NiTi-BronX
Arianit Januzi (i lindur me 07 mars 1992) apo i njohur si Nitti Bronx është një reper shqiptar, producent dhe dizajner. Ai talentin për muzikë e ka zbuluar në moshën 9 vjeçare ku ka filluar edhe incizimin e këngëve të para. Nitti ishte udhëheqës i grupit NB Records (northBrodhaz) i cili në atë kohë kishte 17 anëtarë i cili tashmë është shuar, ndërsa reperi vepron si i vetëm. Gjatë gjithë kësaj kohe sa është pjesë e skenës muzikore shqipe, Nitti ka krijuar shumë këngë të cilat kanë qenë në verzionin ‘audio’. Nga këto këngë ndër të parat janë: ‘Hajde me mu’, ‘Hap gjiganti’, ‘Konspiracion’, ‘Qysh un shprehna’ e shumë të tjera. Ai gjithashtu ka qenë pjesëmarrës edhe në disa festivale ku në vitin 2011 në festivalin ‘Best R&B Hip Hop’ që është mbajtur në Bujanoc fitoi çmimin e ‘Teksti më i mirë’, ndërsa një vit më vonë (2012), përsëri në një tjetr festival të mbajtur në këtë vend ai fitoi ‘Best Hip Hop’ me këngën ‘Green City’. Ndër sukseset e tij llogaritën këngët ‘1 milion probleme’ të cilën e ka lansuar në vitin 2014 , pastaj kënga ‘Ku janë rrezet e dritës’ e dalur në të njëjtin vit, e cila në vete përmban një tekst ku reperi paraqet problemet me të cilat përballen rinia e Kosovës. Viti 2014 konsiderohet si më i suksesshmi për reperin pasi që me 28 nëntor ai erdhi përsëri me një tjetër projekt muzikor të quajtur ‘Si minator’ e që shënon një tjetër triumf për të. Gjithashtu, Nitti është edhe producent ku bën incizimin, miksimin, masterizimin, tekstet dhe beat-at e këngëve dhe gjitha këto i bë në studion e tij ‘Veriu Records