po me këtë emer (Zllokuçani). Për drejtimin e lëvizjes së popullsisë dhe shkaqet e zhdukjes së këtyre vendbanimeve nuk dihen. Për këto dy vendbanime të lashta të evidentuara në dokumentet turke shume pak dihet, në terren hasin në gjurmë, sikurse tulla, gypa etj. Që dëshmon për ekzistimin e tyre.

==

1.2 POZITA GJEOGRAFIKE E FSHATIT NERASHT ==


Nerashti dallohet me pozitë specifike gjeografike. Gjendet në mes tre përojeve të bukura të Malit Sharr, Përojit të Lalës që kalon nëpër mes të fshatit, Projt të gjërë që kalon në pjesën lindore dhe Gabërnecës që kalon në pjesën perëndimore. Kjo dhuratë e bënë Nerashtin që të dallohet nga fshatrat tjera të Pollogut. Nerashti shtrihet në rrafshin e Pollogut dhe zë pjesën më verilindore të fushgropës. Prej Tetove është largë 18 kilometra dhe në të kaluarën kishte lidhje të veshtira komunikative me fshatrat përreth dhe Tetovën si qendër komunale dhe më gjërë. Ndërtimi i rrugës lokale me gjatësi prej 3.5 km dhe gjërësi 6 metra, Nerashtin e lidh me rrugën magjistrale Tetovë – Prishtinë, pastaj Tetovë - Shkup dhe Tetovë – Ohër. Ndërtimi dhe asfalltimi i rrugës e ka ngritur pozitën gjeografike të fshatit Nerasht. Nerashti ka një pozitë shumë të mirë gjeografike të pashfrytëzuar në dallim nga shumë fshatra të tjerë. Prej qendrës së Nerashtit nisen më shumë rrugë që e lidhin fshatin me fshatrat përreth e më gjërë: Nerasht- Dobrosht, Nerasht-Odër, Nerasht – Bellovisht, Nerasht – Vratnicë, Nerasht – Jegunovcë, Nerasht – Radushë – Shkup. Në këtë drejtim lidhet me hekurudhën Jegunovcë – Shkup dhe Jegunovcë – Tetovë. Nerashti ka një sipërfaqe prej 9.7 km2 dhe shtrihet në një lartësi mbidetare prej 530 m. në regjistrimin e fundit 2002 sipas entit statistikor të Maqedonisë numronte 3.485. Nerashti për dallim nga fshatrat tjetre fqinjë ka sipërfaqe më të vogël kadastrale 9.7 km2. p.sh. Vratnica ka 26 km2, Bellovishti 19.6 km2, Dobroshti 18.2 km2, Jegunovca 9.9 km2, etj. D.m.th. qe Nerashtit më vitin 1936 kur janë caktuar kufijt e fshatrave fqinjë është dëmtuar në pjesën lindore malore me fshatin Vratnicë, kështu që Nerashti sipërfaqe malore ka vetem 163 hektarë e Vratnica ka 915 hektarë. Prej ketyre të dhënave shihet qartë se Nerashti është i dëmtuar në pjesën malore.

Sa i përket pozitës gjeografike që zë fushëgropën e Pollogut, Nerashti është fshat tipik fushor që dallohet prej fshatrave fqinjë p.sh Odri, Dobroshti, Bollovishti,Vratnica etj, takojnë tipit të fshatrave rrënzore. Në pjesën lindore ka elemente shumë të vogla të fshatit kodrinor, por me perspektive që fshati të zhvillohetnë këtë drejtim, në rradhë të parë ky eshte vendi më i përshtatshëm për banim. Nga ana tjeter shumë do kursehej fusha pjellore e fshatit. Në pjesën lindore dhe juglindore shtrihen kodrinat e fshatit ku gjenden edhe fshatrat fqinje si; Orasha e Epërme dhe e Poshtme. Në verilindje kufizohet me fshatin Vratnicë, në veri me Bellovishtin dhe Odrin, në veriperëndim me Dobroshtin, ndërsa në jug, kufizohet me fshatin Jegunovcë. Siç shihet Nerashti kufizohet me 7 fshatra, që rrallë ndonjë fshat në Fushëgropën e Pollogut e ka këtë përparsi i natyrore- gjeografike.


1.3 Karakteristikat natyrore – gjeografike të fshatit Nerasht

Faktorët natyroro –gjeografik që e karakterizojnë natyrën e Nerashtit janë: relievi, klima, hidrografia bota bimore dhe shtazore dhe përbërja pedologjike. Relievin e karakterizojnë rrafshi fushor dhe malet kodrinore – luginore. Rrafshi paraqet fushën e fshatit e cila është pjesë përbërëse e Rrafshit të Pollogut dhe paraqet skajin më verilindor të tij. Fusha e fshatit për dallim nga pjesët tjera të rrafshit të Pollogut, karakterizohet me reliev të valëzuar dhe mjaftë të thyer prej më shumë luginave, nëpër të cilat rrjedhin përojet e shumta që kanë nisje prej Malit Sharr,siç janë: Proj Lalës, Gabërnica, përoi Xhanë, ndërsa në fushën e fshatit janë zhvilluar disa lugina më të vogla nëpër të cilat rrjedhinpërrojet më të vogla siç janë: Proj Vogël, Proj Lazimes, Verçmës, Bulluzemeve, Bresneve, Muzgave, Arave të Bardha dhe të Shpateve. Gjitha këto puroje fushën e Nerashtit e ndajnë në tërësi më të vogla natyrore-gjeografike, që nuk është karakteristike për fushgropën e Pollogut në tërësi. Gjeneza e krijimit të fushës është e lidhur ngushtë me formimin e fushëgropës së Pollogut.


Fushëgropa e Pollogut paraqet një pellginë tektonike e cila është formuar në periudhën e tercierit (neogjen) para 25 milion viteve me veprimin e lëvizjeve tektonike orogjene vertikale. Si rezultat i lëvizjeve tektonike ka ardhur deri te lëshimi i tokës, përgjat vijave çarëse ne mes Malit Sharr, Malit të thatë dhe Zhedenit. Në periudhën e neogjenit, fushëgropa e Pollogut si dhe shumë fushëgropa të tjera mbushen me ujë dhe shndrohen ne liqej dhe kah fundi i terciarit dhe fillimi i kuartierit para 2.2 milion viteve, uji i liqenit prej fushëgropës së Pollogut teriqet, përmes lumit Vardar nëpër Grykën e Dërvenit (Orashës së Poshtme-Vorcës-Radushës), kah jugu për në Detin Egje. Me zbrazjen e liqenit nëpërmjet lumit Vardar, mundësoi formimin e rrjetit hidrografik në fushëgropën e Pollout, siç janë lumenjtë Shkumbini i Tetovës, Lumi i Tearcës, Lumi i Orashës etj. Në këtë mënyrë formohen edhe Proj i Lalës, Proj Xhanë, Gabërneca. Fushëgropa e Pollogut si dhe fusha përbëhet prej shtresave liqenore të paleogjenit dhe neogjenit siç janë rërorët, zhavori, laporci, argjili, sendimentet bimore dhe shtazore etj. Në periudhen e kuarterit kemi shtresimin e sendimenteve diluviale, fluviale.

Fusha ndahet në tërësi më të vogla natyrore-gjeografike siç janë: Ogradet, çifliket, Arrat e Gjata, Arat e Lisit, Ornecat, Tomecat, Brakat, Arzit, Kselicat, Shapoti, Resulet, Zimorkat, Lineshtet, Bishtet, Udhat e Shkupës, Arat e Mdhoja, Përzhellat, Arat e Hebibit, Liskapqet, Verçmat, Varetët, Martnogat, Xholltë, Gabërnecat e Epërme, Bolluzemet, Xheptorashat, Kraishtet, Krelikat ( krojet e Likakave), Muzgat, Bresnet, Sllogçanet, Nërudhat, Arat e Bardha, Shpatet, Gabërnecat e Poshtme, Zhëgënovcat, Baret, Rokopolet, Kotaret, Kodrat e Lokeve, Raza e Latifit, Mullejt, Rakoveci.

== 1.4 Klima == Nerashti dallohet me klimë të ngjashme në fushëgropën e Pollogut, pra kemi klimën të mesme kontinentale që karakterizohet me dimrat relativisht të ftohët me reshje të shiut dhe borës dhe me verëra të nxehta dhe të thata. Pasi në fshatin Nerasht nuk kemi stacion meteorologjik, që të mundë të japim të dhëna për elementet e kohës, do të shërbehemi me të dhënat prej stacionit të Tetovës. Tabela 1. Temperatura mesatare e ajrit dhe luhatja vjetore për stacionin e Tetovës Muajt I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII T.mes. vjetore Tetova -1.2 1.1 5.7 1.8 16.5 19.9 22.4 21.9 17.7 11.9 6.8 1.6 11.34

Gjatë stinës së verës, si në Tëtovë po ashtu edhe në fshatin Nerasht paraqiten temperatura shumë të larta, që shpesh herë arrijnë deri 40°C, ndërsa gjatë stinës së dimrit paraqiten temperatura të ulta, që shpeshherë ndodhë që zhiva në termometër të lëshohet në -21°C, pra dukuria e thatësirave dhe ngricave në fshatin Nerasht është prezente. Dukuria e thatësirave që lajmërohen në fushqropën e Pollogut si dhe në fshatin Nerasht që ndonjëher zgjasin mbi 30 ditë me të madhe i dëmtojnë kulturat bujqësore në këtë anë. Fshati Nerasht për dallim prej fshatrave të tjerë të fushgropës së pollout, me lehtësinë më të madhe më të madhe i përballon këto fatketsi elementare natyrore. Fusha është e pasur me më shumë burime që burojnë prej toke dhe shfritësohen për ujitjen e kulturave bujqësore, p.sh. misri, grosha, duhani, perimet, livadhet etj. Gjatë stinës së verës arrihet që ëdhe nga pesë herë të ujiten arat me misër, grosh, duhan dhe kultura tjera bujqësore që nuk është rast me fshatrat tjerë të fushëgropës së Pollogut.Rreshjet atmosferike: janë element i rëndësishëm meteorologjik, për këtë mjedis jetësor (fushën e fshatit) dhe kanë rëndësi të madhe dhe te drejtëpërdrejtë në zhvillim ekonomis bujqësore të fshatit. Në fushëgropën e Pollogut ( Tetovës ) , rreshjet nuk kanë përhapje të barabart gjatë vitit që shihet prej tabelës sa vijon.

Tabela 2. Rreshjet mesatare mujore dhe vjetore për stacionin e tetovës.

Muajt I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII Vjet Tetovë 70.05 68.9 54.4 53.8 65.9 45.4 36.2 35.0 50.9 79.9 102.8 97.7 757.8 mm

         Prej tabelës shihet se rreshjet atmosferike nuk kanë përhapje të barabartë gjatë vitit. Më shumë rreshje bien në muajin nëntor 102 mm, ndërsa më pak bien gjatë stinës së verës në muajin korrik 35.0mm, kurse sasia mesatare vjetore arrin 1 m dhe të qëndrojë 50 ditë. Bora në nerasht, por edhe më gjatë dimrit prej ngricave. Dukuria e ngricave në Tetovë dhe Nerasht mund të zgjasin rreth tre muaj.

Erërat - më karakteristike që fryejnë në këtë anë janë veriu dhe era veriperëndimore. Era e veriut fryen gjatë tërë vitit, por më intensive është në muajin prill me shpejtësi maksimale prej 26 m Sec. Era veriperëndimore gjithashtu fryen gjatë vitit, por më intensive është në prill me shpejtësi maksimale prej 19.0 m sec. Breshëri - është dukuri e rrallë në fushën e fshatit dhe ajo paraqitet në stinën e verës dhe kemi të dhëna për dëme të mëdha që janë shkaktuar kulturave bujqësore në këtë fshat, sidomos misrit, grurit groshës, perimeve etj. Dielli mbi horizont djellëzon mesatarisht në vit 2100 orë, ndërsa në fushgropën e shkupit 2123 orë. Në ohër 2.355 orë etj. Klima ka rëndësi të madhe për jetën e njerëzve në këtë mjedis jetësor si dhe për zhvillimin dhe përhapjen e të gjiths veprimtarive, veçmas për ekonominë bujqësore.



1.5 Ujshmëria Ujërat janë pasuri natyrore shumë të rëndësishme për mjedisin jetësor në një vend. Nerashti është i pasur me ujëra nëntokësor dhe sipërfaqësor, që rrallë cili fshat në fushëgropën e Pollogut dallohet me këtë begati natyrore. Këtë e mundësojnë kushtet natyroro-gjeografike, në rradhë të parë, relievi, përbërja gjeologjike dhe petrografike e tokës, klima, bota bimore dhe faktori njeri. Pollogu verilindor është shumë i pasur me ujëra nëntokësor. Në këtë pjesë të Pollogut shtrihet territori i Nerashtit i cili disponon me rezerva të mëdha të ujrave nëntoksor. Ujërat nëntokësor i takojnë tipit të ujrave freatik, paraqesin grumbullim të ujrave nëntokësor ku niveli i tyre lirisht lëviz dhe aftësia e ujit është prej 3 m e deri më 15 m. Ujërat nëntokësor janë shfrytëzuar kaherë dhe gati çdo shtëpi në Nerasht ka pasur pusin (bunarin) e vet. Në Nerasht ka pasur mbi 160 puse që mund të jetë i vetmi fshat në fushëgropën e Pollogut me numër kaq të madh të puseve ndoshta kjo është arsyeja që në Nerasht nuk ka qenë prezente smundja e gushës (struma), që deri vonë ishte prezente në fshatrat e Pollogut rrëzë Malit Sharr. Puset janë dalluar për cilësin e ujit më të mirë dhe të ftohtë siç janë : Bunari i Brahimit Hazerit, Bunari i Raufit Beqirit, Bunari i Hasipit Dautit etj. Numri i puseve është zvogëluar pas ndërtimit të ujësjellsit si me ndërtimin e humnerave për deponimin e masave fekale është bërë ndotja e puseve. Shumë familje puset e tyre i kanë adaptuar në deponi të ujërave fekale. Puset që kanë ngelur në disa familje ujin e nxjerin me pompa elektrike dhe e shfrytëzojnë për pije, sidomos pjesa veriore e fshatit gjatë veres, në mungesë të ujit të ujësjellësit. Nerashti edhe edhe pse është i pasur me ujëra nëntoksor megjithatë i mungon uji cilësor për pije, pasi edhe ujësjellësi i fshatit dhe puset nuk i plotësojnë nevojat si për nga sasia ashtu edhe për nga aspekti higjieniko-epidemiologjik, pra nuk i përmbushin standardet e parapame me ligj, si nga cilësia mikrobiologjike, ashtu edhe nga aspekti kimiko-fizik. Siç shihet popullata e Nerashtit po ballafaqohet me problemin e ujit për pije, pasi uji është i ndotur dhe zgjidhja e ujit për pije për 4183 banorë është problem i dorës së parë që kërkon zgjidhje sa më të shpejt. Një iniciativë e marrë e fshatit ekziston por problemi është se ku të merret, pasi të gjitha ujrat e fshatit koën e fundit janë të ndotur, kurse në pjesën malore të fshatit nuk kemi asnjë burim që do ti plotësonte nevojat e banorëve. Zgjidhja më e mirrë e ujit për pije janë ujërat e Malit Sharr. Në territorin e Nerashtit ka mbi 23 burime që popullata i quan kroje. Krojet që shtrihen në territorin e fshatit janë: Kroi Verës te proj Lazimes, Kroi Ametit në Krelika, Kroi Ramanit te Proi Xhanë, Kroi Ziles në Gabërnec, Kroi i Bareve në Bare etj. Nerashti dallohet edhe me një numër të madh të përojeve. Prej Malit Sharr burojnë Përoi Lalës, Përoi Xhanë dhe Gabërneca. Përojet më të vogla që formohen në territorin e Nerashtit janë: Përoi Vogël, Përoi Lazimes, Përoi Veçmës, Përoi Bolluzemeve, Përoi Muzgave, Përoi Bresneve, Përoi Arës Bardhë, Përoi Sllogçanit, Përoi Shpateve dhe Përoi Rakovecit. Proj Lalës – buron në Malin Sharr në bjeshkën e fshatit Odër në një lartësi mbidetare prej 1.700 m. Rrjedh nëpër Malin Sharr dhe kalon nëpër Odër dhe fushën e këtij fshati dhe e mban emrin Përoi i Odrit, pastaj rrjedh nëpër Nerasht dhe fushën e këtij fshati dhe derdhet në Gabërnec në vendin e quajtur Varet. Në Nerasht e mban emrin Përoi i Lalës dhe deget e tija kryesore janë; Vija e Fetahut e cila buron ne Gërmaden e Zimorkave në pjesën veriore të fshatit. Përoi Xhanë – Buron në Malin Sharr në bjeshkën e Bellovishtit në lartësinë mbidetare prej 2.400 m dhe kalon nëpër Bellovisht dhe fushen e tij që do të thot se e mban edhe emrin e të njëjtit fshat. Nëpër Nerasht rrjedh në pjesën lindore ku edhe e merr emrin Përoi Xhanë, pastaj kalon nëpër fushën e lagjes Shukere nëpër pjesën kodrinore të fshatit. Kalon nëpër një luginë të thellë malore në mes Zhegënovcave dhe Delisacave dhe ne vendin e quajtur Baja e Vogël derdhet në Vardar. Si degë e Përoit të Xhanë anë Pëoii Rakovecit dhe Brakave. Gjatë stinë së verës ky përua ka shumë pak uje dhe shumë pak shfrytëzohet për ujitjen e fushës së lagjes Shukere. Përoi i Gabërnicës – është më i madhi për nga sipërfaqja e pellgut dhe buron në Malin Sharr në bjeshkën e Përcës në një lartësi mbidetare prej 2300 m dhe në bjeshkën e Dobroshtit në një lartësi mbidetare prej 2500m. Gabërneca rrjedh nëpër Malin Sharr pastaj si përrua kufitar në mes fshatit Odër dhe Dobrosht, gjithashtu si përrua në mes fushës së këtyre du fshatrave, pastaj rrjedh në fushën e Nerashtit në pjesën përëndimore. Gjatë rrjedhjes nëpër fushën e Nerashtit i mer disa përroje siç janë: Përoi i Bolluzemeve, Përoi Xheptorashave, Përoi Verçmave dhe degen më të madhe të tij Përoin e Lalës dhe ne lindjen e “Deponisë së shpateve” derdhet në lumin Vardar. Përoi i Vogël – është një degë e Përoit të Lalës, buron në Gërmaden e Zimorkave. Rrjedh nëpër Nerasht, gjegjësisht nëpër lagjen e Shulkes, Jazxhijes, Hoxhallares, pastaj rrjedh në mes Lagjes Shabane dhe Shukere dhe shfytëzohet për ujitjen e fushës së Shukereve. Përoi Bolluzemeve - është përrua shumë i vogël, formohet në Gërmaden e Kselicave dhe të Bolluzemeve, rrjedh nëpër këtë fushë dhe derdhet ne Gabërnecë. Ky ujë shfrytëzohet për ujitjen e tokës. Përoi Verçmave – edhe ky përrua është shumë i vogël formohet në Gërmaden e Xheptorashave prej kroit të etheve edhe ky përua derdhet në Gabërnicë. Ky përua ka rrëndësi për ujitjen e tokës. Përoi Lazimes – buron në gërmaden e Odrit mbi lagjen Reçe. Rrjedh nëpër këtë lagje nëpër fushën e Nerashtit dhe derdhet ne Gabërnec. Këtij përroji i bashkohet edhe Përoi Shapotit në Braka, i cili buron prej gërmades së Shapotit. Përoi (Jazi)* – Është një vijë uji-përockë, që ndahet prej Përoit të Lalës në veri të fshatit në vendin e quajtur Mulliri i Rrahimit. Përocka në fjalë rrjedh nëpërmes fshatit dhe derdhet në Përoin e Vogël. Para disa dekadave jazi është përdoru për pije, larje, ujitje e veçmas rrëndësi të madhe ka patur për mullinjët që kan shërbyer për bluarjen e dridhit. Përoi Bresnes – buron në Gërmaden e Kraishtes dhe të Martnogave, në udhën e Bresneve bashkohet dhe formon Përoin e Bresneve. Ky përua kalon nëpër Fushën e Martnogave dhe Bresneve, në arrat e Bardha e merr emrin Përoi i Arës së Bardhë dhe bashkohet me Përoin e Sllogçaneve dhe shërben për ujitjen e ketyre fushave. Proj Muzgave – burron në Gërmaden e Ahmetit Osmanit në Krelika, rrjedh nëpër Muzga, pjesën perëndimore të Bresneve, nëpër Sllogçane, ku e merrë emrin Përoi i Sllogçanit dhe te Livadhi i Vogël i Berzatit Medisë, bashkohet me Përoin e Arës së Bardhë dhe e formojnë Përoin e Shpateve. Proj Shpateve – Rrjedh nëpër Fushën e Shpateve, kalon hekurrudhen dhe nëpër deponinë e ish “Jugokromit”, tash me emrin “Silmak” derdhet në lumin Vardar.





2 BOTA BIMORE DHE SHTAZORE 2.1.1 Bota bimore Në teritorin e Nerashtit bota bimore dhe shtazore është shumë e pasur dhe e llojllojshme. Zhvillimi dhe përhapja e florës dhe faunës në teritorin e fshatit, varet prej më shumë faktorëve natyroro gjeografik, e në radhë të parë të relievit, klimës ujërave dhe faktorit njeri, që luan një rol të rëndësishëm në kultivimin dhe përhapjen e llojeve të ndryshme të bimëve dhe shtazëve. Nga sipërfaqja e përgjithshme e fshatit, tokë bujqësore zënë 624.9 ha, pra, nga kjo shihet se ne Nerasht ka kushte të mira për zhvillimin e lartësisë. Në sipërfaqet lavërtare përfshihen arat, kopshtet, kulturat industriale, bimët forragjere, pemët dhe vreshtat. Në fshat prej kulturave lavërtare më së shumti kultivohen drithërat, prej tyre dominon guri dhe misri, ndërsa thekra , elbi, tërshëra, fare pak kultivohen. Para 40 vjetësh orizi është mbjellë me sukses, sidemos në rajonin e Bresneve, Arave të Bardha, Nërudhave etj. Prej kulturave industriale mbillet duhani, kurse kulturat tjera fare pak. Prej kulturave kopshtare mbillen specat, domatet, grosha, patatet, kungujt etj. Shalqiri më parë është mbjellë mjaft, por sot mbillet shumë pak. Prej bimëve foragjere më së shumti mbillet jonxha dhe misri hibrid.

Pemëtaria dhe vreshtat janë në një shkalllë ekstensive të zhvillimit. Nerashti është dalluar me sipërfaqe të mëdha të vreshtave, e sot ato janë zhdukur edhe me rrënjë. Disa familje mundohen ta vazhdojnë traditën  por kanë shumë pak sukses. Nerashti duhet t’iu kushtoj një rëndësi vreshtave, pasi ka një traditë në kultivimin e hardhisë së rrushit, e njëkohësisht ka sipërfaqe të mëdha për vreshta dhe të kualitetit të lartë.
Në Nerasht ngritja e plantacioneve të vreshtave duhet të jetë imperativ i kohës, pasi për të ka kushte të mira klimatike dhe padologjike. Prej pemëve më shumë kultivohen molla, dardha, kumbulla, arra etj.

Molla dhe dardha kultivohen nëpër kopshte , ndërsa kumbulla kultivohet edhe nëpër kopshte, por shumë pak, pasi në Nerasht është karakteristike kumbulla e fushës. Arra më parë ka qenë shumë e përhapur në fushën e fshatit, sidemos në rajonin e çiflikeve, Livadhet e Lokeve, Kraishte etj. Sot numri i drunjëve të arrave është zvogëluar shumë, arrishtja më e madhe në Nerasht gjendet në Gabërnecat e Epërme, arrishtja e Remzi Selmanit që zënë një sipërfaqe prej 6000 m².


2.1.2 Pylltaria

           Nerashti është fshati më i varfër me pyje nga të gjitha fshatet fqinje. Pyjet zënë një sipërfaqe prej 162.7 ha, për dallim prej fshatrave fqinje  është shumë e vogël, p.sh. Fshati Vratnicë ka 914.2 ha, Orasha 362.7 Belovishti 464.9 ha. Nerashti nuk ka sipërfaqe të pyeve të mjaftueshme dhe as për së afërmi nuk i plotëson nevojat. Pyjet janë të kualitetit të dobët, dominojnë shkuret në pjesën malore-kodrinore, ndërsa në rajonin fushor rriten drunjët e fushës. Në rajonin malor prej drunjve  më shumë rritet dushku dhe shkoza, frasheri,murizi, dëllinja etj. Sipërfaqet më të dalluara me pyje shtrihen ne rajonin e Zabelit Katanit, Tëma e rrumbullakët, dragë, Proj Thellë, Delisecat etj. Pyjet fushore zënë sipërfaqe të mëdha dhe shtihen në gërmadet e fshatit, rreth përojeve, përnjve etj. Më shumë drunjë fushor ka në Gërmadën e Kraishtes, Krelikës, Martnogave, Muzgave, Xheptorashave, Kselicave, Slogçaneve, Nërudhave, Arat e Bardha etj. Prej drunjve fushor dominon, verishka e butë, verishka e egër, shelgu, lejthia, manafera etj. Për rreth përrojeve rritn verishka e butë, shelgu, plepi, kumbulla e arës, lejthia, vidhi, shtogu etj. Këto lloje të drunjve  më shumë rriten për rreth Projt Lalës, Gabërnecës, Projt xhanë, Projt Vogël, Projt Lazimes, Projt Verçmave, Projt Bolluzemeve, Projt Bresneve. Në përenjt që shtrihen rreth rrugëve të fushës, arave, vijave etj. Riten kumbullat e fushës, plepat, bagremat, shelgu, dushku, vidhi, kulumria,  kaçat, shtogu, ulsi, frashëri, lejthia, thëna, lënulja etj. Me rëndësi është të oërmendet se në fushën e Nerashtit karakteristike ka qenë rriyja e dushut të madh dhe vidhit, të cilët në këto vitet e fundit për shkak të sëmundjeve janë në zhduje e sipër.

2.1.3 Kullotat

           Nerashti dallohet me sipërfaqe të vogla të kullotave dhe të kualitetit të dobët. Kullotat zënë një sipërfaqe prej 123.2 ha, shtihet më shumë në zonën malore, e më pak në atë fushore. Rajonet më të njohura me kullota janë: Vreshtat, Kurizet,Ledina e Gjatë, Ara e Seferit, Ledina e Mustafës, Ara e Xhakës, Arat e Mlloja etj. Në rajonin fushor dallohen kullotat e Xhollëve.

2.1.4 Livadhet Nerasht dallohet me sipërfaqe të bujshme të livadheve të cilat mund të kositen nga dy herë. Për dallim prej shumë fshatrave të pollogut, ka sipërfaqe të mëdha të livadheve mbi 200 ha, dhe kjo është rezultat I lagështisë së mjaftueshme që mbanë toka si dhe ujitjes së tyre gjatë stinës së pranverës e sidemos gjatë verës. Livadhet shtihen në disa rajone, por sipërfaqet më të mëdha shtihen në rajonin e Varetëve, Arave të Bardha, Nërudhave, Kselicave, Bresneve, Kraishteve Livadhet e Lokeve, çiflikeve, Xheptorashat, Gabërnecat e Poshtm edhe të Epërmë, Braka, Shapot, Bishte, Resule, Bare, Rokopole, Rakovec, Vardar etj. Për derisa Nerashti është shumë i varfër me kullota dhe ata që i ka, janë të kualitetit të dobët dhe gjatë stinës së verës thahen në mungesë të reshjeve dhe nuk janë bazë e mjaftueshme për zhvillimin e blegtorisë. Për dallim prej kullotave, livadhet që i ka Nerashti janë bazë solide për zhvillimin e blegtorisë edhe pse blegtoria në fshat ka shënuar një rënie të madhe dhe dukshëm është zvogëluar numri i gjedhëve, deleve,kuajve etj. Livadhet e Nerashtit janë rrezikuar prej fabrikës “Jugohromit”, e sidomos prej deponisë e cila është e vendosur në rajonin e Shpateve. Prej deponisë rrezikohet fusha e fshatit gjatë shkarkimit të materialit ne deponi, era e bart pluhurin dhe komponimet tjera helmuese dhe I shtreson në livadhet, arat e fshatit dhe me këtë I rrezikon të gjitha kulturat bujqësore që kultivohen në fushë, siç janë: misri, grosha, gruri, perimet, bari etj. Rrajonet më të ndotura janë : Shpatet, Sllogqanet, Nërudhat, Arat e bardha Gabërnecat e Poshtme, Zhegonovcat, Varetët etj. Ky rrezikim I ndotjes së fushës ka filluar para 35 vjetësh dhe paraqet një rrezik të madh për zhvillim e bujqësis, blektoris, pylltaris, si dhe për shëndetin e njerëzve në këtë anë. Prej fabrikës së ”Jugohromit” dhe “Deponisë së Shpateve” është ndotur shumë ajri, ujërat, toka, që mund të jetë burim I shumë sëmundjeve të ndryshme në këtë fshat e më gjërë.

2.2.1 Bota shtazore

        Për veç kafshëvë dhe shpezëve shtëpiake, ne Nerasht rriten edhe kafshët e egra , shpezët, peshqit, rreshqitësit, insikektet e ndrishme etj. Prej kafshëve shtëpiake rriten gjeshët, kali, mushka, ndërsa prej shpezëve rriten: pulat dhe shumë pak rriten pata dhe rosat. Në disa familje kultivohet  bleta, sidomos dallohet bletari i mirënjohur i këtij fshati Hisa Selmani. Prej kafshëve të egra më së shumti hasen: lepuri, dhelpra, ujku, kitra, shqarthi, vjedulla, deri i egër, kaprolli, drenusha, dhia e egër, irriqi etj. prej shpezëve rriten: fëllëza, pula e egër, gjeli i egër, skifteri, grifçi, guguçja (kumria), korbi, sorra, laraska, bilbili, çyqja, qukapiku, zogu, herkeqja, pëllumbat e  egër etj. Pula e egër, gjeli i egër dhe fëllëzat për areal kanë gërmadet, sidomos dallohet Gërmadja e Kraishtes, krelilave etj. Këta shpezë janë në zhdukje e sipër dhe është më mirë që të meren në mbrojtje. Ndërkaq prej shpezëve shtegtare në fushën e fshatit gjatë stinës së pranverës dhe verës jetojnë  lejleku dhe dallëndyshja. Prej rrëshqitësve rriten hardhucat, gjarpëri i gurit, nëpërka, akrepi, bolla, breshka etj. Rreshqitësit më shumë rriten në rrajonin malor por shumica e tyre rriten edhe në atë fushor. Në lumin Vardar dhe përojet e fshatit rriten peshqit, sidomos trofta, krapi, siluri etj. Në viset moqalike të fushës së nerashtit, sidomos nëpër gërmade rriten një numër i madh insektesh bretkosa, kërmilli etj. Është më rëndësi të përmendet se në 15 vitet e fundit nëpër kopshtet, arat, livadhet, dhe në afërsi të fshatit është paraqitur një lloj kërmilli pa guacë me ngjyrë të kuqe. Këto kërmill gjat rreshjeve dhe lagështisë së madhe të tokës shumohen aq shumë sa që e dëmtojnë groshën, domatet, trangujt etj, dhe është nevojë e domosdoshme që të ndërmeren masa për zhdukjen e tyre. Në teritorin e fshatit në 30 vitet e fundit numri i kafshëve të egra , shpezëve, peshqëve është zvogëluar shumë. Asgjësimi i botës shtazore si dhe i disa drunjëve (dushku, vidhi), është rezultat i ndotjes së ajrit, ujërave, tokës pra ndryshimit të mikroklimës në fshat prej shumë ndotësve, në radhë të parë të fabrikës së “Jugohromit”, “Deponisë së Shpateve”, ujërat fekale, përdorimi jo profesional i plehrave artificial dhe pesticideve në bujqësi, hudhja e pakontrolluar e shumë gjësendeve nga banorët e fshatit nëpër rrugë, përoje fushë etj, si p.sh. amballazhet e plastikës, qelqit, hekurishte të ndryshme, gjëra të tekstilit etj. Pra është momenti i fundit që të ndërmer masa mbrojtje për eleminimin e kësaj dukurie negative në fshat.

2.2.2 Toka dhe llojet e tyre Në territorin e Nerashtit janë të përhapura disa lloje të tokave që janë: toka deluviale, aluviale, smonica, toka argjilore, moçalike dhe të njelmta. Në formimin e llojeve të tokave kanë ndikuar faktorët natyrorë-gjeografikë siç janë: relievi, përbërja petrografike e tokës, klima, ujërat bota bimore dhe shtazore si dhe faktori njëri i cili ka luajtur dhe luanë një rol të madh në zhvillimin e cilësisë së tokës, zgjerimin e saj si dhe degredimin e tokës. Toka deluviale – është krijuar si rezultat i vërshimeve të mëdha prej përojeve siç janë: Proj lalës, Gabërneca, Proj Xhanë, dhe prej shumë lugjeve të maleve kodrinore të fshatit. Prej përrojeve dhe lugjeve është bartë dhe shtresuar sasia e madhe e materialit të trashë nga Mali Sharr dhe malet kudrinore, gurë, rërë, zhavor etj. Tokat deluviale shtrihen në rajonin e Gabernecës, Bishteve dhe në Luginen e Projt Fellë psh., Ara e Seferit. Në këto toka mbidhen drithërat, perimet, pemët etj. Toka aluviale – është krijuar përgjat rrjedhave të përrojve të fshatit siç janë: Proj Lalës, Gabërneca, Proj Xhanë, Proj Vogël, Proj Lazimes, Proj Vercmave, Proj Bolluzemeve, Shpateve dhe rrjedhen e lumit Vardar nëpër territorin e Nerashtit. Në formimin e këtyre tokave rrol të madh kanë luajtur edhe bujqit e fshatit, sidomos gjatë stinës së pranverës me vërshimin e tokës, sidomos të livadheve p.sh.: Livadhet e Çiflikeve, Livadhet e Lokeve, Varetëve, Gabërnecave etj. Tokat aluviale shtrihen në rajonin e çiflikeve, Arave Gjata, Verçma, Varet etj. Tokat aluviale janë mjaftë të cilësore pasi përmbajnë sasi të mjaftueshme të humusit dhe lagështi dhe janë të përshtatshme për kultivimin e misrit, groshës, specave, domateve si për zhvillimin e livadhve. Smonica – është lloji i tokës së zezë e për dallim nga toka e zezë ajo përmbanë sasi të madhe të argjilit, por përmbanë edhe sasi të madhe të humusit. Në Nerasht janë të përhapura disa lloje të smonicës: e zezë, e kuqe dhe smonica e kalteër me ngjyrë të zezë. Smonica është tokë me prejardhje liqenore, pra në të janë shtresuar sendimente liqenore siç janë rëra, zhavori, argjili, mbeturina të bimëve dhe shtazëve etj. Më vonë mbi këto sedimente janë shtresuar sedimente fluviale dhe deluviale. Cilësi karakteristike e smonicës në Nerasht është se shpejt e pranon lagështinë, por edhe shpejt e humbë që është karakterisrtike për pjesën më të madhe të tokës në fushë gropën e Pollogut. Smonica e zezë është e përhapur në rajonin e Ogradeve, çiflikeve, Arat e Gjata, Arat e Lisit, Arat e Mdhoja, Varet etj. Smonica e kuqe është e përhapur në rajonin e Bresneve, Muzgave, Sllogçanit etj. Smonica e kaltër është e përhapur në rajonin e Xheptorashave, Bollozemeve, Kraishteve, Gabërneca etj. Smonica e fshatit Nerasht është më pak rentabile për dallim prej pjesëve të tjera të fushëgropës së Pollogut dhe dallohet me at se shpejt e humbë lagështinë dhëe është shumë e rendë për të lavruar, mbjellë dhe për t’u punuar. Për këtë arsije lëvrimi, mbjellja dhe punimi i smonicës duhet bërë në kohë të caktuar siç thonë bujqit në ‘’ ajamin ‘’ e vet. Në këtë lloj të tokës kultivohen të gjitha kulturat bujqësore siç janë: misëri, grurri, grosha, domatet, specat, jonxha etj. Tokat moçalike – lajmërohen në ato rajone te fushës së fshatit ku lagështia e tokës është shumë e madhe siç janë në rajonin e Brakave, Muzgave, Nërudhave, Bresneve, Zimorkave, etj.në këto lloje të tokave më shumë janë të zhvilluar livadhet, por kultivohen edhe kultura të tjera bujqesore siç janë misri, grosha, gruri, perimet. Toka moçalike më rentabile janë në ato vite kur mbanë thatësi gjatë verës. Kjo veti është karakteristike për të gjithë tokën e Nerashtit, verërat me lagështi të tepërt i dëmtojnë kulturat bujqësore. Verërat pakmë të nxehta (thata) për tokën e fshatit janë shumë të përshtatshme për bujqësin. Lagështia e tokës dhe kulturave bujqësore si psh. misrit, grurit, perimeve dhe livadheve, plotësohet me ujitjen e tokës dhe kulturave bujqësore, pasi fshati Nerasht ka sasi të mjaftueshme të ujit për ujitje. Tokat algjilore – lajmërohen ne viset kudrinore të fshatit. Kështu, Nerashti disponon me siperfaqe shumë të mëdha të tokës argjilore dhe janë të përshtatshme për vreshtari dhe pemtari. Tokat argjilore shtrihen ne rajonin e Vreshtave dhe të Zegnovcave. Vreshtat shtihen në pjesën lindore të fshatit dhe janë tokë bregore kudrinore. Këto toka para 30 viteve ishin nën plantacione të vreshtave dhe Nerashti dallohej prej fshatrave të tjerë të Pollogut me prodhimin e rrushit të cilsis së lartë. Sot në ato sipërfaqe të vreshtave kanë ngelur shumë pak vreshta, vetëm disa familje ende e vazhdojnë traditën në këtë veprimtari bujqësore, por dominon forma ekstensive, ndërsa sipërfaqet tjera të vreshtave janë zhdukur me rrënjë. Është mëkatë që këto sipërfaqe tokësore kualitative të përshtatshme për vreshtari, pemtari dhe kultivimin e shalqirit të mos shfitëzohen dhe të ngriten plantacione të vreshtave, pjeshkave, dredhzave, shalqirit etj. Në pjesën jugore të fshatit shtrihet rajoni i Zhegnovcës dhe këtu është e përhapur toka argjilore. Kjo tokë prej bujqëve të fshatit shfrytëzohet për kultivimin e grurit dhe të jonxhes. Tokat e njelmëta – lajmërohen ne viset malore të fshatit, por janë me sipërfaqe shumë të vogla dhe nuk kanë rëndësi për bujqësin. toka të njelmta kemi në Projin e Fellë siç është Ara e Seferit, Ara e Liut, në Deliseca ledina e Mustafës, te Vreshtët Ara e Xhakës etj, ndërsa në rajonin fushorë dallohen Xholltë.






3. KARAKTERISTIKAT SOCIAL-EKONOMIKE 3.1 Popullsia Me fjalën popullësi në kuptimin formal-statistikor nënkuptojmë shumën e banorëve të një vendi në një kohë të caktuar. Popullsia për mjedisin jetësor paraqet një ndër faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin socialo-ekonomik të një vendi. Nerashti paraqet një vendbanim në të cilin prej më herët e deri më sot kanë ndodhur ndryshime të mëdha në zhvillimin demografik. Shënime më të plota për lëvizjen numerike të popullsisë kemi prej vitit 1948-2002. Në dokumentet turke, përkatësisht në defterët e kadastrave ose tapitë osmane “ Tapia e Turkut”, (D.Turke fq.325) fshati Nerasht përmendet në shekullin XV (1467-1468) me 29 familje, 1 pa martue dhe 2 vejushe, gjithsej 32 familje. L.Serafimov, Nerashtin e përmenden me 85 shtëpi (L.S. Tetovsko” faqe 67). Sipas numrit të familjeve nga shënimet e lartëpërmendura del se ka qenë i banuar shumë herët dhe ka patur një popullsi të konsiderueshme.

Tabela 3 Lëvizja e numrit të popullsisë 1948 – 2002 v. 

Viti 1948 1953 1961 1971 1981 1994 2002 Nerashti 1301 1457 1663 2280 2901 3235 3485

Grafiku 1. Lëvizja e popullsisë në fshatin Nerasht 1948-2002


Prej tabeles shihet se fshati Nerasht prej regjistrimit të vitit 1948 e deri me 2002 vj. Po tregon një tendencë të zhvillimit pozitiv demografik. Në regjistrimin e vitit 1948 Nerashti numëronte 1.301 banorë, ndërsa në regjistrimin e vitit 1953 ndërsa në 1.457 banorë, pra popullsia mes dy regjistrimeve (1948-1953) shënon rritje demografike për 156 banorë. Në regjistrimin e vitit 1961 fshati Nerasht numronte 1.663 banorë, kështu që për dallim nga viti 1953 tregon një rritje pozitive për 206 banorë. Në regjistrimin e vitit 1971 numëronte 2.280 banorë, për dallim prej vitit 1961 tregon rritje për 617 banor. Ndërkaq në regjistrimin e vitit 1981 Nerashti numëronte 2.901 banorë dhe krahasuar me regjistrimin e vitit 1971 kemi një rritje pozitive demografike prej 621 banorë, pastaj në vitin 1994 numëronte 3.235 banor dallimi nga viti 1981 është 334 banorë. Në regjistrimin e vitit 2002 fshati Nerasht numronte 3.485 banorë, për dallim nga viti 1994 tregon një rritje për 250 banorë. Popullsia e fshatit gjatë këtij gjysëmshekulli (1948-2002) tregon një rritje pozitive demografike prej 2.184 banorë ose shprehur në përqindje 195 %.

3.2 Lëvizja natyrore e popullsisë Nataliteti ose fertiliteti është komponentë pozitive e lëvizjes natyrore e popullsisë, e cila ndikon në rritjen e popullsisë e që përfshinë numrin e lindjeve në popullatën e caktuar brenda një periudhe të caktuar kohore. Shtimi natyror është komponentë e përbashkët e natalitetit dhe mortalitetit dhe element i rëndësishëm demografik përmes të cilit përcillet lëvizja e popullsisë. Ai nxirret si rezultat i numrit të foshnjave të lindura dhe atyre që vdesin në 1000 banorë. Nataliteti te shqiptarët ka filluar të përcillet herët dhe të studiohet relativisht mirë. Mirëpo, kjo komponentë më mirë përcillet prej fillimit të këtij shekulli, sepse më parë mungonin regjistrat e gjendjes civile dhe të informatave të ngjashme statistikore në të cilat shënohen dukuritë demografike.

3. 2. 1. Lindshmëria

Lindshmëria apo nataliteti është komponenti themelor i lëvizjes natyrore të popullsisë dhe treguesi kryesor i dinamikës demografike te saj. Tregues objektiv për lindshmërinë është nataliteti efektive, përkatësisht numri i foshnjave të lindura gjallë brenda një viti në një mijë banorë. Nataliteti mund të studiohet në bazë të gjinisë, moshës, gjendjes bashkëshortore, përkatësisë nacionale etj. Në nivelin e natalitetit ndikojnë disa faktorë, ndër të cilët më kryesorët janë ata: biologjikë, demografikë, social-ekonomikë, psikologjikë etj.  
Tabela 4. Lëvizja e natalitetit në fshatin Nerasht

Nr. Vendbanimi Numri i të lindurve 2004 2005 2006 2007 2008 1. Nerashti 38 18 24 31 26

3. 2. 2 Vdekshmëria Vdekshmëria apo mortaliteti është komponentë negative e lëvizjes natyrore dhe lëvizjes së përgjithshme të popullsisë, që ndikon në numrin e përgjithshëm të banorëve. Niveli i mortalitetit në çdo vend është pasqyrë e ndikimit kompleks të shumë faktorëve, si ato biologjik, social, ekonomik, psikologjik etj, kështu që niveli i mortalitetit në përgjithësi e posaçërisht të vdekjes së foshnjave është indikator i rëndësishëm i standardit ekzistues i jetës në çdo vend. Vdekshmëria në fshatin Nerasht në të kaluarën ka qenë shumë e lartë, si rezultat i kushteve të rënda për jetesë, standardit të ulët dhe mbrojtjes së ulët shëndetësore, paraqitja e shumë epidemive të ndryshme të cilët kanë marrë shumë jetë njerëzish etj. Fshati gjendet larg qytetit që në të kaluarën kanë paraqitur një problem shumë serioz, përshkak të pamundësisë për ndihmë të parë të personave që kanë patur nevojë për ndihmë mjekësore. Mortaliteti kohëve të fundit është zvogëluar sidomos ai i foshnjave, sepse tani më asnjë lindje nuk kryhet në shtëpi si në të kaluarën, të gjitha këto realizohen në qendër spitalore të qytetit, por tani nuk mungojnë as rrugët e automjetet që d.t.th se në çdo kohë ndihma mjekësore është afër.

Tabela 5. Lëvizja e vdekshmërisë në fshatin Nerasht Nr. Vendbanimi Numri i të vdekurve 2004 2005 2006 2007 2008 1. Nerashti 18 21 17 14 22

3.2.3. Shtimi natyror i popullsisë Komponentët kryesorë të shtimit natyrorë të popullsisë janë lindshmëria dhe vdekshmëria. Nga rezultati i tepricës së të lindurve mbi numrin e të vdekurve varet edhe niveli i shtimit natyrorë i shprehur në përqindje apo përmijë. Në fshatin Nerasht si në të gjitha vendet tjera të banuara me shqiptarë, shtimi natyrorë i popullsisë është i lartë, edhe pse vendbanimi është rural, sepse çdoherë shtimi natyrorë nëpër fshatra është më i lartë, për arsye se në sektorin primar apo bujqësi kërkohet fuqi punëtore, por ka ndikuar edhe momenti psikologjik dhe rrethi shoqëror, apo dëshira për të lindur djalë. Për ta ilustruar shtimin natyrorë do të paraqesim lindshmërinë, vdekshmërinë dhe si rezultat të tyre edhe shtimin natyrorë të popullsisë.


Tabela 6. Lëvizja e lindshmërisë, vdekshmërisë dhe shtimi natyrorë në fshatin Nerasht.

Nr. Vitet Lindshmëria Vdekshmëria Shtimi natyrorë 1. 2004 38 18 20 (5.8 ‰)`* 2. 2005 27 21 6 (1.8 ‰) 3. 2006 24 17 7 (2 ‰) 4. 2007 31 14 17 (4.9 ‰) 5. 2008 26 22 4 (1.2 ‰)

3.3 Dendësia e popullsisë Dendësia e popullsisë si element i hapësirës gjeografike është i rëndësishëm, jo vetëm për të treguar dendësinë mesatare të popullsisë që jeton në 1km², por edhe për të vlerësuar përhapjen e popullsisë, forcën prodhuese, e me këtë vlerësohet mundësia e ekzistimit të popullsisë në një sipërfaqe të caktuar.

Tabela 7. Dendësia e popullsisë në fshatin Nerashtë(1948-2002) Viti 1948 1953 1961 1971 1981 1994 2002 b-1km² 134 150 171 235 299 333 359


3.4. Migrimet Në Nerasht migrimet e popullsisë janë shumë të vjetra, por më karakteristike janë shpërnguljet për në Turqi nga viti 1954 e deri më vitin 1961. Shkak i këtyre migrimeve kanë qenë të kushtëzuara prej kushteve të vështira politike, fetare, ekonomike etj. Shpërnguljet e këtyre familjeve përputhen me shpërnguljet masovike të popullatës shqiptare në ish- Jugosllavi për në Turqi duke filluar prej vitit 1953. Për Nerashtin gjatë këtyre 60 viteve janë karakteristike edhe migrimet që janë zhvilluar brenda vendit dhe jashtë. Brenda vendit migrimet kane ndodhur fshat qytet, dhe fshat fshat. Migrimet e mbrendshme jane drejtuar në drejtim të Tetovës, Shkupit Prishtinës dhe në disa fshatra sic janë Dobrosht, Radushë, Ozurmisht dhe Zherovjan. Migrimet e jashtme janë karakteristike për Nerashtin të cilat kanë ndodhur për shkaqe politike dhe ekonomike. Përqëndrimi i migrimeve është bere në Danimark, Gjermani, Zvicër, Norvegji e disa shtete tjera te Europës, në Shba, Kanada, dhe Australi.
















4. STRUKTURAT E POPULLSISË 4.1 Struktura moshore e popullsisë Një ndër treguesit demografik më të rëndësishëm të popullsisë është struktura e moshës. Ajo ka rëndësi për zhvillimin e saj në të ardhmen, por edhe planifikimin e zhvillimit ekonomik shoqëror të vendit. Në rastin e fshatit Nerasht të dhënat na e lejojnë grupimin e popullsisë në tabelën si vijon:

Tabela 7. Enti statistikor i Maqedonise- regjistrimi 2002

GRUPMOSHAT GJITHSEJ MESHKUJ FEMRA

0-4 218 113 105 5-9 319 166 153 10-14 373 218 155 15-19 419 222 197 20-24 320 146 174 25-29 247 133 114 30-34 275 140 135 35-39 325 143 182 40-44 272 138 136 45-49 176 92 84 50-54 120 67 53 55-59 94 45 49 60-64 98 46 49 65-69 90 42 48 70-74 64 34 30 75-79 44 20 24 80-84 19 7 12 85-e më shumë 5 3 2 Panjohura 7 1 6 Gjithsej 3485 1777 1708

Nga tabela shihet qart se ka dallime në peshën specifike të grupmoshave.Në popullsinë e f. Nerasht grupmosha 0-4 mer pjesë me 218 persona (6.25 %) nga 5-9 me 319 persona (9.15%), nga 10-14 me 373 persona (10.7%), nga 15-19 me 419 persona (12.02%), nga 20-24 me 320 persona (9.18%), nga 25-29 me 247 persona ( 7.08%), nga 30-34 me 275 persona (7.89%), nga 35-39 me 325 persona ( 9.32%), nga 40-44 me 272 persona (7.80%), nga 45-49 me 176 persona ( 5.05%), nga 50-54 me 120 persona (3.44%), nga 55-59 me 94 persona ( 2.69%), nga 60-64 me 98 persona ( 2.83%), nga 65-69 me 90 persona ( 2.60 %), nga 70-74 me 64 persona ( 1.83 %), nga 75-79 me 44 persona (1.26 % ), nga 80-84 me 19 persona ( 0.54 %), 85- e me shume 5 persona ( 0.14 %), të panjohur me 7 persona ( 0.2 %). Si përfundim mund të thuhet se në f. Nerasht rezervat për fuqi punëtore janë të mëdha.

4.2 Struktura gjinore e popullsisë Treguesi i strukturës gjinore të popullsisë është raporti i mashkullitetit dhe feminitetit, që llogaritet duke pjestuar numrin e meshkujve me atë të femrave. Marrë në përgjithësi në tërë hapësirën e fshatit Nerasht raporti numerik në mes të personave të gjinisë mashkullore dhe asaj femërore sipas viteve regjistruese nuk ka ndryshuar krahas lëvizjes së numrit të përgjithshëm të popullsisë, që shihet nga pasqyra tabelare e mëposhtme.

Tabela 8. Struktura e popullsisë sipas gjinisë në vitin (1994-2002)

Nr. Vendbanimi Viti 1994 Viti 2002 Gjithsej Meshkuj Femra Gjithsej Meshkuj Femra

1. Nerashti 3235 1628 1607 3485 1777 1708


Tabela 9. Struktura gjinore e popullsisë e shprehur në %

Nr. Vitet 1994 2002 1. Vendbanimi Meshkuj Femra Meshkuj Femra 2. Nerashti 50.32 % 49.68 % 50.98 % 49.02 %

Në bazë të tabelave të mësipërme shihet qartë se në regjistrimin e vitit 1994 dhe 2002 popullsia mashkullore mbizotëron me një përqindje shumë të vogël.

4.3. Struktura arsimore e popullsisë

Në Nerasht arsimi ka një traditë të gjatë duke filluar prej atij fetar e deri në mësimin bashkëkohor në gjuhën amtare shqipe. Shkolla e parë fillore hapet në vitin 1923 në gjuhën serbo – kroate. Arsimtarët e parë që kanë punuar në këtë shkollë kanë qenë Gjorgjeviqi nga fshati Kuckovë, e pastaj Novica, Pavlja dhe Jovani. Nxënësit paradite mësonin në shkollë e pas dite mësoni mësim besimin fetar ku mësues ka qenë Shukri Servet Efendiu. Nxënësit e pare që kanë mësuar kanë qenë: Jakup Neimi, Ferat Mehmeti, Ismal Abdiu, Sadik Fejzuli, Islam Mejdia, Halit Jonuzi. Mësimi fillor në gjuhën sërbo – kroate është zhvilluar 5 vjet, një vit ka qenë mësimi i gjuhës dhe katër vjet shkollim. Me fillimin e luftës së dytë botërore shkollimi ndërpritet dhe fshati ka qenë i okupuar nga bullgarët të cilët nuk kanë pasur interes për mësim nëpër shkolla. Rihapja e shkollës bëhet mbas mbarimit të luftës më konkretisht në vitin 1946 dhe mësimi do të filloj të zhvillohet në gjuhën amtare shqipe. Mësuesit e parë shqiptare në këtë shkollë kanë qenë: Nazmi Patpati, Hafëz Zudia nga Tetova dhe bajram Pasholli prej Dibre. Mësuesi Nazim Patpati e shkruajti oren e parë në ditar në gjuhën shqipe. Shkolla do ta merr emrin ”Ismail Qemali” që atëherë e deri më sot e ka këtë emër. Kontribut në dhënjen e emrit të shkollës kanë qenë Mehmet Gega, Xhevahir Shaqiri, Nazmi Patpati dhe Bajram Pasholli. Në vitin shkollor 1946 – 47 janë regjistruar 47 nxënës, në vitin shkollor 1947-48 u regjistruan 111 nxënës. Ndërsa në vitin shkollor 1948-49 shkolla tranferohet në lokalin e ri shkollor ku regjistrohen 96 nxënës. Mësimi zhvillohej deri në klasën e katërt. Prej vitit 1959-60 mësimi në këtë shkollë ngritet deri në klasën e pestë, dhe nga viti shkollor 1968-69 mësimi zhvillohej deri në klasën e tetë dhe del gjenerata e parë e semimaturantëve, numri i nxënësve që morën dëftesat e para të klasës së tetë sihin Esat Selmani, shaban Aliu, Bajram Selmani, Adem Rexhepi, Nazmi Qamili, Shaip Jashari etj, ndësa vajzat ishin: Fekrije Xheladini, Tafie xheladini dhe Zemrije Jusufi. Prej vitit 1981 arsimi shqip filloi të përcillet me një vëmendje nga pushteti i atëhershëm i Jugosllavisë dhe cdo gjë shqipe vërehej në shënjestër. Administrata e shkollës libri i amzës dhe dëftesat që deri më 81 plotësoheshin shqip. Nga 1981-1990 me urdhët të Sekretarit Republikan u detyruan të plotësohen në dy gjuhë së pari Maqedonisht e pastaj shqip. Nga 1990 pushteti i atëhershëm arriti që gjuhën shqipe ta rrënoj në tërësi dhe numrin e paraleleve e zvogëlon në minimum. Administrata shkollore plotësohej në gjuhën maqedone. Por kjo egërsi nuk do të vazhdoj gjatë, dhe do të kthehet gjuha shqipe.Shkolla fillore qendrore “Ismail Qemali” ndodhet në fshatin Nerasht. Mundëson arsim fillor prej klasës 0 deri në klasën e 8-të në gjuhën shqipe. Shkolla përfshin nxënësit e fshatit Nerashtë. Nuk ka klasë të kombinuara në këtë shkollë. Numri i përgjithshëm i klasëve të pakombinuara prej klasës 0 deri në klasën e 8-të është 20 klasë. Shkolla punon në dy ndërrime. Ndërrimi i parë fillon prej në mëngjes ndërsa i dyti pasdite. Rajoni shkollor i shkollës fillore qendrore “Ismail Qemali” në Nerasht e përfshin fshatrin Nerasht

Tabela 10. Draft strategjia për arsimin local, 2005-2006 Klasa Nr i klasave të pakombin uara Nr i nxënë sve Nr i ndërrimit të pasdites Nr I ndërrimit të mëngjesit Djem Vajza

0 2 36 2 0 20 16 I 2 37 2 0 23 14 II 2 38 2 0 17 21 III 2 51 2 0 30 21 IV 2 45 2 0 20 25 V 2 50 0 2 27 23 VI 2 55 0 2 28 27 VII 3 65 0 3 34 31 VIII 3 64 0 3 37 27 Gjithsej 20 441 10 10 236 205

Të dhënat demografike për foshnjat e posalindura prej vitit 2000 deri në vitin 2005 për fshatin Nerashtë janë marrë prej njësisë lokale shëndetsorë në fshatin Nerashtë. Projektimet e bazuara në të dhënat për foshnjat e lindura dhe të dhënat për nxënësit e regjistruar në vitin 2005/2006, tregojnë se në vitet 2007/2008, 2008/2009 dhe 2009/2010 do të ketë luhatje në numrin e nxënësve, ndërsa në vitin 2011/2012 do të ketë zvogëlim të dukshëm të numrit të nxënësve. Shkolla do të vazhdojë normalishtë të funksionoj në vitet e ardhëshme.

Tabela 11. Ndryshimet demografike në shkollën fillore “Ismail Qemali”-numri i nxënësve. 2005-2006 2006-2007 2007-2008 2008-2009 2009-2010 2010-2011 441 376 349 326 317 284


4.4. Struktura fetare(konfesionale) Në të gjitha të dhënat e deri sotme popullsia e Nerashtit ka qenë dominante shqiptare e konfeksionit Islam . Në regjistrimin e vitit 2002 Nerashti numronte 3746 banor të konfeksionit Islam, 1 person të konfeksioni Ortodoks, 2 persona Katolikë dhe 6 persona të tjere vijon tabela

Tabela 12. Përbërja e popullsisë sipas përkatësisë fetare në Nerasht, në vitin 2002 Regj 2002 Gjithsej Musliman Ordodoks Katolik Të tjere Nerasht 3485 3476 1 2 6 Meshkuj 1777 1774 1 - 2 Femra 1708 1702 - 2 4


4.5. Struktura kombëtare Përbërja kombëtare paraqet elementin demografik përmes së cilit paraqitet se cilat kombësi jetojnë në një hapësirë të caktuar gjeografike. Ndërkaq konstatohet numri dhe raporti numerik ndërmjet kombësive dhe ndryshimet që pasojnë në atë kuptim dhe, pastaj bëhet krahasimi me disa përcaktues të tjerë hapësinore. Shkenca gjeografike e ka metodën, principin dhe konceptin e caktuar sesi të studiohet përbërja kombëtare e popullsisë. Ato janë drejtime praktike të shoqëruara me të dhëna faktografike, sigurisht se janë edhe reale.




Tabela 14. Struktura kombëtare e popullsisë së fshatit Nerasht në vitin 2002

Vendbanimi Përkatësia Nacionale Gjithsej Shqiptarë Të tjerë Nerashti 3.485 3.478 7 Meshkuj 1777 1775 2 Femra 1708 1703 5



5. EKONOMIA E FSHATIT NERASHT 5.1. Karakteristikat e përgjithshme Popullsia e f. Nerasht ekzistencen e tij e ka siguruar prej lavërtarisë dhe blektorisë. Tokën e kanë punuar në mënyrë ekstenzive dhe me mjete primitive. Deri në vitet 1960-1970 qind përqind e popullsisë në këtë fshat është marrë me bujqësi dhe blektori. Në vitet e 60-ta me ndërtimin e fkombinatit “ Jugohrom” ne f. Jegunovcë në vitin 1957 filloi punësimi i disa punëtorëve nga ky fshat. Më herët një numër i vogël i punëtorëve ishte punësuar në xeheroren e kromit në f. Radushë. Duke filluar prej 1964 fillon inkuadrimi i punëtorëve në botën e jashtme si dhe mbrenda në vend në veprimtari të ndryshme ekonomike. Me këtë fillon gradualisht të ndryshoj gradualisht struktura e fshatit Nerasht.

5.2. Ekonomia bujqësore Zhvillimi i bujqësisë varet prej faktorëve natyroro- gjeografik dhe shoqëroro ekonomik. Në faktorët natyroro gjeografik bëjnë pjesë: klima, ujërat, toka punuese, dhe fondi i saj, ndërsa në faktorët shoqëroro ekonomik bëjnë pjesë: popullsia, masat agroteknike, industria, komunikacioni, tregu etj. Sa u përket kushteve natyroro gjeografike F. Nerasht ka kushte per zhvillimin e bujqësisë intenzive. Këtë e mundëson klima e mesme kontinentale, pasuria e madhe e ujrave për ujitjen e tokës dhe fondi e cilësia e tokës punuese. Ndërsa faktoret shoqëroro ekonomik ofron pak mundësi për zhvillimin e bujqësisë intenzive edhe pse fshati Nerasht ka menkanizma të mirë të bujqësisë me mbi 200 traktore dhe shu me makina tjera bujqësore.


5.3. Makineria bujqësore Përdorimi i mjeteve dhe veglave bujqësore për lavrimin dhe punimin e tokës në fshat prej më herët e deri më sot mund ti ndajmë në tri periudha: 1. Lavrimi dhe punimi i tokës me parmendë, 2. Lavrimi dhe punimi i tokës me pllug, 3. Lavrimi dhe punimi i tokës me traktorë dhe makina tjera bujqësore. Lavrimi i tokës me parmendë, kjo formë e punimit të tokës i takon të së kaluarës, pleqtë e këtij fshati tregojnë se as prej prindërve të tyre nuk mbajnë mend se kur së fundi është levruar me parmendë. Parmenda krejt ka qene nga druri vetëm rallniku ka qenë nga hekuri. Pllugu si mjet për lavrimin e tokës në këtë fshat ka filluar të përdoret para 555 vitesh (dokumente turke e shek XV f. 325). Traktori si mjet për lavrimin e tokës filloi të përdoret në vitin 1968. të parët që sollën traktor ne fshat janë familja e Isak Murtezanit pastaj sollën te tjerë që sot numri i traktorëve arin mbi 200.

5.4. Fondi i tokës bujqësore dhe struktura e saj Sipërfaqja e përgjithshme e tokës në fshatin nerasht është 910.8 ha . tokë bujqësore ka 624.9 ha, kullota 23.2, puje 162.7ha.

5.5. Lavërtaria Lavërtaria përfshinë kultivimin e kultravetë drithërave, bimëve industriale, perimeve, bimëve forragjere, pemëve dhe vreshtave. në sipërfaqet lavërtare dominojnë kulturat e drithrave e më pak kulturat e tjera lavërtare. Kulturat e drithërave: kushtet e përshtatshme klimatike, hidrografike dhe pedologjike mundësojnë që në arat e këtij fshati të kultivohen drithrat, e sidomos gruri, misri dhe pasuli.

5.6. Kulturat industriale Sipërfaqet me këto bimë janë shumë të vogla apo nuk ekziston mbjellja e tyre. Krahasuar me ato të para shumë viteve. Prej kulturave indrustriale që janë mbjellë më parë janë: duhani, luledielli, panxharsheqeri. Duhani sot nuk mbillet, ndërsa në vitet e 80-ta mbillej në sipërfaqe shumë të mëdha. Duhani në ato kohra është kultivuar me sukses. Më vitet më para se 1980 është mbjellë duhani oriental, ndërsa mbas 1980 është mbjellë duhani i llojit amerikan Virgjinia. Shkaku i mos mbjelljes së duhanit është cmimi i pavolitshëm. Luledielli dhe panxharsheqeri parashumë vjetësh është mbjellë ndërsa sot nuk mbillet fare.

5.6.1.Kulturat kopshtare Sipërfaqet me perime jane zvogëluar shumë ne krahasim me vitet e kaluara. Prej kulturave kopshtare që kultivohen janë: specat, domatet, lakrat, qepa, hudhra, preshi, kungulli, kungulli i stamollit, bostani, kauni etj. Në këtë fshat ka kushte klimatike hidrografike dhe pedologjike për kultivimin e ketyre perimeve, por sot është zvogëluar mbjellja e tyre shkaku i sëmundjeve që paraqiten gjatë zhvillimit të tyre e sidomos më shumë preken nga smundjet specat.

5.6.2. Bimët furagjere Prej bimëve foragjere më së shumti mbillet jonxha, tërfoja dhe misri i silazhit që shfrytëzohet për ushqimin e kafshëve. Rajonet më kryesore të jonxhes janë: zhegënovcat, Cifliket, Arat e lisit, Vercmat etj. Livadhet dhe kullotat, me livadhe kuptohen sipërfaqet për prodhimin e barit që shfrytëzohet kryesisht me anë të kositjes, kurse kullotja përfshine sipërfaqet, barin e të cilit shfrytëzohet me anë të kullotjes. Nerashti dallohet prej fshatrave të pollogut me livadhe të bujshme dhe këtë e mundëson lagështia e mjaftueshme e tokës në ato rajone ku shtrihen ato, si dhe uji i mjaftueshem për ujitje gjatë stinës së verës. Livadhet zënë një sipërfaqe prej 200 ha. Rajonet kryesore me livadhe janë: Varetët, Gabërnecat e poshtme, Arat e Bardha, Nërudhat, Bresnet, Kraishtet, Kselicat, Livadhet e lokeve, Cifliket, Rakoveci, Baret. Ndërsa kullotat zënë një sipërfaqe prej 123.2 ha dhe shtrihen në pjesën malore të fshatit . Fshati është i varfur me kullota dhe janë të cilësisë së dobët dhe gjatë verës thahen në mungesë të rreshjeve.

5.6.3.Pemëtaria Nerashti ka kushte klimatike dhe pedologjike për zhvillimin e pemëtarisë. Llojet e pemëve që kultivohen janë: molla, dardha, vishnja qershia, ftoi, lejthia, thana, kumbulla, mushmulla etj. Nerashti dallohej me përhapjen natyrore të kumbullës së fushës, thanave dhe lejthiave. Molla kultivohet nëpër kopshte së bashku me dardhen dhe pemet tjera. Llojet më të dalluara të mollës që kultivohen janë: delishesi i verdhe dhe i kuq. Prej dardhave janë ajo e verës dhe e vjeshtës. Këto vitet e fundit dardha është në shdukje shkaku isëmundjeve. Arra, kjo pemë dikur ka qenë mjaft e përhapur por sot numri i drunjeve është në zhdukje shkaku se cmimi është i volitshëm për përpunimin e drurit të arrës. Qershia, vishnja pjeshka, kajsia kultivohen shumë pak, ndërsa gështenja zhvillohet në rajonin e Bishteve dhe Vreshtave. Kumbulla më parë kërkohej me të madhe prej familjeve maqedone për zierjen e rakisë. Një pjesë thahej dhe përdorej për hashaf (kompot). Nëpër kopshte të fshatit kultivohen kumbulla e kaltërt dhe e verdhe.

5.6.4. Vreshtaria Kushtet klimatike dhe pedologjike për kultivimin e hardhisë së rrushit janë shumë të volitshme. Nerashti ka një traditë të vjetër për zhvillimin e vreshtarisë dhe është dalluar prej fshatrave tjerë të Pollogut. Vreshtat në këtë fshat në vitet e 70-ta zinin një sipërfaqë shumë të madhe, ndësa sot janë në zhdukje. Disa familje të fshatit po e vazhdojnë traditën e vjetër për kultivimin e vreshtave. llojet e rrushit që kultivohen janë: rrushi i zi, rrushi i bardhë, “kardinali” etj.

5.7 Blegtoria Blektoria pas bujqësisë është dega më e rëndësishme ekonomike në fshat. Blegtoria merret me rritjen, kultivimin seleksionimin dhe shfrytëzimin e kafshëvepër nevojat e ndryshme. Prodhimet blektorale zënë një vendtë rënsësishëm në ushqimin e popullësisë. Leshi, lëkura janë shfrytëzuar deri vonë për veshëmbadhje në këtë fshat. Nerashti në zhvillimin e blegtorisë ka një traditë të gjatë, sidomos në rritjen e dhenve. Kau dhe kali deri në vitet e 70-ta janë përdorur për lavrimin e tokës, bartjen, mjet trasportues udhëtim etj. pas paraqitjes së traktorëve dhe automobilave gradualisht filluan të zhduken kau dhe kali. Prej kafshëve dhe shpezëve shtëpiake që rriten ne këtë fshat janë: lopa, delja, dhia, kali, mushka, pula, bleta. Sipas një ankete të bërë në vitin 2000 nga Mr. Abas Islami numri i kafshëve shtepiake është:

Lopë Dele Kuaj Mushka Pula Bletë 930 1285 25 15 1221 210 Sandëk(koshere)

Prej të dhënave e mësipërme, shihet qartë se në nerasht janë të zhvilluara këto degë të blegtorisë: gjedhëtaria deltaria, rritja e kuajve, mushkave, shpezëve dhe bletës. 5.8.Komunikacioni Komunikacioni është veprimtari ekonomike me të cilën merren njerëzit me qëllim të bartjes së njerëzve, lëndëve të para, prodhimit, energjisë dhe lajmeve prej një vendi në tjetrin. Format më të vjetra të komunikacionit kanë qenë udhëtimi në këmbë, bartja e mallit në shpinë, kalë qerre. Paraqitja e automobilit dhe autobusit e ndryshuan formën e udhëtimit dhe bartjen e mallit. Nerashti deri vonë ka qenë udhëkryq i këmbësorëve, kalit dhe qerres. Pozita gjeografike qendrore ndaj shumë fshatrave që e rrethojnë fshatin ka luajtur një rol tranzit në udhëtimet e këmbësorëve, karvaneve dhe karocierëve. Nëpër këtë fshat ka kaluar Udha e Shkupi e cila ka pasur një rëndësi të madhe për fshatrat reth Nerashtit sic janë: Sllatina, Tearca, Përshefca, Dobroshti, Gllogja, Odri, Përca, Vratnica etj. Dikur malësorët e Kacanikut , Nërashtin e kanë pasur si stacion të parë për tregun e Tetovës. Xehëtarët e shumë fshatrave për rreth që kanë punuar në xeheroren e Rdushës, udhëtimet e tyre i kanë bërë nëpër Nerasht. Në vitin 1970 për herë të parë fillon qarkullimi i autobusit i ndërmarrjes Polet të tetovës, dhe kështu për herë të parë banorët e Nerashtit udhëtojnë masovikisht për në qytet. Rrjeti rrugor – rrugët në këtë fshat sipas gjendjes momentale të shtruara me zhavor, me Bekatona, dhe me asfalt. Gajtësia e përgjithshme e rrugëve në fshat arrin 18 km. Dhe prej tyre 8 km me zhavor 8 km me bakatona dhe 2 km me asfalt. Urat – Nerashti dallohet prej fshatrave të tjerë të pollogut me një numër të madh të urave. Numri i urave është tetë edhe ate 3 mbi Gabërnec 2 mbi Projin e Lalës dhe tre mbi Projin e Xhanë. Mjetet automobilistike – Fshati Nerasht ka një numër të madhë të auomjeteve për udhëtim dhe bartjen e mallrave. Shërbimin e udhëtimeve të banorëve në fshat e bëjnë ndërmarrja transportuese “Nerasht Kompany” dhe shoqata e taksi kombive. Nërsa udhëtimin jasht shtetit në relacionin Nerasht- Kopenhagen e bëjnë “Alba Turist” dhe “Besa Trans”. Shumica e banorëve të fshatit udhëtimet i kryejnë me automobilat e tyre që numri është mbi 300 llogaritur edhe veturat me targa të jashtme. Ndësa transportimi i mallrave kryhet me kombi dhe kamiona. Telefoni - në Nerasht telefoni kycet për herë të pare në vitin 1987. ku janë montuar 240 numra. Elektrifikimi – rryma elektrike në fshat është sjellur në vitin 1953. Sot në Nerasht gjithë rrugët dhe rrugicat janë të elektrifikuara. Interneti - nga viti 2000 interneti është aktiv sot, mbi 400 shtëpi janë të lidhura me internet. Shkolla e fshatit ka internet dhe nxenesit janë më aktiv në përdorimin e internetit.

5.9. Zejtaria Është veprimtari e tillë ekonomike që i paraprinë industrisë, e më vonë edhe e plotëson. Ajo kryen një varg shërbimesh, sipas nevojës dhe deshirës së konsumatorit. Nerashti është dalluar me disa lloje të zejeve e sic janë: Zdrukthtaria, qerrendreqësit, mullisët dhe muratorët. Zdrukthraria – kjo zeje ka përfshi ndreqjen e dyerve, dritareve, raftave, dërrasave. Mjeshtër i njohur i kësaj zdrukthatrie ka qene zylbehar Hamiti e më vonë Mehmet haziri, Jakup Neimi. Qerrendreqësit – kjo zeje ka përfshi ndreqjen e qereve me dy rrota, qerrja e qeve dhe kalit. Mjeshtër të njohur të kësaj zeje kanë qenë Havzi Neimi, Refet Ismani, Emin Hamiti etj. Mullisët – është zeje shumë e vjetër në fshat. Mullijt më të vjetër kanë qenë: Brahimit Hazirit, Xhemës Sinanit, Mejdis Islamit etj. sot nuk ekziston asnje mulli. Muratorët – kjo zeje është shumë e vjetër. Muratorët e pra kanë qenë Ymer rexhepi, Muharem Sejdiu, Sadri Esati Havzi Qamili etj. ndërsa sot këtë tradit e vazhdojnë dhe bejne punë profesionale në ndërtim Nashit Selmani, Xhemali Selmani,Jusuf Qazimi, Avdil Jashari, Minah Dauti, Hamit Iseni etj.

5.10. Ekonomia e vogël Me paraqitjen e pluralizmit duke filluar prej vitit 1991 lindën ndërmarrjet e vogla private ekonomike. Këto ndërmarrje merren me veprimtari të ndryshme sic janë: tregëtia, ndërimtari, gips punues,përpunim i drurit, transport, furra, pompa benzinës, shërbime grafike, projektime, mekanikë dhe lavazh, kafeteri, internet kaffe, restorante etj. Me sherbime tregrate punë kryejn 12 ndërmarrje, ndertimtari merren 5 ndërmarrje, gips punues 7 ndërmarrje, përpunimi i drurit 1 ndërmarrje, transport 3 ndërmarrje, furra 2 ndërmarrje, pompa benzinës 1 njdërmarrje, shërbime grafike 2 ndërmarrje, projektime ndërtimi 1 ndërmarrje, mekanik dhe lavazh 2 ndërmarrje, kafeteri 7 ndërmarrje, internet kafe 2 ndërmarrje, restorante 2 ndërmarrje.


6. KULTURAT DHE VLERAT ETNOGRAFIKE 6.1. Xhamia Xhamia si institucion fetar ka luajtur dhe akoma luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e jetës fetare në fshat. Xhamia e parë është shumë e vjetër. Sipas një mbishkrimi të një personi me emrin Mustafë, i cili është i murosur në xhaminë e re e mban vitin 1205 sipas kalendarit islamik. Del se xhamia është e vjetër 400 vjet. Ndërtimi i saj është bërë në vitet 1600-1610. Feja islame në këtë fshat është shumë e vjetër që sipas të dhenave që ofron Trifunovski në veprën e tij “ Pollogu i Poshtëm” faqe 307-308, theksohet se në vitin 1461-1462 përmendet një person turk me emrin Hëzër, i biri i Iljazit nga fshati Nerasht. Sipas kësaj të dhëne dëhmohet se islami në këtë vend daton që nga viti 1461 d.m.th se është i vjetër 548 vjet.

Fig. 5. Xhamia e fshatit Nerasht

6.2. Lojrat popullore Nerashti gjatë kohë ka qenë i shkëputur dhe i izoluar prej Tetovës dhe fshatrave përreth. Kjo ka ndikuar që ky fshat në shumëcka të dallohej prej fshatrave të pollogut. Një specifik e tillë vërehet edhe në jetën kulturore të tij. Që ka qenë shumë e begatshme dhe e llojllojshme. Muhabetet, këngët, lojrat popullore, dasmat dhe rritet kanë dallim dhe vecanti prej fshatrave tjetrë. Në atë shtëpi ku vinte mysafiri, mblidhej i tërë fshati dhe luhej, këndohej, kallëzoheshin përalla dhe vallëzohej tërë natën dhe këtë ne sot e quajmë “Oda Nerashtane”. Oda Nerashtane - dallohej me shumë lojra që luheshin dimrit kur vinin mysafir dhe qëndronin tre deri pesë ditë e më tepër. Në odë janë luajtur mbi 70 lojra psh. Filxhanat, bati, bati në këmbë, bleta, mihiri në shkëmb, klen%a, vërtitja me shkop, boza, shitja e mishit, kallaisja, valavica,pampuri, lavërtari, nusja e arapit etj. Në odën nerashtane humori ka patur një vend të merituar. Me vazhdimin e kësaj tradite në vitin 1972 formohet shoqata kulturore artistike “ Zenel Hasani” dhe në programin e saj e ka edhe odën nerashtane me lojrat e saja.

6.3. Veshja Gjatë kohë gratë dhe vajzat e fshatit Nerasht veshjen e burrave, grave, fëmijëve e kanë pregaditur vetë. Si lëndë e parë është përdorur leshi, pambuku dhe mëndafshi natyror. Lëshin dhe mëndafshin e kanë siguruar vetë pasi që ky fshat është dalluar në Pollog për rritjen e dhenve dhe kultivimin e krimbit të mëndafshit.

6.4. Arkitektura Ndërimi i shtëpivenë fshat ka qenë i lidhur ngusht me kushtet lokale morfologjike, materialit ndërimor dhe veprimtarisë së fshatrave. Deri ne liftën e dytë botërore janë ndërtuar shtëpitë “dollma” me çardak, më pasë deri në vitet e shtatëdhjeta janë ndërtuar shtëpitë “medrese” me një palë deme. Duke filluar prej vitit 1970 në fshat filloi të ndryshoj gjendja materiale ekonomike e familjeve shkaku i mërgimtarëve. Kështu fillon ndërtimi i shtëpijave me luksoze dhe sot ndërtohen shtëpi bashkëkohore europjane.

6.5. Shëndetësia Në vitin 1968 hapet punkti i parë shëndetësor në ndërtesën e bashkësisë lokale të fshatit. Në vitin 1976 ndërtohet ambulanca e re. Mjeku i parë që ka shërbyer ne fshat ishte Dr. Ifraim Neziri nga Reçica. Sot fshati ka katër ambulanca me të gjith kushtet e përgjithshme përfshim një ambulancë stomatologjike.

6.6. Sporti Sporti dhe kulturat sportive në fshatin Nerasht i është kushtuar një rëndësi të madhe prej më herët e deri më tash. Degët më të vjetra që janë luajtur janë: kërcimi me një dhe tri hap, gurrë me rrasë, hudhja e gurit, vrapimi, vrapimi i kuajve, qofja, mikra, ecja me kraba, mundja që në këtë sport fshati me mundësit e vetë ka qenë gjithmon i ftuar nëpër gara ku shumicën e rasteve kanë qenë fitues), dhe më vonë paraqitet futbolli , shahu, kik boksi.

Fig. 6. Klubi futbollistik i Nerashtit










PËRFUNDIME DHE SUGJERIME


Si përfundim desha të ceki se fshati Nerasht ka resurse natyrore të konsiderueshme; toka pjellore, klimë të përshtatshme, ujëra të bollshëm, pyje dhe kullota të pasura. Të gjitha këto pasuri natyrore duhet të vlerësohen me kujdes, në të mirë të forcimit të komunitetit. Prodhimet bujqësore që janë të cilësisë së lartë dhe papërdorim medikamentesh kimike bujqësore duhet të stimulohen nga gjitha sferat e pushtetit që të kenë plasman për shitje me çka perspektiva e bujqëve do të ketë një ardhmëri të sigurtë.

Po për të njëjtën sferë bujqëve që janë në numër të konsiderueshëm, organet e pushtetit local duhet të u sigurojnë infrastrukturë për ujitje të tokave dhe mirmbajtjen e rrugëve që përshkojnë tokat e punueshme dhe në veçanti të stimulohet rikthimi i sipërfaqeve të dikurshme të vreshtave të cilat në të kaluarën kanë qenë shumë të lëvërdishme sepse është prodhuar rrushi i cilësisë së lartë nga i cili janë siguruar mjaft të ardhura për bujqit.

Një sferë tjetër që do të duhej të stimulohet është paqyshim edhe blektoria e cila gjithashtu në të kaluarën ka qënë shumë e zhvilluar sidomos me kultivimin e dhenve, kurse sot blektorët janë në numër shumë të vogël dhe janë me pak tufa, ndërsa një pjesë e madhe merren me rruajtjen e nji numrit të vogël të lopëve nga të cilat grumbullohet sasi qumshti për shitje individuale, d.m.th. pa organizim të tregut të qumshtit. Në fshatin Nerasht kultivohet edhe bletaria edhe pse në numër të vogël bletarësh, ka prodhim të konsiderueshëm të mjaltit cilësor dhe ka perspektivë që të zhvillohet dhe masivizohet me ndihmesa dhe stimulime nga organet e pushtetit. Fshati Nerasht ka infrastruktur të konsiderueshme të tregëtis me një rrjet shitoresh kafeterish restorantesh dhe depo, të cilat ofrojnë shërbime të jashtëzakonshme për furnizimin e popullatës me materiale ushqimore dhe tjera. Megjithse zhvillimet demografike në fshatin Nerasht mbeten pozitive, niveli social – kulturor duhet të investohet ne këtë drejtim për t’u dhënë fëmijëve, të rinjëve dhe gjithë të tjerëve të arsimohen, emancipohen dhe të argëtohen sipas standardeve europiane. Për shëndetësinë mendoj se ofrohet sherbim mjeksor me kushte të mira. Ndërsa në të ardhmen duhet që të ketë një qëndër mjeksore për shëbimin e pascientëve në orët e mbrëmje me një makinë të ndihmës së shpejt e cila do të ofronte shërbime mjekësore për gjendjet urgjente të pacientëve. Ndërsa për ekonominë është pak komplekse, por në shumë aspekte është ende në zhvillim. Njerëz të këtij fshati që momentalisht janë në mërgim duhet tu ofrohet projekte për investime dhe hapjen e vendeve të reja të punës.





















Literatura:

1. Skenderi, F. (2006 ) ,,Popullsia dhe vendbanimet shqiptare në Maqedoni”, “Idriz Seferi”, Kumanovë,

2. Skenderi, F.(2008) Gjeografia e Vendbanimeve, “Eqerem Çabej”, Tetovë.

3. Skenderi, F.(2008) Demogjeografia, “Eqerem Çabej”, Tetovë.

4. ESRM, Statistikat vjetore të popullsisë në R.M,1948-2002, Shkup

5. Islami A. (2000) “Nerashti fshat pitoresk i Tetovës Shkup

6. Hulumtime në Terem

7. Zyra e vendit në fshatin Vratnicë

8. Komuna e Tearcës

9. Arkivi i ambulantës “Narvis” fsh. Nerasht