Studio Giza
Studio Giza, si ide e një zyre projektuse doli qysh në vitin 2016, por arriti formësimin e saj nga arkitekt Granit Bytyqi në vitin 2018. Studio u krijua me qëllim të sjelljes së një fryme të re në Arkitekturën e Kosovës, dhe si e tillë, mund të ju ofroj klientëve të saj, dizajne të një fryme krejtësisht unike, gjithmonë në bashkëpunim të ndërsjellë me bashkëpuntorë anë e mbanë vendit. Momentalisht, Studio mund të ju ofroj zgjidhje të problematikave nga më të ndryshmet Arkitektonike, duke i dhënë frymë estetike e funksionale. Deri në Janar të vitit 2020, Giza ishte e koncetruar vetëm në hartimin e projekteve, por tashmë, Giza është e gatshme për hartimin e projektit dhe realizimin e tij deri në detalin e fundit. Klientët tanë kan mundësin e hartimit dhe realizimit të projekteve të tyre që kan ëndërruar prej kohësh.