Agonprebreza1
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Agonprebreza1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Gjeneratorët sinkronë
RedaktoMakinat sinkrone janë makina elektrike te rrymës alternative,shpejtësia e rrotullimit e të cilave është e ndryshme nga ajo e makinave asinkrone , dhe është e barabartë me shpejtësinë e fushës magnetike rrotulluese(shpejtësinë sinkrone ns).Makinat sinkrone përbëhen nga dy pjesë kryesore:statori dhe rotori.
- Karakteristikat e gjenratorëve sinkronë
- Bilanci energjetik I gjeneratorit sinkron
- Puna paralele e gjeneratorëve sinkronë
Karakteristikat e gjeneratorëve sinkronë
RedaktoCilësitë kryesore të gjeneratorëve sinkron përcaktohen nga karakteristikat e tyre ,të cilat mund të ndërtohen nga të dhënat experimentale ose të llogaritjeve që bëhen gjatë projektiimit të tyre si dhe me ndihmën e diagrameve vektoriale.
- Karakteristikat e punës pa ngarkesë
- Karakteristikat e lidhjes së shkurtër
1.Karakteristikat e punës pa ngarkesë:
Paraqesin varësinë e forcës elektromotore E₀ në regjim të punës pa ngarkesë të gjeneratorit sinkron në funksion të rrymës së eksitimit Iₑ .Për të përfituar këtë lakore me experimentim duhet që shpejtësia e rrotullimit të rotorit të gjeneratorit sinkron të mbahet konstante(n=const).Skajet e pështjellave të armaturës duhet të jenë të hapura e në të, të lidhet voltmetri.
2.Karakteristikat e lidhjes së shkurtër: Japin varësinë ndërmjet rrymës në pështjellat e armaturës ,kur të njëjtat janë në lidhje të shkurtër ,dhe rrymës së exitimit gjatë numrit nominal të rrotullimeve të rotorit .Skajet e pështjellave të armaturës duhet të lidhen shkurtë dhe të matet rryma në to.
Bilanci energjetik i gjeneratorit sinkron
RedaktoAshtu si te të gjitha makinat e tjera,edhe te gjeneratori sinkron shn dërrimi I energjisë mekanike në energji elektrike përcillet me humbje te fuqisë.Keto humbje mund te klasifikohen në :Humbje të fuqisë në bakër të armaturës(statori),pra humbje të Xhulit në pështjellat e statorit.(Pcu=mₐRₐIₐ²).Humbjet mekanike (Pmek) që përbëhen nga humbjet në kushineta ,nga fërkimi dhe ventilimi etj.SHuma e të gjitha humbjeve që paraqiten në gjeneratorin sinkron është :∑Ph=Pcuₐ+Pfe+Pmek+Pcuₑ).Koeficienti I shfrytëzimit paraqet raportin ndërmjet fuqisë së dobishme elektrike që gjeneratori I jep shpenzuesve të energjisë elektrike” P2”,me fuqinë që gjeneratori merr nga makina primare (turbina) P1,pra : ŋ=P2/P1.
Puna paralele e gjeneratorëve sinkronë
RedaktoNë sistemet elektroenergjetike, në shumicën e rasteve ,gjeneratorët sinkronë punojnë në lidhje paralele.Për t’u arritur lidhja paralele e gjeneratorëve duhet patjetër të plotësohen tri kushtet, që quhen kushtet e sinkronizimit:
- Tensioni I gjeneratorit ,për nga madhësia ,duhet të jetë I barabartë me tensionin e rrjetit,
- Frekuenca e tensionit të cilën e prodhon gjeneratori duhet të jetë e barabartë me frekunecën e tensionit të rrjetit.
- Vektorët e tensionit të gjeneratorit duhet të jenë në fazë me vektorët e tensionit të rrjetit.
Mosplotësimi I cilitdo prej këtyre tri kushteve,në momentin e kycjes së gjeneratorit në rrjet mund te jetë I dëmshëm si për gjeneratorin ashtu edhe për sistemi elektroenergjetikë(SEE).
Referencat: