Njohuri
Bambuja
Bambuja është një bimë shumëvjeçare ,që rritet ne vendet tropikale dhe subtropikale sidomos të Azisë. Ajo bën pjesë në familjen e gramoreve ( si gruri , thekra etj.) . Kërcelli i saj është i ndarë në nyje dhe ndërnyje dhe është bosh nga brenda ; nga jashtë është i ngjashëm me kallamin ,po ndryshon nga fortësia , kërcelli është më i fortë se kocka. Bambuja arrin deri në 40 metra lartësi , po trashësia mezi arrin 30 cm. Me shumicë bambuja ndeshet sidomos në Kinë dhe Japoni , ku ka dhe plantacione për kultivimin e saj . Ajo përdoret dhe si dru zbukurimi për kopshtet dhe parqet për kërcellin dhe gjethet e arta. Bambuja është e rëndësishme në shumë degë të ndërtimit. Për shkak të peshës së lehtë dhe indeve të forta , bambuja përdoret për ndërtimin e pothuajse të gjitha pjesëve të shtëpisë , si dhe përgatitjen e karrigeve , rafteve , divaneve , bastunëve , për përgatitjen e letrës , nga gjethet thuren shporta , fshesa etj. Rritja dhe zhvillimi i bambusë është shumë intersant. Nëqoftëse ajo nuk pritet, do të fillojë të lulëzojë , do të japë fara dhe pastaj do të vdesë. Ripërtëritja e plantaconeve të bambusë , bëhet duke e prerë herë pas here pa filluar lulësimi dhe frytifikimi. Mbas prerjve nga rrënjët nëntokësore të bambusë fillojnë të dalin filiza të rinj. Filizi për shpejtësinë e rritjes është i pari në botën e bimëve. Gjatë 24 orëve ai rritet 100 cm . Pikërisht për shpejtësinë e rritjes dhe fortësinë e trupit , bambuja është quajtur bimë forcë qysh në kohët e vjetra dhe është përdorur për torturimin dhe ekzekutimin e njerëzve në kohën e regjimeve antipopullore. Kishte pra dhe një mënyrë tjetër ekzekutimi , ekzekutim me bambu . Filizat e bambusë mund të çajnë edhe sheshet e betonuara . Rritja e bambusë bëhet kur ajo është e re. Koha e rritjes së saj është shumë e shkurtër , vetëm 6 javë . Më vonë ajo nuk rritet , por vetëm zhvillohet .Pas 2-3 vjetësh bambuja e pjekur pritet . Bambuja gjen përdorime edhe në bujqësi , sidomos kundër gërryerjes së tokës nga uji (kundër erozionit), sepse rrënjët e fuqishme të saj përhapen shumë mirë në dhè duke lidhur tokën . Prandaj ajo mbillet buzë kanalesh , përrenjsh,lumenjsh e liqenesh , ku ka shembje tokash.