Universiteti Europian
Universiteti Europian i Tiranёs (UET)
RedaktoUniversiteti Europian i Tiranёs (UET) u themelua prej njё grupi individёsh qё pёrbёhet nga akademikё, pedagogё (shqiptarё e tё huaj), gazetarё dhe menaxherё me eksperiencё, si nё sektorin publik ashtu edhe nё atё privat tё arsimit tё lartё. Kjo nismё s’u nxit vetёm prej kёrkesёs sё tregut, por edhe prej dёshirёs pёr tё ndёrtuar njё institucion arsimor cilёsor, qё ofron njё model edukimi alternativ e bashkёkohor, ndryshe nga modelet tradicionale ekzistuese, qё nuk u pёrgjigjen aspak kёrkesave tё tregut e tё kohёs ku jetojmё.
Kombinimi i dijeve teorike me aftёsi konkrete, si dhe aftёsia pёr tё zbatur nё praktikё koncepte abstrakte teorike, janё bazat e filozofisё mbi tё cilёn funksionon Universiteti Europian i Tiranёs (UET). Ata qё do tё diplomohen tek ne, do tё jenё tё aftё tё pёrshtaten, tё orientohen dhe tё kenё sukses nё dinamikat komplekse tё tregut tё lirё. Pёr kёtё qёllim dy dimensionet, ai teorik dhe ai praktik, do tё jenё tё ndёrlidhur ngushtё me njёri-tjetrin.
Filozofia e UET
RedaktoUniversiteti Europian nuk do tё jetё njё oaz apo kullё e fildishtё e izoluar nga pёrditshmёria politike, mediatike apo ligjore. Pёrkundrazi, ky universitet do tё synojё tё analizojё, tё bёjё kёrkime dhe t’i orientojё sa mё mirё studentёt e tij nё kёtё pёrditshmёri. Pёr kёtё qёllim studentёt do tё pajisen me njё sёrё aftёsish konkrete, si shkrimi dhe mendimi analitik, i shkruar e i shprehur si nё shqip ashtu edhe nё anglisht. Nga ana tjetёr, ata do tё bёhen tё aftё tё pёrdorin njё sёrё instrumentesh teorike pёr tё abstraguar, analizuar dhe arsyetuar nё mёnyrё tё pavarur mbi fenomenet komplekse qё na rrethojnё.
Programi
RedaktoProgrami i Universitetit Europian është i integruar dhe ndërdisiplinor, në mënyrë që horizonti i dijeve studentore të mos ngushtohet, e që studentët të jenë të aftë të përshtaten nesër në tregun e punës. Programi është ndërtuar sipas Sistemit të Bolonjës 3+2. Kjo do të thotë që diploma universitare merret pas një studimi trevjeçar, gjatë të cilit studenti duhet të përmbushë një ngarkesë prej 180 kreditesh mësimore, nga të cilat 60 % janë lëndë të detyrueshme dhe 60 % lëndë me zgjedhje. Lëndët ndahen në të detyrueshme, me zgjedhje brenda degës dhe me zgjedhje për të gjithë. Në këtë mënyrë, studentët kanë mundësi që të zgjedhin mes disa lëndëve të ndryshme.
Njohja
RedaktoUniversiteti Europian i Tiranës (UET) është licencuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës me vendim të Këshillit të Ministrave, dt. 20.09.2006. Ai përbëhet nga tre fakultete: Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Komunikimit,Fakulteti i Drejtësisë dhe nga Fakulteti i Ekonomisë. Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Komunikimit ka dy departamente: Departamentin e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, si dhe Departamentin e Gazetarisë e Komunikimit. Fakulteti i Drejtësisë ka dy departamente: Departamentin e së Drejtës Publike dhe Civile, si dhe Departamentin e së Drejtës Penale.Fakulteti i Ekonomisë ka katër departamente:Departamenti i Ekonomiksit ,Departamenti i Financë -Bankës, Departamenti i Biznesit si dhe Departamenti i Administrimit Publik. Universiteti Europian i Tiranës jep diploma në ekonomi, shkenca politike, marrëdhënie ndërkombëtare, gazetari, marrëdhënie me publikun dhe për jurist. Diplomat jepen nga fakultetet dhe departamentet përkatëse.
Botimet dhe kërkimi shkencor
RedaktoUniversiteti Europian i Tiranës i kushton një vëmendje të veçantë zhvillimit të kërkimit shkencor. Brenda UET-it funksionojnë dy qendra kërkimore që merren me studime sociale, politike dhe ekonomike të vendit. Përveç botimit të punimeve shkencore të pedagogëve dhe personaliteteve të universiteteve shqiptare, UET-i boton edhe disa revista periodike shkencore: POLIS (Departamenti i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare), ECONOMICUS (Fakulteti i Ekonomisë), së shpejti JUS & JUSTICIA për Fakultetin Juridik.
Kontakt
RedaktoUniversiteti Europian i Tiranes gjendet ne Bulevardin "Gjergj Fishta", ish-NPV-ja 2. Telefoni: 068 20 16 616