Kryeqyteti i Kosovës-Prishtina

Transporti i Prishtinës formon qendrën bazë të rrugëve, binarëve dhe rrjetit ajror në Kosovë.Autobusat e qytetit,trenat dhe aeroplanët të gjitha së bashku shërbejnë për të mbajtur një nivel të lartë të transportit.Statistikat e trafikut policor kanë treguar që prej 240.000 makina të regjitstruara në Republikën e Kosovës ,rreth 100.000 makina apo 41% e tyre janë të regjionit të Prishtinës.[1]

Rrugët Redakto

 
Afternoon in Pristina
 
PRISHTINA 2013 (15)

Rrugët në Prishtinë ishin në gjendje shumë të keqe pas luftës kosovare, gjë që shtyu qeverinë të investojë dhe të permisojë këtë seksion. [2] Tash infrastruktura në Prishtinë është në gjendje të mirë. Të gjitha rrugët janë të asfaltuara, ato të cilat lidhin fshatrat e mëdha me qendrën urbane.[3] Rrugët që lidhin Prishtinën me qytetet e tjera paraqesin rrugët kryesore të rrjetit rrugor të Kosovës. Rruga M2, fillon prej veriut të Serbisë ,kalon nëpër Prishtinë dhe arrin kufirin jugor me Maqedoninë. Në fundin jugor ajo lidh Prishtinën me korrdorin X europian. [4]



Aksidentet rrugore në Prishtinë

  • Tabla në vijim tregon aksidentet me fatalitet në katër vite në Prishtinë[5]
2008 2009 2010 2011
Fatale 1,383 1,628 1,463 1,545

Airporti Redakto

Prishtina është shërbyer nga një aeroport me emrin "Adem Jashari" ai gjendet rreth 15 km në jug-perëndim të Prishtinës. Duke pasur një terminal modern është arsyeja për trajtimin e mbi milionë pasagjerë në vit dhe duhet të konsiderohet si aeroport me te frekuentuar në rajonin. Në vitin 2006 ANP-ja u shpërblye si aeroporti me i mire ne rajon .Ne 2012 kishte 1.5 milion dhe në 2013 numri i udhëtarëve është rritur për më shumë se 100.000 që ishte shërbyer nga linjat ajrore 28 në 33 destinacione në 16 vende, përfshirë shumicën e qendrave evropiane. Pas vendimit të Qeveris se Kosovës në gusht 2011 u dhe për koncesion menaxhimin e ANP-së u fut poshtë përgjegjësitë e turko-francez Consortium "Limak & Aeroporte de Lyon" për 20 vjet.[6]

Historia Redakto

 
Prishtina International Airport

Historia e ANP-së fillon në vitin 1965 kur u hap vetëm për fluturimet te brendshme por vetëm nga Beogradi kryeqytetit të Jugosllavisë. [7] Në vitin 1985 njësia IT ka qenë pajisje me teknologji moderne në përputhje me standardet e ICAO. Vetëm në vitin 1990 fluturimet ndërkombëtare filluan të ateronin në Gjermani dhe Zvicër. Një epokë e re jetëshkurtër filloi pas luftës së Kosovës në vitin 1999, kur erdhi në krye NATO-n dhe KFOR-in dhe ndryshuan atë në një aeroport ushtarak. Vetëm në fillimet e vitit 2000, aeroporti u kthye në kontrollin e saj me 45 punonjës gjithsej. Pas luftës aeroporti u dëmtua dhe u desh 2 vjet dhe 50 milion euro për të bërë aeroport dhe atëherë fillojë të veprojë si duhet. Aeroporti u riorganizuar tërësisht dhe rindërtuar në një periudhë 3 vjeçare 2002-2005 të cilat ndihmuan duke ofruar një gamë të gjerë të cilësisë në rreth 800.000 deri në 1.000.000 pasagjerë. Si rezultatet e projekteve të ndryshme rreth sigurisë Aeroporti "Adem Jashari" ishte çertifikuar nga Autoriteti Islandez Aviacionit civil në vitin 2008.[6]

Pas koncesionit Redakto

 
Pristina International Airport - new terminal

Pas vitit 2011 kur kontrollin e aeroportit e mori kompania turko – franceze "Limak Aeroport de Lyon”,[6]ishte e planifikuar të shtoheshin 25000 metra katrorë prej 100 milion eurove investime që do të bëheshin sipas kontratës mes qeverisë së Kosovës dhe kompanisë Limak. Investimet përfunduan në fund të vitit 2013 ku u shtuan 15000 metra katrorë dhe 30 milion euro invesime më shumë sesa që ishte paraparë me kontratë. Tani PIA është njëri nga aeroportet më të mira në regjion me kapacitet për të ofruar shërbime më shumë se 3 milion pasagjerve, me një parking për 1700 vetura dhe një sipërfaqe prej 42000 metra katorë. Tani pas investimeve me vlerë prej 130 milion euro aeroporti i ri po mundohet të krijojë transport publik me qëllim që ti transportojë pasagjerët në kryeqytet dhe anasjelltas.[8]

Stacioni i autobusave në Prishtinë Redakto

Autobusët në Kosovë që frekuentojnë shpesh janë të shpejtë,të pastër dhe në gjendje të mirë.Stacioni i autobusëve në Prishtinë i shërben në gjithë Kosovën dhe në destinacione ndërkombëtare.Stacioni kryesor gjendet 2 km në jugpërendim të qytetit afër Bul."Bill Clinton". Që të shkoni atje juve u nevojitet të merrni një taksi, ose me transport publik ju mund te merrni linjen 10. Për parking ju duhet të bleni një tiket e cila kushton 1 euro.

Autobusët me distancë të gjatë Redakto

 
International Bus
Start End Price Time
Pristina Peja 4(euro) 07:30-every 20 min
Pristina Gjakova 4(euro) 07:30-every 20 min
Pristina Prizren 4(euro) 07:30-every 20 min
Pristina Mitrovica 1.50(euro) 07:30-every 20 min
Pristina Gjilan 2(euro) 07:30-every 20 min
Pristina Gracanica 2(euro) 07:30-every 20 min
Pristina Ferizaj 2(euro) 07:30-every 20 min

[9]

Linja internacionale e autobusave Redakto

Start End Price Time (euro) Day
Pristina Belgrade 10-15(euro) 11:00-17:00 Monday-Sunday
Pristina Tetova 5-10(euro) 06:30 09:30 Monday-Sunday
Pristina Tirana 20-25(euro) 06:00 12:00 Monday-Sunday
Pristina Skopje 5(euro) 07:55 09:30 Monday-Sunday
Pristina Podgorica 10-15(euro) 17:45 23:00 Monday-Sunday

[10]

Autobusat urbanë Redakto

 
Buses in Pristina

Trafiku Urban mbulon vetëm dy linja, linjën 4 dhe 3A.Linjat e tjera mbulohen nga operatorë privatë.Të përmirsojë shërbimin e transportit publik komuna e Prishtinës ka vendosur të investojë rreth 2 milion euro për "Trafiku Urban" që të blej autobusë të ri.[11]

Linja e autobusave urbanë Redakto

 
Urban Traffic Map
Bus line Start End
1 Technical Faculty Fushe Kosove
2 Technical Faculty Kastriot
3 Bregu i Diellit Bardhosh
3/A Matiçani) Kodrën e Trimave
3/b Hospital District Bardhosh
4 Bregu i Diellit Germia
5 Bregu i Diellit Sofali
6 Arberia Street Malush Kosovo
6/A Arberia VIVA Market) in front ETC
7 Kolovica March 7 (Emshir)
7/A Street Xhavit Ahmeti Rrethi i Madhe
8 Pristina Butofc Center Hospital
9 Matiçani Germia Park
10 Hajvalia Gets around Pristina

Taksitë Redakto

 
Random Taxi in Pristina

Në Prishtinë ka shërbime të ndryshme të taksive me kushte përafërsisht të njejëta. Fillimi është 1.5 km kurse për çdo kilometër të kaluar rritet për 60 cent. Në përgjithesi vozitja prej një fundi në fundin tjëtër të Prishtinës nuk kalon çmimin prej 10 euro. Ka edhe disa shoferë te lincesuar individualë me taksi metra te ndryshëm prej taksi metrit te zakonshëm që ndonjherë janë më të volitshëm, por jo çdoherë.[12]

Skuter Taksitë Redakto

Trafiku në Prishtinë ka përafërisht mbi 100.000 mjete çdo ditë ku përfshihen veturat, taksit, kamionat dhe autobusët. Përveq numrit të madh të taksive në Prishtinë ka filluar edhe një formë e re e shërbimit të taksive. Kompania Scootaxi ka filluar të ofrojë një shërbim të transportit me skutera. Kompania Scootaxi ofron me skuter ambiental. Kjo është një mënyrë e shpejtë e transportit dhe e lehtë për manovrim nëpër trafikun e ngarkuar. Skuterat janë të rehatshëm për udhëtarët dhe janë të lirë. Scootaxi ofron mundësinë që klientët të udhëtojnë kudo në Prishtinë për 1 euro. Do të udhëtosh në Prishtinë në rehati dhe në shoqërinë e shoferëve me përvojë. Ekziston një aplikacion për iOS dhe Android që i jep mundësi klientit për ta porositur taksin me anë të aplikacionit. Scootaksit mbikqyren me GPS nga kompania e cila e kufizon shpejtësinë e tyre deri në 50 km/h, në mënyrë që të ofrojë nivel sa më të lartë të sigurisë për klientët e saj.

Ciklizmi Redakto

Prishtina sa i përket biçikletave nuk i përmbushë kriterat për te vozitur rreth qytetit.Prishtina ofron mundësi të mira për vozitje me biçikletë në parkun e Gërmisë ku mund të marrësh biçikleta me qira. Çmimi është 2 euro për 1 orë. Përveq disa pjesëve periferike të pjerrëta Prishtina nuk është e përshtatshme për vozitje me biçikleta për shkak të hekurave të kanalizimeve, gropave dhe trafikut të ngarkuar.[13]

Trenat Redakto

Rrjeti i parë hekurudhor në Kosovë u konstruktu më 1874 duke filluar nga Hani i Elezit nëpërmjet Fushë Kosovës dhe duke përfunduar në Mitrovicë.Më vonë Kosova përfundoi së konstruktuari një linjë hekurudhore ekzistuese gjatë gjithë territorit të Kosovës[14] Rjeti hekurudhor i Kosovës ka një shtrirje prej 333,451 km.Përveq linjës hekurudhore industriale e cila nuk është e përfshirë në këto statistika që mbulojnë rreth 103,4 km të hekurudhave.Linajt hekurudhore janë lidhëse mes qendrave më të rëndësishme të Kosovës,përveq Gjakovës dhe Gjilanit, të cilat nuk janë të mbuluara.Linjat hekurudhore gjithashtu lidhin edhe Kosovën me shtetet fqinje si Maqedonia dhe Serbia dhe përmes tyre me shtetet tjera botërore.[14]

 
Pristina Train Station

Prishtina ka dy stacione të trenit.[15] Prishtina shërbehet nga një tren që udhëton çdo ditë nga Prishtina në Shkup.Treni i merr udhëtarët në Prishtinë në 13:00 në stacionin kryesor, i cili është shumë lehtë të humbet nëse je me vonesë.Stacioni i trenit gjendet në pjesën industriale të Prishtinës, menjëherë poshtë kodrës në lagjen e Dragodanit.[16]

Udhëtimi për në Shkup zgjat përafërsisht 4 orë.[16]

Biletat janë relativisht të lira, duke filluar nga 0.30 euro deri në 3 euro për udhëtime brenda kufijve.[17] Rrjeti hekurudhor i Kosovës ofron disa lloje të biletave: njëdrejtimëshe, dydrejtimëshe, bileta me zbritje(për studentë, pensionerë), bileta mujore.[17] Për linja ditore rrejti hekurudhor i Kosovës më 2 tetor lëshoi në përdorim linëjn e re Prishtinë-Pejë për transport të udhëtarëve. [18]


Hekurudhat e Kosovës operojnë me trena të rregullt ditor:

E ardhmja Redakto

Numri i makinave në Prishtinë është menduar të jetë rreth 70,000-100,000, edhe pse është e vështirë që të ketë llogaritjet e saktsisht, pasi makinat e 6 institucioneve nderkombtare duhet poashtu te numrohen. Poashtu gjindet një sasi e madhe e makinave të vjetra, të cilat janë të papërdorshme.

Për shkallën motorike, sipas Entit të Statistikave të Kosovës, në vitin 2002, në Kosovë kishte rreth 113 makina në 1000 banorë. Nëse e krahasojmë me qytetet e tjera evropiane në Vjenë ka 393 cars/1000 banorë dhe në Shtutgart 549cars/1000 i zhvillimit me te mire ekonomik dhe duke pasur parasysh poziten te favorshme gjeografike qe ka Prishtina, , makinat 290-380 cars/1000 banorë deri në vitin 2030 nuk jan larg te mendueshme.


References Redakto

  1. ^ Arber Sylejmani, arber@kreatoda.com. "Portali Indeksonline - 240 mijë vetura në “rks”, 100 mijë vetëm në Prishtinë". indeksonline.net. Marrë më 2014-03-02. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Pristina travel guide - Wikivoyage". wikivoyage.org. Marrë më 2014-03-02. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "https://www.osce.org/kosovo/13127". osce.org. Marrë më 2014-03-02. {{cite web}}: Lidhje e jashtme në |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ http://wbc-inco.net/object/document/9842/attach/0_1NationalBackgroundReportonTransportforKosovo-UNMIK.pdf Page. 14
  5. ^ http://www.fiq-fci.org/repository/docs/Siguria_ne_Komunikacion.pdf
  6. ^ a b c "Airport". airportpristina.com. Marrë më 2014-03-02. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Priština International Airport, Kosovo - Airport Technology". airport-technology.com. Marrë më 2014-03-02. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "RTK". rtklive.com. Marrë më 2014-03-02. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Long-distance buses - Arrival & Transport in Pristina - In Your Pocket city guide - essential travel guides to cities in Kosovo". inyourpocket.com. Marrë më 2014-03-02. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ http://www.inyourpocket.com/data/download/pristina.pdf
  11. ^ "Koha NET - Arkivi". koha.net. Marrë më 2014-03-02. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ http://www.inyourpocket.com/data/download/pristina.pdf Pg. 36
  13. ^ "Getting around Pristina". worldtravelguide.net. Marrë më 2014-03-02. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ a b "Hekurudhat". kosovorailway.com. Marrë më 2014-03-02. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Trains - Arrival & Transport in Pristina - In Your Pocket city guide - essential travel guides to cities in Kosovo". inyourpocket.com. Marrë më 2014-03-02. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ a b "Hekurudhat". kosovorailway.com. Marrë më 2014-03-02. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ a b "Hekurudhat". kosovorailway.com. Marrë më 2014-03-02. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Hekurudhat". kosovorailway.com. Marrë më 2014-03-02. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ a b "Hekurudhat". kosovorailway.com. Marrë më 2014-03-02. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Stampa:Kosovo topics