Gara apo bisedime

Redakto

Po thojin që demek e kanë bo njetë me nisë prapë bisedime mes Prishtinës e Beogradit. Disa po thojin në mes Kosovës e Serbisë, disa po shkojin edhe ma largë, mes shqiptarve dhe serbëve. Lomsh krejt lomsh. Po qasi lomshi që nuk po dihet a jonë dialog (o ka përtihet edhe i treti), apo gara. Tashti pozitë shumë e vështirë për me dallu shka hamomin janë. Në faktë BE-ja po mundohet me paraqit veten si nxitës i bisedimeve, së paku qashtu po shkrujin gazetat "trijumf në heshtje!". Po a ka mendu që ndoshta ky është triumf jo i palëve po i kohës - njerzit janë lodhë me muhalife! Po i bjenë që BE-ja i lodhi me muhalife, a o ky triumf?

Defakto janë lodhë nga kapitalista e egjër se sa për muhalife, raki nuk ju ha. Sa o ka ju ha.

Qethëtarë që qethin mishin - dishka si qishtu i bjenë.

Rada e kalli kuveni prap. hahhaaa

Pyetja a

Redakto

Pyetja a, a ka të drejt Rada me u sjell ashtu a nuk ka. Shikuar nga e drejta ndërkombtare, nuk ka të drejtë. Sepse, po lunë me emrin e një firme të mbrojtur, demek "Kosova" është firm e mbrojtur, qyshtu i thojin në ekonomi me bo me pasqyru gjendjen. Sipas të drejtës ballkanike, nëse e pranon Rada që me "patriotizem për njerzimin" ka lyp besë, atëherë vijmë në një përfundim që koxha sene i qetë në sheshë e nuk dijim zgjidhje. Duhet me thirrë Binak Alin, me i mbledh burrat. Së pari ka me u shtru pyetja, a ka të drejtë me lyp besë ajo? A e ka shkelë besën najherë? Apo e ka keqpërdorë besen? Një tren pyetjesh. Si do që të jetë, triumfi është i njerzëve aty, se sa për BE-në, hahaha, patem maru qe sa vite. BE-ja, i bojke bisedat i nxjerrke rrezulltatet që ju duhshin, shka heke popull s'ja nijke. Po kungulli nuk shkon gjithmon përmi ujë. Veq parameno, po e lojim paraluften që sidomos pas 1981 në Kosovë (2 milion banorë, kurgjo për mendjen e një "politikani" të BE-së, një qytet mesatar hesapi), po e marrim vetem nga 1992, që prej asaj dite më se 23 milion (2 milion slloven, ata nuk janë njerzi[1] ) me i lonë me ju shku jeta pa pas kurrfar prespektive!!! Triumf se jo mahi!!!

Dështim

Redakto

Bisedimet peget hala pa ja fillu kanë dështu. hahahah. Edhe peget që qyshtu ka me shku, vetem me dështime, njerzit kanë me u shty me probleme të jetesës së tyre. Amo mos ta rrenë najkush veten e me thonë që ka liri në Kosovë, a që u bo krejt mirë. Hala kërkuj s'ja komë falë gjakun e kusherinjëve. Kush do me falë gjakun munet me falë ata të familjes së vetë e të kusherinjëve të tij. Jo mër balë, dikush derdh gjakë e ju llomotitna e shitna forre a! Qe sa vjetë janë ba vrasjet e nuk i keni gjetë. Qe sa vjetë kanë ndodhë plaçkitjet hala si keni gjetë. Ata nonat hala janë tu i lyp trupat e bijve të tyre. E me qu njerzë që në sy të tyne janë të dyshimt, si me thonë, nuk merren seriozisht nga njerz e prekun prej luftës, i bjenë, sot nuk i komë puntë mirë, veq si ta marr veten pakë, amën komë me ju iq. Nuk bohen këto punë në mjegull, jo zemër. Qyshtu tu i bo në mjegull, që qindra vjetë, gjithmon veq po kërset lufta. Për qita tonë kohen edhe po i thom atyne t'Biligradit që keq janë, shumë keq janë, kur po menojin që janë gjasa për marrveshje me shqiptart. Fort, fort dallash janë. Pa marr parasysh a u konë ky a ai fajtorë, cili o, ka me u përgjegjë qysh e do zakoni.

Po i bjenë histori e gatë po në rend të parë për mu vetë për bisedime janë ata që janë të prekun me gjakë, ata që janë dëmtu, e tek më i fundit kanë me konë pismenat, që kanë bo pasuri deri sa nanat tjera janë konë fëmijtë e tyre tu i varrosë, e tu ju kërku gjymtyrt e trupit. Përndryshe ka me konë si lidhëza e këpucave.[2]

Çka po i bije kjo? Tybe ne difsha. Veq e di që nëpër mjegull, nuk bohen puntë. Hajgarja, hajgare, po te parja thojin në perendim prit, te na thojin te gjaku prit. Mas tepri shka munet me bo një dele me letra është me folë për thob të vetë. Ta dhijin gjinja demokracin e tona, kur o në pyetje baba, vlla, e familja në përgjithësi.

Ani, ani, punoni, punoni sa t'muni, veq e di që ati që osht i lidhen për familje vështirë e kini me ja impunu zgjidhjet e juaja. Ani mo qysh janë ra vlerat e përbashkëta, interesimi për njoni tjetrin. huuuu. Qysh u ra përtoke ndjenja e bashkësisë e secili tu e riçk thoben e vetë. au, auv. Kur të mbledhen të dëmtuemit, e bojin partin jo ma të madhe po ma t'nxehtë. hahah

Po tha, i kish bo do pare, e për martes, demek shokit me ja qu peshkeshin mat të madhë se sa baba i shokit. Tha u qunë dy katunet, e ja bonen, a mos po ki qefë me ta tuf n'thob këtë peshkesh. Ti a me pare po donë këtu me shit manë a? Thojke ku me ditë çfar pisi ka i ka mshu, a konë e ka marr n'qafë e dojke me bo emen në katun. - Nejse une e shkurtova e bona pakë ma transparente, veq met vërtet, ishin mbledh katunet, po nja 7-të a 8-të edhe ishin marr veshë që peshkeshi me konë simas renit. E kush kish qefë me dhonë peshkeshe, masi që të kryhet dasma munet me i qu, masi që ka qefë. Thash e bona transparente, po ish në pyetje studimi i ndryshimeve më të reja nëpër katune të Prizrenit, qanej kah Opoja. Brit i kam majt tu keshë. Edhe pse me provu me hy tesell prej botës së përditëshme në atë botë, i majshe brit tu kesh, krejt veprimet ishin logjike në atë botë. "ej, thojke, kishe shokë e qu aty ... " "jo mër burr koftë se e ka shokë, nuk munohet me dalë ma yst se baba i shokut". Ja, ja ta mshelke gojen çap-rrap.

Po këta tu bo hajgare janë, ato nonat hala nuk i dijin kah i kanë trupat e bijve të vetë, e këta flasin për qielli. Bjeni mër n'tokë, ata sllovent kishe po ju ha shumë për Kosovën, e seni parë, lëshonani objektet tona. ahahaha. Humanista të fortë. haahah. O nu pajtofshin najherë, shkijet me shqiptart, e ko vështirë që munet me ndodhë, dijen që kanë me kall, shkrum kanë me ju bo. hahahah. Kanë me ju kallxu humanizmin. hahahah

Shekulli

Redakto
Shekulli i parë
Shekulli i dytë
Shekulli i tretë
Shekull e shekuj
Kjo traditë
Këta shekuj
I solli në jetë
Se sa për mu e për ty
Mo Zot e ma keq.

Bashçe

Redakto
Bashçe me bari
Bari të gjelbërt
Të bukur, për mrekulli
Po pa rrënjë
Athu ç'do të bëhet
Me këtë sonë.

Kasetofoni

Redakto
Zëri i gëzuar
Në telefonë
Babi ka blerë
Kasetofonë
Kokën e gjarprit
Në prizëm futi
Një pipëz
Kasetofoni lëshojë
Pritja pas pipëzes
Kënga të fillojë
Trup e shpirtë
Më i trishtojë
O, babi pa më
Thuaj, ti mua
Po ky pse
Nuk këndonë
S'pata të holla
Për kaseta
Dashtë Zoti
E neser na sjell jeta.

Nuk o lehtë me ndez zjarrin por edhe më vështirë me mbajt të ndezur

E kom njet po spo di

Redakto

Kamë ardhë në gjendje të till që të nisë një fëmijë. I kom bo senet, femnen e komë, veq nuk po di. Nashta tezet edhe testet e gazetave ma nimojin mi rrit, se unë takahytë jam. Ta shikoj një test, se tezen e kam largë.

Testi - çfar muhalifi, ky koka kishe test me njoft veten jo fëmijen! Nasht vetë e kam dashtë. Peget që une në asnjonen kategori nuk po hykna se jam qasi tipi që nuk kam qefë me rrejt. Me lëshu muhalife po, po me rrejt jo.

  1. Dëshironi të shkoni tek një mik në një darkë të rëndësishme, ndërsa fëmija me këmbëngulje refuzon të vijë me ju. Atëherë ju: une a? a-ja nuk vjen në pyetje, b-ja munet me ardhë, c-ja kur komë kohë e nerva pse jo, veq me bo kishe jam me qefë kur mu kanë prish nervat e boj rrall edhe i kallxojë që jam ka e bojë vetem mes me ja tuf shpull, përndryshe e rrej. Pra kur e han veten për fëmijen duhesh me ja bo me dije, përndryshe nuk t'kupton fëmija.
  2. Ai ha, vetë jam konë fëmijë. A po du me rrit fëmijë, a kafshë a rrobot!?
  3. Deri sa nuk tenton asnjëra pal me dhunë fizike, rri e shikojë. Nejse aty po shkrun që ja merr! Po atëherë duhet me i kallxu që ai ke qyqan, tjetren herë munet me qëllu hunlesh, përqita le të mendon ai a me ja këthy a jo. Në bazë të vendimit të tij e njohë çfar pisi a pjella jeme.
  4. Përpara se mi bo mendojë? Nuk mundet njeri me menjanu, po m'varret prej dhuratës.
  5. Përpara se me ardh deri te ajo me pllaka, e provon ma but. hahaha
  6. Kur e lyp, e vesë, a po të duhet. Thotë po, ja blejë. Thotë po kam qefë, nuk ja blejë. - Për shka e ka nonen, ajo veq mo e stërvit për këso punë.
  7. A riçke këta, ja shpjegon. Po e kush hamomin punon. Shpjegimi d.m.th KOHË.
  8. Meshkujt e ndërprej biseden shumë ma shpejt si femrat, kur o në pyetje fëmija. Gratë hutohen. Meshkujt ja, ja tufin shpull, ja bojin dishka veq reagojin nuk e lojin me shku zhagë puna.
  9. A jam martu për kryq t'kuq a? A nëse nuk e ka nonen, e lazdroj pakë.
  10. Çysh o moti? Disponimi i tij edhe i imi.

Çfar muhalife. Krejt palidhje, veq një të mirë e kanë, janë impuls për me ça kryet pakë edhe për fëmijë. Për ata tru viqat që i marrin seriozisht, bohen komplekse të tilla, që mas 18 vjetëve e vesin veten, shka kom bo mër, çfar shtaze, a çfar rroboti. I kuj o ky fëmijë, mër, a i gazetave e librave? I jemi nuk o.

Ushtrimi i nënshtrimit

Redakto

Nënshtrimi si faktorë kyq i sistemeve shoqërore. Budallët e mençur, i nënshtrohen vetem intelegjencës pa marr parasysh a është ajo personale apo shoqërore. Trimat budall, ata i nënshtrohen dajakut demek rrethanave. Për me i dhezë dritat ma mirë se shka po du me thanë.

Ka sisteme shoqërore ku individi nxitet për të drejta të tij nëpërmjet mjete të informimit por realiteti në të cilin jeton, e ndanë atë nga mjetet e informimit sa që ato informime bëhen përralla. Nejse dikush beson në përralla dhe rrall, shumë rrall edhe i bënë realitet. Kaq sa i përket demokracisë, lirisë e muhalife që sot qarkullojnë në shoqërit tona.

Vetem paramendo, je në banka të shkollës, e të nxisin demek për të drejta të njeriut. I bonë 18, vjenë vakti me hy në punë. Ti dhinë gjitha të drejtat punëdhënsi. Djali bacës une jam tut pagu, jo shteti që t'ka mësu kështu.

Çka po i bije kjo. Shteti po metë edukator i pastërt. Përderisa shteti ja krijon mundësin individit që të mos jetë jeta e tij e mëvarrur nga pundhënsi, ka të drejtë morale me nxitë për të drejta. Në atë moment kur shteti nuk është në gjendje ta garantojë këtë mos varrësi, atëherë ma mirë e ka me i kontrollu punëdhënsit se sa me i nxitë njerzit me keshë si me një palaço në cirkus fëmijësh.[3]

Kaq sa i përket demokracis liberale e shka hamomin po folin tumit demokratik[4]

Mësime nga ballkani

Redakto

Mësimet nga Ballkani i trazuar po del që, marketing për tum demokracin po, por pas ngritjes së një rrjete të vërtet e të dukshme të shoqëris. Nuk është që nuk e kanë ngrit një rrjetë të till p.sh në Kosovë, por niveli i saj ka qenë aq poshtë, së paku në krahasim me marketing (propaganden) sa që me kthye në përmasa fizike si me bajt një tel i armaturës i paraparë për 20 kg beton, me i bajtë 160kg.

Fakt është që këto shoqërit e financuara nga institucione fetare, e qe besa edhe direk me simbole të tyne, e simbole të shteteve të ndryshme, kanë ngrit një rrjetë që mes me lonë dikush me dekë për bukë. Për ma tepër nuk di, me siguri që ka pasë aty këtu edhe të nivelit më të lartë, demek tesha, strehim, e ku ta di, po këto gjitha kanë qenë direkt apo indirekt të kushtëzuar me përqafime. Po, po me ta rras guhën deri n'fyt, me ta zonë frymen. Nuk mund të flitet për reflese njerzore. Së paku për shumicën, se sigurisht që ka pasë edhe njerzi që nuk ja kan tuf shefit e urdhërave. Njerzi ka gjithëkah. Këtu po më duket duhet pakë me u veçu amerikant, australiant, kanadeztë (kryesisht bota e re) se ata nuk i kanë sherret si këta tjertë, kanë sherre tjera. Asht sistemi i jetës i till, stili.

Amortizera

Redakto

Fabrika e amortizerave për demokracin e egër, peget që ende nuk është projektu. Shancat që të ngritet një fabrikë e till diku nëpër shtete arabe janë të mira. Trulli o i përshtatëshem. Evropa lindore e hongri me dy t'kuq. hahahah. Demokraci serike ja kanë bo. hahahah. Prodhim masiv, deri sa edhe Papa u desht me intervenu në Ukrain. hahahh

Në lojën civilizacion, është punë me bo një "Tregë" apo "Bankë" nisojë si është vështirë me bo "Bursen". Po veq si ta bonë në një qytet, masanej tjerat shkojin ma lehtë. Natyrish koft se o sistemi demokraci, sistemet tjera ja tuf përfundim me dhunë, demek të hupin dy-tre banorë.[5] Shka po du me thonë, edhe India është shtet demokratik, po me ka 1 dollar në ditë, kërkush nuk e ka lavdon, po e lavdërojin amerikën. Për me ardhë deri te amerika e ditëve tona, ju ka kajt nona shumë kujt. Po tashti a duhet me ju kajt nona najkuj edhe nëpër vende tjera ku tentohet të përhapët fyma demokratike. Kjo është pyetja.[6] Nëse komunikimi, demek shkëmbimi i informatave ngritet në nivel, atëherë me siguri që proporcionalisht do të bijen mundimet. Kjo është ndihma ma e madhe e pastërt që mund të i jep populli i Amerikës botës së vjetër. Thjesht përvojat e veta. Nashta ka edhe mundësi tjera, po gjendja është e till, që ndihmat tjera keq kuptohen. [7]

Roli i amortizerave

Redakto

Përderi sa nuk ka qarqe, demek rrethe për me qarkullu, trafikun bonë me rregullu edhe me semafora. Kështu o kur njerzit hajin bari si lopa.

Tung ecja

Redakto
Tung, tung
Vraponin, ecnin
Nuk pushonin
Vendlindja e tyre
Çdo ditë e më shumë
Nga zhvarranikët
Pushtohej
Tung, tung
Vraponin, ecnin
Zvarranikët i shikonin
Me dorë nga lartë
Atyre ju bënin
A thua do vijë dita
Në vendlindje
Do të lëshohen.

  1. ^ Për menen teme e kanë lyp me i cilsu kështu, pas fjalimit të ati filozofit slloven para studentave në Prishtinë. Nuk o arë e jotja ajo. Jo Bal. Po lypja qeveris tone paret me investu e jo me punu qysh me i marr "objektet tona"
  2. ^ Siq po shihet asgjë nuk po duket, dikush e ka shalu kalin mrapsht
  3. ^ Ja kështu janë duke qesh populli i Kosovës me shtetarët e tyre, e sidomos me këtë shoqërin civile. Veq shkojin tu thonë "po, po, mirë e ki ti" - BE-ja t'ka dhonë pare për me i fol këto muhalife, ma mirë me i pas investu në ngritjen e rrjetit të vërtet se të rrjetit të palaçove.
  4. ^ Nxite, po nxite aq sa të mos bëhesh palaço. Fundi fundit kjo po i bjenë, pi marr paret prej teje për një punë e po t'nxiti ti me ma krye. Nejse, po problemi që ti je kam gjunë në thikën e jetës, e desë e met pa rrogë ti e ata që duhesh mi kontrrollu. Argumenti për këtë punë, po shihet ndjekja e diktatorëve. E shtyjin një kohë, edhe plup, bijin.
  5. ^ Sa banorë i kanë hupë trojet shqiptare!!!???
  6. ^ Përgjegja e Dagobertave, po, une komë hekë duhet edhe tashti edhe ai me hekë, e bonë ma të fortë. Mirë, Po pse ke hekë, që me hekë edhe pasardhësi a për me pas ai ma lehtë!? Ti lëshoja cekat, mes u kënaq me përjetimin e dhimtëve tua kur ta shehë në TV.
  7. ^ Kur t'qetsohen, mujin me shkëmby, budallekit me intime, s'ka nevoj me u ngut.