Përdoruesi:Porrnoferr/Artikuj dhe seksione në shitje/Dallimi ndërmjet llojeve të mjeksis

Copëz e nxjerrur nga : Enzyklopaedie der Naturheilweisen titulli org. Encyclopedia of Complementary Medicine - Dorling Kindersley, London, 1997 - Anne Woodham / Dr. David Peters; Mosaik ISBN 3-576-11174-3


Diagnozat dhe format e terapisë nuk d.m.th të jenë të njëta si tek mjekimi i zakonshem edhe te mjekimi alternativ. Mjeksia konventcionale tenton që problemet t'i zgjidh me ndihmën e simptomeve dhe testeve mjeksore ashtu që të lokalizoj disi problemin dhe në bazë të dhënave të mbledhura të ngrisë një terapi. Metodat alternative tentojnë që të krijojnë një pasqyrë, një botëkuptim për pacientin. Për këto metoda sëmundja është një ç'rregullim i harmonisë së gjallërimit të trupit dhe shpirtit. Terapiat e ngritura nga këto metoda tentojnë të zgjojnë kyvetet rregulluese e shëruese të vetë trupit.

Homëoshtaze[1]

Praktikantët shërues të mjekësis alternative nisen nga ajo se trupi dhe kyveti i shpirtit veprojnë në drejtim të gjendjes së një balanse, nise nga e ashtuquajtura Homëoshtazë dhe nga aftësia e vetërregullimit natyrorë të trupit. Nën trysnin fizik apo nën shtresim të emocioneve, kjo aftësi natyrore e vetërregullimit, e harmonizimit të trupit dhe kyvetit të shpirtit dëmtohet e varrësisht nga imuniteti i trupit deri në një shkallë të trysnis funksion me kapacitet shumë të vogël e më pastaj edhe e ndal veprimin e përgjithëshem. Nëse i ngacmojmë për të mirë një pjesë të së përgjithëshmes ajo do ti tërheq pas veti edhe pjesë tjera - shtresimet e shpejta emocionale mund të shkaktojnë b.f. paaftësi të kyvetit. Nga ky shkakë, për një trup të shëndetshëm është i nevojshëm mirëmbajtaj e gjitha pjesëve të së përgjithëshmes së trupit.

Homëoshtazja apo balansimi arrihet me mirëmbajtje të vazhdushme të fizikës së trupit dhe kyvetit të shpirtit. Trupi duhet të jetë i shëndoshë dhe kyveti i tij i zgjuar dhe aktiv. Për të arritur këtë qëllim shërbehemi me ushqim të freskët, lëvizim, kalojmë kohën në ajër të pastërt, i krijojmë vetit hapësirë për qetësi dhe gjumë. Rahatia dhe shtresimi i shëndetëshem në një ambient të përshtatëshem për të do të sjellin edhe pikëpamje pozitive për jetën në përgjithësi.

Harxhimi i rezervave dhe shtresimi i shpejt dhe i pandalshëm ndikojnë në plogështimin e kyvetit të trupit. Kjo shkakton prishjen e Homëoshtazës, si pasoj e së cilës krijohet mulloni në barkë e cili me vete mund të sjell sëmundje që pas tyre mund të lënë pasoja të rënda të brendshme dhe të jashtëme. Në shpejtimin e efekteve të mërzies, ndikonë po ashtu edhe ushqimi i konzervuar, dembelia për të lëvizur, ambienti i ndotur, e këto nuk mbesin të vetmuara ashtu që ju bashkangjitet pagjumësia, lindja apo shtimi i problemeve emocionale e që në përgjithësi japin një pasqyrë të një njeriu të ligshtuar për jetë të më tejme.

Me një fjal, gjithëçka që futet në gojë e që ta kona nuk do të thotë që është e mirë, mirëpo nga ato që ke futur e që janë taze, mos ke frikë janë të mira edhe për zhvillimin e përgjithëshem. Tentimi i koncentruar në një gjë, që shpesh në praktik nga personat përreth teje vërehet lehtë, dije që është vetë mashtrim. Është e kotë të përpjekësh që të mbulosh sipas shpjegimeve të lexuara vetem një anë, duhet balancimi në të gjitha anët. Kompenzimet e nuk funksionojnë, natyrë e njeriut është kjo nuk ka të bëjë me pare. Gjë e vështirë, por ja vlenë barra qiran ti kesh parashysh dhe ti rikujtosh këto të dhëna, sepse mundimi me "domosdo" vetëm se e prish balancen.

Terapia me gurë

Individ që mbanin në jetë kulturat e vjetra, Shamanët, [2] nëpër tërë rruzullin, duke filluar nga Eskimezët në Arktist e deri tek indianët në Amazonë, i vlersojnë lartë terapit me gurë të çmuar dhe gurë gjysmë të çmuar. Këtë vlersim të lartë për këto terapi ja atribojnë aftësis magjike të gurëve. Thuhet por edhe besohet që gurët e çmuar, kristalet posedojnë një lloj energji gjallërimi e cila krijohet si tek një bateri duke u ngarkuar dhe shkarkuar, dhe gjatë këtij procesi kanë efekte shëruese. Edhe përkundër skepsesë së mjeksis konvencionale, terapeutët e kohës së re e përdorin për shërimin e problemeve të ndryshme fizike dhe emocionale.


  1. ^ Gjermanisht: Homöostase
  2. ^ gjerm. Schamane