Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Brikena Liko. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Përshëndetje, Brikena Liko!
Anëtarët e Wikipedia-s shqip të urojnë mirëseardhjen.

Brikena Liko, kjo është faqja juaj personale (aktualisht gjendesh në faqen personale të diskutimeve). Mirë do të ishte që faqja personale të plotësohej me disa informacione për veten dhe për qëllimin tënd në Wikipedia-n shqip, nëse ke një të tillë. Kujdes! Faqet e përmendura më sipër nuk janë faqe për të vendosur tekst enciklopedik apo një mënyrë për të shkruar artikuj.

Mos harro që anëtarët e Wikipedia-s shqip janë punëtorë vullnetarë dhe ndihmojnë me gjithë dëshirë kështu që, mos ngurro të shtrosh pyetje.

Puna e mbarë!

If you don't understand Albanian, please ask for assistance here.



-- Komuniteti (diskutimet) 9 mars 2023 13:31 (CET)Reply

Artikujt mbi libra duhet reduktuar

Redakto

Tungjatjeta, jam kontrollues në Wikipedinë Shqip. I rashë një xhiro redaktimeve tuaja duke e vërejtur që po krijoni faqe rreth librave që i ka botuar kolegu juaj? Thjesht po vij të ju paralajmëroj se Wikipedia Shqip veç e ka një problem masiv me artikuj të librave (afro 4200, shumica prej tyre jo të shquar dhe pa informata shtesë përtej emrit dhe vitit të botimit) që po provojmë ta trajtojmë në mënyrë sa më delikate të mundshme. Nëse nuk kanë mbulim të denjë e të mirëfilltë në media, dhe nëse nuk ka kritika apo analiza mbi atë libër, dhe nuk ka vlerë enciklopedike, ju lus të mendoni dy herë para se ta botoni në Wikipedia. Në fund të fundit, nuk jemi revistë apo udhëzues. Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 10 dhjetor 2024 03:12 (CET)Reply

Përshëndetje!
Unë kam qenë redaktore e gjuhës shqipe për rreth 12 vite e librave shkencorë dhe letrarë, prandaj mendoj se kam gjykim të mirë se cilët libra kanë vlerë dhe cilët jo. Librat që kam zgjedhur dhe mendoj se duhet të kenë vend janë kryesisht libra të botuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë ku edhe kam punuar dikur si redaktore gjuhësore e më tej si specialiste e gjuhësisë kompjuterike (tani jam në Universitetin e Arizonës nuk jetoj në Shqipëri). Kam përgatitur një listë me libra që mendoj se kanë vlerë të jenë në këtë platformë pasi kanë kaluar disa sita kontrolli para se të botoheshin. E kam nisur me këtë autor, që për momentin është edhe nënkryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe doja ta vazhdoja me tituj e autorë të tjerë. Ndërsa për termin "koleg" mendoj se i kam pasur kolegë e kolege shumicën e autorëve të mirëfilltë në Shqipëri për shkak të profesioneve si redaktore e gjuhës shqipe, mësuese dhe pedagoge, gjë që s'më bën të afërt me askënd dhe nuk më ndikon në profesionalizëm.
Nëse mendoni se kontributi im nuk është i mirëpritur, heq dorë dhe u hap rrugën kontributorëve të tjerë.
Punë të mbarë të gjithëve! Brikena Liko (diskutimet) 10 dhjetor 2024 04:05 (CET)Reply