Playmaker31
Kantina e verës Giordano
Kantina e verës Giordano (Giordano Vini S.p.A.) është një kompani italiane e specializuar në prodhimin dhe shitjen me porosi të verërave dhe specialiteteve ushqimore. E themeluar në vitin 1900 nga Ferdinando Giordano,filiali kryesor i kompanisë është e vendosur në Valle Talloria, një fshat i Diano d'Alba, në provincën e Cuneo dhe i dyti,një akoma më i vogël ndodhet në rajonin e Puglias në qytetin e Torricellas. Ajo aktualisht i tregton produktet e saj në Itali dhe jashtë saj, kryesisht përmes kanalit të drejtpërdrejtë, por edhe përmes operatorëve profesionistë.
Zhvillimi dhe zgjerimi
RedaktoKompania u themelua në 1900 dhe pati një zgjerim në vitet '30. Në 1956 kantina filloi të shiste drejtpërdrejt tek individët. Një zgjerim i mëtejshëm ndodhi që nga fillimi i viteve 1980 me blerjen e strukturave të reja. Në vitet '90 shitjet e drejtpërdrejta gjithashtu filluan në Gjermani dhe në vitet 2000 në Britaninë e Madhe, Hollandë dhe Austri.Në atë kohë u bë kompania e parë që shiti verë italiane në Amerikë dhe në fund të vitit 2010 u mbyll me një qarkullim prej 124 milion euro. . Kompania është pjesë e grupit italiane të markave të verës S.p.A. e cila është renditur në Bursën Italiane që nga viti 2015 (BIT: IWB).
Fuqia prodhuese
RedaktoProdhimi zhvillohet në selinë e ndërmarrjes në Luginën Talloria të Diano d'Alba, brenda peizazhit të rritjes së verës në Piemonte: Langhe-Roero dhe Monferrato. Objektet e prodhimit përfshijnë më shumë se 2,000 fuçi dhe barriqe dhe 400 tanke çeliku inox, për mbi 200,000 hektolitra të kapacitetit të ruajtjes. Kompania bën rreth 80,000 kuintal rrush çdo vit. Kontrollet e cilësisë së verërave kryhen në laboratorët në Piemonte dhe Puglia. Kompania ka prezantuar teknikën tangjenciale të mikrofiltrimit që lejon të garantojë qartësinë dhe qëndrueshmërinë mikrobiologjike të verës dhe ka zhvilluar elektrodializë për stabilizimin e verës. Qendra logjistike është e vendosur në Marene dhe përfshin një depo të automatizuar prej 37,000 metrash katror të mbuluar në një total prej 86,000 metrash katrorë, duke iu nënshtruar temperaturës së kontrolluar.Kantina e verës Giordano prodhon dhe shet 25 milion shishe çdo vit dhe shërben mbi tre milion konsumatorë në Itali, në pjesën më të madhe të Evropës dhe në Shtetet e Bashkuara.
Problemet me ligjin
RedaktoNë Shtator 2010, kompania u dënua nga Autoriteti Antitrust për reklama të gabuara në metodat e saj të shitjes. Dënimi është në reklamimin e bërë nga ndërmarrja që nga viti 2008. Dënimi i përgjithshëm është 250,000 euro.
Çmimet dhe konkurset
RedaktoTë listuara më poshtë janë disa nga konkurset në të cilat morën pjesë Giordano Vini:
- Decanter World Wine Award (2005 - Medalje e argjendtë)
- Monde Selection (2009 (medalje e artë) - 2010 (medalje e artë dhe e argjendtë)- 2011 (medalje e artë)
- Berliner Wein Trophy (2011 - tre medalje të arta)
- Vinalies Internationales (2009 - 6 medalje të arta)
- Concours International Femme set Vins du Monde