Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Namik. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Përshëndetje, Namik!
Anëtarët e Wikipedia-s shqip të urojnë mirëseardhjen.

Namik, kjo është faqja juaj personale (aktualisht gjendesh në faqen personale të diskutimeve). Mirë do të ishte që faqja personale të plotësohej me disa informacione për veten dhe për qëllimin tënd në Wikipedia-n shqip, nëse ke një të tillë. Kujdes! Faqet e përmendura më sipër nuk janë faqe për të vendosur tekst enciklopedik apo një mënyrë për të shkruar artikuj.

Mos harro që anëtarët e Wikipedia-s shqip janë punëtorë vullnetarë dhe ndihmojnë me gjithë dëshirë kështu që, mos ngurro të shtrosh pyetje.

Puna e mbarë!

If you don't understand Albanian, please ask for assistance here.


--Λeternus  13 Mars 2008 21:20 (UTC)

Figura:Drejtshkrimi, §37.jpg Redakto

Tung

Plaso bre krejt librin ktu. Ose kallxom ku me ble, skom pare, tu punu në wiki, po pi ma pak cigare e blej.--Hipi Zhdripi 15 Mars 2008 02:11 (UTC)

Tung Dan,
Për ta postuar të tërin duhet ta skenoj ose radhis, për çka më duhet mjaft shumë kohë. Jam duke punuar në atë drejtim.
Të blehet nuk di a gjendet dikah. Unë e kam trashëguar nga babai, blerë më 1974.
Faleminderit për komentin,
--Dielli 15 Mars 2008 12:32 (UTC)
E gjeni te publikuar ne http://www.drejtshkrimi.info
--Namik (diskutimet) 29 prill 2014 09:41 (CEST)Reply

Dielli Redakto

Tung Dielli

Ky projekt "jeton" në bazë të përmisimeve dhe shtimit të t´dhënave, argumenteve. Për këtë çdo përmisim [1] është i mirëseardhur përderisa ai është i argumentuar.

Upss!! Ne këtu e kemi bërë shprehi që referimet [2] të i shënojmë me <ref>burimi</ref> dhe e thirrim referimin duke shënuar urdhëresen <references />, në fund të seksioneve të rregullta nën seksionin ==Burimi i të dhënave==. Kjo bëhet ashtu që lidhjet e jashtme të jenë të mundshme vetem nën seksionin "Lidhje të jashtme" dhe "Burimi i të dhënave", - ky i fundit përdoret si lidhje me literaturë shtypi apo burime jashtë internetit.--Hipi Zhdripi 26 Mars 2008 22:51 (UTC)

Tung Hipi Zhdripi,
Faleminderit për vërejtjen. Tani e kam të qartë çka synon porosia. Më duhet ta pranoj, jam relativisht i ri në këtë enciklopedi dhe ende po mësoj, prandaj kjo informatë ishte e dobishme. Nëse vëren diçka të parregullt në editimet e mia, ndjehu i lirë t'i përmirësosh. Tani e tutje referencat në faqet e jashtme do t'i grumbulloj pra në seksionin "Lidhje të jashtme" ose "Burimi i të dhënave", sipas nevojës, pasi deri tani nuk isha i sigurtë për mënyrën se si kjo funksionon (do t'i përmirësoj edhe ato të deritanishmet).
Çdo të mirë,
--Dielli 27 Mars 2008 12:49 (UTC)