Nora Vula
Enkriptimi Asimetrik
RedaktoEnkriptimi asimetrik-Sistem për kriptim i cili përdorë dy celësa(publik dhe privat). Këto sisteme njihen si kriptim asimetrik dhe përdorin dy celësa të ndryshëm, por matematikisht të ndërlidhur. Kriptimi asimetrik shpesh njihet edhe si kriptimi me celës publik(angl.publik key cryptography). Kriptimi me celës public ka një celës privat përkatës, i cili duhet të mbahet sekret nga njëra palë, dhe celësin e dytë që quhet celësi public dhe mund ti jepet gjithësecilit, me të cilët ju dëshironi të komunikoni. Te ky lloj kriptimi, fuqia e kriptimit korrespondon me gjatësine e celësit. Mirëpo gjatësia e celësit në kriptimin simetrik dhe asimetrik nuk janë direkt të krahasueshme. Kriptimi asimetrik matematikisht është më kompleks se sa kriptimi simetrik.