Dr. Sofokli Duka

                                                  Bajroni,  Labova dhe Çajld Harold


George Gordon Byron në Labovë

Dy shekuj më parë, poeti i madh, George Gordon Bayron, atëhere një djalosh ri 22 vjeçar, kreu një nga udhëtimet e tij historike: Janinë -Tepelenë, në të cilën do të gjente mjaft motive heroike, që do ta frymëzonin në poemat e tij të ardhshme, vargjet e para të të cilave i hodhi qysh gjatë rrugëtimit e pikërisht në Labovë. Pasi kaloi Delvinën, Bajroni vazhdoi më pas në Libohovë, e mandej në rrugë te gurta që të shpinin drejt Labëvës e Tërbuqit, për të mbërritur në destinacionin final, në kalanë e Tepelenës. Në këtë udhëtim, Labova shënon dy momente të veçanta: Bajroni ka kaluar një natë në Labovë. Në Labovë, ai ka filluar të shkruajë vargjet e para të poemës magjike “Çajld Harold”. Këtë dëshmi, të cilës të parët tanë ndoshta nuk i kanë dhënë rëndësinë e duhur në atë kohë, e sjell mbas 200 vjetësh një çift anglez, Robin Tenison dhe bashkëshortja e tij Luela, të cilët kanë vendosur të eksplorojnë të njëjtën rrugë që ndoqi edhe Bajroni. Robin është një shkrimtar i njohur në Britani për guidat e udhëtimeve. Në hartat e bashkëshortëve tregoheshin qartë deri edhe rrugicat që duhet të shkeleshin për të përjetuar përpikmërisht të njëjtën ndjesi që përjetoi dhe personazhi të cilin ata po ndjekin. Në atë kohë, në Labovë, megjithse ishte një nga segmentet e rëndësishme të aksit rrugor Janinë-Tepelenë, nuk kishte as hane dhe as hotel. Dyert e çdo shtëpie ishin të hapura për të mikpritur çdo udhëtar që e zinte nata në rrugë. Këtë traditë e mbaj mend që të jetë transmetuar deri në ditët e fëminisë time, e besoj të ekzistojë edhe aktualisht. Sipas çiftit Tenison, poeti i madh atë natë u mikprit në shtëpinë më të madhe të Labovës së Vogël, atë të Koçajve. Më vonë, kjo familje emigroi në Rumani, duke ia lënë në trashëgimi shtëpinë Havos, mbesës, e cila u rrit në këtë shtëpi dhe u martua me Polo Dukën. Pas djegjes nga nazifashistët, ajo u fal nga familja Duka, për t’u ndërtuar shkolla 8 vjeçare “Nane Panajoti”. Meqënëse aktualisht ajo është e pabanueshme, çifti anglez e ngriti çadrën në oborrin e sipërm të kësaj shtëpie. Robini, i cili zotëron hollësira të udhëtimit të Bajronit, deklaroi se pikërisht në dhomën e pritjes së kësaj shtëpie, natën e një funddimri të vitit 1808, i frymëzuar nga natyra krenare e atyre njerëzve dhe trevave, filloi të shkruante vargjet e para : “Shqipëri, më lër të kthej sytë e mi,/ Nga ty, o nënë e rreptë, burrash t’egër...”, që do të ishin tharmi i poemës së madhe “Çajld Harold”.

Popullsia  në Labovën e Zhapës
Vitet:      1432: 183 shtëpi, 1913: 932 banorë, 1926:1133; 1945: 285;1950:413; 1955:361; 1960: 236; 1969: 410; 1979: 429; 1989: 466; 2001: 367.


N. G. Mustakidhis, Labova e Vogël koloni e Laboves se Siperme

Labova e siperme (Labova e Kryqit) ndodhet ne rreze te malit Bureto, ne rrethin e Gjirokastres. Sipas historianit N. G. Mustakidhis (ne studimin e tij Asteri i Epirit) 1904, Labova e Siperme shtrihet ne rrezen e malit Pelaku (Bureto), mal qe fillon nga gryka e Selckes, mbi Labove, Libohove e deri ne Radat. Ne kohet e vjetra ky mal mbulohej me pyje te dendura, te cilat fatkeqsisht u dogjen nga banoret per qymyr. I gjithe vargmali shquhej per bime aromatike dhe mjeksore.Labova e Siperme ndahet nga lumi i Suhes me krahinen e Lunxherise. Per shkaqe toke, e cila mungonte ne Labove, shume banore u vendosen ne zonen afer Tepelenes, koloni e Laboves se Siperme. Ky fshat u quajt Labova e Poshtme. Nga Labova e Poshtme e kane origjinen edhe bamiresit e medhenj Vangjel dhe Konstandin Zhapa, te cilet i sherbyen kombit shumllojshmerisht ne kohra te veshtira. Me kete menyre ata kontribuan ne zhvillimin e vlerave kulturore, prandaj edhe Labova e Poshtme njihet edhe si Labova e Zhapes. Fjala Labove sipas Mustakidhit eshte fjale sllave, ashtu si dhe fjalet, Grabove, Libohove, Hormove, pra rezulton se emri i eshte ndruar ne kohen e dyndjeve sllave.Sipas histiorianeve A.Mamuthopulos (Ipiros-Athina 1961) dhe N.G Mustakidis (Ipirotikos Astir 1904) Labova e Kryqit ka qene nje nga vendbanimet me lashta, qe ne kohen e PELLAZGEVE. Kalaja dhe qyteti Palokaster eshte ndertuar ne shekullin e VII-te para e.s (Para Krishtit), nga princi Olimpios djali i mbretit Stratona, i cili transferoi nga Tranosili ne Labove kryeqytetin e zones qe kishte ne sundim. Sipas te dhenave istorike shkruhet: " Έκτισε φρούριον εις το χαονικόν μέρος επί του Σουχάτου ποταμού επάνω δε τούτου προς το βαθύπεδον εις το όρος, έστησεν άγαλμα του Κρόνου και έτερον του Πανός νύν δε βρίσκεται χώρα λεγομέμη ΛΑΜΠΟΒΟΝ." (Ndertoj kalane siper lumit te Suhes ne reze te malit, ngriti nje kult per nder te Kronos, atje ku gjendet vendi i quajtur LABOVE.) Ne periudhen 527-565 te eres tone (Mbas Krishtit) perandori Justinian I' rindertoi perseri kalane dhe zonen perreth, dyke e bere Laboven nje nga qendrat me te zhvilluara ne zonen e Epirit ne periudhen e perandorise Bizantine. Per fat te keq qyteti dhe kalaja u shkaterruan ne kohen e dyndjeve Sllave gjate shekullit te X.