Rrahim Sadiku
Rrahim SADIKU u lind më 1 tetor 1954 në Komogllavë të Ferizajt.
- Shkollimi: 1961-1969: kreu shkollën fillore në Komogllavë, 1969-1973: nxënës i gjimnazit në Ferizaj.1973-1977: student në Fakultetin Filozofik, Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Universitetin e Prishtinës.2006-2007: Ka ndjekur studimet master në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.
- Ka punuar në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj, redaktor i kulturës në gazetën e studentëve “Bota e re”, gazetar në të përditshmën “Rilindja”, profesor në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj dhe gazetar në të përditshmën “Bujku” e më vonë “Rilindja”, deri në mbylljen e saj.
- Gazetari, publicistikë dhe kulturë: 1971-1977: Anëtar i grupit letrar " Lulet e para" në fshatin Komogllavë, dhe anëtarë i redaksisë në revistën "Bulime"; anëtar e më vonë kryetar i Klubit letrar "Jeronim de Rada" të Fakultetit Filozofik të Prishtinës dhe i Klubit letrar “De Rada” të Ferizajt.
- 1974: Për TVP realizon një emision për fëmijë me titullin “Shtëpiza në pyll” për Bibliotekën që kishin krijuar me Mustafë Xhemailin 1976- 1978: Gazetar e redaktor i rubrikës së kulturës në gazetën e studentëve “Bota e re”. Ato vite ka punuar edhe mësimdhënës në Qendrën e Arsimit të Orientuar në Ferizaj.1
- 1978 – 1982: Gazetar në të përditshmen “Rilindja”, në rubrikën e kulturës dhe korrespondent në Shkup. 1971-1982: Boton tregime, novela, poezi, humor, fjalë të urta e shkrime të tjera në të gjitha gazetat e revistat shqipe që dalin në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Gjatë këtyre viteve është fitues i shumë shpërblimeve letrare.1981 – 1982: Anëtar e më vonë redaktor i revistës ilegale “Liria”.
- 1991-1998: Kryeredaktor i Revistës “Zgjimi” e cila doli herëpashere në Ferizaj. 1992-1997: Nënkryetar i Këshillit për Kulturë në Ferizaj në vitet 1991-1998: Redaktor në revistën kulturore - arsimore “Gentiana lutea” në SHMM “Elena Gjika” të Ferizajt. Ato vite ishte iniciator dhe udhëheqës i shumë programeve kulturore në këtë shkollë, duke e shndërruar atë në qendër kulture për gjithë Ferizajn.
1996-2002: Gazetar në gazetën e përditshme “Bujku” “Rilindja”. 1996: Drejtor në Shkollën Fillore “Fazli Obrazhda” të Komogllavës. 1997 – 1999: Ushtar i UÇK-së 1999-2000: Kryeredaktor në Radio Ferizaj, 2000-2010: Përgjegjës për kulturë në Drejtorinë për Kulturë, Rini e Sport në Ferizaj. 2007-2008: Anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Vepra të botuara:
1.“Ndodhi në gjithësi”, poemë për fëmijë, 1978
2.“Këngë nderi e lirie”, poemë, 1988
3.“Kohë e ngjarjeve të mëdha”, poemë për fëmijë, 1989
4.“Kujt t’i flas”, poemë, 1995
5.“Hidhet vallja kënga s’ndalet” (monografi), 1996
6.“Kokat gjokset shpinat”, poemë satirike, 1996
7.“Ngjarje në kohë të pa kohë”. roman , 1996
8.“Kryeatentati”, roman, 20009
9.“Lirikë qëndrese”, poezi, 2001
10.“Jetë kushtuar lirisë”, monografi, 2002.
11.“Nëpër ndërrime” komedi, 2003,
12.“Shembja”, dramë, 2006,
13.“Stagova”, monografi, 2006,
14.“Ethet e pritjes”, tregime, 2007
15.“Ferizaj ’68”, monografi, 2008
16.“Një pamje tjetër”, palimpsest, 2008
17.“Shkojnë kojrilat”, dramë, 2008
18.“Një rrugë për liri”, monografi, 2009
19.“Etje për dritë“, dy drama, 2009,
20.“Zejnullah Zejna”, monografi, 2011
21.“Nëpër vendin e trimërive”, portretime satirike, 2011,
22.“Shtetthasit”, roman I, II, III, 2011
23. “Brezi që përjetoi epokat”, (me bashkautor), monografi, 2012
24. “Malli im prej përjetësie”, poezi, 2013
25. “Udhëtime gjithkund”, poezi, 2013,
26. "Legjendë moderne”, roman, 2013
27. “Zgjuar me etjen”, poezi, 2014
28. “Kam prekur ëndrrën”, poezi, 2014