Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin 79.106.209.163. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk i binden rregullave kryesore.
Shtyp këtu për të filluar një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë ose çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

“Toka në rritje dhe zhvillim”

Punoi: Gjeograf dhe Gjeolog, Shefki HYSA


“Toka në rritje dhe zhvillim”, është produkt i një veprimtarie të gjatë dhe të mundimshme, që përmbledh një punë skrupuloze të studimeve shkencore dhe të analizës së mirëfilltë të punëve në teren për studimin e shkembinjve të trojeve tona, të strukturave të Albanideve. Tezat, interpretimet dhe konkluzionet teorike, që shtrohen dhe argumentohen në libër, i sherbejnë njëherazi praktikës studimore gjeologjike, orientimit të kërkimeve planetare dhe zhvillimit të mëtejshëm të shkencës së yjeve Baza teorike e librit qëndron në përkufizimin e trajtave bazë të materjes kozmike në të zakonshme atomo-molekulare; në të superngjeshur të yjeve kuark-nutronik dhe vrimave të zeza dhe në të super-rrelluar të fushave fizike dhe rrezatimit. Këtej del edhe nocioni i energjisë si materje në lëvizje apo potencialisht në lëvizje. Libri na jep analizën e proceseve shndërruese në univers, që të shqyrtuara në pajtim me shkencat e kimise, fizikes, matematikes, filozofise; na shpien në përfundime logjike të të kuptimit të energjisë universale si hallkë e shndërriimit të trajtave bazë të materies në shumëllojshmëri kombinimesh në objekte aktive kozmike dhe në pafundësinë e hapësirës materiale. Gjejmë në vepër, se universi shtrihet tej rrezes së universit të vrojtuar. Ky univers nuk mund të mbyllet me një kupë qiellore kozmike me Tokën në qendër, përkundrazi Toka ndodhet në një skutë të tij. Mund të mësosh se universi fillon kudo dhe nuk mbaron kurrkund. Këtë e kanë vërtetuar vrojtimet e sofistifikuara astrofizike dhe astrokimike, sondazhet nëpërmjet anijeve kozmike përmbajtja e gurëve të analizuar, nga meteoritet dhe mostrat e prura nga ekspeditat kozmike. Galaktikat, yjet sistemet diellore, planetet, materiali gazoro-pluhuror copëzore, fushat fizike, rrezatimet, të gjitha janë pasoja të të bashkëveprimit dhe transformimit të materjes kozmike në kushte të veçanta të presionit, te temperatures dhe te rëndesës. Toka jonë ashtu si edhe homologet e saj kozmike, përbën vecse nje trup manjetik me te dy polet; por e vçanta e teorisë qëndron në argumentimin e pranisë së një thelbi gjeosferik të stërngjeshur të transformueshëm në berthamë që është burim i pashtershem materjeje atomo-molekulare dhe energjie, ne forme flurishente dhe korpuskulare, njëkohësisht. Është ky process transformimi i pa shtershëm, që e ka bërë tokën planet të gjallë, jo vetëm me dinamikën e zhvillimit gjeologjik, por edhe me fillimin e jetës së mikroorganizmave dhe shkalle shkalle deri në organizmat, ku merr hov dukuria jetesore e fotosintezes. Kjo dukuri është e vetmja, që e bëne të dallueshme Tokën nga homologet e vet planetare dhe nuk përjashton mundesinë e ekzistencës së formave të ulëta të jetës edhe në planete të tjerë. Evolucioni biologjik, nëpërmjet seleksionimit dhe mutacioneve, ka ecur paralelisht me evolucionin e gjeosferave të Tokës.

Koncepti i ri që argumenton origjinalisht autori shqiptar, është ai i pranisë së rruzave apo bërthamave të superngjeshura të transformueshme në mjegullnajat yje-formuese. Në procesin e formimit dhe konsolidimit të sistemit tonë diellor, në një mjegullnaj të tillë, u arritë që bërthama e Tokës, me thelbin e saj të superngjeshur, të bëhet një diell në miniaturë e izoluar brenda pështjelljes silikate të gjeneruar prej vetvetes, ndërsa Dielli u kushtëzua prej të qenurit yll të mbetet bërthamë supergjigante në pamundësi për t’u bllokuar nga materja atomo-molekulare që ai prodhon vetë. Proceset e transformimit të helosferës së superngjeshur në diell nxjerrin, së bashku me fushat fizike dhe rrezatimet, edhe materje atomo-molekulare. Të njëjtat procese transformuese ndodhin edhe në gjeosferën e superngjeshur të thelbit të bërthamës së tokës, por të pakrahasueshm me Diellin, për nga përmasat. Rritja dhe zhvilllimi i Tokës është pasojë e aktivitetit të berthamës, më saktë thelbit të saj, që është analog në tërë objektet kozmike aktive që rrotullohen mbi bazën e ligjit universal të rëndesës. Vetë formula e kësaj force si formulë identike me atë të llogaritjes të forces elektrostatike konfirmon se trasmentues i kësaj force është gravitoni, analog me elektronin, por i një sistemi tjetër. Kjo tregon se rëndesa është shfaqje e një forme specifike të materies si pasojë e transformimit të asaj të tej ngjeshur. Ne bërthamën e Tokës dhe të trupave qiellore dinamikë, proceset që japin fushë manjetike me energji flurishente, rrezatime, materie atomo-molekulare, janë të ngjashme me ato që ndodhin në transformimin e bërthamave të atomeve të disa elementeve kimike të mirënjohur. Kjo ngjashmeri nuk është rastësore. Ajo është bazë e mikro dhe makro kozmosit dhe lidhjes së tyre, jo vetem logjike por edhe eksizstentciale. Nëpërmjet kësaj njohjeje, njerëzit arriten te hyjnë në brendi të berthames së atomit dhe të bejnë pronë të tyre energjnë e bërthamës, që është e mirënjohurr si energji nukleare. Bërthama e Tokes, megjithse e ngjashme me diellin për nga proceset, në fakt nuk ka per t’u njohur tërësisht dhe konkretisht nga breza shkencëtaresh të së ardhmes. Bërthamat e trupave qiellore, do ta ruajnë me xhelozi fytyrën e tyre nga publiku, si pjesa më misterioze e ekzistencës dhe dinamizmit të universit. Analogjia e berthamës se planeteve dhe të vetë sistemeve yjore, me berthamen atomike, përbën nje dëshmi më shumë per vertetesine e teorise se rritjes dhe zhvillimit të planeteve dhe të yjeve. Pak më shumë se rreth 4.6 miliard vjet më parë ka nis formimi i sistemit tone planetar. Përpara kësaj ngjarjeje, ne hapesirën e galaktikës tone, vazhdonin proceset transformuese dhe shpërthimet gjigante kozmike. Një nga këto shpërthime formoi nebulozën apo mjegullnajën me rruzat e superngjeshura në transformim. Nga kjo mjegullnajë gjigante, në kushte të caktuara, u nda sistemi ynë diellor; ku secili planet ndoqi rrugen e vet. Me këtë shpërthim u kalua në një forme tjeter të ekzistencës dhe transformimit të materjes, që në tokë shkakton rritjen dhe zhvillimin e kores shkëmbore, shtresës pedologjike, evolucionin e biospheres, botës tonë.

Nje problem i diskutueshem në rrethet shkencore nëpër bote, ka qene shtjellimi i procesit formues te kontinenteve dhe oqeaneve. Që nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar, teori me më shumë autoritet u bë dhe vazhdon të jetë, ajo e pllakave. Sipas saj, koria e tokës përbëhet prej pllakash masive të lëvizshme të ndara nga çarje gjigante. Lëvizja e tyre sjell pasoja; së pari, kur ato largohen nga njëra tjetera zhvendosen të mbartura prej rrymave vorbulluese të masës së rrjedhshme të nënkores, boshllëku potencial midis tyre mbushet me kore të re oqeanike; së dyti kur ndeshen me njera tjetërën, në vëndin e shterngimit njëra pllakë deformohet duke formuar vargmale, kurse tjetëra zhytet drejtë thellësisë duke u bërë pjesë e rymave vorbulluese. Une nuk pajtohem me kete hipoteze, sepse, me këtë mënyrë interpretimi, teoria e pllakave mohon atë që, rritja e kores oqeanike, është dëshmi për rritjen e tërë rruzullit. Perballë kësaj teorie qëndrojnë faktet e integruara në veprën që po diskutojme, në teorinë e rritjes dhe zhvillimit të Tokës, ku del mire në pah se koria shkëmbore gjenerohet vijueshmërisht në çarjet mes-oqeanike. Kjo kore e formuar rishtas është derivat final I kombinimeve të elementeve kimikë që i emeton berthama e Tokes prej shndrimit të thelbit të saj të tej ngjeshur. Une nuk e zhvleresoj teresisht teorinë e pllakave. Ajo ka bazën fakteve që vërtetojnë largimin e kontineteve, ndërsa vet dukurinë e mbështet në një veprim të prekshem të një materie të caktuar, që në rastin konkret janë pllakat e lëvizshme. Te dy teoritë pranojnë perbërjen strukturore të planeteve dhe të diejve, por ndahen në pjesën funksionale të mekanizmit formues. Teoria ime, ndryshe nga ajo e pllakave, arsyeton ndërtimin sferocentrik të krejtë tokës dhe sidomos të bërthamës së brendshme me strukturë dhe sjellje krejtë të ndryshme nga bërthama e jashtme; është e perllogaritur matematikisht dhe është shume afër parafytyrimit real të lexuesit. Une strukturën e tokës e krahasoj me atë të një kokrre pjeshke, kurse procesin e rritjes me atë të një kokërre portokalli në process rritjeje, ku gjurmët e padukshme të të prerave me një teh brisku të lëna në lëvozhgë, hapen dhe bëhen brazda kur kokëra rritet dhe arrin të piqet. Kjo të kujton çarjen e stërkontinentit, largimin e bloqeve continental dhe formimin e oqeaneve midis tyre. Në rastin e pjeshkës lidhja e rritjes me bërthamën është më pak e dallueshme por më funksionale. Ashtu si bërthama, më saktë thelbi i saj e bënë pjeshken pjeshkë, edhe tokën e ka bërë tokë berthama, më saktë thelbi i saj.

Në pajtim me ekuilibrin gravitativ të trajtës sferoidale të tokës, koria oqeanike, si më e rëndë krijon depresionet dhe honet globale midis copave kontinentale më të lehta të larguara dhe në pozicione të gritura. Kjo struturë globale ka kushtëzuar mbushjen me ujë të ultësirave oqeanike. Ka një shkencë që quhet oqeanografi dhe një të dytë, që studjon fundin shkëmbor të oqeaneve. Kjo është e justifikushme deri sa oqeanet përbëjnë 2/3 e rruzullit. Shkencat oqeanike janë në një linje me konkluzionet gjeologjike të platformës

Për të bërë të njohur teorinë e vet të rritjes planetare, të rolit aktiv te bërthamave dhe atë të shkakut të formimit të diferencuar të kores të oqeaneve nga e kontinenteve, Une kam zhvilluar nje korespodencë të gjerë me studjues të interesuar, në të tërë botën nepermjet kontakteve te mija me ane te internetit si dhe ne kemi shkembyer materiale si libra revista duke I derguar ato me poste. Nuk ka qenë e lehtë as të pranohej dhe as të injorohej kjo teoria ime. Fraza të debateve, që janë zhvilluar në interrmet, për këtë problem, disa autor mua mi kane dhenë të shkruara ne librat e tyre qe me kane derguar mua . Në këtë kuptim, nuk kemi të bëjmë vetëm me zhvillimin e Tokës, por dhe të vete teorisë të zhvillimit të saj, që aktualisht, nuk është teori e vetme ne shkencen kontaporane te yjeve.. Nuk mund të lë pa përmendur kuptimin matematik dhe filozofik te numurit zero. Matematikisht zerua ekziston, si kufi ndarës i numrave pozitivë me ata negativë. Shkenca e fizikës ka përcaktuar zeron apsolute të ngrirjes të bashkëveprimeve të materies atomo-molekulare, por nuk ka mundur të vendos një cak të sipërm të temperatures, që të trgonte se bashkëveprimet e materjes nuk mund të krijonin një nxehtësi më të madhe për të matur një temperature më të lartë. Në kuptimin fizik zero-ja nuk ekziston dhe kemi të bëjmë me një përcaktim filozofik të ekzistences së materies në lëvizje. Ne kufij të caktuar të temperaturës, materia atomo-molekulare ekziston në te tria gjendjet, e ngurtë, e lengët dhe e gastë, duke ruajtur rigorozisht të njëjtën peshë. Në analogji me zeron analizohet koha dhe hapësira, që janë vazhdim i njëra tjetrës. Shtjellimi i ketyre nocioneve filozofike janë dhënë në kete libër, për të krijuar bindjen e vertetesisë të teorise të rritjes dhe zhvillimit të tokës, ku ne jetojmë dhe kryejmë veprimtari transformuse me të gjitha formave materies atomo-molekulare dhe rrezatuese. Kurse trajta e materjes së superngjeshur është jashtë mundsive për të qenë në fushën e veprimtarisë tonë.

Vepra përbën një ndihmesë të vlefshme edhe në fushën e zhvillimit teorik të bujqësisë, si zeje dhe si shkencë. Studimet e hollësishme të planetit dhe të energjisë së berthamës, pohojnë se zhvillimi i kores productive vegjetale, mbështëtet në katër makroelementet që krijojne mijra lidhje dhe në bashkëveprim me elementet e rrallë, mbështësin vazhdimesinë e fotosintezës, nën ndikimin e energjisë diellore. Fotosinteza mbetet procesi i thjështë, për vazhdimesinë e një jete organike të ndërlikuar. Në qoftëse përmëndëm se zerua, s’ka vlerë fizike dhe filozofike, në rastin e jetës së gjallë kjo zero mund te parafytyrohet se ka ekzistuar, pikerisht 2.5 miliard vjet me pare, kur fillon periudha e intensifikimit të pasurimit të atmosferës me oksigjenin e përftuar nga fotosinteza. Ne koren e Tokës, pikërisht në thellësine rreth 50 cm, shpërthen një energji tjetër. Është energjia specifike, që rrit dhe zhvillon bimët e gjelbëra dhe tërë gjallesat që kanë aftesinë e metabolizmit, shkembimit të lëndëve. Duke vrojtuar bashkëveprimet e komponentëve të kores shkëmbore me komponentët e hidro-biospheres në kryerjen e proceseve jetesore, njeriu arriti të nxjerrë konkluzione shkencore se si mund të veprojë për të rritur aftesinë energjitike të kores bujqësore. Këto arritje sot përbëjnë bazën e fuqishme të bujqesisë moderne dhe të industrisë kimike, që është ngritur për plotësimin e mungesave të elementeve kimike në truallin e kultivueshëm të mbulesës së shkrifët të kores. Njeriu, që kur bëri hullimën e parë të ugarit, zbuloi energjinë kinetike të fshehur në nëntokë. Ndërkohë u bë e njohur se janë kombinacionet kimike të elementeve kimike kryesore, ata që shendërrojnë këtë energji kinetike në energji potenciale të akumuluar në lëndët ushqimore të prodhuara nga bimët. Industria kimike e prodhimit të plehrave, ka ndjekur parabolën e zbulimeve të rëndësishme të përbërjes kimke të kores, ku bëhet hullima e ugarit. Tani kjo industri nuk prodhon vetem komponente me elementët kryesorë, por me tërë elementet përbërës të ushqimit bimor, që emërtohen mikro plehra. Nëpërmjet njohjes së spektrit përbërës të kores në thellësi të hullimës, bujku ka depërtuar në të fshehtat e zbulimit të thellesisë së domosdoshme të punimit, proces pune që ka qenë shumë i ndryshueshëm në dhjetëvjeçarët e fundit. Një gjë mbetet e qëndrueshme: shume elemente të punimit qilizëm janë zevendësuar me kimizimin e bujqësisë. Në kuptimin teknik astronomik, korja e Tokës, vazhdon në thellesi të rruzullit, me qindra kilometra. Pjesa pranë-sipërfaqësore e kores tokësore ku shtrihet veprimtaria praktike e njeriut është ajo ku gjejnë zbatim interpretimet që dalin nga teoria Shehu. Këtej konkludohet se duhet të korrektohen disa praktika të pasuksesshme të bazuara në disa koncepte standard të trashëguara si në kërkimin e disa mineraleve xeherore, ashtu edhe të hidrokarbureve. Një perspective të veçantë do të kenë interpretimet për aplikimin e bashkëveprimeve shendrimeve që ndodhin në mjedis, ekologjinë e mjedisit; në mjedisinë bujqësor. Korja e dobishme për bujqesinë përqëndrohet deri ne 50 cm. Pikërisht këtë shtresë të koeres tokesore, do ta emertojme korja bujqesore e tokës, që po t’i përmbahem termologjisë së gjeosferave do ta quaja agrosfera. Sistemi rrënjor i bimëve shkon në thellësi të tjera, gjë që varet nga veçorite biologjike të bimës, por në çdo rast, sistemi rrenjor mbetet me i shkurter se kurora ajrore. Këtu fillon bujqësia, pikërisht në koren bujqesore, ku kryhen operacionet e punimit, të tokës, të përkujdesjeve ndaj bimëve dhe të kimizimit. Shkenctarët e tokës e konsideruan të pa mjaftueshëm kimizimin, prandaj në dhjetëvjeçarin e fundit, u vu në zbatim përdorimi i nxitësve hormonorë.

Nga studimi i veëmëndshëm i interpretimeve shkencore të librit, mesojmë se korja bujqesore është objekt i gjalle, që rritet dhe zhvillohet. Vetë bujqesia është zeja që harmonizon veprimet, me rritjen dhe zhvillimin tërësor të Tokës, si trup i gjallë. Gjithëçka varet sa do të perfitojmë nga energjia që çliron materja së stërngjeshur e bërthamës dhe ajo e diellit. Kjo energji praktikisht është pothuajse konstante në të tëra pikat e rruzullit që kanë raporte të njëjta me diellin, por rendimentet bujqesore janë të ndryshme, çka e bënë bujqesinë një lloj industrie të gjallë, që çdo ditë gjen mënyra të reja, për t’u shkëputur nga rastësia dhe të papriturat e kushteve natyrore.

Libri im përbën një ndihmesë të veçantë në serinë e botimeve shkencore të shqipes. Nëpërmjet studimit të të dhënave të fundit mbi gjithësinë, une kam vërtetuar se Toka është ndër objektet e gjallë të gjithësisë dhe energjia e Tokës buron nga zona e saj qendrore e sterngjeshur. Mbi bazën e kësaj teorie, shtjellohen terë proceset jetësore që zhvillohen në gjithësi dhe në Tokë. Ky mendim, ose kjo teori e imja është origjinal dhe ka siguruar perkrahjen e shume autoriteteve shkencore boterore. Vepra, krahas rëndësisë astronomike, na njeh me analiza të thella në fushën e shkencave ekzakte, si edhe në fushën e filozofisë, biologjisë, mjedisit dhe bujqesisë. Nuk mund të quhesh njeri i plotësuar në fushen arsimore, në se nuk njeh mjedisin ku jeton dhe punon. Mund të jesh inxhinier gjeolog ose cdo inxhinier tjeter që harton e zbërthen projekte, mund të jesh gjuhëtar që vepron me shumë gjuhë, mund të jesh jurist klasi a specialist bujqesie, ashtu siç mund të jesh ushtarak apo filozof; në se nuk ke përvetësuar teorinë e mjedisit, vlerat intelektuale janë të kufizuara.

Une vij nga një e kaluar profesionale shumë vepruese. Kam mbaruar dy Fakultete. Fakultetin e histori-Gjeografise dhe kam mbaruar me nje mesatare shume te larte (kam marre titullin Mesues I Lendes se Historise dhe gjeografise). Gjithashtu kam studiuar dhe kam mbaruar edhe Fakultetin e Gjeologji-Minierave dega gjeologji (Inxhinier gjeolog) Une kam mbaruar edhe shkollen e mesme gjeologjike ne Perrenjas dega gjeologji. Kam punur në ekspeditat gjeologjike dhe shumicën e jetes e ka kaluar në mes të shkëmbinjëve dhe analizave të mostrave të shkëmbinjëve, në tërë Atdheut. Une kam krijuar nje kompani private ne vitin 1994 dhe kam qene administrator dhe ortak I vetem ne kete kompani. Aktiviteti I kesaj kompanie ka qene; Kerkim-zbulim- shfrytezimi dhe tregtimi I te gjitha mineraleve shqiptare te lejuara nga legjislacioni ne fuqi. Kjo pérbën shembull frymezimi për gjeologët e rinj, në sherbim të zbulimeve të tjera gjeologjike. Si komb, jetojmë në një pjesë rruzulli, ku nëntoka vazhdon të ruaj thesare të njohura dhe të pa njohura. Del detyrë që këto pasuri, të zbuluara, të rivlerësohen dhe të zgjerohen në bazë të arritjeve shkencore botërore, integrimin më të lartë të të cilave e gjejmë tek teoria e bujshme e Tokës në Rritje dhe Zhvillim. Dhe mbi këtë bazë teorike të vështrohen kërkimet dhe zbulimet e ardhëshme në gjeomjedisin tonë. Prapambetja në prodhimin e mjeteve të sofistikuara të teknologjisë së lartë tek ne, nuk ndikon fare në kapacitet dhe arritjet e njerëzve tanë në progresin shkencor dhe zotrimin e manipulimin e teknologjisë së sofistikuar që gjëndet në tregun global.

Shkencetarët tanë kanë rastin dhe mundësitë të japin ndihmesë krejt të veçantë për kombin. Bashkerendimi i forcave shkencore të tëra trevave shqiptare përbënte një ëndërr të Rilindasit tonë të madh, Samiut.

Me këtë rast dua të shfaq dëshirën që, bashkatdhetarëve të mi të arsimuar, për të mos patur mangësi në formimin e plotë intelektual, t’iu rekomandoj të gjithëve: “Mbani në bibliotekat tuaja edhe këtë libër shumëvlerësh që shqyrtuam”. Per kete liber une kam shfetua bibliografine dhe jam konsultuar me shume Profesore te shquar te fushes gjeologjike dhe gjeografike nga e gjithe bota. Une kam librat me autoresine e tyre. Vemendja e tyre per kete liber ka qene shume e madhe dhe per kete kam patur shume miratime dhe pergezime. Ky liber eshte gati per botim (kerkohen sponsor) Presidenti i Shoqerise Kumega Ltd

  Inxhinier Gjeolog,    Shefki  Hysa

Tel & Fax: 00355 4 366 573 Mobile : 00355 682026468 Internet: www.fabioalbania.com E-mail: info@fabioalbania.com

                  shefkihysa@yahoo.com