Çerkezii
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Çerkezii. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Çerkezi (pa shq.: Çerkez, maq.:Черкез) është një fshat shqiptarë i komunës së Kumanovës.
Shkruan: Nuredin Xhemaili
RedaktoÇerkezi është sot një Fshat- lagje i cili graviton ne kuadrin e Komunes se Kumanovës, shtrihet ne pjesën Jug- lindje me qytetin 1.5 nm,në pjesen veriore me fshatin Rramanli 1.8nm, në pjesen perendimore me Lubidragun 1.0nm,në pjesen e Jugut me fshatin Llopat 1.7nm dhe Bedinjë 1.2nm.Me nje siperfaqe nga 35,55 km² jetojnë 6.310 banorë shqiptarë te vendosur në 900 shtëpi ( sipas logaris sime logaritja e vitit 2007), pra me nje dendesi mesatare prej 177 banorë ne 1 km².
Bukurinë dhe nje pamje pitoreske, fshatit Çerkez ia shton edhe hekurudha qe kalon në mes fshatit si një lum, në pjesen e Jugut kalon dhe e ndan fshatin rruga e vjeter për në Shkup, mbi fshat në pjesen Lindore është ndertuar filteri per ujin e pijshëm ku furnizohet komuna e Kumanoves dhe vet fshati i ynë. Ka rrjetin e Telefonis,rrjetin Elektronik,ka kanalizimin,rrugët e asfaltuara, Ka dy rstourante: Restourant Kulla dhe Restourant Royal Palace, ka Ambulanc private, ka shum shitore dhe Internet Kafe,ka ndermarje private.Ka Shkollen tetëvjeqare,një Xhami me shpres se do te ngritet edhe një sa me shpejt.Bukurin ia shtojnë edhe vorrezat,mu ne mes te fshatit te rregulluara ashtu siq duhet ti ken të gjith fshatrat shqiptare. Është i pasuruar edhe me intelektual, edukator,mësues,arsimtar,profesor,magister,Doktor shkence,mjek,dentist,e teolog.
Historia e fshatit Çerkez
RedaktoÇerkezi ka nje te kaluar te lavdijshme historike, është një legjende më vete thuhet se ka qen i djegur tri herë, (Çerkezi nuk është fshat i vjetër, siç dëshmon edhe emri, i cili është themeluar nga Çerkezët rreth vitit 1864. Gjatë përleshjeve me rusët, çerkezët e humbin betejën dhe ata shpërngulen në Turqi, pastaj qeveria e atëhershme turke një pjesë të tyre e vendosi në territorin e sotëm të Çerkezit-Kumanovës. Pas vitit 1912 fshati digjet tërësisht, çerkezët shpërngulen prapë në Turqi. Në vitin 1921 kishte vetëm 6 shtëpi, kurse në vitin 1960 ka pasur 76 shtëpi. Me ardhjen e popullsisë nga viset malore fshati dukshëm rritet, ku sot është ndër fshatrat më të mëdhenj në rajonin e Kumanovës. Është fshat i popullzuar vetëm me shqiptarë, i cili ka rreth 6300 banorë.). deri me tani ketyre deshmive ende nuk iu eshte bere nje vleresim i duhur arkeologjik Me 1921 jan gjetur kater(4) shtepi, Çerkez kan folë edhe gjuhen shqipe,i kan takuar fes Islame dhe kan qen afer Xhamis së vjeter me shtepi.
1.Adem Aga 2.Adem Çiki i biri i Ademit 3.Hetem Çerkezi 4.Memet Ali Çerkezi 5.Këto familje jan shpërngulur për në Turqi gjat viteve 1956-1957
Në këtë fshat jetonin qe nga viti 1912 edhe disa familje shqiptare siq ishin:
1.Shaban Shahini- Mutllov 2.Ajet Abazi- Brezë 3.Sherif Allasheca dhe 4.Halim Allasheca (jan shperngul per ne Turqi gjat viteve 1959) 5.Murat Murati – Mateç jeton qe nga viti 1922 6.Xhemail Bajrami- Miratoc, jetojn qe nga viti 1925 7.Islamallaret – jetojn qe nga viti 1930 8.Isak Rrahmani dhe 9Imer Rrahmani qe nga viti 1937 10.Sulejman Sulejmani-Bellanoc qe nga 1937 11.Sadik Jakupi-Stanqiq qe nga viti 1957 12.Abdulla Ajdini , Hamdi Xhemaili- Maxhere qe nga viti 1960 13Ramadan Aliu – Gare 1960
Toponimet
RedaktoBunari Malokve,nga Miratoca-kompleks arash ku gjendet ky bunar, që kishte hapur njëri i lagjes Malokaj. Çeshma Kadis-burim, që rrjedh nga fjala Kadi(u)- gjykatës në kohën e sundimit osman, që gjykonte sipas sheriatit dhe që kryente funksione civile. Ograde-nga fjala sllave Ograda - rrethojë, kompleks arash që gjendeshin afër fshatit. Hoduti i Rramanlisë-janë ara që gjenden në kufi me fshatin Rramanli. Leksemë turke me kuptimin kufi(ri). Livadhi i Xhamisë-livadhe që kanë qenë afër objektit fetar. Rampa-kompleks arash. nga maqed.( Rampa )- pjesë e përparme e skenës së teatrit, parmak ; barierë hekurudhore. Te Llaka-kompleks arash që në të kaluarën kishte qenë vend moçalik. Te Xhadja e Vjetër -vend që e përshkonte rruga e vjetër për Shkup. Toka Zezë -ara që përbëhen nga dheu i zi. Rrushi i Vjetër -vend ku ka pasur vreshta, tani janë bërë ara. Vllashki Rid-kodër dhe zabel , pse është emërtuar kështu nuk dihet. E falenderoj Bajram Muratin qe mi dha disa te dhena por jeni te mir se ardhur dhe mir njohes per rregullimin e kesaj rubrike te gjith ju qe keni argumente konkrete, njeherit kërkoj ndjes e di qe ka leshime, un kam filluar e ju me ndihmoni!.
Demografia
RedaktoViti 1994 | Viti 2007 | |||
---|---|---|---|---|
Kombesia | Banorë | Kombesia | Banorë | |
Totali | 3 417 | Totali | 6 310 | |
Shqiptare | 3 247 | Shqiptare | 6.300 | |
Turq | 1 | Turq | 0 | |
Maqedone | 0 | Maqedone | 10 | |
Vlleh | 0 | Vlleh | 0 | |
Serbe | 0 | Serbe | 0 | |
Boshnjake | 0 | Boshnjake | 0 | |
Te tjere | 0 | Te tjere | 0 |
Fshati ne kohet e hershme ka qene banuar me popullsi cerkeze te emigruar nga rajonet e kaukazit, prej kendej merr dhe emrin dhe vete fshati. Deri ne vitet '70 pati shperngulje masive te popullsise drejt Turqise si pasoje e politikes jugosllave qe favorizonte kete lloj emigrimi. Sot eshte fshat me teresi shqiptare.
***Meritojnë te ceken edhe disa emra me rendesi,qe kan dhen kontribute per fshatin:
Redakto1.Sherif Islami – Allashec – Kryetar i bashkësisë lokale 2.Isman Rrahmani – Allashec - Kryetar i bashkësisë lokale 3.Aziz Ajrulli – Strime - Kryetar i bashkësisë lokale per shum vjet,shum i merituar 4.Hisni Sinani – Gushic - Kryetar i bashkësisë lokale 5.Selajdin Musliu – Bukuroc - Kryetar i bashkësisë lokale 6.Hisen Rrahmani – Allashec - Kryetar i bashkësisë lokale dhe 7.Fadil Shabani – Bellanoc - Kryetar i bashkësisë lokale, tani aktuale. 8.H.Arif Rrahmani – Allashec – Kryetar i kshillit te xhamis 9.H.Sadri Xhemaili – Maxhere – Kryetar i pleqnareve 10.Mulla Zija Jashari – Zhunic – Imam dhe kshilltar i pleqnarve. 11.Feriz Dervishi - Bellanoc - Drejtor i par i shkolles 12.Sabri Hasani - Burim - Drejtor,zv minister i arsimit 13.Azir Aziri - Runic - Drejtor 14.Shejnaze Zymberi - Gushic - Drejtoresh.
***Tani Çerkezi, përbëhet prej këtyre fshatrave***
Redakto1.Burim ('Izvor')shtrihet mbi fshatin Slupcan,kufizohet me allashevc belanocen runicen dhe domanovcen. 2.Allashec 3.Maxhere 4.Gushic 5.Stançiç 6.Gllazhnje 7.Gare 8.Bukuroc 9.Runic 10Somolic 11.Bellanoc 12.Sefer 13.Shtraz 14.Muçibab 15.Brez 16.Corrotic 17.Lladov 18.Bresiq 19.Haxh 20.Kojnare 21.Llovc 22.Shoshaj 23.Miratoc 24.Mateç 25.Depce 26.Rushtaj 27.Lipkov 28.Raic 29.Sllubic 30.Llojan 31.Vishtic 32.Zhunic 33.Çelik 34.Bugarin 35.Lluçan 36.Buhiç 37.Shurdhan 38.Kukaj 39.Verban 40.Kokaj 41.Zheger 42.Bilinic 43.Konçul 44.Zarbic 45.Llukar 46.Presnic 47.Terrnav 48.Rohovic 49.Strim 50.Vaksinc 51.Erkoc 52.Malin 53.Qarr 54.Ilic 55.Suharne etj etj .....
***Shkolla e pare shqipe ne Çerkez***
RedaktoNe vitin 1967-68 hapën rrugen e mesimit te pare te ABC-es ne gjuhen amtare shqipe në Çerkez.U hapen dy klasë te shkolles fillore me ndihmen dhe kontributin e mësuesve të rrespektuar Isa Jashari nga fshati Koreç, Bajram N Osmani nga fshati Runic, si dhe mesuesi nga Seferi dhe patrioti Arif Seferi. Në shtëpinë e Njazi Islamit nga Allasheca,për të vazhduar me pas ne shtepin e Ramadan Musliut nga Bukuroca,dhe deri ne ngritjen e shkolles ku tani gjendet. Këta mësues me bindjet e tyre te forta Ideali dhe dashurin që kishin për Arsimimin e gjeneratave të ardhëshme!, rendom në ndeja edhe ndodhte të mospajtoheshin me Çerkezalit te cilet i kishin pritur duarhapur mesuesit e tyre të rrespektuar . Pas tyre ne vitet e ardhshme shkollor erdhi si mesues Tefik Xheladini mesues nga Allasheca Merit të veqant per ngritjen e shkolles se sotëshme ka Haxhi Isman Rrahmani nga Allasheci.
***Plejada e mesuesve te parë***
Redakto1. Isa Jashari 2. Bajram Osmani 3. Tefik Xheladini 4. Arif Seferi 5. Ilaz Ramadani 6. Jahi Aziri 7. Raif Fetahu 8. Nebi Jashari 9. Mustaf Zeqiri 10.Shabi Kadriu 11.Hamid Murina
Viti 1981-87- Demostrat e studentëve në Kosovë, dhe trazira të shqipëtarëve në qdo republik të ish Jugosllavis!Ku do ti shijojn kazamatet sllave edhe dy bashkëvendas tanët!,është fjala për: Shabi Ajdini ku do të vuaj 2 muaj burg dhe Amet Hasani ku do te vuaj 2 muaj burg ka viti 1987 që të dy të liruar me kusht.
Nëpër rrugëtimin e lirisë
RedaktoVeprimtar i devotshëm i çështjes kombëtare
Shabi Ajdini (1954-1994)
Vendlindja
Fshati Maxherë që gjendet në Karadakun e Luginës së Preshevës në të kaluarën ishte vatër e rëndësishme kombëtare. Nga ky vendbanim i vogël kishin dalë burra dhe patriotë të devotshëm të çështjes kombëtare. Në këtë fshat kishte lindur Mulla Sinan Maxhera, patrioti, miku dhe luftëtari më i mirë i Idriz Seferit, të cilët me shumë malësorë tjerë kishin luftuar kundër ushtrisë së Durgut Pashës në Grykën e Kaçanikut në vitin 1910. Ky frymëzim te malësorët kishte mbretëruar për shumë kohë, gjithnjë duke kultivuar këtë trimëri si në këngë, por edhe nëpër oda në ngritjen e vetëdijes kombëtar të gjeneratave të mëvonshëm. Kjo frymë kombëtare vazhdoi brez pas brezi kundër zaptuesve të huaj. Kështu, më vonë këtë rrugë do ta ndiqte edhe Mulla Nuredin-Maxhera në “Komitetin Revolucionar për Bashkimin e Trojeve Shqiptare të Jugosllavisë me Shqipërinë” në vitin 1960. Ky patriot kishte lënë gjurmë të thellë te gjeneratat e reja, sidomos të familjes së tij, por edhe më gjerë.
Padyshim, këtë rrugë e kishin ndjekur pasardhësit e tij, nipat dhe mbesat. Ndërsa, prej tyre duhet veçuar nipin e tij Shabi Ajdini, i cili pa asnjë hamendje kishte ecur rrugës së të parëve të tij.
Shabi Ajdini kishte lindur më 6 tetor 1954 në fshatin Maxherë të Luginës së Preshevës nga prindërit Shefki dhe Ajmane Ajdini. Ishte rritur në një familje të varfër, por shumë bujare dhe me traditë. Kjo familje në Karadakut e Preshevës njihet si familje patriotike, e cila nuk kishte kursyer asgjë për lirinë e atdheut. Odat e tyre, si gjatë LNÇ-së, por edhe më vonë ishin shndërruar në kuvende popullore, në të cilat takoheshin burrat e asaj kohe.
Shpërngulja në Çerkez të Kumanovës
Shabiu, një pjesë të fëmijërisë e ka kaluar në fshatin e tij të lindjes. Ndërsa, më vonë babai i tij qe detyruar të shpërngulet nga UDB-ja Jugosllave në Çerkez të Kumanovës për të vazhduar me jetën e tyre. Kjo kishte ndodhur gjatë viteve 1964-1965.
Që nga fëmijëria e tij, ai shquhet për zotësi, por edhe për veprimtari atdhedashëse. Mësimet e para për atdheun i kishte marrë nëpër odat e fshatit, sepse aty edhe mbaheshin kuvendet e asaj kohe. Aty u rrit dhe u brumos ky veprimtarë, i cili më vonë do të lë gjurmë në histori.
Karakteristikë e tij ishte modestia. Ai ishte i zgjuar, trim e bujar, por edhe shumë i dashur e tolerant. Nuk mërzitej të bisedonte me njerëz edhe me orë të tëra vetëm e vetëm t’u shpjegonte atyre drejt çështjen tonë kombëtare të pazgjidhur. Ishte i paluhatshëm në qëndrimet e tij për Shqipërinë, Kosovën dhe trojet shqiptare. Zgjidhjen e çështjes shqiptare e shihte në bashkimin dhe vetëvendosjen e popullit shqiptar. Kjo ishte alfa dhe omega e veprimtarisë së tij patriotike.
Me të vendosur në fshatin Çerkez të Kumanovës familja e tij ballafaqohet me krizë ekonomike. Me gjashtë fëmijët, Eminen, Fehmiun, Hasimen, Shabiun, Hakiun dhe Hiden babi i tyre Shefkiu nuk ia dilte t’u siguronte ushqim të bollshëm. Punonte punë të rënda vetëm t’u siguronte bukën e gojës.
Largimi për në kurbet
Duke e parë këtë gjendje të rëndë familjare, Fehmiu djali i madh i Shefkiut vendos të marrë rrugën e kurbetit për ta ndihmuar familjen. Së pari, shkoi në Austri për të punuar, ndërsa më vonë shkoi në Zvicër. Pasi vendoset në Gjenevë të Zvicrës në vitin 1976, Fehmiu me vete e merr edhe Shabiun e ri për ti ndihmuar familjes. Këta dy së bashku fillojnë të punojnë dhe t’i ndihmojnë familjes. Por, jo vetëm kaq, Shabiu pasi që kishte rregulluar punën për vete filloi të krijojë miq si shqiptar dhe zviceranë rreth vetes. Kështu, ai shfrytëzoi këtë njohësi për të inkuadruar në punë shumë familjarë të afërm, miq e dashamirë të ndryshëm. Falë tij, sot e kësaj dite këta ende jetojnë dhe punojnë në Zvicër duke krijuar një standard më të mirë jetësor.
Puna dhe jeta e kurbetit për të ishte shumë e vështirë. Kurrë nuk kishte ëndërruar se pikërisht ai do të kalojë jetën tjetër jashtë vendlindjes së tij. Kurrë nuk kishte menduar që fëmijët e tij do të lindin në kurbet dhe do të shkollohen atje. Por, ligji i jetës e kishte detyruar të ndërmerrte një hap të tillë.
Inkuadrimi në LPK
Që në fillim të punës së tij kishte filluar aktivitetin e tij duke vënë kontakt me Lëvizjen e Ilegales Shqiptare që vepronte në Diasporë. Në vitin 1981 për herë të parë do të kontaktojë me këto struktura. Duhet theksuar se bartëse e të gjitha organizimeve ilegale ishte Lëvizja për Republikën e Shqiptarëve në Jugosllavi-LRSHJ, e cila u themelua me 17 shkurt 1982 pas shkrirjes së tri organizatave ilegale: LNÇKVSHJ, OMLK dhe PKMLSHJ. Në vitin 1986 LRSHJ merr emrin Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës. Në kuadër të saj kanë vepruar një sërë grupimesh të vogla me emërtime të ndryshme, të cilat synonin me çdo çmim jetësimin e Republikës së Kosovë, me Hasan Malën dhe Xhafer Shatrin. Pra, Shabiu i takonte grupimit militant për arritjen e qëllimit kombëtar. Kishte miqësi me Jusuf Gërvallën dhe shokët tjerë, të cilët gjatë asaj kohe qëndronin në Gjermani, por që mbanin kontakte me Gjenevën, sepse aty ishte Selia e Kombeve të Bashkuara.
Shabiu ishte i gatshëm kurdoherë t’i ndihmonte Lëvizjes Popullore, sepse kishte një moral të fortë kombëtar. Shokët e kishin vu në krye të demonstratave kundër jugosllave dhe kundër komuniste, të cilat mbaheshin në Gjenevë dhe nëpër vendet tjera të Evropës. Ishte një trim i madh dhe sypatrembur.
Arrestimi i tij nga UDB-ja
Mirëpo, UDB-ja jugosllave i kishte rënë në gjurmë veprimtarisë së tij dhe gjatë një vizite që i kishte bërë vendlindjes dhe familjes më 1982 ishte burgosur në Kumanovë. Pas dy muaj qëndrimi në burg-izolim ishte torturuar shumë. Vetëm me ndihmën e vëllait Fehmiut, i cili kishte paguar një shumë parash një funksionari të lartë të atëhershëm jugosllavë ishte liruar me kusht. Siç, kishte theksuar Fehmiu, ky funksionar jugosllavë i kishte thënë se nëse nuk paguan shumën e kërkuar Shabiu do të dënohet me shumë vite burg të rëndë.
Duke parë se jeta e tij ishte kërcënuar nga UDB-ja jugosllave dhe është në rrezik, që nga viti 1982 largohet nga Çerkezi për në Zvicër, duke mos e parë më atë deri në vdekje.
Nga viti 1982, ky patriot kurrë nuk u ndal së punuari kundër ish-Jugosllavisë, sepse kjo krijesë shtetërore, sipas tij ishte një shtypëse e madhe e shqiptarëve. Banesa e tij në Gjenevë ishte shndërruar në një shoqatë mërgimtarësh shqiptarë, të cilëve u dilte në ndihmë atyre. Nga aty organizoheshin edhe demonstratat dhe shumë takime tjera të karakterit kombëtar për diasporë. Duhet përmendur se më 1991 gjatë dëbimit të punëtorëve shqiptarë nga puna dhe intelektualëve kosovarë nga regjimi serb, Shabiu me shokë u kishte dal në ndihmë shumë prej tyre duke i strehuar, përkujdesur dhe duke i ndihmuar, si në punësim, por edhe me grumbullimin e ndihmave për ta.
Vdekja e tij
Digjej nga malli për vendlindjen, atdheun, sepse kishte një kohë të gjatë që nuk e kishte parë. Venitej për lirinë e Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare. Gjithmonë e mbante shpresa se liria do të arrijë shpejt. Mirëpo, kjo ishte vetëm dëshira dhe ëndrra e tij. Sepse, mu në moshën kur kishte arritur pjekurinë e tij intelektuale e kombëtare në moshën dyzetvjeçare, sëmuret rëndë nga një sëmundje e pashërueshme dhe më 10 shkurt të vitit 1994 ndërroi jetë në banesën e tij në Gjenevë. Aty kishte mbyllur sytë duke lënë amanetin që për lirinë e atdheut të mos kursehet as jeta. Shabiu vetëm i vdekur u lejua të varroset në vendlindjen e tij në fshatin Çerkez. Ai u varros me nderime të larta nga familjarë, shok, miq e dashamirë të shumë nga të gjitha viset shqiptare. Ai vdiq për të mos vdekur kurrë, sepse veprimtaria e tij do të jetë udhërrëfimi kryesor për brezat e ardhshëm.
Shabiu pas vete la gruan me katër fëmijë, vajzën Fitoren, Albulenën dhe djemtë Fitorin dhe Shefkiun. Të gjithë këta jetojnë në Gjenevë të Zvicrës.
*Regjisrti i te burgosurve politik nga Çerkezi*
RedaktoDemonstratat e vitit 1988 i gjejne ehe shume qytetar të Çerkezit jo vetem si pjesmarres por njeherir edhe si organizator te tyre, njëri nder ata ishte edhe Nuredin Sadri Xhemaili, e nderkaq si pjesmarres ishin edhe shum te ri nga fshati ku do te pasoj edhe persekutimi dhe denimi i tyre nga regjimi Sllavo-Maqedon Këta të rinjë nxënes dhe mesues i dolen ne mbrojtje gjuhes amtare,mbrojten shkollat shqipe qe i garantonte edhe Kushtetuta e vitit 1974.Por për shqiptaret prap nuk vlenin ligjet dhe kushtetuta ku më pas pasojnë denimet:
*Regjisrti i te burgosurve politik nga Çerkezi*
1.Nuredin Xhemaili 5 vjet burg 2.Kasum Limani 2 vjet burg 3.Lulzim Zulfiu 2 muaj burg 4.Bardhyl Osmani 2 muaj burg 5.Rafiz Ademi 2 muaj burg 6.Sefedin Demiri 2 muaj burg 7.Ismail Osmani 2 muaj burg 8.Hevzi Xhemaili 2 muaj burg 9.Hasan Demiri 2 muaj burg 10.Sead Jashari 2 muaj burg 11.Faredin Demiri 2 muaj burg 12.Jahi Aziri 2 muaj burg 13.Shabi Ajdini 2 muaj burg (në vitin1982 ) 14.Amet Hasani 2 muaj burg ( ka viti 1986-87) 16.Selim Zendeli 2 muaj burg 15.Nazmi Beqiri 2 javë i kidnapuar nga UDB sekrete.
UÇK-së në Kosovë i shkuan në ndihme këta djel:
RedaktoUÇK-së në Kosovë i shkuan në ndihme këta djel:
1.Ismet E Mustafa Dëshmor 2.Sami N Hasani Ushtar 3.Njazi D Imeri Rreshter(ish epror në AJ ) 4.Bedai B Qazimi Ushtar ( angazhohet në TMK ) 5.Njazi H Fazliu Ushtar 6.Emërzad Limani Ushtar ( UÇPMB ) 7.Shkodrane E Zenuni Ushtare 8.Bejadin F Maliqi Ushtar
Ismet Mustafa hero i Koshares legjendare
RedaktoNë vend të përkujtimit
Ismet Mustafa hero i Koshares legjendare
Ismet Mustafa dëshmor i kombit
(1970-1999)
Shkruan: Fehmi Ramadani
Kur Kosova digjej nga forcat ushtarake dhe paramilitare serbo-çetnike kishte ra edhe kushtrimi për trimat e trimëreshat shqiptare që t’i dalin zot kësaj toke të lashtë stërgjyshore. Kështu, përveç djemve dhe vashave më të mira të Kosovës që luftuan kundër pushtuesit serb, padyshim radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ju kishin bashkangjitur edhe shumë trima e trimëresha shqiptare nga trojet tjera etnike shqiptare. Komandanti Ismet Jashari-Kumanova për shumë të rinj të kësaj ane ishte një frymëzim se si duhet luftuar kundër armikut. Ky frymëzimin, padyshim kishte ndikuar edhe te Ismet Mustafa një djalë i ri kumanovarë, i cili ende nuk e kishte shijuar në tërësi bukuritë e jetës.
Ismet Esat Mustafa lindi më 22 dhjetor 1970 në fshatin Çerkez të Kumanovës, nga babai Esati dhe e ëma Kadrie Mustafa. Rrjedh prej një familje të varfër, por shumë bujare si shumë familje tjera të kësaj ane. Babai i tij Esati kishte tre djem e një vajzë, Ismetin Ahmetin dhe Sametin, kurse vajzën Feriden, të cilët i donte aq shumë, saqë punonte punë mjaft të rënda vetëm e vetëm të përkujdeset për ta. Shumë trima dhe veprimtarë që kishte dhënë kjo anë. padyshim kishin ndikuar në vetëdijen e tyre kombëtare. Frymëzim i pamohueshëm ishte edhe Komandanti legjendar Ismet Jashari-Kumanova, i cili në vitin 1998 në Luzhnicë kishte rënë dëshmorë për lirinë e Kosovës.
Ahmet Mustafa, vëllau më i vogël se Ismetit tregoi se, i kujtohet ajo mbrëmje e muajit shkurt 1999, kur Ismeti erdhi në shtëpi dhe më komunikoi lajmin se kishte vendosur të shkonte në UÇK, për t’iu bashkangjitur luftëtarëve tjerë për lirinë e Kosovë. Ai më këtë rast e kishte përqafuar dhe puthur Beratin, djalin e vetëm që e kishte, më pastaj duke e porositur vëllanë që të kujdeset për djalin e tij të vogël, sepse në luftë nuk i dihet kurrë.
Me një krenari të madhe e kishim përcjellë Ismetin për luftën e Kosovës, por kishim edhe dhembje dhe shqetësim për fatin e tij. Ismeti, për herë të fundit është përshëndetur edhe me babain e tij Esatin, vëllain e vogël Sametin dhe motrën Feriden. Ndërsa, lajmin për shkuarjen e tij në UÇK nuk ia kishte kumtuar vetëm nënës së tij Kadries. Ai nuk ishte përshëndetur me të, sepse mendonte se ndoshta ajo do të kundërshtonte një vendim të tillë.
Ismet Mustafa në Brigadën 138 “Agim Ramadani”
Ismet Mustafa bashkë me shumë shokë, së pari kalon në Shqipëri, nëpër ato rrugë të mundimshme, nëpër të cilat kishin kaluar me mijëra djem e vajza shqiptare për tu futur në Kosovë për të luftuar kundër forcave të armikut. Ai menjëherë ishte inkuadruar në Brigadën 138 “Agim Ramadani” në zonën e Dugagjinit. Ai bashkë me shokë mori pjesë në shumë beteja të përgjakshme dhe kishte një moral të lartë. Krenaria e tij për UÇK-në ishte e madhe, sidomos pas triumfit nëpër betejat e ndryshme.
Mirëpo, më 17 Prill 1999 gjatë Betejës së Koshares, betejës më të lavdishme të luftës çlirimtare, duke i sulmuar forcat e pushtuesit serb kishte rënë heroikisht, ashtu siç bien trimat për Atdhe e Liri. Ismeti kishte ra, por mbeti i pavdekshëm në historinë e kombit. Tani trupi i tij pushon në varrezat e fshatit Çerkez i stolisur me shumë kurora lulesh nga bashkëvendës, bashkëluftëtar, miq dhe dashamirë të shumtë nga të gjitha trojet. Lavdi për veprën dhe jetën e Ismet Mustafës, sepse vetëm ata që vdesin për liri e atdhe meritojnë t’i përkulemi para varrit.
Legj: Ismet Mustafa
***Jeta kulturore në Çerkez***
RedaktoNe Çerkez tradita kultoro-argetuese ka nje histori te pasur dhe me vlera te kohes, SHA Jehona e Karadakut , ka pasur edhe shume kengetarë . Per te kaluar ne nje melos me te persosur ishin ato vitet 75/76 kur vallet percilleshin me qifteli e sharkia e me vonë edhe me orkester te persosur popullore, per kete flasin rezultatet dhe pjesmarrjet e SHA “Jehona e Karadakut” (themeluar per here te pare ne vitin 1979) neper shume festivale ne Maqedoni, per t’mos mohuar suksesin per kete periudhe meritat nder me te medha i kishte Arsimtari i fizikes z. Xhafer Ymeri, i cili falë kushteve te atehershme, se sot dot’ ishte nje emer shumë i njohur ne tokat shqiptare dhe artin muzikor ne pergjithesi me pastaj shoqeria kalon ne duart e te rinjeve. Ku papunsia ishte në kulem,dhe u detyruan qe ta braktisin këtë jetë kulturore dhe ta marin boten në sy, për ta sigurar kafshaten e bukës ( Jo me fajin e tyre, por ky ishte synim i regjimit Komunist te atehershëm qe ti asimuloj shqiptaret,si në aspektin kulturor,ekonomik etj etj). Kjo Shoqeri Artistike tani nuk funksionon!.