Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Avzi mustafa. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.


Avzi Faik Mustafa. U lind më 15.06.1949 në fshatin Greshnicë të Kërçovës. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje dhe Zajaz. Shkollimin e mesëm e mbaroi në shkollën Normale “Zef Lush Marku” në Shkup, më 1968. Studimet universitare (pedagogji) i mbaroi në Universitetin e Shkupit në vitin 1975. Magjistroi në Universitetin e Zagrebit në degën e pedagogjisë. Më 1982 diplomoi, po ashtu në Universitetin e Shkupit në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Pas diplomimit u punësoua në Fakultetin Filologjik në Shkup në Degen e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Prej vitit 1975 deri në vitin 1981 punoi si bibliotekar në Katedrën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Shkup. Më vitin 1983 u zgjodhz ligjërues i lëndëve Metodika e gjuhes dhe e letersise shqipe dhe Kursit special. Titullin shkencor "doktor i shkencave filologjike" e mori në Universitetin e Shkupit më 1992 në lëmin e linguadidaktikës. Më 1992 e mori titullin "docent", më 1997 u zgjodh "profesor inordinar" dhe në 2003 u zgjodh "profesor ordinar në Fakultwetin Filologjik "Blazhe Koneski" në Universitetin e Shkupit. Në periudhën 1975-2001 ishte i angazhuar Fakultetin pedagogjik "Shën Kliment Ohrdiski" në Shkup, kurse që nga vitit 2000-për disa vite-ka mbajtur nësim në Fakultetin e shkencave Islame në Shkup të ligjëruar lëndët Didaktika dhe historia e ideve pedagogjike pranë Fakultetit Pedagogjik “Shën Kliment Ohridski” në Shkup, kurse që nga viti 1999/2000 edhe në Fakultetin e shkencave islame në Shkup. Si njëri ndër themeluesit e Universitetit Shetëror të Tetovës para dhe pas legalizimit të univwersitetit të Tetovës do të mbajë ligjeraata nga Metodika e gjuhës shqipe dhe Metodologjisë të hulumtimeve shkencore. Gjatë karrirës së punës në Universitetin e Shkupit si në ate të Tetovës, ka mbajtur ligjerata në ciklin e tretë të studimeve pasuniversitare Ka kryer edhe detyrën e shwfit të Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqiptare në Shkup. Ka qenë themelues, kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës i revistës së parë shkenvore "Shqyrtime albanologjike" në Maqedoni si dhe anëtar dhe "mik" i jashtëm i Institutit të Trashigimisë Kulturore she Shpirtërore të Shqiptarëve të Maqedonisë në Shkup


Titujt e veprave:

1. “Figura mësuesish shqiptar I”, Bksh, Tetovë,1995, 2. ”Maqedonishtja në shkollat fillore shqipe” botim i Logos-A,Shkup më 1996 3. “Edukimi dhe arsimimi nëpër shekuj” botim i Shkupit,Shkup 1997, 4. ”Zhvillimi i shkollimit fillor në gjuhën shqipe në Maqedoni nga viti 1945 deri më 1975, botim i Logos –A, Shkup më 1998 5. Razvitak alabasnskog osnovnog skolstava u Makedoniji 1945=1975, Impresium, Zagreb,1983 ne gjuhen kroate) 6. "Didaktika e gjuhës shqipe dhe leximit letrar” Logos-A, Shkup, 2002,ribotim 2006 7. “Zhvillimi i të folurit te fëmijët prej 0 deri 5 vjet”, për nevoja interne përgatitur për nevojat e UNICEFIT, Shkup, 2002, 7. "Ejani të mësojmë shqip”, “Prosvetno dello”, Shkup, 2006 8. “Rekomandime për përpunimin e diplomave dhe punimeve seminarike" botuar Menora, 2006, 9. Metodologjia e kërkimeve shkencore ne fushë të filologjisë, Menora 2007, Shkup. ribotim ,2011 10. “Variacionet gjuhësore” botim i Menora Shkup, 2008 (ne dy gjuhe), 11. Studimedhe artikuj, UISH,Shkup,2012 12. Gjurme ndër vite, UISH,Shkup,2014 13. Shënime Arsimore Fetare Shqiptare, FOKUS, Shkup 2017, 14. Leksioni i pishatarëvw të arsimit shqip në maqedoni 1941-1971, Shkup, 2024


LIBRA SHKOLLORE

1. Abetare, Logos- A Shkup, 2002 2. Liber leximi per klasën e III te shkollave tetevjçare, Prosvetno delo Shkup. 1993 (7 ribotime) 3. Abatare funksionale, Unicef, 2002 4. Fletore pune nga letërsia për kl. E V ,Logos A. Shkup. 2002 5. Fletore pune nga letërsi për kl. VI . Logos A, Shkup, 2003 6. Fletore pune per gjuhë dhe letërsi per klasen e V dhe, 2003 7. Fletore pune për gjuhë dhe letërsi për klasen kl. VI , Logos A, 2003 8. Gjuha shqipe për vitin përgatitor në foshnjoret dhe shkollat fillore, "Prosvetno Dello" Shkup 2005 9. Gjuha shqipe për klasën e parë të shkollave nëntëvjeçare, “Prosvetno dello” Shkup, 2007 10. Gjuha shqipe për kësen II të shkollave nëntëvjeçare, “Prosvetno dello “, Shkup, 2008 11. Libër leximi për kl IV të shkollave nëntëvjeçare, MASH, Shkup 2009 12. Gjuha shqipe I, "Llamina" Shkup, 2022,


PROJEKTE

1. "Programi kalues" Organizuar nga Qeveria e R. së Maqedonisë dhe Qeveria e Holandës. 2. "Shkolla për prindër" UNICEF. 3. "A njihemi mjaftueshëm?" FIOM 4. "Arsimi funksional" UNICEF dhe FIOM 5. "Për prindër më të mirë" UNICEF 6. "Matura ndërkombëtare" SITO, Holandë 7. "Kultura e të jetuarit" UNICEF dhe FIOM 8. "Reformimi i arsimit të mesëm" USAID 9. "Arsim për të gjithë" UNICEF 10. "Human dynamics, Ehtra Curricula Activities for Ethnically - Mixed 11. Schoolchildren, Europe Aid 12. European centar minority issues - zyra rajonale në Shkup 13. "Studimet gjuhësore dhe letrare, arkeologjike e rajonit Bistra" Akademia e Shkencave të Maqedonisë 14. "Traditat e Shqiptarëve të Maqedonisë" Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë - Shkup 15. "Evaulimi i Programit FARE në shkollat e mesme në Maqedoni - Trajning Fondacioni Evropian, 2009 / 2010 16. Përpunimi i Strategjisë së arsimit profesional dhe trajnimi në Republikën e Maqedonisë, ETF dhe MASH

Dr Avzi Mustafa është autor i shumë artikujve që kapin mbi 300 artikuj e kumtesa nëpër simpoziume shkencore në vend dhe jashtë.

SHPËRBLIME DHE MIRËNJOHJE

Me pjesëmarrjen aktive me punime dhe projekte, si dhe kontribute shkencore, shpërblehet me çertifikata nga USAID, nga Lidhja e vllehëve, nga ambasadori i SHBA-ve, Vord Learning. Mirënjohje nga fakulteti si dhe nga shkollat e bashkësitë lokale, etj. Prof.dr. Avzi Mustafa me kontributin e tij në arsimin dhe edukimin në vend është fitues i çmimeve republikane si: “Kliment Ohridski” më 2003, më 2006 është fitues i çmimit për vepër jetësore “11 TETORI”, çmimin republikan "23 Tetori". Gjithashtu dallohet me plaketën e artë me portretin e Blazhe Koneskit dhe është fitues i plaketës ”Shën Qirili dhe Metodi” më 2007. Çmimin kombëtar "Ali Vishko" 2015.

Marrë nga "http://sq.wikipedia.org/wiki/Avzi_Mustafa"