Vraniqi është fshat i komunës së Suharekës, i cili shtrihet në pjesën jug-lindore të qytetit.

Për këtë fshat ka informata të bazuara, se është i banuar nga shekulli i pestë pas lindjes së Krishtit.

Kufizohet me: në anën veri-lindore me fshatin Budakovë, në përëndim me fshatrat Bukosh e Savrovë, në anën jugore me fshtin Populan, në jug-lindje me fshatin Maqitevë, ndërsa në lindje është i rrethuar me viset kodrinoro- malore që janë degëzim i Maleve të Sharrit!

Sot ky fshat ka rreth 4300 banorë, me 500 shtëpi. Jetojnë vetëm shqiptarë

Disa nga toponimet e këtij fshati janë: Gradinë, Livadhet e Vraniqit, Gurishta, Kisha e Misinit, Kajbija, Livadhet e Fenes, Gurbardh, Jemnishta, Furrat, Bastarica, Lisi i Spahisë, Ara e Sutit, Çuka, Reka e Madhe Rekaka e Vogël etj.

Të rinjët e këtij fshati, për herë të parë, fillojnë të mbajnë mësim në vitin 1925, nëpër shtëpi private. Mësues ishte një serb, ndërsa nxënësit të përzier.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, mësimi është zhvilluar në xhaminë e fshatit, nga imami Mullah Hyseni, ku përveç mësimit për fenë, nxënësit mësonin edhe poezi patriotike!