Keshtjella(ZATRIQI) >Shkruar nga Naser Kastrati>

Vendbanim kodrinoro-malor,qe shtrihet rreth 9 km.ne veri te Rahovecit.Eshte vendbanim i tipit te grumbulluar.Lartesia mbidetare 920m.

Siperfaqja: 15.2 km 2

Fshati eshte ndar ne dy lagje:Mahalla e Eperme dhe Mahalla e Poshtme.Familjet kryesore jane Kastrat dhe Berishe.

Mikrotoponimet me karakteristike :Akavan,Gradishta,Te Kulla,Shipi,Kershicia,Zhdrella,Della,Qelia,Rudina,Bregu,Rruga e Gjakoves,Llazi i Gjinit,Maratelivadhe,Kovaqefc,Vira,Kroi i eperm,Kroi i ulet,Kaldremet etj.

Eshte vendbanim shpellor parahistorik.Periudha e neolitit dhe eneolitit,deshmohet ne vendbanimin shpellor ne Zatriq.Gjetjet arkeologjike,sidomos qeramika ne kete lokalitet i perkasin shekujve IV-II para krishtit.Eshte fortifikat e periudhes se vone antike.Ky eshte lokalitet i vjeter i banuar qe nga periudhat me te hershme historike,posaqerisht me popullat iliro-dardane,thuhet qe nga shek,VIII-IV p.e.s.Eshte vendbanim i tipit kodrinor.Germadhat e kalase-Gradines ilire shtrihen ne majen e rrafshet te malit shkembor kupullor,mbi fshatin e sotem.Ne saje te pozites se mire,ky vendbanim,ne aspektin strategjik,ka mbisunduar ne rrethin.Ne kala shtrihej pjesa e poshtme e qytetit.Furnizimi me uj i vendbanimit eshte bere nga burimi i Qelis,afer Gradishes,ne pjesen veriore.Perveq Gradishes kryesore,egziston edhe Gradisha e Vogel,ne mahallen e Poshtme.Aty ishte edhe Kulla,ku edhe sot egzistojn guret.Disa kulla afer ketij vendbanimi,ishin vende per sigurimin e tregtarve qe kalonin neper kete vendbanim.Neper kete vendbanim te njohur te asaj kohe ,qe ishte qytet i fortifikuar dhe vendbanim me shtepi te shumta afer tij,kalonte rruga kryesore tregtare qe lidhte pjeset e Rrafshit te Kosoves me ate te Dukagjinit dhe me gjere.Kjo deshmohet me kaldermat e shumta qe jan zbuluar afer tij dhe me larg ne fshatrat,neper te cilat ka kaluar rruga.Si vendbanim eshte i regjistruar ne nje hart austriake te hartuar ne baze te shenimeve te vitit 1689.Ishte vend i zotrinjeve,agallareve,ku kan jetuar ne kete pjes te Anadrinit.Ne kohe te fundit permendet Bali aga dhe vajza e tij,e cila ka ndertuar nje pjes te ketij kalldermi.Me emrin Zatriq eshte i regjistruar ne sallnamet e Vilajetit te Kosoves te vitit 1893.Ne vitin 1919 nga pushteti serb u theren me bajoneta 27 burra dhe nje grua me femije dhe u plaqkit i tere fshati.Nga ky vendbanim i madh jan shperngulur shum familje si ne Kosove,ashtu edhe jasht saj,si p,sh ne Peje thuhet se eshte krijuar lagjja Zatra,ne prishtine- Perroi i Zatriqit,pastaj ne Ferizaj,Prizren etj,Te shperngulur ka edhe ne Turqi etj,Shenimet statistikore: Ne vitin 1879,ne kuader te Bajrakut te Polluxhes,kishte 89 shtepi shqiptare:ne vitin 1913- 474 banore:ne vitin 1919- 45 shtepi shqiptare muslimane me 316 banore:ne vitin 1921 - 40 shtepi me 220 banore: ne vitin 1948 - 64 shtepi me 457 banore: ne vitin 1953 - 67 shtepi me 483 banore:ne vitin 1961-70 shtepi me 560 banor: ne vitin 1981-67 shtepi me 723 banor.Sipas vlersimeve ne vitin 1991 ky vendbanim kishte 795 banor.Para luftes se fundit te vitit 1998/99 fshati kishte rreth 80 shtepi me 857 banor.Nga agresori serb fshati eshte djegur ne teresi.Eshte djegur e shkateruar edhe shkolla e fshatit me dokumentacion,si dhe ambulanca.Xhamia e fshatit eshte demoluar.Nga ky vendbanim jan vrare 16 persona,prej tyre 3 deshmor.Me 3 shtator popullata eshte larguar nga fshati.Disa jane vendosur neper male,disa kohe pas kohe,ne fshatra te tjera,kurse disa ne Shqiperi.