Sulejman~sqwiki
Sulejman Dida Media në Kukës histori e shkurtër Historia e mediave në Kukës zë fill në verën e vitit 1959 me çeljen e Radio Kukësit, një stacion të cilin regjimi komunist në atë kohë e ngriti dhe e forcoi për të përçuar politikën e vet te shqiptarët përtej kufijve administrativë. Kjo radio luajti një rrol të fuqishëm për dëgjuesit në Kosovë sepse mbjati ndezur ndjenjën kombëtare, kulturën dhe gjuhën shqipe. Deri në vitin 1990 ka transmetuar 8 orë në ditë valë të mesme dhe të shkurtëra me një shtrirje të gjerë, dëgjohej në të gjitha vendet europiane, në Afrikë, Azi dhe Australi. Në të kanë punuar dhjetra gazetarë, operatorë dhe teknikë të cilët u rritën dhe bënë emër në këtë media. Eshtë një nga radiot lokale më të rëndësishme, ruan në fonotekën e vet rreth 20 mijë njësi muzikore origjinale. Në vitin 1994 Radio Kukësi, krahasa emisioneve të përgatitura emetoti edhe emisionet e kontaktit. Në këtë vit ajo e rriti kohën e transmetimit nga 8 në 14 orë ndërsa në vitin 19991) kaloi në transmetin të pandërprerë 24 orë në 24. Radio Kukësi përbën një shkollë nga e cila kanë dalë emra të shquar të gazetarisë shqiptare. Një tribunë tjetër e medias në Kukës ishte gazeta lokale Kukësi i Ri, një organ i Komiteti të Partisë së Punës të rrethit. Gazeta nisi të botohej në shtator të vitit 1970 dhe mbyll në verën e vitit 1992. Prej qershorit të vitit 1991 gazeta u botua e shkëputur nga influenca partiake. Ishte një gazetë javore në të cilën botoheshin raportet punës së organizatave të Partisë së Punës, kronika mbi aarritjet ekonomike, kronika mbi sportin, kulturën dhe shpesh edhe letërsi. Gazeta Kukësi i Ri shtypej në Kukës me një tirash prej 1.000 kopjesh. Deri në këtë kohë kjo ishte gazeta e vetme që botohej në Kukës. Mbyllja apo falimenti i isaj lidhet me ndryshimet e shpejta demokratike në vend, me pluralizmin politik dhe me rëniën e faktit (të ligjit kushtetues) sipas të cilit Partia e Punës ishte e forcë udhëheqëse në Republikën e Shqipërisë, pasi gazeta ishte krijuar dhe kishte funksionuar si levë e kësaj partie2). Sidoqoftë, gjatë dekadave të funksionimit, në këtë gazetë gjeti shprehje punë transfromuese e shoqërisë, emancipimi dhe përpjekjet për mbijetesën në rrethim, siç ishte ishte dogma e komunistëve shqiptarë. Menjëherë mbas ndryshimnit të kursit politik të vendit, intelektualët dhe krijuesit e Kukësit i shtuan përpjekjet për sendërtimin e lirisë së fjalës duke tentuar, në raste të caktuara me mjaft sukses, të themelonin gazeta apo revista, kryesisht të karakterit kulturor, por nuk kanë munaguar edhe ato me karakter politik. Me karakter të tillë, pra tërësisht politik ishte gazeta periodike “Drini” organ i degës së Partisë Demokratike të rrethit të Kukësit. Botohej një herë në javë dhe përmbante aktivitetet e seksioneve të kësaj partie, artikuj dhe statistika ku tregohej kursi i gabuar ekonomik dhe politik që kishte ndjekur Shqipëria deri në atë kohë dhe ku jepeshin ide për zhvillimine gjithanshëm të vendit për ta bërë ashtu si vendet e tjera të Europës3). Gazeta “Drini” u botua në vetëm 20 numra. Një gazetë e karakterit kulturor, ku nuk mungonte edhe politika, ishte ajo me tituul “Luma”. U themelua si botim javor në fillim të vitit 1993 nga poeti Agim Saphiu me mbështetjen financiare të filantropit Esat Bilali4) nga NJ të SHBA-së. Pas vdekjes aksidentale të Spahiut në fund të nëntorit 1993, gazetan e drejtoi e shoqja Zana Spahiu, dhe vijoi të botohej deri në vitin 1997. Revista kulturore “Dy Drina”. Kjo përbën pa dyshim botimin më jetëgjatë mediatik të pasviteve ’90 në Kukës. U themelua nga Esat Bilali dhe u drejtua për disa vite nga poeti dhe gazetari Rexhep Shahu. Numrat e parë u shtypën në Prizren në shtypshkronjën “Kosova” dhe përmbanin materiale që pasqyronin luftën e për çlirimin e Kosovës dhe krizën e vitit 1999 në Kukës. Eshtë një revistë tremensile që vijon të botohet edhe sot zoti Bilali. Në faqet e revistës “Dy Drina” kanë shkruar emra të njohur të kulturës dhe letërsisë shqiptare ku është hedhur dritë për periudha të ndryshme të historisë shqiptare. Një gazetë letrare dhe informative që i shtohet botimeve mediatike në Kukës është ajo me titullin “Sheja”, një organ i gjimnazistëve të shkollës së komunës Bicaj që u botua nën kujdesin e gazetarit Sulejman Dida me financim të UNDP5). Nga ky organ dolën vetëm dy numra, përkatësisht numri i parë në prill të vitit 2005 ndërsa i dyti në tetor të po atij viti. Gazeta kishte si moto temën e barazisë gjinore. Me mateërialet e numrit të parë të “Shejës” nxënësit ndërtuan edhe një teatër që u quajt teatri i barazisë gjinore dhe u shfaq në Bicaj, Kukës, Krumë të Hasit, Tiranë etj ku zgjoi interes dhe u komentuar pozitivisht.
Vijon me: Televizioni privat “Juli”, i njohur si KTV (Kukes televizion). Gazeta letrare e nxënësve “Jemi edhe ne”, botim i shoqatës Alb-Aid. _______ 1) Kulmin e suksesit të vet radio Kukësi e arriti në vitet ‘90 kur me programin e vet aarrti të përmbushte deri diku mungesën e fjalës shqipe në Kosovë. Në mënyrë të veçantë ajo u dallua në pasqyrimin e luftës së Kosovës, të krizës së pranverës së vitit 1999 duke u bërë burim informacion dhe referim për mediat kombëtare dhe ndërkombëtare. (Shih linkun Dëbimi i shqiparëve prej Kosove në vitin ‘99).
_______ 2) Në sistemin që pati aplikuar Shqipëria në vitet pas luftës së Dytë Botërore, ekonomia socialiste, media e shkruar dhe ajo e folur konsiderohej si levë (ndihmëse) e Partisë së Punës në edukimin e masave. Edhe disa organizata shoqërore apo profesionale konsideroheshin të tilla siç kanë qenë Fronti demokratik, oraganizata e Rinisë, Bashkimet Profesionale etj.
_______ 3) Sllogani kryesor që përdori rinia e Shqipërisë, veçanërisht ajo studentorë si dhe aktivitët për një regjim të ri politik ishte: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. _______ 4) Essat Hamëz Bilali, Sr. Sc. është një emigrant politik që ka emigruar në SHBA rreth vitit 1965 pas një kohe qëndrimi në Itali ku ka studiuar histori. Në vitet ’80 ai ka themeluar gazetan private “Zëri i së Vërtetës” (The Voice of Truth), një gazetë me karakter kryesisht historik dhe kulturor në të cilin ka publikuar dhe vazhdon ende, qindra artikuj mbi historinë e Shqipërisë, kryesisht të Lumës, të Kosovës dhe Maqedonisë shqiptare. Zoti Bilali ka botuar më shumë se dhjetë libra me temën e luftës dhe përbën një burim informacioni për lëvizjen patriotike shqiptare të shekullit XX. _______ 5) Shih: programi për barazinë gjinore GENDER, një cikël emisionesh në radio Kukësi, emisione televizive si dhe gazeta “Sheja”.