Sheqi
Unë jam Artan Ramadan Gjeli, lindur më 25.05.1972, në fshatin Sheq Musalala në Njësinë Administrative Frakull. Bashkia Fier. Arsimin fillor e kam kryer në fshatin tim të lindjes Sheq Musalala, nga 01.09.1978 - 10.06.1986, pastaj arsimin e mesëm e kam kryer në Skollën e mesme të përgjithshme Nazif Zhavari në fshatin Kafaraj të po kësaj zone nga 01.09.1986 - 03.07.1990. në vitin 1991 provuam që të emigronim në Greqi si refugjatë klandestinë por pa sukses. Provova dhe disa herë të tjera por nuk arrita që të qëndroj dhe të punoj në Greqi. Kjo periudhe bën fjalë nga dhjetori 1990 dei në korrik 1991. Në muajin gusht të 1991 kreva shërbimin ushtarak në Postën Kufitare në fshatin Cerje. Liqenas. Korçe, dhe kam mbaruar shërbimin ushtarak më 17 janar 1993. Me mbarimin e shkollës së mesme si për koinçidencë ndërroi dhe sistemi politik në Shqipëri, edhe unë si të gjithë të rinjtë ëndërrimtarë doja që të ikja në emigracion për një jetë më të mirë. Fillimish kam punuar dhe jetuar në Greqi nga marsi i vitit 1993 deri në nëntor të vitit 1999.