Vullnet Ilazi (07.05.2004) është ish-kryetar dhe poashtu është shpallur Kryetar Nderi i Kuvendit të të Rinjve të Ferizajt në Gusht të vitit 2021. Ai ka shërbyer si Kryetar në Legjislaturën e III-të të KRF-së nga Tetori i vitit 2020 deri në Korrik të 2021

Vullneti është në vitin e fundit të shkollës së mesme ne "Denfeld High School" si bursist i Programit YES nga Departamenti i Shtetit Amerikan - Byroja për Arsim dhe Kulturë.

Dy vitet e para të shkollës së mesme i ka përfunduar në Gjimnazin e shkencave të natyrës "Kuvemdi i Arbërit" në Ferizaj, ku edhe ka lindur Ferizaj. Ai ka përfunduar shkollimin themelorë në sh.f.m.u. "Ismail Qemali" ku edhe ka filluar aktivitetin vullnetar në 2017. Pastaj më 15 Prill 2018 ka filluar aktivitetin në Sektorin e Rinisë në Ferizaj, këtu ka vazhduar veprimtarinë deri në Janar të vitit 2020. Vullneti gjatë kësaj kohe ka marrë pjesë në projekte të ndryshme nga GIZ, Unicef, Ipko Foundation.

Ndërsa në muajin Shkurt të 2020 u betua solemnisht si Deputet i Kuvendit të të Rinjve të Ferizajt, ai edhe këtu shfaqi aftesi të lidershipit ku i'u besua fillimisht të udhëhiqte komisionin për Arsim, Kulturë, Rini e Sport, e pastaj për 6 muaj ka ushtruar funksionin e Sekretarit të KRF-së.

Vullneti gjatë kësaj kohe ka bërë punë vullnetare edhe në organizata të tjera si UYTF- United Youth Task Force, PEN- Peer Educator Network, DSK- Down Syndrome Kosova, KYC-Kosovo Youth Council, OJQ Renesanca, Handikos, KEC- Kosovar Education Centre.

Poashtu Vullneti gjatë vitit të dytë të shkollës së mesme ishte edhe Kryetar i Këshillit të Nxënësve të Gjimnazit "Kuvendi i Arbërit" e pastaj ishte zgjedhur anëtarë i Këshillit Drejtues të Këshillit të Nxënësëve të Kosovës.

Ai ka ndjekur edhe shumë trajnime, dhe është pjesë e shumë aktivitetve vullnetare dhe pjesë e shoqerisë aktive edhe sot në komunitetin ku po jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është i certifikuar nga shumë trajnime, pjesëmarres në disa fusha të ndryshme me fokus të veçantë avokimin për rininë.