Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Elvis Nishi. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.


Skënderbeu Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405 në Mat. U mor peng si nizamë pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati më 1421 dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit (içogllanëve) që përgatiste komandantë e nëpunës. Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskënder (Aleksandër). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti "(Skënderi)" kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej që do të thotë princ ose fisnik pra Skënderbeg do të thotë Aleksandri princ ose fisnik. Ai nuk e harroi vendin e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare. Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer në Shqipëri në fronin e të atit, deri në vitin 1443 kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë. Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare i Kastriotëve. Kryengritja u përhap shpejt në viset e tjera dhe feudalët e tjerë u ngritën gjithashtu. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone. Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës. Ai u martua me të bijën e Gjergj Arianitit me Donika Arianitin për të forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera. Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë. I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rresht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali. Rreth përkrenares ekziston ideja se e ka mbajtur për nder të Pirros së Epirit, pasi edhe ai ka mbajtur po të njëjtën përkrenare.

Karnavalet braziliane Karnavalet Braziliane (Portugalisht: Carnaval) janë festime të përvitshme që mbahen 26 ditë para Pashkëve. Në ditë të caktuara të Kreshmës, katolikët dhe të Krishterë të tjerë ishin të ndaluar të konsumonin mish, prandaj edhe termi "karnavale" që rrejdh nga carnelevare do të thotë, të largosh (mos konsumosh) mishin. Besohet se festimet e karnavaleve kanë rrënjë pagane në festimet e Saturnalisë, e cila u adoptua prej të krishterëve si simbol i disiplinës fetare për të praktikuar pendimin dhe përgatitjen për vdekjen dhe ringjalljen e Krishtit. Ritmi, pjesëmarrja dhe kostumet variojnë nga një rajon i Brazilit në tjetrin. Në qytetet juglindore si Rio de Zhaneiro dhe Sao Paulo, parada madhështore udhëhiqen nga shkollat e sambave. Këto parada zyrtare ndiqen nga publiku ndërsa paradat e vogla ("blocos") ndiqen nga publiku i qyteteve më të vogla. Qytetet verilindore Salvador, Porto Seguro dhe Recife organizojnë parada në grupe nëpër rrugë duke lejuar publikun të bëhet pjesë e paradës. Ky lloj i Karnavaleve është i ndikuar prej kulturës Afrikano-Braziliane. Turmat ndjekin trio elétricot nëpër rrugët e qytetit. Po ashtu ne verilindje, Karnavalet Olinda janë të ndikuara nga Karnavalet e Venecias të përziera edhe me kulturën dhe folklorin popullor. Karnavalet janë festimet më të famshme në Brazil dhe janë kthyer në ngjarje të përmasave gjigande. I gjithë vendi ndalon për një javë dhe festime të ndjeshura mbahen, ditë e natë, më së shumti në qytetet bregetare. Gjatë kësaj periudhe konsumohet 80% e birrës që konsumohet gjatë gjithë vitit dhe mikpriten 70% e gjithë turistëve që vizitojnë Brazilin në vit.[Cito burimet] Qeveria shpërndan kondomë dhe bën fushata sensibilizuese për të parandaluar HIV-AIDS.

Përmbajtja [trego] [redakto]Stilet e karnavaleve


Bloco das Baianas [redakto]Stili Rio de Janeiro Karnavalet Moderne Braziliane e kanë origjinën në Rio de Zhaneiro në vitin 1641, kur borgjezia e qytetit importoi praktikat e mbajtjes së ballove dhe festave nga Parisi. Ajo fillimisht imitoi formën evropiane të festimit dhe më vonë thithi edhe elementë të festimeve kreole, ameride dhe afrikane. [redakto]Stili São Paulo Karnaval në São Paulo zhvillohen në Anhembi Sambadrome dhe gjithashtu marrin pjesë edhe disa shkolla të organizuara futbolli. Ky është ndryshimi kryesor midis karnavaleve të São Paulos dhe të Rios. Parada e karnavaleve në Sao Paulo zhvillohet të premten dhe të shtunën mbrëma, në ndryshim me karnaval e Rios, të cilat mbahen të dielën dhe të hënën në mbrëmje.