Eklipsi i Hënës ndodh kur Toka pozicionohet mes Diellit dhe Hënës, duke mos e lejuar depërtimin e rrezeve të Diellit në sipërfaqen e Hënës, me ç’rast Hëna hyn në hijen e Tokës dhe eklipsohet. Eklipset Hënore ndodhin vetëm kur Hëna është e Plotë dhe mund të paraqiten të paktën dy herë në vit. Dallohen tri lloj eklipsesh Hënore: 1) Eklipsi i Plotë Hënor - paraqitet atëherë kur Hëna gjatë lëvizjes rreth Tokës, mbulohet e tëra nën hijen e saj. 2) Eklipsi i Pjesshëm i Hënës - ndodh kur Hëna mbulohet pjesërisht nën hijen e Tokës e quajtur UMBRA. 3) Eklipsi Hënor i Gjysmëhijëzuar - shfaqet kur Hëna kalon nëpër gjysmëhijen e Tokës e quajtur PENUMBRA.