Replindja
Joined 29 janar 2011
Replindja
Atëherë kur përfundon çdo probabilitet për suksesin e përrallave që na serviren si dhe kur të veniten edhe shpresat e optimistëve më të mëdhenj për përmbushjen e premtimeve që politikanët tranzitor me aq shumë zemërgjerësi i japin gjatë fushatave zgjedhore apo synimeve të tyre karrieriste njëdrejtimëshe, ngadalë por vendosmërisht paraqitet një spontanitet kolektiv i cili fillon të jap sinjalet e shpresës. Mund të quhet pakënaqësi, rebelim i pamatur i një rinie, projeksion armik e deri te mundësitë e pafundme që lejon terminologjia politike dhe përtej saj por gjithsesi mbetet një fenomen pozitiv i nxitur nga koha dhe i cili patjetër sjell ndryshime deri tek ato rrënjësore.