Qyteti CHODOV

Redakto

Qarkë: Karlovarský

Rreth: Sokolov

Koordinatat GPS: 50.239730N, 12.747609E

Lartësi: 418 m mbi nivelin e detit.

Sipërfaqe kadastrale: 1 426 ha

Popullsi: 13,029

Kodi Postar: 357 35 URL: www.mestochodov.cz


Chodov është një qytet, që ndodhet në rrethin Sokolov të rajonit Karlovy Vary, 10 km në perëndim nga Karlovy Vary në Republikën çeke. Atje jetojnë përafërsisht 13.000 banorë. Është i njohur për traditën e prodhimit të porcelanit. Në qytet ndodhej Fabrika e njohur e porcelanit Thun, që sot nuk prodhon më.

Qyteti Chodov është qyteti i dytë më i madh në rrethin Sokolov nga pikëpamja e madhësisë dhe, mbi të gjitha, popullsisë. Shtrihet në kufirin e rretheve Sokolov dhe Karlovy Vary në një distancë prej 12 km nga të dyja qytetet. Qytetit i përket edhe lagja Stará Chodovská.

Dokumentet e para historike deshmojnë, se Chodovi gjithmonë i përkiste rajonit Sokolov. Në fund të shekullit të 12-të, ai ishte pjesë e pronës së manastirit në Waldsassen.

Ky manastir luajti një rol të rëndësishëm në organizimin e kolonizimit gjerman, i cili hodhi themelet e përbërjes së stabilizuar etnike të vendbanimit gjatë shekujve XII dhe XIII.

Në mesin e shekullit të 14-të, Chodov kaloi në pronën e aristokracisë lokale. Në procesin e shpërbërjes së feudalismit, qyteti i bashkuar u nda në dy pjesë dhe u krijuan lokalitete Dolní Chodov (Chodovi i Poshtëm) dhe Horní Chodov (Chodovi i Sipërm) me administratën e pavarur.

Karakteri fillimisht bujqësor i qytetit Chodov gradualisht ka ndryshuar. Qyteti Chodov filloi të përdorte burime të pasura minerale, veçanërisht qymyr.

Nxjerrja e qymyrit zhvillohej këtu nga fundi i shekullit të 18-të, dhe më 1810 ka filluar prodhimi i porcelanit, i cili ka mbijetuar deri më sot. Ndërtimi i fabrikave të reja dhe industria e qelqit gjithashtu kontribuan në zhvillimin e mëtejshëm të qytetit.

Zhvillimi ekonomik i gjithë zonës ishte shtysa për shëndërrimin e Chodovit në një qytet industrial. Ai u parapri nga ribashkimi i komunave Dolní dhe Horní Chodov në një njësi në prill 1869 dhe Chodovi mori statusin e qytetit. Me vendimin e perandorit Franc Josef I. nga 30 shtatorit 1894 Chodovi mori statusin e qytetit dhe u zmadhua dukshëm.

Nga fillimi i shekullit të 19-të, Chodov u bë qendër e rëndësishme ekonomike e zonës industriale midis qyteteve Sokolov dhe Karlovy Vary, dhe kishte një jetë të pasur shoqërore dhe kulturore.

 
Kisha e Shën Lorencit, e cila u ndërtua në vitet 1725-1733 në stilin barok nga arkitekti W. Brauenbock nga qyteti Teplá.

Pasojat e Luftës së dytë Botërore sollën ndryshime të mëdha në përbërjen e popullsisë së qytetit Chodov. Në vend të shumicës së zhvendosur të popullsisë gjermane, të ardhurit e kombësisë çeke, slovake dhe të tjera erdhën këtu për të marrë pjesë në zhvillimin e themeleve të qytetit modern. Fytyra e qytetit ndryshoi ndjeshëm me ndërtimin e pallateve banuese, nga vitet '50 dhe '60.

Në Chodov ka disa monumente interesante për të parë, si p. sh. kishën e Shën Lorencit, e cila u ndërtua në vitet 1725-1733 në stilin barok nga arkitekti W. Brauenbock nga qyteti Teplá.

Në hyrje të kësaj kishe ndodhet varrezë me një statujë baroke të Shën Sebastianit.

Në fillim të zonës së këmbësorëve në rrugën Staroměstská mund të gjejmë një shtillë historike të stillit barok nga viti 1675.