Yllka Miftari
Joined 21 tetor 2013
Ulliri e ka origjinën nga Armenia, prej nga u transferua në Palestinë e më pas në Egjipt 4000 vjet para epokës sonë. Vaji i kësaj bime filloi të prodhohet dhe përdoret për ushqim dhe si ilaç afro 2000 vjet më vonë. Tregtarët fenikas e sollën ullirin në Greqi dhe Spanjë, ndërsa ishin grekët që e çuan kultivimin e ullirit në Itali. Dhe mu këto tri vende sot janë më të përparuarat në prodhimin e vajit të ullirit, bile edhe me 74% të prodhimit botëror.
Sot ullirin e hasim në të gjitha shtetet e pellgut mesdhetar. Edhe pse në treg mbizotërojnë llojet italiane dhe greke, hulumtimet e fundit kanë treguar se kualitet të veçantë kanë ullinjtë nga Istria, Dalmacia dhe Shqipëria. Lloji më i mirë i vajit është i ashtuquajtur vaji i ullirit “i virgjër”. Gjithsesi zgjedhja varet edhe nga shija e blerësit dhe gjatë blerjes duhet pasur kujdes në etiketën e prodhimit. Në realitet, përqindja e thartirave yndyrore nuk duhet ta kalojë 1% dhe mënyra e përpunimit duhet të jetë me presim të ftohtë pa përdorimin e mjeteve zbërthyese, ose burimeve të nxehta.