Prof. Dr. Nasi Bozheku ka lindur në Tërbaç, Vlorë më 14.02.1942:

- ndoqi studimet pranë Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës në vitet 1962 – 1967 me rezultate të shkëlqyera;

- menjëherë emërohet Pedagog në Katedrën e Sëmundjeve Infektive të Fakultetit të Mjekësisë pranë U.T.

- në vitet 1967 - 1969 zhvilloi specializimin post-universitar në fushën e Neurologjisë në Bukuresht të Rumanis, duke qënë atje për kurim pas një frakture të rëndë të kolonës vertebrale;

- në vitet 1972 – 1973 fitoi titullin specialist ne fushën e neurologjisë pranë Katedrës së Neurologjisë të Fakultetit të Mjeksisë Tiranë;

- në vitin 1973 - 1974 kreu specializimin pranë Universitetit Paris VI – Faculté de Médicine Pitié-Salpétriére, klinika Neurologjike e drejtuar nga Prof. Georges Boudin (Antar i Akademisë së Shkencave të Francës);

- pasi spikat për aftësitë e tij në fushën e neurologjisë dhe neuroinfeksioneve, më datë 5 mars 1974 emërohet si asistent Profesor pranë së njëjtës katedër neurologjike e drejtuar nga Prof. George Boudin, Paris – Francë;

- vazhdon bashkëpunimin në mënyrë intensive me këtë të fundit deri sa rikthehet pranë Katedrës së sëmundjeve infektive të Fakultetit të Mjeksisë U.T., Shqipëri, ku dhe formon Katedrën e Neuroinfeksioneve;

- në vitin 1978 viton gradën shkencore Kandidat i Shkencave në fushën e mjeksisë me profil neorologji, neuroinfenksione (Monografia “Encefalitet”);

- në vitin 1991 finton gradën shkencore Doktor i Shkencave mjeksore (profili neurologji);

- në vint 1999 fiton titullin Profesor në Shkencat Mjeksore pranë Fakuletit të Mjeksisë UT (profil neurologji, me Monografi “Hernia diskale lumbosacrale – Trajtimi dhe mjekimi i saj”);

Aktivitetet

- nga viti 1969 deri në vitin 1981 zhvillon aktivitetin si Pedagog (dega neurologji/neuroinfeksione) pranë Fakultetit të Mjeksisë të Universitetit të Tiranës.

- në vitin 1974 themelon Katedrën e Neuroinfeksioneve pranë Spitalit Infektiv në Tiranë;

- në vitin 1974 merr pjesë në grupin e profesorëve të Republikës së Shqipërisë, të cilët japin kontributin e tyre në themelimin e Universitetit të Ptrishtines, Fakulteti i Mjeksisë, dhe me 11 shtator 2010, Rektori i Universitetit të Prshtinës, Prof. Mujë Rugova, në një ceremoni solemne, përshëndet dhe falenderon publikisht  Prof. Dr. Nasi Bozhekun për kontributin e dhënë në themelimin dhe përparimin e shkencave mejksore në Republikën e Kosovës;

- nga viti 1974 deri ne vitin 1981 drejton, katedrën e Neuroinfeksioneve, në cilësinë e shefit të klinikës pranë Fakultetit të Mjeksisë të U.T.-ës;

- nga viti 1981, për motive politike të lidhura me regjimin e atëhershëm në Republikën e Shqipërisë dhe më specifikisht për shkak të ideve të tij përparimtare dhe liberale përjashtohet nga Universiteti i Tiranes dhe Qëndra Spitalore (i nënshtrohet gjyqeve politike të kurdisura të asaj kohe) dhe transferohet pranë Poliklinikës nr. 9 Tiranë, ku do të ushtrojë funksionin si mjek neurolog, pranë kësaj poliklinike, deri në vitin 2008, vit në të cilin del në pension;

- në vitin 1999 kryen me sukses, në rolin e konsulentit, disa bashkëpunime shkencoro – mjekësore me universitete dhe qendra spitalore te ndryshme ne Itali, ekzkatesisht me Spitalin e Macerates;

- në aktivitetin e tij si mjek prej mëse 50 vitesh ka ndjekur më shumë se 100.000 pacientë, shumica e të cilëve kanë arritur të kurohen me rezultata të larta;

- aktiviteti i tij si mjek ka qënë tepër i njohjur dhe i respektuar nga shoqeria shqipëtare: ka qënë i ftuar në dhjetra transmisione radio-televizive, ku ka trajtuar problematika specifike mjeksore të lidhura me profesionin e tij. Me karaktetin e tij te drejtpërdrejt, të qeshur, të hapur, të lirë por edhe teper kërkues ka arritur të mbetet në zëmrat dhe kujtimet e mijëra pacientëve.

Botimet

Prof. Dr. Nasi Bozheku ka qënë autor i një numëri të lartë botimesh shkencore si në formë monografish, ashtu edhe artikujsh shkencor dhe shoqëror të publikuar në shtypin periodik mjekësor dhe gazetaresk.

Konkretisht:

Monografitë shkencore

- ka qënë autor i 5 botimeve në formë monografike, ku sipkasin idetë e tij inovative në trajtimin e sëmundjeve “encefalitet” dhe “hernien disakale”;

Lidhur me ketë të fundit ndërmerr një studim kërkimor në rrethin e Tiranës, duke analizuar 2324 raste të diagnostikuar dhe mjekuar prej tij (me sindromën radikulare lumbosakrale – hernia diskale). Risia e këtij studimi qëndron në faktin se nga këto pacient vetëm 17 raste j’u nenshtruan nderhyrjes kirurgjikale ndersa të gjithë të tjerët u reabilituan plotësisht fal kujdesit dhe mjektimit mjeksor egzigjent. Kjo ishte dhe puna e tij më e vlerësuar në ambientet akademike, mjeksore dhe sociale, për të cilën ju akordua titulli “Profesor”.

Artikujt shkencor

- ka qënë autor i më shumë se 150 (njëqind e pesëdhjeët) artikujve shkencor të botuar në shtypin periodik mjeksor kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e neurologjisë, psikoneurologjisë, semundjeve infektive dhe neuroinfektive, psikatrike, semundjeve të brëndshme (interniste), neurozave, depresioneve, ku veçanërisht ju përkushtua depressoneve post-partum.

Ndër artikujt më në zë dhe me me vlera shkencore për risitë dhe idetë inovative shquhen ato mbi depresionet post partum (punime këto të cituar edhe sot në monografi të huaja të fushave mjeksore, kriminoligjike dhe sociologjike), si dhe artikulli “Një rast encefaliti në një të sëmurë me tetrada fallot”. Ky artikull ka patur vlersimin maksimal nga qarqet akademike të kohës për metodikën e analizës mjeksore dhe inovativitetin e mjekimit të kësaj patologjie të rallë. Ndër vlersimiet më të spikatura që mund të citohen lidhur me artikullin në fjalë, janë ato të Prof. Ylli Popës, i cili në rolin e reçensuesit oponent të tij e ka vlresuar si një ndër punimet më të rralla e të vyer në fushën e mjeksisë shqipëtare në kuadrin e patologjive neuroinfektive.

Aktiviteti socio-shoqërorë

- përpos aktivitetit si mjek dhe shkencëtar në fushën e mjeksisë, Prof. Dr. Nasi Bozheku ka lenë gjurmë të thella edhe në kuadrin e zhvillimit të shoqërisë shqipëtare, ku ka shpalosur me guxim, jo vetëm aftësitë e tij të njohura si intelekutal i mpehtë por edhe si njeri koherent, liberal dhe i afte për të lexuar problematikat e shoqërisë nën regjimin totalitar ashtu dhe në kalimin në sistemin tranzitor të demokracisë hibride (siç shpesh e quante ai).

Si zë i vyer dhe i guximshëm, i intelektualëve shqiptar, ka shkruar mbi 60 artikuj me karakter social-psikologjik-politik të cilët mbeten ende aktual veçanërisht në ditët tona. 

Në këto artikuj, ku mund të citohet ai më i bujshmi “Koha dhe intelektuali në zhvillimet e demokracisë”, theksonte me force se ndërrimi i sistemeve kerkon një punë jo vetem formale në ngritjen e institucioneve demokratike por dhe mbi të gjitha realizimin e harmonizimit të principeve juridike të aplikueshme në mënyrë të barabartë, si dhe zgjimin e ndërgjegjies qytetare në rendin e ri. Mendimi i tij politik ishte ai i njeriut të ri të brumosur me principe demokratike, që njeh vlerat thelbësore të shoqërisë, si respekti për tjetrin, respekti per institucionet, aplikimin e drejt të ligjit.

Për më shumë se 25 vjet ka qënë Kryetar i Partisë Ambientaliste Shqiptare, ku ka mbajtur qendrim të rreptë dhe koherent lidhur me politiken e çdolloj kahu, duke nënvizuar gjithmonë rrezikun e degjenerimit të politikës dhe klasës drejtuese ndaj interesave personale në vënd të atyre të kombit.

Prof. Dr. Nasi Bozheku shuhet në Tiranë më datë 07 prill 2018, por lë pas një trashëgimi të madhe kulturore si ne fushën e mjeksisë ashtu edhe në atë të etikës socio-politike.