Qeshibesi është një fshat në krahinën e Dangëllisë, i kuadruar në rrethin e Skraparit nga vitet '60. Më përpara bënte pjesë në rrethin e Përmetit. Fshati Qeshibes shtrihet rrëzë malit të Miçanit(1580m) në lartësinë 1080 metra mbi nivelin e detit. Fiset e fshatit Qeshibes janë: Mustafaj, Fetahu, Lako, Bramo, Liço, Zenuni, Zeneli, Telhaj, Turhani, Muço, Ismaili. Sot në Qeshibes banojnë 5-6 familje, rreth 20 banorë.Pjesa tjetër e popullsisë ka migruar dhe emigruar brenda dhe jashtë Shqipërisë. Banorët aktual në Qeshibes merren me blegtori dhe bujqësi. Qeshibesi shquhet për mbarështimin e blegtorisë, kryesisht dhive dhe deleve,kultivimin e sherebelit bio në mal, çaj mali bio dhe shumë bimë të tjera medicinale. Një kulturë e hershme e fshatit Qeshibes vazhdon edhe sot, bletaria. Çdo familje që sot jeton në Qeshibes, kanë në shtëpitë e tyre edhe koshere blete, nga i cili sigurojn një sasi mjalti për familjet e tyre.