(1907)
- Ti me gjasë, Nakdo Monici,
- S'di si hecë n'këtë jetë "cicimici",
- Qýsh se tý mund t'a hajë palla
- Se po kape m'breg me prralla:
- Due me thânë, tue vu mbi letra,
- Se ç'ká ndodhë nder kohë të vjetra,
- Kinse t'njohë fara e Shqyptarvet
- Si pat kenë besa e të Parvet!
- Eh! zotni, t'nhjatët Zoti jeten!
- Pa shikoje 'i herë kuleten,
- E ajo tý ká me t'kallxue
- Se shka t'zi ti ké fitue
- Me njatë t'bukuren Histori,
- Qi ké shkrue permbi Shqypni:
- Asë, idhnim pa fé nevoje,
- E ndo'i borxh edhé n'shtypshkronje?...
- Sod n'Shqypni, more lum miku,
- Historia asht meteliku;
- Pse per tjeter, per ketë besë,
- Veç se i qet ti zavall kresë,
- Veç se i lán ti kryet gomarit,
- Tu u mundue per fis t'Shqyptarit,
- Paj Shqyptarët, si jem' tue pá,
- Sod me sod s'janë tue pasë ngá
- Me u hutue me shkrime t'ona,
- T'cillat s'pjellin napoljona,
- As nuk báhen, besa, shkallë
- Per me u njitë kú báhet pallë:
- Púnë qi lypen sod nder né,
- Per me u rrekun per atdhé
- S'çilet shtek as báhet rangë,
- Pse e kanë xánë Shqytarët atë këngë:
- H a j a q e n i t - p i j a q e n i t ,
- E d h é b j e r k a r a d u z e n i t !...
- Prandej sod letrarët e shkretë
- Poshtë - n'fund t'unve - i lánë pështetë,
- Me 'i grusht miza në kuletë,
- E, hae keq, kurrkush s'i pvetë
- As per o s h! - as per b a l o s h!
- Kush pat kénun si Allighieri?
- E pra n'shekull, thonë, i mjeri
- E pat púnen rrokopujë,
- Tu'u rropatun nper dhé t'hujë
- Me Divinen Komedi
- Si Per Curri nper Mal t'Zi:
- Jo ma na qi i shkojm per nget
- Sa prej Vraket dér n'Shkorrét!...
- E ma teper jem' Shqyptarë,
- Qi, per t'urtë e per letrarë,
- Kurr n'Shqypni s'mund t'çojm kandarë.
- Po e sheh vetë, Zotní, se kokrra
- Nuk mund t'lidhim veç me dokrra;
- (Dokrra thirren kah Shqypnija
- Dija, Kanga e Historija...)
- Se me shkrime - e sterhollime
- S'mund t'i a mbushim mendjen kujë,
- Veç kot qesim petlla n'ujë...
- Po, a thue e din, mor t'u ngjatët jeta!
- Persé libra edhe gazeta,
- E pse istore - e kangë arbnore
- Sod me sod nder zogj t'Shqyptarit
- S'janë tue pasun kurrfarë zarit?
- N'mos e dijsh, due me t'kallxue,
- Per n'paç ngae ti me m'ndigjue.
- Zoti i lum per njerzit mbarë,
- Tue xáne fill m'baben e parë
- E dér m't'mbramin - rend e rend,
- Veç treqind derhéma mend
- Se má teper s'u pat, dá.
- Me kaq mend, tash, more vlla,
- A mund t'mbushen sa e sa koka
- Qi per randë, ndoshta, i ká toka?
- Besá, jo; pse edh'ásht ndo'i kokë
- S'cillës s't'i dalin as gjashtë okë
- Jo se má treqind derhëm
- Qi janë dhánë per njerzit x h é m,
- (Ka 'i fjalë turqe bán l a z é m)
- Shka po u del nji pjesë e vogel,
- Qi s'mbaston me mbushë nji gogel!...
- Prandej gjindja edhé si t'plaken
- Disi golle e kanë rradaken,
- Si me thanë, po e thom' per gjasë,
- Si me thanë nji kungull hasë.
- Per ketë púnë, po e sheh ti vetë,
- Se, sá njerz jemi n'ketë jetë,
- N'hatlla t'truvet te kaptina
- Ka 'i drrasë méngut t'gjith e kina:
- Due me thánë, kem' zi urtije,
- Pse e kem' t'gjith ka 'i rrém marrije.
- Por ktű vetë s'po due me u djerrë,
- Hollë e gjatë tue dashtë m'e tjerrë
- Sá marri qi bán gjithkush;
- Veç seicilli t'véjë m'rabush
- Púnët e veta, e ká me pá
- Se, perzét, fort i a kam gjá.
- Paj me kénë na bash mirë n'krye,
- S'kjém tue pá seri me sye
- Ke na shkojn púnët kambë e krye...
- Bre, e' má zi kjén púnët tue shkue,
- Pse kto mend víjn tu'u plakue
- Kah vijin krenat tuj u shtue;
- Por Njaj i lum, qi prej Empirit
- Sheh e njeh tanë punët e nierit,
- Aj mend-lehtit t'bijt e Adamit
- Me i ndihmue desht n'ketë rod skamit
- Prande' i thotë nji ditë Shen Nikollit:
- "Tue kundrue un prej ktij trollit
- Si hecë puna e rruzullimit,
- Po báj seri prej njerzimit
- Ke s'u hini nji herë n'kokë
- Se ata vllazen janë mbi tokë,
- E se s'ásht fort punë e lmút
- Shoqi shoqit m'i a xjerrë trút.
- Un kujtoj, s'ásht tjeter send
- Qi s'u xéhet vendi vend
- Veç pse u dava vetë pak mend.
- Prandaj ulu tash mbi dhé,
- E me mend ngarko 'i galé:
- Del tue shitë kush t'duen me blé.
- Por ketë fjalë po t'tham má t'mbramen:
- Ké me shitë sá i biri t'amen,
- Pse bájn mendt-má shum se dhent"
- I Shen Nkolli, kjoftë levdue!
- S'ndëj atbotë tuj u hutue;
- Por ngarkoi nji barkë me mend,
- Edhé duel aj per gjith vend,
- Per gjith vend e per gjith fise
- Tue shitë mend e tue shitë shise,
- Shiti i lumi mend sá shiti
- N'e mbramt udha n'Sh'Njin e qiti.
- Por sa i uli n'det spirancet,
- Qe 'i barkë tjeter vjen prej Francet:
- Kisht' dalë Djalli me 'i galé
- Me shitë shkarpa neper dhé.
- U dha záni n'Shqyptari
- Se dy barkë n'atë Sh'Njin kanë hí:
- Njana mbushë me shkarpa t'vjetra,
- Me mend t'holla mbushun tjetra.
- Rán Shqyptarët, at-herë, n'kuvend,
- E tue folun rend-e-rend,
- (Shka nder né nuk mbahet mend...)
- E pleqnuen se per ketë vend
- Duhen shkarpa e jo mend.
- E prandej kta báne toben,
- E má teper vúne gjoben
- Per me u lá me desh e qé
- Mend Shen Nkollit mos me i blé.
- Mandej çuene n'Sh'Njin ke djalli:
- Per m'e pvetë sá i báte malli
- Edhé Djalli - dreq i vjeter,
- Qi tue dashtë nuk ishte tjeter
- Veç m'e lánë atë máll n'Shqypni,
- U a la shkraoat veresi
- Per me dajtë por má bujar,
- S'desht atë ditë me u dhanë pazar,
- As s'desht vade me ju da,
- Veç se u tha se kisht me u la
- Gja - ç'do gja, kushedi se kur
- Tue lanë mbrapa ka 'i kusur.
- Kshtu u tha Djalli, e atje ma vonë,
- Mbathne shkrapat babat t'onë.
- E s'banë keq, jo, per Tynezonë;
- Pse pat thanë nji plak pa dhambë:
- Kush s'ka mend do t'kete kambë.
- A e din tash, o lum zotnija,
- Me sa t'ka ty Historija?
- Paj Shqyptarët, t'thaçë, kanë ba be
- Mend e shise mos me ble...
- Pra, zotni, a e din shka ban?
- Hidhi librat mbi tavan,
- Edhe rri mandej pështetë
- Me duer kryq, me sy perpjetë,
- Tue njehë miza - permbi lpiza;
- Pse m'atbotë porsi shum kujë,
- Ka me t'hecë kungulli mbi ujë,
- Ka me t'vu ty barku peta,
- Kanë me t'ba t'gjith t'u ngjatët jeta!
- E ti, i lmuet si nji mermer,
- Tuj u shkarrafendë m'minder,
- -Kur me pune, gjithmon pa nga -
- Gjyqin shokve ke m'u a da.
- Sa me istore e Skanderbeg,
- Per ketë besë, s'ke me u kapë m'breg,
- As kurr ty s'ka me t'hecë zari
- Ka me t'mbetë nen bark samari;
- Pse nder ne kjo kohë ka ardhë,
- Qi nji e zezë me u thirrë e bardhë:
- N'emen t'vet sendet s'duen qujtë
- Pse n'don qyqja mos me t'mujtë
- E me t'fry era n'kuletë,
- Por me t'shkue tymi perpjetë
- Edhe fyellit me i ra pshtetë.
- Po, por shka, letrave t'ngratë
- U a ka lanë lija zanatë
- Me i thirrë sendet t'gjitha me emen,
- Mashkllin, mashkull - fëmnen, fëmen:
- E prandaj kanë shatin n'ujë
- E u shkon puna rrokopujë.
- Por, pse vetë due t'miren t'ande,
- E ma teper pse m'a kande
- Qi t' t' nderojë Roma e Stambolla,
- Po t'i çoj do kshille t'holla
- Qi Tartufi i ka pasë shkrue,
- Per me dijtë si me jetue,
- Per me dijtë si me vozitë
- Nper tallaze t'shekllit t'ngritë,
- Per n'do shndosh me dalun n'va
- E n'do n'mjaltë spata me t'ra.
|
- Me t'pvetë kush se ç'ishte jeta,
- Mik e fis thuej ktu ásht kuleta!
- Fjalë e vjetër.
- Tartufi plak, kryetul e bark-sandall.
- Nji ftyrë-fudull, sy-xhizhë si gjeraçina
- Dhelper per vedi e ndryshej krejt batall;
- Qi pa shum mund e dije, me dredhina.
- Porsi hardalli i gjatë mbi lule tjera,
- Tue kenë vetë hith, u rrit mbi shokë stervina:
- T'cillit, kur vodh, i u duk e vogel dera,
- E kur n'ketë jetë atij i a leverdisi
- Krishtin si Juda e shiti disa hera,
- Pa pasë nevojë mandej m'u vjerrë te lisi:
- Tue dashtë limuet mÇe shkue mbi shekull jeten,
- Kto kshille t'bukra rresht e rresht ujdisi,
- T'cillat me Kempis njitë mbas dekës i a gjeten:
- O i biri i Adamit.
- A do me gzue
- Sá t'jesh mbi shekull
- Ti tue jetue?
- Ti ke me mbajtun
- Gjithmon ketë rregull
- Erzin e shpirtin
- Do t'losish shrregull
- Do t'shesish vllazent,
- Do t'mohojsh fisin,
- Sa herë qi n'shekull
- T'a leverdisin.
- Gjithëmon përkulu
- Kah t'bjen ma mirë
- Perse t'a marrish
- Veten me t'vshtirë?
- Prandaj ti rueju
- Se thue t'verteten,
- N'daç t'xet m'e pasun
- Gjithmonë kuleten.
- Mundohu me u dukun
- Gjithmon shka s'je:
- Ma mirë se duka
- S'asht gja m'ketë dhé.
- T'nanddhetenandtat
- Ti n'terr n'daç bani,
- Por para shekllit
- Mos t'dale zani.
- Prandaj kurr qafen
- Mos drejto,
- Gjithmonë germuqaas
- Pak gja ti shko:
- Pse kshtu i pervujtun
- Ti ke me u dukun,
- E t'mdhejt nen sjetull
- Ty kanë me t'strukun
- Kurr sy per sy
- Mos kqyr ti njerin.
- PSe ndryshej t'zemres
- T'a kndojn tefterin.
- Kurr mis ban llafe
- Kur t'jeshë n'shoqni:
- Ma e zezë asht llafja
- Se nji turpni.
- Ma e zezë, po asht llafja
- Qi asht thane pa sherr,
- Se nji turpni
- E kryeme n'terr
- Hodum do t'dukesh
- Perpara shekllit,
- Sepse ti msheftas
- T'bajsh punët e mrekllit.
- Kqyr se t'rren mendja
- Me thanë ndo 'i fjalë
- Qi t'perkasë fisin
- Prej kah ke dalë.
- Kush don me shkue
- Limuet mbi tokë
- Aj s'do t'ket vllazen,
- As fis, as shokë.
- Me t'pvetë ndokushi
- Se ç'fisi je,
- Thuej, fis e atme
- Na s'kem' mbi dhé...
- N'daç p'rherë me t'shkue
- Kungulli mbi ujë
- Gjithmonë do t'flasish
- Ti n'gjuhë të hu'jë.
- Si shtupë ti mrrudhu
- Perpara t'mdhejvet,
- Dridhu si qeni
- Nen cirka t'hejvet.
- T'u rrish perpara
- Me turi dashit,
- N't'u kandët ty shkopi
- I koçobashit...
- Sa herë t'i ndeshish
- Ban me u puthë kamen,
- Prrallave t'tyne
- Pergjegju: A m e n!
- Me lavd tymyti
- Kryq e terthuer,
- Pse tash t'qet tymi
- T'pjekmen dikuer...
- Mundohu sa t'mundesh
- Me hupë ti veten,
- N'daç t'xet m'e pasun
- Gjithmon kuleten.
- Prandej mos t'lodhesh
- Me u zbe nder kndime,
- Perse ty dija
- T'pertrin ankime.
- Mjaft asht per ty
- Qi t'dijsh me kndue,
- Edhe ndo'i leter
- Si do m'e shkrue;
- Pse per ma teper
- Nuk asht nevoja:
- Ma fort se mendja
- Do t'lodhet goja...
- Ku duerët me i njomun
- Ti munde t'dyja,
- Ani se t'rrije
- Mbas shpinës arsyeja.
- Per Zot e mbreten
- Mos ban shum fjalë
- Pse, m'beso mue,
- Mirë ka me t'dalë.
- Hyj't ndezia qirin,
- O i biri i Adamit,
- Ndezja edhe djallit
- Nji tjeter vjamit...
- Me kto msime sado t'vokrra
- Nuk jam rrejtë me fjalë e dokrra,
- Porsi rrehet pula n'kokrra;
- Por kam ngranë, e por kam pi,
- Kam ndeje pshtetun si zotni,
- Tu'u da gjygjin shokvet t'mi.
- Tue mbajtë ketë rregull
- Un hypa m'shrregull
- (Po thom per vedi)
- E jam tue kndue
- Pa fe kujdesit,
- Edhe e kam shkue
- Si duhet jeten,
- E xet kam pasun
- Gjithmon kuleten,
- E pa u perplasun
- Un n'baft kam hasun.
- E dij fort mirë,
- Kjo jetë a' e vështirë:
- A' 'i det i mnershem
- Me guma plot;
- Por mbrendë veç mbytet
- Njaj qi s'din not,
- Qi hyllin arit
- S'ndjekë t'leverdis
- Por kqyrë ma s'parti
- Punët e njerzis,
- E jo t'dobis.
- Un sod u plaka;
- Por kurr nafaka
- Der m'ditë të sodit
- Mue nuk m'ka lanun.
- Edhe kam pasun
- Gjithmonë me ngranun:
- Jam majë si njala
- E, si kam dashtun,
- Sepse i padashtun.
- Perse kam dijtun
- N'shekull me vijtun,
- E nuk kam ndejun.
- Tue rrue kot voe,
- Erzin e shpirtin
- Tue i vu n'oroe;
- Por, tue luejtë shrregull
- Krahas me djallë
- U vuna m'rregull
- E sod jam gjallë
- Tue bamun pallë.
- Pse, pra, t'pves ty,
- Tue pasë mendt n'kry,
- Pa punë t'a marrish
- Veten me t'keç
- Lumnija e erzi
- S'janë gja, hae dreq
- Erzi e lumnija
- (Ndiej, se t'verteta
- Janë fjalët e mija),
- Ku s'lot kuleta,
- Janë dy fjalë t'shkreta.
- Sa njerz t'permendun
- Janë kalamendun
- Prej us e skamit
- E kanë mbarue
- Pa pasë as vorrin
- M'e salikue?
- Por vetë, - kqyr seri!-
- Qe pa shum dije,
- Shndosh si skyferi,
- Jam ndeje nen hije
- Tue ngranë me shije.
- Njeri me leter,
- (Asht shkrolë e vjetër)
- Kurr m'breg s'mund t'kapet:
- Shekllin e njof!
- T'a dijsh, sot njerzit
- I kanë trut n'zgrof,
- Kush din sot çarkun
- Ma t'mirë m'e ngrehun,
- Per me zgja barkun
- Aj ka me u njehun
- Per mende-prehun.
- Kur barku koder
- T'kersase loder,
- At-herë puntë t'gjitha
- Hecin per fille,
- E per ne sheklli
- Qet drandofille;
- At-herë asht vlla
- Secilli niri:
- Mollë e pa-da
- A' i keqi e i miri
- E dreqi e i biri.
- Vllazen na jemi,
- At-herë, pse i kemi
- T'tanë nanat gra
- Per kshtu jem, po,
- Lazer - e vllazer,
- Per ndryshej, jo;
- Per ndryshej moter
- E vlla njimendit
- Mos mbaj kend n'voter
- N'dashtë t'jet i vendit
- N'dashtë i Kelmendit
- Prandej sa t'jesh
- Nder mend t'a kesh,
- Se asht barku n'shekull
- E fis e erz,
- Atme e liri,
- E Zot per njerz;
- E se, pa fjalë,
- Njeti n'u darësh,
- Ti ke me dalë
- (Si e dij prej s'parësh)
- Së dy gomarësh.
|