Zilo Nora
LISTA E DËSHIRAVE TË MIA
RedaktoAUTORI: GREGORIE DELACOURT
PËRKTHYESI: CLAUDIA STEINITZ
SHTËPIA BOTUESE: HOFFMANN UND CAMPE
Kjo është historia e Zhaklinës e cila jeton në një qytezë të vogël të Francës, në Aras. E vetëpunësuar në një dyqan të vogël tekstilesh të cilin e trashëgoi pas ndarjes nga jeta të ish-pronares së saj. Kjo zonjë në një moshë rreth të 45-ve e martuar me Zhozenë, burrin e ëndrrave të saj dhe prind i dy fëmijëve , kohët e fundit ka filluar te pyesë veten se çfarë ndodhi me ëndrrat që kishte kur ishte adoleshente?
A mund të kishte qënë ndryshe jeta e saj? Protagonistja e këtij romani një grua e zgjuar dhe e dashur që kalon nje jetë të paqetë, të ushqyer me endrra e cila për rreng dashamirës e hokatar të fatit, jeta i jep mundësinë të fitojë një llotari të majme prej diçka me shumë se 18.000.000 euro. Papritur e kupton që në çastë të gjitha ëndrrat e saj si dhe dëshirat e listuara në ato pak faqe të ditarit personal mund të bëhen realitet. Megjithatë asnjëherë nuk e mer guximin të thyej çekun e parave, sepse rreth saj vërtitet pyetja: “çfarë është lumturia, çfarë mund të blejnë paratë dhe çfarë do ti ndodhë dashurisë më pas kur mos ketë më asnjë ëndërr , asnjë synim ,asnjë listë dëshirash për të realizuar?
Dëshmimtare në vdekjen e nënës së saj dhe me një baba të sëmurë nga skleroza ajo do të përjetojë humbjen e dytë më të madhë të jëtës së saj kur kupton se Zhoja , i shoqi I saj I ka rrëmbyer çekun e llotarisë të fshehur tek kepuca e saj dhe është nisur për të realizuar dëshirat e listuara prej tij.
Një ditë kur po mendonte për ngjarjet e veshtira që kaloi pas adoptimit të fëmijës së saj kujtoi atë periudhë të vështirë psikologjike që kaloi prane kampit të murgeshave . Aty nëpër mjergull ju kujtua dhe flirti qe pati me Vitton që më pas do të bëhej personi që do te kalonte pjesën e mbetur të jetes së saj. Zhoja nga ana e tij kërkoi të kthehej tek zhaklina pas nje periudhe 3-vjecare por ajo kuptoi se :”Vetëm nëpër libra mund ta ndyshoshë jetën. Mund të fshimë gjithëçka me një fjalë. Mund të zhdukim peshën e gjërave. Të fshimë me gomë të gjitha poshtërsitë e jetës, dhe ne fund te fjalisë, të gjendemi në anën tjetër të botës.”
Ajo nuk vendos të kthehet prap tek i shoqi pas zhgënjimit të madhë që përjëtoi .jetën e vazhdoi me burrin që u njohë atë mbrëmje në bregdetin afër kampit të murgeshave , duke dëgjuar muzikën klasike që koha kishte trashëguar e duke shfletuar listën e dëshirave të saj.
Edhe pse ai e dashuronte ajo nuk do dashuronte dot më kurrë!
Ky libër përmban në vetvete mesazhe shumë të qarta edhe të thjeshta : për të qënë të lumtur , duhet të jetojmë larg dritave të skenës ,modestisht. Fundja lumturia fshihet në skutat e vogla të jetës..
Mbi autorin
RedaktoGregoire Delacourt (1960) është shkrimtar dhe krijues francez në fushën e publicitetit. Ka punuar ne fushata publicitare për kompani të mirënjohura dhe ka fituar dhe Luanin e Artë në festivakin e reklamës në Kanë. Pas romanit “Shkrimtari I familjes”(2011) I cili u kurorëzua me disa çmime (ndër të cilat çmimi “Pagnol” dhe çmimi “Carrefour për Romanin e Parë”),Gregoire Dalacourt shkruan “Lista e dëshirave të mia”(2012).