Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Alba Kurti. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

LIGJ Nr. 15/2017 PËR ARSIMIN DHE FORMIMIN PROFESIONAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË Redakto

                 PËR ARSIMIN DHE FORMIMIN PROFESIONAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

                                                     KUVENDI
                                             I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË,
                                                      VENDOSI:
                                             DISPOZITA TË PËRGJITHSHME


                                                      Neni 1
                                              Objekti i ligjit

Ky ligj: a) përcakton parimet themelore të ofrimit, qeverisjes, financimit dhe menaxhimit të arsimit dhe të formimit profesional (AFP); b) rregullon aspektet e sistemit të AFP-së në përputhje me sistemin e përgjithshëm arsimor dhe tregun e punës; c) përcakton misionin dhe objektivat kryesorë të sistemit të AFP-së, si dhe rregullat për krijimin, organizimin, administrimin, financimin dhe mbylljen e ofruesve të AFP-së; ç) përcakton rolet dhe përgjegjësitë e autoriteteve publike dhe subjektet e tjera përgjegjëse për planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e aspekteve të AFP-së.

                                                    Neni 2

Qëllimi i ligjit Ky ligj ka për qëllim: a) të krijojë dhe të zhvillojë një sistem të njësuar të AFP-së që t’u përgjigjet ndryshimeve social-ekonomike dhe teknologjike, në përputhje të plotë me nevojat e tregut vendas e global të punës; b) të krijojë mekanizma të qëndrueshëm të sigurimit dhe garantimit të cilësisë në institucionet e arsimit profesional, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian; c) të modernizojë sistemin e AFP-së, duke e bërë atë një mekanizëm më efektiv dhe më të efektshëm për rritjen e ritmeve të zhvillimit të ekonomisë e të shoqërisë shqiptare, duke siguruar pajtueshmërinë e tij me sistemin arsimor dhe tregun e punës; ç) të garantojë mundësi të barabarta për të gjithë individët që duan të ndjekin studimet në AFP.


                                                   Neni 3 

Misioni i AFP-së

Arsimi dhe formimi profesional ka për mision:  

a) të zhvillojë kompetenca personale e profesionale të nevojshme, si dhe shprehi e kompetenca të tjera të diversifikuara, që pasqyrojnë preferencat dhe nevojat e veçanta të punëdhënësve për të siguruar mirëqenie sociale dhe zhvillimin ekonomik; b) të ofrojë arsim dhe formim profesional në përputhje me nivelin e zhvillimit të shkencës e të teknologjisë, me kërkesat e tregut të punës në ndryshim të vazhdueshëm, si dhe me kulturën e traditën kombëtare; c) të sigurojë përputhshmëri ndërkombëtare të dokumenteve certifikuese të lëshuara.

                                        Neni 4 

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: 
1. “Ministria përgjegjëse për AFP-në” është ministria që ka në fushën e saj të përgjegjësisë çështjet e AFP-së.   

2. “Këshilli Kombëtar i AFP-së” është organi këshillimor që krijohet dhe funksionon pranë ministrisë përgjegjëse për AFP-në. 3. “Arsimi dhe formimi profesional (AFP)” është një fushё e aftësive profesionale, që kombinon arsimin me praktikën profesionale, e cila i pajis individët me njohuri e shprehi tё veçanta, si dhe me kompetenca të gjera qё kёrkohen pёr t’u punёsuar nё njё profesion tё caktuar dhe pёr t’u integruar nё tregun e punёs.

4. “Sistemi i AFP-së” është sistemi, ku përfshihen të gjithë përbërësit e AFP-së dhe institucionet, të cilat e mbështesin atë, përfshirë dhe ofruesit e AFP-së. 
5. “Ofrues i AFP-së” është institucioni publik ose jopublik (person fizik ose juridik), i licencuar dhe/ose i akredituar për të ofruar programe/shërbime të AFP-së në Republikën e Shqipërisë. 
6. “Rezultatet e të nxënit” është një grup njohurish, shprehish dhe/ose kompetencash, që një individ i ka fituar dhe/ose është në gjendje t’i demonstrojë pas përfundimit të procesit të të mësuarit formal, joformal ose informal. 
7. “Forma e dyfishtë e AFP-së” është një lloj i ofrimit të arsimit dhe formimit profesional, i cili kombinon kualifikimin në një institucion të AFP-së me punën dhe aftësimin praktik në ndërmarrje, në bazë të përcaktimeve të një marrëveshjeje ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit (nxënësit) dhe ofruesit të AFP-së. 
8. “Njësia e zhvillimit” është struktura e brendshme e ofruesit të AFP-së, e cila planifikon dhe realizon veprimtari zhvillimore në mbështetje të ngritjes së kapaciteteve të brendshme dhe rritjes së cilësisë.  

9. “Kualifikimi profesional” është një sistem njohurish, aftësish, qëndrimesh dhe vlerash, të cilat mundësojnë ushtrimin me sukses të një aktiviteti të caktuar profesional, i cili mund të përftohet nëpërmjet mësimnxënies te një ofrues i AFP-së, i përmbyllur me provime dhe i certifikuar nëpërmjet një dokumenti përkatës (certifikatë). 10. “Korniza Shqiptare e Kualifikimeve (KSHK)” është një sistem kombëtar për klasifikimin e kualifikimeve, sipas një tërësie kriteresh për nivele specifike të të nxënit të përftuar, që ka për qëllim integrimin dhe koordinimin e nënsistemeve kombëtare të kualifikimeve dhe përmirësimin e transparencës, aksesit, përparimit e të cilësisë së kualifikimeve që lidhen me tregun e punës dhe shoqërinë civile. 11. “Të nxënit” është procesi, nëpërmjet të cilit një individ përvetëson njohuri dhe zhvillon qëndrime, vlera dhe kompetenca. 12. “Të nxënit formal” është procesi i planifikuar, i organizuar dhe i institucionalizuar i të nxënit, i shoqëruar me certifikata të njohura zyrtarisht nga një autoritet kombëtar.

13. “Të nxënit joformal” është mësimnxënia që përfshihet në aktivitete të planifikuara dhe jo domosdoshmërisht të zhvilluara si forma mësimore në aspektin e objektivave mësimore, kohës dhe mbështetjes mësimore.    

14. “Të nxënit informal” është procesi i paplanifikuar, i paorganizuar dhe i painstitucionalizuar i të nxënit, i cili nuk shoqërohet me certifikata të njohura zyrtarisht nga një autoritet kombëtar. 15. “Njohja e të nxënit të mëparshëm” është procesi i mësimnxënies, nëpërmjet të cilit rezultatet e të nxënit të një individi njihen zyrtarisht si aftësi dhe kompetenca, si nëpërmjet dhënies së një kualifikimi në formën e një certifikate, diplome apo titulli, ashtu edhe nëpërmjet dhënies së ekuivalencës, njësive të krediteve, vleftësimit të aftësive dhe/ose kompetencave të fituara. 16. “Të nxënit gjatë gjithë jetës” është i gjithë aktiviteti i mësimnxënies i fituar gjatë jetës, i cili çon në përmirësimin e njohurive, shprehive, aftësive, kompetencave dhe/ose kualifikimeve për arsye personale, shoqërore dhe/ose profesionale.

17. “Certifikatat/dëshmitë/diplomat” janë dokumente zyrtare të llojeve të ndryshme, të lëshuara nga një organ certifikues, të cilat regjistrojnë arritjet e një individi pas vlerësimit, sipas një procedure e standardi të paracaktuar.   

18. “Partnerët socialë” janë organizatat e punëdhënësve e të punëmarrësve që përfaqësojnë, sipas dispozitave të Kodit të Punës, të dyja anët e dialogut social dhe marrin pjesë e kontribuojnë në zhvillimin e sistemit të AFP-së. 19. “Qendra Shumëfunksionale e AFP-së” është një ofrues i arsimit dhe formimit profesional, që ka mandatin ligjor dhe kapacitetin për të ofruar arsim profesional të mesëm dhe pas të mesmes, si dhe formim profesional për të rinjtë e të rriturit.

20. “Korniza Europiane Referuese për Sigurimin e Cilësisë në AFP” përmban një cikël sigurimi dhe përmirësimi të planifikimit, zbatimit, vlerësimit dhe rishikimit të AFP-së, që mbështetet nga kriteret e përbashkëta të cilësisë, përshkruesit indikativ dhe treguesit. 
21. “Akreditimi” është njohja formale që një institucion mund të kryejë detyrat për të cilat është licencuar. Akreditimi i një ofruesi të AFP-së është procesi i sigurimit të cilësisë së ofruesit që tregon se institucioni është i miratuar nga autoritetet përkatëse dhe që ka përmbushur standarde të paracaktuara.  

22. “Sigurimi i cilësisë” është tërësia e aktiviteteve të planifikuara, të zbatuara, të vlerësuara e të raportuara, të cilat garantojnë që AFP-ja(përmbajtja e programeve, kurrikulat, vlerësimi dhe vleftësimi i rezultateve të të nxënit) është në përputhje me kriteret e cilësisë. 3 23. “Lista Kombëtare e Profesioneve” klasifikon profesionet, bazuar në llojin e punës e në kompetencat e nevojshme dhe përbëhet nga emërtimet përkatëse të profesioneve/punëve e nga përshkrimet e profesioneve. 24. “Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve” është institucioni publik përgjegjës për krijimin e sistemit të unifikuar të kualifikimeve profesionale, të njohura në nivel kombëtar, bazuar në Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve, si dhe për kualifikimin e trajnimin e vazhduar të mësuesve/instruktorëve të arsimit profesional.

                                                             Neni 5 

Parimet

Sistemi i AFP-së bazohet në këto parime themelore: 
a) Parimi i gjithëpërfshirjes: Sistemi i AFP-së ofron mundësi arsimimi dhe formimi profesional për të gjithë, pa asnjë diskriminim. 
b) Parimi i autonomisë: Sistemi i AFP-së funksionon në bazë të autonomisë qeverisëse dhe financiare të ofruesve të AFP-së.  
c) Parimi i cilësisë: Sistemi i AFP-së siguron cilësinë, sipas standardeve të miratuara e të përputhura me standardet ndërkombëtare për njohjen e kualifikimeve e të rezultateve të të nxënit. 
ç) Parimi i bashkëpunimit: Sistemi i AFP-së funksionon në bazë të bashkëpunimit me subjekte të ndryshme publike dhe jopublike dhe në veçanti me partnerët socialë, të cilët janë të përfshirë në të gjitha nivelet e sistemit të AFP-së. 
d) Parimi i garantimit të pjesëmarrjes: Sistemi i AFP-së krijon kushtet financiare, fizike dhe shoqërore për individët për të përfituar nga mundësitë e të nxënit gjatë gjithë jetës. 
dh) Parimi i mobilitetit dhe vijueshmërisë: Sistemi i AFP-së garanton përputhjen e kurrikulave të lëndëve të arsimit të përgjithshëm që përfshihen në profilet e tij. Ai ofron mundësi për të gjithë nxënësit për t’u transferuar në programe të tjera arsimi ose formimi dhe/ose për të vazhduar me marrjen e njohurive, kompetencave dhe aftësive, në përputhje me kërkesat e tregut të punës.  

e) Parimi i diversitetit: Sistemi i AFP-së ofron lloje dhe nivele të shumëllojshme të kualifikimeve, të përshtatura për grupe të ndryshme, duke njohur njohuritë e tyre të përftuara më parë.