Paulin Vilajeti
Pastorët Paulin dhe Luli Vilajeti e kanë nisur shërbesën e tyre në vitin 1992, vetëm një vit pasi kishin pranuar Krishtin në jetën e tyre si Zot dhe Shpëtimtar. Pas ngritjes së një kishe në Berat në shkurt 1992, ata vijuan punën për ngritjen e kishave në Kuçovë, dhe disa qytete e fshatra në zonën përreth. Në vitin 1998, ata rikthehen në Tiranë tashmë për të ngritur dhe drejtuar tashmë Misionin dhe Kishën Qendra e Krishterë Shqiptare (QKSH). Veç fokusit në Tiranë, QKSH ka dërguar ungjillin në zona të ndryshme në Shqipëri: Ballsh, Pukë dhe Borsh, në Kosovë: Pejë, dhe së fundmi edhe në Greqi: Athinë. Një aspekt tjetër i QKSH është mbështja për kisha të tjera si ato në Skrapar, Librazhd dhe B.Curri dhe bashkëpunon me kisha të tjera në Tiranë, Pogradec, Korçë dhe qytete të tjera të Shqipërisë.