Përdoruesi:Porrnoferr/Artikuj dhe seksione në shitje/Sistemi politik në Libi

Kushtetuta daton nga 1 shtator 1969 si rrjedhë e statutit të po këtij viti që kishte ushtruesi fuqiplotë i Këshillit të Revolucionit. Më 23 nëntor 1976, me pëlqimin e disa ndryshimeve të formuluara në një ligj nga ana e Kongresit të Përgjithëshem Popullor, Kryetar shteti është Prisi i Këshillit të Revolucionit, të cilit përkrahë tij ka një Sekretar Gjeneral dhe një Sekretare. Ligji krijonte një Demokraci Direkte Popullore në bazë të Kongresit Popullor, të Komitetit Popullor, të Sindikatave si dhe organeve përfaqsuese të larta të Kongresit të Përgjithëshem Popullor. Stema ka një shirit në të cilin, në gjuhën arabe është shkruar emri i Federatës së Republikave Arabe. Grada e ish-Mbretit ka disa nivele, Urdhëri Idris-I (1947, i klasës I-rë), Urdhëri Mohammed-ibn-Ali-el-Senussi (1951, i klasës IV-të), Urdhëri i Pavarsisë (Istiqlal - 1952, i klasës V-të), Urdhëri i Republikës (1969, i klasës I-rë), Urdhëri i Trimërisë (1969, i klasës I-rë). Ushtrimi i administratës shtetrore lokale në Libi, ushtrohet nëpërmjet 10 provicave. E drejta civile është futur me ligj në vitin 1945, kodifikuar sipas shembëlltyrës nga Egjipti. Sa i përket të drejtës familjare dhe asaj të trashëgëmisë, në fuqi është e drejta islame për muslimanët sipas ritit malekitiçëve, dhe zbatohet nëpërmjet gjyqeve të sheriatit. Forca ushtarake për bazë ka obligimin e përgjithëshem ushtarak 4 vjeçar. Numri i përgjithëshem i trupave diku rreth 37 000 vetë. Në armat 30 000 trupa që në dispozicion ndër tjera kanë po nja 2000 tankse sovjetike të tipeve T-54-55 dhe T-62. Por si duket për to nuk ka trupa vetjake të nevojshme. Forcat ajrore përbëhet nga 4000 trupa (me ta edhe rezervistët) të cilët në dispozicion kanë po nja 178 aeroplan luftarak modern të vitetve 1980, si nga lindja dhe perendimi. Ndër ta dallohen ata rus të tipit "MiG-23", dhe francez të tipit "Mirage III É". Po ashtu forcat ajrore janë të pajisura edhe me 3-re regjimente raketore kundërajrore. Thuhet që modernizimi i pajisieve ka qenë në nivelin e shteteve arabe (38 aeroplan të porositur të tipit "Mirage F-1). Forcat detare përbëhen nga 3000 trupa që kanë 3 Fregata moderne ('78), 3 Nëndetëse, 8 anije të shpejta të pajisura me raketa dhe 12 njësi të vogla manovruese ('80, janë porositur 19 anije të pajisura me raketa). Ndër tjera, furnizimi me pajise e sisteme të mëdha i forcave të armatosura të Libisë nga ana sovjetike ka qenë po thuja se i rregullt.