Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Emine.a. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Karl Heinrich Marks lindi më 5 maj të vitit 1818 në Trier, Gjermani; vdiq më 14 mars të vitit 1883 Londër, Britania e Madhe. Ishte një filozof, ekonomist politik dhe organizues revolucionar i Shoqatës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Ndërsa Marks merrej me një gamë të gjerë problemesh, puna e tij më e famshme analizon historinë e luftës së klasave, e përmbledhur në linjën e parë të Manifestit Komunist : "Historia e gjithë shoqërisë ekzistuese është historia e luftës së klasave." Tabela e përmbajtjeve [fshih] 1 Jeta 1.1 Rinia 1.2 Edukimi 1.3 Marks dhe Hegelianët e Rinj 1.4 Karriera 1.5 Jeta Familjare 1.6 Jeta e Mëvonshme 2 Filozofia Marksiste 3 Doktrina Ekonomike 3.1 Vlera 3.2 Mbivlera 4 Kritikë Kapitalizmit 5 Influenca e Marksit 6 Veprat 7 Referenca 8 Shiko edhe 9 Lidhje të jastme [redakto]Jeta

[redakto]Rinia Karl Marks lind në një familje të pasur dhe progresive çifutësh në Trier, Prusi. Babai i tij, Herschel, pasardhës i një linje të gjatë familjesh çifute, konvertohet në të Krishterë në mënyrë që të ketë mundësinë të bëhet avokat. Familja Marks kishte shume shokë intelektuale dhe artistë të cilët i vizitonin shpesh Marksët gjatë rinisë së Karlit. [redakto]Edukimi Më 1835 Marks regjistrohet në Universitetin e Bonn-it për të studiuar drejtësi. Aty bashkohet me Klubin Taverna e Trier ku gjatë një periudhe mbante dhe postin e presidentit. Vitin pasardhës, babai e detyron të transferohet në shkollën më serioze dhe të orientuar akademikisht, Friedrich-Wilhelms-Universität në Berlin. [redakto]Marks dhe Hegelianët e Rinj Në Berlin Marksi fillon të interesohet për filozofinë dhe bashkohet me një grup studentësh dhe profesorësh të rinj të njohur si "Hegelianët e Rinj". Për shumë prej tyre, të ashtuquajturit "Hegelianët e majtë", të ndarë nga përmbajtja teologjike e teorive Hegeliane, kjo ishte një armë e fuqishme për të kritikuar fenë dhe politikën e kohës. Disa anëtarë të këtij qarku krijuan një analogji midis filozofisë post-Aristoteliane dhe asaj post-Hegeliane. Max Stirner, një tjetër Hegelian i ri, përdori kritikën Hegeliane për të argumentuar se çdo ide që ndalonte përpara egoizmit nihilistik ishte misticizëm. Vërejtjet e tij nuk pranoheshin nga pjesa më e madhe e kolegëve të tij, sidoqoftë, libri i Stirner ishte arsye kryesore që Marksi iu largua ideve të tij Feuerbachiane dhe zhvilloi një koncept thelbësor të historisë së materializmit. [redakto]Karriera Kur mentori i tij, Bruno Bauer, u pushua nga fakulteti i filozofisë Friedrich-Wilhelms më 1842, Marksi ndërron degën e studimit nga filozofi në gazetari. Ai bëhet redaktor i Rheinische Zeitung, një gazetë radikale ne Këln. Më 1843, kur gazeta mbyllet, pjesërisht për arsye të konfliktit midis Marksit dhe censurës shtetërore, Marksi i rikthehet filozofisë, aktivizimit politik, dhe jeton duke punuar si gazetar. Marksi së shpejti detyrohet të lëvizë, kjo ndodh shpesh gjatë jetës së tij për arsye të ideve të tij. Ne fillim ai lëviz ne France ku rishikon idetë e tij në lidhje me Bauer dhe Hegelianët e Rinj dhe shkruan "On the Jewish Question" (Mbi Pyetjen Çifute), kryesisht një kritikë e nocioneve të të drejtave civile dhe emancipimit politik të kohës kur shpeshherë kishte referenca ofenduese ndaj kulturës çifute. Në Paris ai takohet dhe fillon të punojë me shokun dhe bashkëpunëtorin e tij të përjetshëm Friedrich Engels, një komunist i deklaruar, i cili ngacmon interesat e Marksit mbi gjendjen e klasës punëtore dhe gjithashtu mbi ekonominë. Pasi detyrohen të largohen nga Parisi për shkak të shkrimeve te tyre, Marksi dhe Engelsi lëvizin në Bruksel, Belgjikë. Aty Marks dhe Engels bashkeshkruajnë Ideologjinë Gjermane, një kriticizem për Bruno Bauer, Hegel dhe Hegelianët e Rinj. Marks më vonë shkruan Varfërine e Filozofisë (1847), një libër kritik mbi mendimet socialiste Franceze. Këto pune krijuan bazat për punët e ardhshme të Marksit dhe Engelsit. Manifesti Komunist publikohet për herë të parë më 21 shkurt 1848 nën komisionin e Ligës Komuniste (e quajtur më parë edhe Liga e së Drejtës), një organizate emigrantësh Gjermanë të cilët Marksi i kishte bashkuar në Londër. Në këtë vit Evropa po përjetonte nje rritje të revolucioneve ; një lëvizje e klasës punëtore fiton pushtetin nga Mbreti Louis Philippe në France dhe Marksi ftohet që të rikthehet në Paris. Kur qeveria punëtore kolapsoi në 1849, Marks rikthehet në Këln dhe rifillon punën për gazetën Rheinische Zeitung dhe shumë shpejt riperjashtohet. Më 1864 Marks organizon Shoqatën Internacionale të Punëtorëve, më vonë e quajtur Internacionalja e Parë, si një bazë e vazhdueshme për aktivizimin politik. Në fjalimin e tij hapës Marksi citon fjalimin e Gladstone "This intoxicating augmentation of wealth and power is entirely confined to classes of property",(Marrja intoksikuese e fuqisë dhe mirëqënies është kufizuar vetëm për klasën me prona). Ai e përsërit këtë citim edhe ne Volumin e pare te Kapitalit. Inkoherenca midis citimit te Marksit dhe fjalimit te Hansardit (i cili ishte shumë i njohur gjatë asaj kohe) filloi të përdorej për të diskredituar Internacionalen. Marksi u mundua ti argumentonte kundërakuzat e tij por kundërshtarët e tij vazhdonin të ktheheshin. Marks më vonë dha si burim te citimin të tij gazetën "The Morning Star". Engelsi i kushtoi shumë kujdes parafjalës të edicionit të katërt të Kapitalit që si të tjerët nuk e qetësoi gjëndjen. Engels deklaroi se nuk ishte "The Morning Star" por "The Times" gazeta te cilës i referohej Marksi. [redakto]Jeta Familjare Fejesa e Karl Marksit me Jenny von Westphalen, një aristokrate, fillimisht u mbajt sekrete dhe për disa vite u kundërshtua edhe nga Marksët edhe nga Westphalenët. Jenny dhe Karli bënë shumë fëmijë, dy prej të cilëve vdiqën kur ishin shumë të rinj. Vajza e tyre, Eleanor (1855-1898), e cila lindi ne Londër, ishte një socialiste e përkushtuar që ndihmonte në redaktimin e veprave të babait. [redakto]Jeta e Mëvonshme Marksi filloi te varfërohej me kalimin e kohës, dhe ishte i varur nga ndihma financiare që i jepte shoku dhe ortaku, Engels, i cili e ndihmonte me harxhimet e përditshme dhe borxhet e tij. Pas vdekjes së Jenny-t më 1881, Marksi vdiq në Londër më 1883 dhe është i varrosur në Varrezat Highgate, Londër. Mesazhi i gdhendur në gurin e varrit të Marksit - nje monument i ndërtuar më 1954 nga Partia Komuniste Britanike - është: "Punëtorë të të gjitha shteteve, bashkohuni". Varri origjinal i Marksit ishte i zbukuruar shumë thjeshtë. [redakto]Filozofia Marksiste

Siç thotë dhe studiuesi Amerikan i Marksit Hal Draper, Marksi është një nga shume pak filozofë modernë që janë përfaqësuar shumë keq nga mbështetësit si edhe kundërshtuesit pas vdekjes së tij. Pak kohë para vdekjes së tij Marksi thoshte duke iu drejtuar disa të ashtuquajturve 'Marksistë' të cilët mbronin reformat në vend të revolucionit : "nëse ky është Marksizmi, unë nuk jam Marksist". Më vone, bashkimi i mendimeve Marksiste me Leninizmin, qe krijoi ideologjinë (Marksizëm-Leninizmin) e bllokut sovjetik, vazhdoi të largohej nga besimet dhe analizat origjinale të Marksit. Sidoqoftë pas kolapsimit më 1989-91 të bllokut komunist, edhe anti-Marksistët i janë rikthyer shkrimeve të Marksit, sidomos për thellësinë e mendimeve të tij mbi analizimin e kapitalizmit, analiza që po vërtetohen çdo ditë e më shumë. Nocioni i punës është i domosdoshëm në ideologjinë Marksist. Marksi argumentonte se është natyra njerëzore që çon në transformimin e natyrës dhe ai e quante këtë proces transformimi "punë" dhe kapacitetin për të transformuar natyrën "fuqi punëtore". Sipas Marksit, ky është një kapacitet natyror i aktivitetit fizik, por është shumë i lidhur me mendjen njerëzore dhe imagjinatën: Një merimangë kryen veprime që i ngjasojnë një makinerie dhe një bletë mund të turpërojë edhe një arkitekt në krijimin e hojeve të saj. Por ajo që ndan arkitektin më të keq nga bleta më e mire është se arkitekti fillimisht e imagjinon strukturën e tij para se ta krijojë në realitet (Kapitali, Volumi. I, Kapitulli. 7, Pjesa. 1) Karl Marksi trashëgoi dialektikën Hegeliane dhe bashkë me të mosbesimin e nocionit të pandryshueshmërisë së natyrës njerëzore. Disa here marksistët shprehin qëndrimet e tyre duke krahasuar "natyrën" me "historinë". Disa herë ata përdorin frazën "ekzistenca vjen përpara ndërgjegjes". Argumenti në të dyja rastet është se, ajo çfarë është një person caktohet nga ku dhe kur është ai. Konteksti social merr precedencë mbi çdo sjellje tjetër të lindur, me fjalë të tjera, një nga vlerat më të mëdha të natyrës njerëzore është përshtatshmëria. Marksi nuk besonte se të gjithë njerëzit funksiononin njëlloj ose që funksioni i dikujt ishte tërësisht individual dhe personal. Ai argumentonte se puna është një aktivitet social dhe konditat dhe format nën të cilat njerëzit punojnë, vendosen nga gjëndja sociale dhe ndryshojnë me kalimin e kohës. Analiza e Marksit mbi historinë i ka themelet në ndryshimin midis mjeteve dhe forcës së prodhimit. Pra në praktikë gjëra si toka, resurset natyrore, teknologjia të cilat janë të rëndësishme dhe të nevojshme në prodhimin e të mirave materiale dhe te lidhjeve që krijohen gjatë prodhimit. Me fjalë të tjera marrëdhëniet sociale dhe teknike në të cilat njerëzit hyjnë gjatë kohës që përdorin këto mjete prodhimi. Të gjitha së bashku këto krijojnë modelin e prodhimit; Marksi verente se në çdo shoqëri modeli i prodhimit ndryshon dhe shoqëritë Evropiane për shembull kishin ndryshuar nga një model feudal prodhimi në një model kapitalist. Përgjithësisht, Marksi besonte se modelet e prodhimit ndryshonin më shpejt se lidhjet që krijoheshin gjatë prodhimit (për shembull, ne zhvillojmë një teknologji të re si interneti dhe më pas krijojmë ligje dhe rregulla për rregullimin e kësaj tenologjie). Sipas Marksit lidhja midis bazës (ekonomike) dhe superstruktures (sociale) është një nga arsyet më të mëdha të konflikteve sociale. Marksi me "lidhjet sociale të prodhimit" nuk kuptonte vetëm lidhje midis individëve por edhe midis grupeve apo klasave të ndryshme. Nga ana shkencore dhe materialiste, Marksi nuk cilësonte klasat si subjektive (me fjalë të tjera grupë me njerëz që në mënyrë të ndërgjegjshme identifikohen me njëri tjetrin). Ai mundohej ti klasifikonte klasat me argumenta dhe kritere objektive, si për shembull mundësia e tyre për të aksesuar në burime të ndryshme (pasuria për shembull). Sipas Marksit klasat e ndryshme kanë interesa kundërshtues, kjo një tjetër arsye në zhvillimin e konflikteve të mëdha sociale. Marksi ishte shume i shqetësuar për mënyrën se si njerëzit e harronin vlerën e burimin të tyre më thelbësor, fuqinë punëtore. Ashtu si dialektikën, Marksi filloi me idetë Hegeliane të 'alienimit' por zhvilloi një koncept më materialist. Ai i përshkruante komoditetet, gjërat që njerëzit prodhonin, sikur ato kishin një jetë të tyren të cilës njerëzit kishin vështirësi për t'ju përshtatur. Në kapitalizëm, lidhjet sociale të prodhimit, si ato midis punëtorëve ose midis punëtorëve dhe kapitalistëve, rregullohen nëpërmjet komoditeteve të cilat shiten dhe blihen në treg, duke përfshirë këtu punën. Marksi dhe Engelsi mendonin se kontrolli që njëra klasë kishte mbi modelin e prodhimit, nuk kishte të bënte vetëm me prodhimin e ushqimeve apo të mirave materiale por edhe me prodhimin e ideve (kjo është edhe arsyeja përse disa pjesëtarë të një klase të nënshtruar mund të kenë ide dhe besime që shkojnë kundër interesave të tyre). Për shembull, edhe pse ideja se makineritë që njerëzit prodhojnë janë më produktive se vetë njerëzit që i prodhojnë ato, është absurde, ajo reflekton faktin që njerëzit nën kapitalizëm çidentifikohen me fuqinë e tyre punëtore. Një tjetër shembull i lidhur me fenë marrë nga "Kontribut Kritikës së Filozofisë të Drejtë te Hegelit": "Vuajtjet për arsye të feve janë njëkohësisht shprehja e vuajtjeve të vërteta dhe një protestë kundër vuajtjeve të vërteta. Feja është psherëtima e një krijese të shtypur, zemra e një bote pa zemër, shpirti i një kondite të pashpirt. Është opiumi i njerëzve." Ndërsa teza e tij në shkollë të mesme argumentonte se funksioni parësor social i fesë është promovimi i solidaritetit, Marksi filloi ta shikonte këtë funksion social si një mënyrë për të shprehur në mënyrë teorike pabarazinë sociale tek Zoti ndërsa praktikisht kapitalistët e përdornin për të ruajtur status kuonë. [redakto]Doktrina Ekonomike

‘‘Qëllimi kryesor i kësaj vepre është që të nxjeri lakuriq ligjin ekonomik të lëvizjes së shoqërisë moderne’’ (d.m.th. të shoqërisë borgjeze, kapitaliste), thotë Marx te parathënia e Kapitalit. Shqyrtimi i marëdhënieve në prodhim në një shoqërie të dhënë, një shoqëri e përcaktuar historikisht, në gjenezën, zhvillimin dhe rënien e tyre - kjo është përmbajtja e doktrinës ekonomike të Marx-it. Në shoqërinë kapitaliste është pikërisht prodhimi i mallrave që dominon, kështu që analiza e Marx-it fillon me analizën e mallit. [redakto]Vlera Malli, në radhë të parë, është një send që plotëson një kërkesë njerëzore ; në radhë të dytë është një send që mund të shkëmbehet me diçka tjetër. Përdoshmëria e një sendi e bën atë një vlerë-përdorimi. Vlera-shkëmbimit (ose thjesht vlera) në radhë të parë shfaqet si raporti, proporcioni, me të cilën një numër i caktuar vlerash-përdorimi të një lloji mund të shkëmbehen me një numër të caktuar vlerash përdorimi të një lloji tjetër. Eksperienca e përditshme na tregon që me miliona shkëmbime të tilla venë përballë njëra-tjetrës lloj-lloj vlerash-përdorimi (qoftë edhe ato që nuk kanë asgjë të përbashkët dhe nuk mund të krahasohen me njëra-tjetrën). Një pyetje e natyrshme këtu do të ishte: Ç’gje të përbashkët kanë këto sende të shumëllojshme, të cilët në mënyrë konstante vihen përballe njëri-tjetrit në një sistem të dhënë marrëdhëniesh shoqërore ? Çfarë ata kane te përbashkët është se ata janë prodhime të punës. Kështu që gjatë procesit të shkëmbimit të prodhimeve, procese prodhimi krejtësisht pa lidhje vihen përballe njeri-tjetrit. Prodhimi i mallrave është një sistem marrëdhëniesh shoqërore ku prodhuesiet individuale prodhojnë prodhime te ndryshme (ndarja shoqërore e punës); dhe ku te tera prodhimet vihen përballe njeri-tjetrit ne procesin e shkëmbimit. Rrjedhimisht, çfarë te gjitha mallrat kane te përbashkët nuk është puna konkrete e shpenzuar ne një degë të caktuar të prodhimit, jo puna e një lloji te veçante, por puna njerëzore abstrakte (d.m.th. puna njerëzore në teresi). Teresia e fuqisë punëtore e një shoqërie të dhëne, e përfaqësuar nepermjet teresise së vlerës të tere mallrave, është po e njëjta fuqi-punëtore njerëzore : me miliona akte shkëmbimi e provojnë këtë fakt. Kështu që çdo mall i veçante përfaqëson vetëm një pjese të kohës së punës shoqërisht të nevojshme. Shkalla e vlerës përcaktohet nga sasia e punës shoqërisht e nevojshme ; ose e thëne ndryshe, nga koha e punës shoqërisht e nevojshme për prodhimin e një malli te caktuar, te një vlere-përdorimi të caktuar. Vlera është një marrëdhënie mes dy personave, veçse një marrëdhënie e fshehur si një marrëdhënies mes sendesh. Vlera mund te kuptohet vetëm po ta konsiderojmë atë nga pikëpamja e sistemit te marrëdhënieve shoqërore ne prodhim te një formacioni të caktuar historik të shoqërisë; marrëdhënie për më tepër, që shfaqen në fenomenin masiv te shkëmbimit (një fenomen që perseritet me miliona here). ‘‘Si vlera, te gjitha mallrat janë veçse masa te caktuara qe fshehin kohen e punës.’’ Pasi ka bere një analizë të hollësishme te karakterit te dyanshëm të punës se inkorporuar ne mall, Marx-i vazhdon me analizën e formave te vlerës dhe parasë. Detyra kryesore e Marx-it është te studioje gjenezën e formës monetare te vlerës; te studioje procesin historik te zhvillimit te shkëmbimit, nga akte te vetmuara dhe rastësore shkëmbimi te forma universale e vlerës, ku një numër mallrash te ndryshme shkëmbehen me një mall te veçante; dhe pastaj drejt formës monetare te vlerës, ku floriri merr rolin e këtij malli te veçante, ekuivalentit universal. Duke qene produkti me i larte i zhvillimit te shkëmbimit dhe prodhimit te mallrave, paraja maskon dhe fsheh karakterin shoqëror te te gjithë prodhuesve te veçante te cilët janë të bashkuar nepermjet tregut. Marx-i i analizon me hollesine me te imët funksionet e ndryshme qe luan paraja ; dhe ja vlen te përmendet qe mënyra abstrakte (dhe ndonjehere, ne dukje, thjesht deduktive) e përshkrimit, ne fakt na rijep një koleksion madhështor me materiale faktike mbi historinë e zhvillimit te shkëmbimit dhe te prodhimit te mallrave. [redakto]Mbivlera Në një faze te caktuar zhvillimi te prodhimit te mallrave paraja shnderohet ne kapital. Formala e qarkullimit te mallrave është M-P-M (mall-para-mall), d.m.th. shitja e një malli behet me qellim per te blere nje mall tjeter. Perkundrazi, formula e pergjithshme e kapitalit eshte P-M-P, d.m.th. blerja behet me qellim per te shitur (me fitim). Marx e quan rritjen e vleres origjinale te parave mbivlere. Kjo ‘‘rritje’’ e parave gjate qarkullimit kapitalist eshte e mirenjohur. Eshte kjo ‘‘rritje’’ qe e shnderon parane ne kapital, d.m.th. ne nje maredhenie sociale prodhimi speciale (e percaktuar historikisht). Mbivlera nuk mund te lindi nga qarkullimi i mallrave, sepse tek ky i fundit ndodh vetem shkembimi i ekuivalenteve; nuk mund te lindi nga nje rritje e cmimeve, sepse ne kete rast te humburit dhe fitimtaret mes shitesve dhe bleresve do te ekuilibronin njeri-tjetrin, ndersa cfare kemi ketu nuk eshte nje fenomen i shkeputur, por nje fenomen masiv, mesatar, social. Me qellim qe te gjeneroje mbivlere i zoti i parave ‘‘duhet … te gjeje … ne treg nje mall, vlera-e-perdorimit e te cilit zoteron vetine e vecante e te qenit nje burim vlere’’ – nje mall procesi i konsumit i te cilit eshte njekohesisht edhe nje process krijimi vlere. Dhe nje mall i tille ekziston. Eshte fuqia-punetore njerezore. Konsumimi i saj eshte pune, dhe puna krijon vlere. Zoteruesi i parave e blen fuqine punetore me vleren e saj, e cila po ashtu si vlera e cdo malli tjeter, percaktohet nga koha e punes shoqerisht e nevojshme per prodhimin e vetvetes (d.m.th. kostoja per te mbajtur gjalle punetorin dhe familjen e tij). Pasi e ka blere fuqine puntore, zoteruesi i parave zoteron te drejten ta perdori ate, d.m.th. ta veje ne pune gjate tere dites – per 12 ore le te themi. Gjate 6 oreve te para (koha e ‘‘nevojshme’’ e punes) punetori krijon aq prodhime sa mjaftojne per te mbuluar koston e mbajtjes se frymes gjalle; dhe gjate 6 oreve te tjera (koha e ‘‘mbi’’-punes), ai krijon mbiprodhim ose mbivlere- te cilen kapitalisti nuk e paguan. Prandaj, po ta shikojme kapitalin nga kendveshtrimi i procesit te prodhimit, dy pjese duhen dalluar: kapitali konstant, i shpenzuar per te mbuluar mjetet e prodhimit (makineri, vegla, lende e pare), vlera e te cileve, pa asnje ndryshim i transferohet (menjehere ose pjese pas pjese) prodhimit perfundimtar; dhe kapitali variabel i shpenzuar per te mbuluar fuqine punetore. Vlera e ketij te fundit nuk eshte e pandryshueshme, por rritet gjate procesit te punes, duke krijuar mbivlere. Prandaj, per te gjetur shkallen e shfrytezimit te fuqise punetore nga kapitali, mbivlera duhet krahasur jo me tere kapitalin, por vetem me kapitalin variabel. P.sh., ne shembullin e mesiperm, norma e mbivleres, sic e quan Marx kete proporcion, eshte 6:6, ose 100%. Kushtet paraprake per gjenezen (lindjen) e kapitalit ishin, se pari, akumulimi i nje shume te caktuar parash ne duart e nje numri individesh dhe ne pergjithesi, nje shkalle relativisht e larte e zhvillimit te prodhimit te mallrave; dhe se dyti, ekzistenca e nje punetori i cili eshte ‘‘i lire’’ ne dy kuptime: i lire nga te tera barrierat qe pengojne shitjen e fuqise-punetore se tij, dhe i lire nga toka e nga te gjitha mjetet e prodhimit ne pergjithesi, nje punetor i lire dhe i pa lidhur asgjekundi, nje ‘‘proletar’’, qe nuk mund te mbijetoje pa shitjen e fuqise-punetore se tij. Njihen dy menyra kryesore sesi mund te rritet mbivlera: duke zgjatur diten e punes (mbivlera absolute), dhe duke e shkurtuar gjatesine e dites se punes (mbivlera relative). Duke analizuar metoden e pare, Marx na jep nje pikture me te vertete imprsionuese te luftes se klases punetore per te shkurtuar diten e punes dhe nderhyrjes se qeverise ose per ta zgjatur diten e punes (nga shekulli XIV deri ne shekullin e XVII) ose per ta shkurtuar diten e punes (legjislacioni mbi fabrikat i shekullit XIX). Ne analizen e prodhimit te mbivleres relative, Marx shqyrton tre fazat historike me anen e te cilave kapitalizmi ka rritur produktivitetin e punes: 1) kooperimi i thjeshte, 2) ndarja e punes dhe manifaktura, 3) makineria dhe industria e madhe. Me rendesi shume te madhe eshte analiza qe Marx i ben akumulimit te kapitalit, d.m.th. shnderimit te nje pjese te mbivleres ne kapital, perdorimi i saj jo per te kenaqur nevojat dhe tekat personale te kapitalistit, por ne nje process te ri prodhimi. Ishte Marx ai qe tregoi gabimin e tere ekonomisteve politike te meparshem (qe nga Smith e ne vazhdim), te cilet supozonin qe e tere mbivlera e transformuar ne kapital ben pjese te kapitali variabel. (Ne fakt ajo ndahet ne mjete prodhimi dhe kapital variabel). Me rendesi te jashtezakonshe ne procesin e zhvillimit te kapitalizmit dhe te transformimit te tij ne socializem eshte zhvillimi me i shpejete i pjeses konstante te kapitalit ne krahasim me pjesen variabel te kapitalit. Akimulimi i kapitalit, duke pershpejtuar zevendesimin e punetoreve nga makinerite dhe duke krijuar pasuri nga njera ane dhe mjerim nga ana tjeter, gjithashtu shkakton nje fenomen te njohur si ‘‘armata reserve e punes’’, punetore ‘‘relativisht te tepert’’, ose ‘‘super-popullsi kapitaliste’’; nje fenomen qe mer forma nga me te ndryshmet dhe qe i ben te mundur kapitalit qe ta zgjeroje prodhimin me nje ritem teper te shpejte. Kjo, se bashku me sistemin e kreditit dhe akumulimin e kapitalit ne mjete prodhimi, si pa dashje, na jep nje rreze dite per te shpjeguar krizat e super-prodhimit qe ndodhin ne menyre periodike ne vendet kapitaliste - ne fillim mesatarisht cdo 10 vjet, me vone ne intervale me te zgjatura dhe me te crregullta. Nga akumulimi i kapitalit ne kapitalizem duhet dalluar ai qe njihet si ‘‘akumulimi fillestar i kapitalit’’: shkeputja me force e punetoreve nga mjetet e prodhimit, perzenia e fshatareve nga toka, vjedhja e tokes se komunitetit, sistemi i kolonive dhe borxheve kombetare, tarifat mbrojtese per prodhimin vendes. ‘‘Akumulimi fillestar’’ krijon proletarin ‘‘e lire’’ nga njera ane, dhe zoteruesin e parave, kapitalistin, nga ana tjeter. [redakto]Kritikë Kapitalizmit

Marksi argumentonte se humbja e vlerës së punës njerëzore është cilësia kryesore e kapitalizmit. Përpara kapitalizmit, në Evropë kishte tregje ku njerëzit blinin dhe shisnin shërbime apo prodhime. Sipas Marksit modeli kapitalist i prodhimit në Evrope filloi të zhvillohej kur vetë puna u kthye në një komditet/shërbim - kur fshatarët filluan të shisnin fuqinë e tyre punëtore, kjo, një levizje e detyruar për arsye se ata nuk kishin më as mjetet as tokën për të prodhuar. Njerëzit shesin fuqinë e tyre punëtore duke pranuar kompensim në të ardhmen për çdo punë që ata kryejnë në një diapazon të caktuar kohor (pra ata nuk shesin prodhimin e punës së tyre bor kapacitetin/aftësine e tyre për të punuar). Në këmbim të aftësisë së tyre ato marrin para, çka i lejon të mbijetojnë. Ato të cilët janë të detyruar të shesin fuqinë dhe aftësine e tyre për të punuar janë "proletarët". Ato të cilët e blejnë këtë fuqi punëtore, zakonisht pronarë tokash dhe teknologjie, janë "kapitalistë" ose "borgjezë". (Marksi e konsideronte këtë si një përshkrim tërësisht objektiv të kapitalizmit. Proletariati pashamngshmërisht është shumë më i madh se borgjezia. Marksi bëntë dallim midis kapitalistëve industrialë dhe kapitalistëve tregtarë. Tregtarët blejnë të mira materiale në një vënd dhe i shesin dikut tjetër; më saktësisht i blejnë në një treg dhe i shesin në një treg tjetër. Meqë ligjet e ofertës dhe kërkesës janë aktive, shpeshherë ka ndryshim midis çmimit të diçkaje nga një treg në tjetrin. Tregtarët pra mundohen të kapin ndryshimin midis dy tregjeve për të përfituar. Nga ana tjetër kapitalistët industrialë përfitojnë nga ndryshimi midis tregut të fuqisë punëtore dhe tregut të çfarëdo prodhimi që kjo fuqi punëtore prodhon. Marksi vuri re se në çdo industri të sukseshme çmimet për njësi të inputit janë më të ulëta se çmimet për njësi të outputit. Marksi e quajti këtë diferencë "mbiprodhim" dhe argumentonte se ky mbivlerësim e kishte burimin tek "mbi-punimi". Modeli kapitalist i prodhimit ka mundësi rritjeje shumë të madhe sepse kapitalistët munden dhe kanë përfitim në ri-investimin e fitimit në teknologji të reja. Marksi e konsideronte klasën kapitaliste si klasën më revolucionare të historisë sepse ajo revoluciononte vazhdimisht mënyrën e prodhimit. Por Marksi argumentonte se kapitalizmi detyrimisht do të kishte kriza të here-pas-hershme. Ai sugjeronte se me kalimin e kohës, kapitalistët do të investonin gjithmonë e më shumë në teknologji dhe gjithmonë e me pak në vlerën e fuqisë punëtore. Meqë Marksi thoshte se mbiprodhimi "i vjedhur" nga puna është burim fitimi, ai thoshte se përfitimi do binte edhe pse ekonomia do të rritej. Në momentin që fitimi bie nën një pikë të caktur do të kishte një "hap prapa" ose depresion dhe gjatë kësaj periudhe disa sektorë ekonomikë do të kolapsonin. Marksi gjithashtu kutptonte se gjatë një krize të tille, çmimi i punës do të binte dhe eventualisht do të mundësonte investime në teknologji të reja dhe rritje të sektorëve të tjerë të ekonomisë. Marksi besonte se ky cikël rritjeje, kolapsimi dhe rritjeje do ta rriste gjithmonë e më shumë dëmin dhe madhësinë e krizave. Ai gjithashtu besonte se pasoja afatgjatë e këtij proçesi ishte detyrimisht pasurimi dhe fuqizimi i klasës kapitaliste dhe varfërimi i proletariatit. Ai besonte se në qoftë se proletariati do të merrte kontrollon e mjeteve të prodhimit, do të forcoheshin dhe inkurajoheshin marrdhëniet sociale dhe çdo kush do kishte benefite të barabarta si dhe një sistem me më pak kriza periodike. Në përgjithësi Marksi besonte se negocjata paqësore të këtij problemi janë të pamundura dhe se është i detyrueshëm një revolucion masiv i dhunshëm dhe i mirë-organizuar, sepse klasa në pushtet nuk mund ti lëshojë karriget pa dhunë. Ai dha teorinë se për të krijuar dhe stabilizuar një sistem socialist, një diktaturë e proletariatit - një periudhë gjatë së cilës duhet ti jepet rëndësi nevojave të proletariatit dhe jo borgjezisë - është e domosdoshme në mënyrë të herë-pas-hershme. Siç shkruante edhe në "Kritikën e Programit Gotha", "Midis shoqërive kapitaliste dhe komunistë ekziston një periudhe transofrmimesh revolucionare nga e para tek e dyta. Me kete ide korrespondon edhe nje periudhe tranzicioni politik gjatë së cilës qeveria nuk mund të jetë asgjë tjetër përveç se një diktature revolucionare e proletariatit." [redakto]Influenca e Marksit

Marksi dhe Engelsi mbulojnë një gamë të gjërë temash dhe prezantojnë një analizë komplekse të historisë dhe shoqërisë nga prizmi i marrdhënieve midis klasave. Ndjekësit e Marksit dhe Engelsit i kanë përmbledhur teoritë e tyre në një degë filozofie politike dhe ekonomike të ashtuquajtur Marksizëm. Sidoqoftë ka pasur gjithmonë konflikt në interpretimin e shkrimeve Marksiste dhe aplikimin e koncepteve të tij në ngjarjet dhe konditat aktuale (pra duhet bërë dallimi midis "Marksizmit" dhe "ajo çka besonte Marksi; për shëmbull pak para se të vdiste, më 1883, Marksi i shkruante një letër liderit të punëtorëve Francezë (Jules Guesde) ku e akuzonte atë dhe nipin e tij për "ndryshime të rëndësishme të fjalive dhe ideve" dhe gjithashtu e mohonte vlerën e reformave; për të cituar Marksin"nësë ky është Marksizmi, atherë unë nuk jam Marksist"). Pra teorikisht, termi Marksist përdoret për të përshkruar ato që mbështesin gjuhën konceptuale të Marksit (p.sh. model prodhimi, klasë, komoditete) për të përshkruar shoqeritë te ndryshme (atë kapitaliste për shëmbull) ose për të përshkruar ato individë të cilët besojnë se revolucioni i proletariatit është e vetmja mënyre për të arritur në një shoqëri komuniste. Përplasja midis sistemeve Filozofike të Marksit dhe ombrellës së termave "Marksiste" shpeshherë ngatërrohet si për shëmbull njëanshmëria ndaj studimeve të Marksit gjate Luftës së Ftohtë në Amerikë për arsye te kuptimit që ky term kishte ne Bashkimin Sovietik. Gjashtë vjet pas vdekjes së Marksit, Engelsi dhe të tjerë krijuan "Internacionalen e dyte" si bazë për një aktivizëm politik të vazhdueshëm. Kjo organizatë kolapsoi më 1914 sepse një pjesë e antarëve filluan të mbështesin teorine "evolucionare" socialiste të Edëard Bernstein, dhe gjithashtu për arsye të ndarjeve që shkaktoi Lufta e Parë Botërore. Lufta e Parë Botërore krijoi njëkohësisht edhe Revolucionin Rus dhe ngjitjen e Vladimir Leninint në lidershipin e lëvizjes komuniste, ku u krijuan bazat për "Internacionalen e Tretë". Lenini thoshte se kishte të njëjtat ide me Marksin si filozofikisht ashtu dhe politikish. Ai zhvilloi një program politik të quajtur Leninizëm ose Bolshevizëm, i cili thërriste për një revolucion të organizaur nga një Parti Komuniste e organizuar. Me vdekjen e Leninit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste në BS, Joseph Stalin, mori kontrollin e Partisë dhe aparatit shtetërorë. Ai argumentonte se përpara zhvillimit të një revolucioni komunist botëror, Partia Komuniste e BS duhet të arrinte krijimin e komunizmit në BS. Ishin politikat e BS Stalinist ato që krijuan gabime në perceptimin e teorive Marksiste në botën perëndimore. Për shume kohë, sidomos mbas luftës së dyte botërore dhe gjatë Luftës së Ftohte, Marksizmi pa arsyë barazohej me komunzimin, i cili përsëri pa arsye kuptohej si një sistem totalitar që shkelte të drejtat civile. Më 1929, Leon Trotsky u përjashtua nga BS dhe më 1938 ai krijoi "Internacionalen e Katërt". Mbështëtësit e Trotskit argumentonin se Stalini kishte krijuar një shtet burokratik dhe jo një shtet socialist. Në Kinë Mao Ce Duni gjithashtu thoshte se ndiqte Marksin, por njëkohësisht mendonte se edhe fshatarët, jo vetëm punëtorët mund të luanin rol në revolucionin Komunist. Kjo ishte një ndarje shumë e madhe nga pikëshikimi i Marksit, i cili e fokusonte gjithë rëndësinë tek proletariati urban dhe mendonte se revolucioni do të ndodhte në shoqëri industriale shumë të avancuara si Franca, Gjermania dhe Britania. Marksizëm-Leninizmi sipas intepretimit të Maos njihej në gjithë botën si Maoizëm. Gjatë viteve 1920 dhe 1930 një grup disidentësh Marksistë krijuan Institutin Kerkimor Social në Gjermani. Pjesëtarë të këtij grupi ishin edhe personalitete si: Max Horkheimer, Theodor Adorno, Erich Fromm, dhe Herbert Marcuse. Këto autorë shpeshherë grupohen në atë që quhet "Shkolla Frankfurtjane". Puna e tyre e njohur si "Teoria Kritike", është një lloj filozofie Marksiste e influencuar nga Hegeli, Frojdi, Niçe, dhe Max Weber. Shkolla Frankfurtjane u nda shumë shpejt nga Marksistët, Leninistët dhe Bolshevizmi në disa ide kyçe. Së pari, duke qënë se shkruanin gjatë rritjes së Stalinizmit dhe Fashizmit, ato kishin shume dyshime ne konceptet tradicionale të ndergjegjësimin e klasës proletare të Marksit. Së dyti, ndryshe nga Marksistët e hershëm, sidomos Lenini, ato e kundërshtonin determinizimn ekonomik. Marksistë të famshëm dhe të rëndësishëm të kohës janë edhe Georg Lukacs, Walter Benjamin apo Antonio Gramsci të cilët së bashku me Shkollën Frankfurtjane njihen si Marksistë Perëndimorë. Henryk Grossman i cili zhvilloi bazat matematike të ligjit të marksit "mbi krizat ekonomike kapitaliste", ishte një tjetër anëtar i shkollës Frankfurtjane. E rendësishme gjatë kësaj periudhe ishte edhe revolucionarja polake Rosa Luxemburg. Më 1949, Paul Sweezy dhe Leo Huberman, krijuan "Monthly Review", një gazetë e cila jepte informacione mbi mendimet Marksistë në Sh.B.A dhe ishte e pavarur nga Partia Komuniste Amerikane. Më 1978, G. A. Cohen u mundua ti mbronte mendimet Marksiste nëpërmjet një teorie shkencore koherente mbi historinë duke e parë këtë të fundit nga një prizëm filozofie analitike. Aty lindi edhe Marksizmi Analitik, një lëvizje akademike që perfshinte personalitete si Jon Elster, Adam Przeëorski apo John Roemer. Bertell Ollman është githashtu një mbrojtës i zjarrtë i Marksit në botën akademike Anglofone. Marksi radhitet i 27 në listën e personazheve me më shume influencë në botë të shkruar nga Michael H. Hart. Më korrik 2005, Marksi mori titullin "Filozofi më i rëndësishëm i të gjitha kohërave" nga një sondazh i kryer nëpërmjet Radio 4 të BBC. [redakto]Veprat

Më poshtë po japim një listë të disa prej veprave të Marx: Zur Kritik der Hegelschen Rechtsphilosophie / Einleitung / Zur Judenfrage / Briefe an Ruge, allesamt erschienen in: Deutsch-Französische Jahrbücher, Paris 1844. Ökonomisch-philosophische Manuskripte aus dem Jahre 1844 Die heilige Familie oder Kritik der kritischen Kritik. Gegen Bruno Bauer & Consorten. Literarische Anstalt, Frankfurt am Main 1845. Die deutsche Ideologie, 1845 bis 1846, postum erschienen Berlin 1932. Thesen über Feuerbach, 1845. Botuar për herë të parë te: Friedrich Engels: Ludwig Feuerbach und der Ausgang der klassischen deutschen Philosophie, Dietz Verlag, Stuttgart 1888. Misère de la philosophie. Réponse à la philosophie de la misère de M. Proudhon, Paris/Brüssel 1847. Manifest der Kommunistischen Partei (Manifesti i Partisë Komuniste), së bashku me Friedrich Engels, për herë të parë në mënyrë anonime, Bildungs-Gesellschaft für Arbeiter, London Februar 1848 Lohnarbeit und Kapital, 1849 Die Klassenkämpfe in Frankreich 1848–50, erschienen im ersten Heft der Neuen Rheinischen Zeitung 1850. Der achtzehnte Brumaire des Louis Bonaparte, erstmals erschienen in der Zeitung Die Revolution, New York 1852 Enthüllungen über den Kommunistenprozess zu Köln und Die großen Männer des Exils, erschienen in der New-York Daily Tribune, 1852. The British Rule in India, New-York Daily Tribune, June 1853. Lord Palmerston, 1853. Das revolutionäre Spanien, 1854. Lord John Russel, 1855 Grundrisse der Kritik der politischen Ökonomie. Rohentwurf. 7 Hefte, entstanden 1857 bis 1858. Botuar për herë të parë në Moskë në vitet 1939-1941. Zur Kritik der politischen Ökonomie, 1859. Herr Vogt, 1860. Theorien über den Mehrwert, 1863. Botuar për herë të parë nga Karl Kautsky (me gabime serioze -joshkencore- në formë dhe përmbajtje). Inauguraladresse und Statuten der Internationalen Arbeiterassoziation, 1864. Lohn, Preis und Profit, 1866. Das Kapital. Kritik der politischen Oekonomie. Band 1: Der Produktionsprocess des Kapitals. Meissner, Hamburg 1867. Band 2: Der Circulationsprocess des Kapitals. Herausgegeben von Friedrich Engels, Meissner, Hamburg 1885 Band 3: Der Gesammtprocess der kapitalistischen Produktion. Herausgegeben von Friedrich Engels, Hamburg 1894. Konfidentielle Mitteilung über Bakunin, 1869. The Civil War in France, 1871. Kritik des Gothaer Programms, 1875. Publikuar pas vdekjes në 1891. Brief an Sassulitsch, 1881. Marx/Engels Briefwechsel, Dietz, Berlin 1949. Briefwechsel von 1844 bis 1883; 4 Bände [redakto]Referenca

Stephen Jay Gould, A Darwinian Gentleman at Marx's Funeral - E. Ray Lankester, Page 1, Find Articles.com (1999). Daniel Little, The Scientific Marx, University of Minnesota Press (1986), trade paperback, 244 pages David McLellen, Karl Marx: His Life and Thought Hal Draper, Karl Marx's Theory of Revolution (4 volumes). Monthly Review Press. V. I. Lenin, Karl Marx (A Brief Biographical Sketch with an Exposition of Marxism). Boris Nicolaevski & Otto Maenchen-Helfen, Karl Marx: Man and Fighter. Penguin books. Francis Wheen, Karl Marx, Fourth Estate (1999), ISBN 1-85702-637-3 (biography of Marx) Isaiah Berlin, Karl Marx: His Life and Environment nga Isaiah Berlin

Perandoria Gjermane

Redakto

Gjermania (gjermanisht: Bundesrepublik Deutschland lexo: Bundesrepublik Dojçland ose Deutschland lexo: Dojçland), zyrtarisht Republika Federale e Gjermanisë, ndodhet në pjesën qendrore të Evropës dhe kufizohet në veri me Danimarkën, në lindje me Poloninë, në juglindje me Çekinë, në jug me Austrinë dhe Zvicrën, në perëndim me Francën, Luksemburgun, Belgjikën dhe Holandën. Ndërsa në veri në anën perëndimore e përshkon kufiri natyral i Detit të Veriut dhe anën lindore Deti Baltik. Territori i Gjermanisë mbulon 357,021 km² ai ndikohet nga klimat mesatare sezonale. Me mbi 82 milion banorë, Gjermania ka numrin më të madh të popullsisë në Evropë dhe është e treta shtëpi për numrin e migrantëve ndërkombëtarë.[1] Një regjion i quajtur Germania, i banuar nga disa fise Gjermanike është njohur dhe dokumentuar para vitit 100 pas.e.s.. Prej shekullit X territoret Gjermane kanë formuar pjesën qendrore të Perandorisë së Shenjtë Romake që qëndroi deri më 1806. Gjatë shekullit XVI, Gjermania veriore u bë qendra e Reformave protestante. Si një shtet-komb modern, vendi fillimisht u bashkua mes Luftës Franko-Prusiane më 1871. Pas Luftës së dytë Botërore, Gjermania u nda në dy shtete të veçanta përgjatë vijave të okupimit nga Aleatët më 1949.[2] Dy shtetet u ribashkuan më 1990. Gjermania perëndimore ishte anëtare themeluase e Komunitetit Evropian më 1957, që më vonë u bë Bashkimi Evropian më 1993. Gjermania është pjesë e zonës Schengen, pa kufinj, dhe ka adoptuar valutën Evropiane, euron më 1999. Gjermania është një Republikë parlamentare federative prej gjashtëmbëdhjetë shtetesh (gjermanisht: Länder). Kryeqyteti dhe qyteti më i madh është Berlini. Gjermania është anëtare e Kombeve të Bashkuara, NATOs, G8-ës, dhe G4-ës, dhe ka nënshkruar Protokollin Kyoto. Është ekonomia e tretë në botë për nga Bruto prodhimi vendorë (BPV) dhe eksportuesi më i madh në botë i të mirave më 2007. Në terme absolute, Gjermania ka buxhetin vjetor për ndihma zhvillimore të dytin në botë (pas SHBA-ve),[3]. Vendi ka ndërtua një standard të lartë jetese dhe ka themeluar një sistem gjithëpërfshirës të sigurisë sociale. Ajo ka një pozicion kyç në afera Evropaine dhe mirëmban një partnership të ngushtë nivel ndërkombëtar.[4] Gjermania njihet si lider shkencorë dhe teknologjik në disa fusha.[5] Tabela e përmbajtjeve [fshih] 1 Historia 1.1 Fiset gjermanike 1.2 Perandoria e Shenjtë Romake (962–1806) 1.3 Restaurimi dhe revolucioni (1814–1871) 1.4 Perandoria Gjermane (1871–1918) 1.5 Republika e Wiemarit (1919–1933) 1.6 Gjermania Naziste 1.7 Ndarja dhe ribashkimi (1945–tani) 2 Gjeografia 2.1 Klima 2.2 Mjedisi 3 Politika 4 Njësitë shtetërore 5 Marrëdhëniet e jashtme 5.1 Ndihma për zhvillim 5.2 Ushtria 6 Ligji 6.1 Niveli i shteteve 7 Demografia 7.1 Feja 7.2 Gjuhët 8 Ekonomia 8.1 Infrastruktura 9 Shkenca 10 Edukimi 11 Kultura 11.1 Filozofia 11.2 Media 11.3 Kinemaja 12 Shiko dhe këtë 13 Burimet 14 Lidhje të jashtme [redakto]Historia


Artikulli kryesor: Historia e Gjermanisë.

[redakto]Fiset gjermanike Etnogjeneza e fiseve gjermanike thuhet të ketë ndodhur gjatë Kohës së Bronzit, ose më së voni, gjatë kohës Para-Romake të Hekurit. Nga Skandinavia jugore dhe Gjermania veriore, fiset filluan të zgjeroheshin në jug, lindje dhe perëndim në shekullin e parë Par.K., ata erdhën në kontakt me fiset Kelte të Gaulit si dhe me fiset Iranian, Baltike, dhe Sllave në Evropën Lindore. Pak dihet për historinë e lashtë gjermanike, përveç bashkëveprimeve të tyre me Perandorinë Romake, nga hulumtimet etimologjike dhe arkeologjike.[6]


Zgjerimi i fiseve gjermanike Nën sundimin e Augustit, "Publius Quinctilius Varus" filloi të pushtonte Germanian (një term i përdorur nga romakët për të definuar një territor nga Lumi Rin tek Malet Urale), dhe në këtë periudhë fiset gjermanike i mësuan taktikat luftarake të Romës derisa ruanin identitetin e tyre të klanit. Në vitin 9 pas erës sonë, tri legjione Romake të udhëhequra nga Vari u mposhtën nga udhëheqësi i klanit Kerusk Armini në Betejën e pyellit Teutburg. Si rezultat, Gjermania moderne, prej Rinit tek Danubi, mbeti jashtë Perandorisë Romake. Në vitin 100 pas Krishtit, fiset gjermanike filluan të vendoseshin përgjatë Rinit dhe Danubit, duke okupuar pjesën më të madhe të asaj çfarë sot njihet si Gjermania moderne. Në shekulli III erdhën shumë fise gjermanike perëndimore: Alamanni, Frankët, Chatti, Saksonët, Frisianët, Sicambri, dhe Thuringii. Rreth vitit 260, Popujt gjermanikë depërtuan kufijtë Romakë të Danubit dhe hynë në tokat e kontrolluara nga romakët.[7] [redakto]Perandoria e Shenjtë Romake (962–1806)


"Zgjedhësit e princëve" të Perandorisë së Shenjtë Romake Perandoria mesjetare ishte rezultat i ndarjes së Perandorisë Karolingiane më 843, e cila ishte themeluar nga Karli i Madh më 25 Djetor 800, dhe ekzistoi në forma të ndryshme deri më 1806, territori i saj shtrihej nga Lumi Eider në veri deri tek Deti Mesdhetar në jug. Shpesh i referuar si Perandoria e Shenjtë Romake (ose Perandoria e vjetër), ajo zyrtarisht ishte quajtur "Pernadoria e Shenjtë Romake e Kombit Gjerman ("Sacrum Romanum Imperium Nationis Germanicæ") duke filluar më 1448, për t'ia përshtatur titullin territorit atëherë të zvogëluar. Nën sundimin e perandorëve Osmanë (919–1024), Lorraine, Saksonia, Frankonia, Suabia, Thuringia, dhe Bavaria u konsoliduan, dhe mbreti Gjerman u kurorëzua Perandori i Shenjtë Romak i këtyre regjioneve më 962. Nën sundimin e perandorëve Salianë (1024–1125), Perandoria e Shenjtë Romake "thithi" Italinë veriore Burgundinë, megjithëse perandorët humbën fuqi gjatë "Mosmarrëveshjes Investiture". Nën perandorët e Shtëpisë Hohenstaufen (1138–1254), princat Gjermanë rritën influencën e tyre në territoret në jug dhe lindje të banuara me Sllavët, duke vazhduar me ngulimin Gjerman në këto zona dhe ende më në lindje (Ostsiedlung). Qytetet gjermane veriore u rritën me prosperitet si anëtarë të Ligës Hanseatike.


Martin Luter, (1483–1546) filloi Reformat Protestante. Edikti i Demit të Artë më 1356 mundësoi kushtetutën bazë të perandorisë që zgjati deri në rënien e saj. Ajo kodoi zgjedhjen e perandorit nga shtatë princ-zgjedhës të cilët sundonin disa nga principatat dhe kryepeshkopatat më të fuqishme. Duke filluar nga shekulli XVI (15), perandorët u zgjodhën pothuajse ekskluzivisht nga dinastia Habsburge e Austrisë. Murgu Martin Luter publikoi "95 Tesest" më 1517, duke sfiduar praktikat e Kishës Katolike Romake, dhe duke filluar kështu Reformat Protestante. Një kishë Luteriane e ndarë nga Kisha Katolike Romake u bë feja zyrtare në shumë shtete Gjermane pas vitit 1530. Konflikti fetar shpur tek Lufta Tridhjetëvjeçare (1618–1648) , e cila shkatërroi tokat Gjermane.[8] Popullsia e shteteve Gjermane u zvogëlua për rreth 30%.[9] Paqja e Westfalisë (1648) ndaloi luftërat fetare mes shteteve Gjermane, por perandoria ishte ende de facto e ndarë në disa principata të pavarura. Nga viti 1740 e tutje, dualizmi mes Monarkisë Habsburge Austriake dhe Mbretërisë Prusiane dominoi historinë Gjermane. Më 1806, Imperiumi u rrëzua si rezultat i Luftërave Napoleonike.[10] [redakto]Restaurimi dhe revolucioni (1814–1871)


Parlamenti i Frankfurtit më 1848. Pas rënies së Napoleon Bonaparte, Kongresi i Vjenës u mblodh më 1814 dhe themeloi Konfederatën Gjermane (Deutscher Bund) , një ligë e 39 shteteve sovrane. Mosmarrëveshja me politikat e restaurimit pjesërisht çoi tek ngritja e lëvizjeve liberale, të cilat kërkonin bashkim dhe liri. Këto, sidoqoftë, u ndoqën nga masa të reja të shtypjes nga ana e burrështetasit Austriak Klemens Wenzel von Metternich. Zollverein, një bashkim tariforë, thellësisht zgjeroi bashkimin ekonomik mes shteteve Gjermane. Gjatë kësaj ere shumë Gjermanë të pasionuar nga idealet e Revolucionit Francez, dhe nacionalizmit u bënë forcë më e rëndësishme, veçanërisht mes intelektualëve të rinj. Për herë të parë, ngjyra e zezë, e kuqe dhe e artë u zgjodhën që të përfaqësonin lëvizjen, që më vonë u bënë ngjyrat kombëtare gjermane.[11] Nën ndriçimin e një serie lëvizjesh revolucionare në Evropë, të cilat me skuses e themeluan një republikë në Francë, intelektualët dhe njerëzit e zakonshëm filluan Revolucionet e vitit 1848 në shtetet Gjermane. Monarkët fillimisht i hapën rrugën kërkesave liberale të revolucioneve. Mbretit Frederick William IV i Prusisë iu ofrua titulli Perandor, por me një humbje në fuqi; ai kundërshtoi kurorën dhe kushtetutën e propozuar, duke çuar tek një ngadalësim i përkohshëm për lëvizjen. Konflikti mes Mbretit William I të Prusisë dhe parlamentit gjithnjë më liberal shpërtheu mbi reformat ushtarake më 1862, dhe mbreti caktoi Oto von Bizmarkun si Kryeministër të ri të Prusisë. Bizmarku me sukses bëri luftë me Danimarkën më 1864. Fitorja Prusiane në Luftën Austro-Prusiane më 1866 e lejoi atë të krijojë Federatën Veriore Gjermane (Norddeutscher Bund) dhe të përjashtonte Perandorinë Austriake, që dikur ishte shteti kryesor Gjerman, nga punët e shteteve të tjera Gjermane. [redakto]Perandoria Gjermane (1871–1918)


Themelimi i Gjermanisë moderne në Versajë-Francë, 1871. Bizmarku është në qendër në unformë të bardhë. Shteti i njohur si Gjermania ishte i bashkuar si një shtet-komb modern më 1871, kur lindi Perandoria Gjermane, ndërsa Mbretëria e Prusisë ishte përbërësi kryesor. Pas mposhtjes së Francezëve në Luftën Franko-Prusiane, Perandoria Gjermane u shpall në Versajë më 18 Janar 1871. Dinastia Hohenzollern nga Prusia sundoi perandorinë e re, kryeqyteti i së cilës ishte Berlini. Kjo perandori ishte bashkim i të gjitha pjesëve të ndara të Gjermanisë me përjashtim të Austrisë (gjermanisht: Kleindeutschland, ose "Gjermania e vogël"). Duke filluar më 1884, Gjermania filloi të themelonte disa koloni jashtë Evropës. Në periudhën e njohur si Gründerzeit pas bashkimit të Gjermanisë, politika e jashtme e Perandorit William I e siguroi pozitën e Gjermanisë si një komb i mrrekullueshëm nga bashkimi, duke izoluar Republikën e Tretë Franceze me mjete diplomatike, dhe duke iu shmangur luftës. Nën Perandorin William II, sidoqoftë, Gjermania, si fuqitë e tjera Evropiane, mori një rrugë imperialiste që shpuri në një "fërkim" me shtetet fqinje. Shumica e aleancave në të cilat Gjermania kishte marrë pjesë më parë nuk ishin ringjallur, dhe aleancat e reja e përjashtonin. Specifikisht, Franca themeloi marrëdhënie të reja duke nënshkruar "Entente Cordiale" me Britaninë e Madhe dhe duke siguruar lidhjet me Perandorinë Ruse. Përkrah kontakteve me Austro-Hungarinë, Gjermania po bëhej gjithnjë e më e izoluar.


Gjermania Imperialiste (1871–1918), me Mbretërinë e Prusisë në të kaltër. Imperializmi i Gjermanisë arriti jashtë shtetit të vet dhe u bashkua me fuqitë e tjera të Evropës për të marrë pjesën e saj të Afrikës. Konferenca e Berlinit e ndau Afrikën mes fuqive Evropiane. Gjermania zotëroi disa toka në Afrikë përfshirë Arikën Lindore Gjermane, Afrikën Jugperëndimore, Togon, dhe Kamerunin. Trazira për Afrikën shkaktoi tension mes fuqive të mëdha që mund të ketë marrë pjesë në kushtet që çuan tek Lufta e Parë Botërore. Atentati i Franz Ferdinandit, princit të Austrisë më 28 Qershor 1914 shkaktoi Luftën e Parë Botërore. Gjermania, si pjesë e fuqive qendore të pasuksesshme, vuajti mposhtje nga Fuqitë Aleates në një nga konfliktet më të mëdha dhe më me pasoja të të gjitha kohërave. Revolucioni Gjerman shpërtheu në Nëntor 1918, dhe Perandori William II dhe gjithë princat sundues të Gjermanisë lëshuan fronin. Një armëpushim që i vinte fund luftës u nënshkrua më 11 Nëntor dhe Gjermania u detyrua të nënshkruante Traktatin e Versajës në Qershor 1919. Negociatat e saj, kundrejt diplomacisë tradicionale post-luftarake, përjashtoi mposhtjen e Fuqive Qendrore. Traktati u perceptua në Gjermani si një vazhdim poshtërues i luftës, në anën tjetër poshtërsia e tij shpesh citohet të ketë shkaktuar ngritjen e mëvonshme të Nazizmit në këtë vend.[12] [redakto]Republika e Wiemarit (1919–1933) Pas suksesit të Revoluciont Gjerman në Nëntor të vitit 1918, u shpall Republika e Wiemarit. Kushtetuta e Wiemarit hyri në fuqi me nënshkrimin e saj nga Presidenti Friedrich Ebert më 11 Gusht 1919. Partia komuniste e Gjermanisë u themelua nga Rosa Luxemburg dhe Karl Liebknecht më 1918, dhe Partia Punëtore Gjermane, më vonë e njohur si Partia Nacional Socialiste Punëtore Gjermane ose Partia Naziste, u themelua në Janar 1919. Duke vuajtur nga Depresioni i Madh, kushtet e rënda të paqes të vendosura nga Traktati i Versajës, dhe një pasim i qeverive paka shumë jostabile, forcat politike në Gjermani gjithmonë e më shumë u mungonte identifikimi me sistemin e tyre të demokracisë parlamentare. Kjo u keqësua nga një krah i djathtë i përhapur gjërë (monarkist, völkisch, dhe Naziste) Dolchstoßlegende, një mit politik që pretendonte se Gjermania e kishte humbur Luftën e Parë Botërore për shkak të revolucionit gjerman, e jo për shkak të mposhtjes ushtarake. në anën tjetër, komunistët radikalë të krahut të majtë, si Liga Spartakiste, donin të rrëzonin atë çfarë ata e perceptonin si "sundim kapitalist" në favor për një Räterepublik. Trupat parlamentare u organizua nga disa parti dhe ndodhën mijëra vrasje politikisht të motivuara. Paramilitarët frikësuan votuesit dhe shkaktuan dhunë nervozë mes publikut, i cili vuante nga papunësia dhe varfëria e madhe. Pas një serie kabinetesh qeveritare të pasuksesshme, Presidenti Paul von Hindenburg, duke parë një alternativë dhe duke u shtyrë nga këshilltarët e krahut të djathtë, caktoi Adolf Hitlerin si Kancelar të Gjermanisë më 30 Janar 1933. [redakto]Gjermania Naziste


Flamuri i Nazistëve Më 27 Shkurt 1933, Reichstag u vu në zjarr. Disa të drejta demokratike bazë shpejt u abroguan më pas nën një dekret emergjent. Një Akt i Lejes i dha qeverisë së Hitlerit fuqi të plotë legjislative. Vetëm Partia Social Demokratike e Gjermanisë votoi kundër; komunistët nuk ishin në gjendje të prezantonin opozitën sepse 81 ulëset e tyre në parlament ishin anulluar në bazë të Dekretit të Zjerrit të Reichstag.[13] Një shtet totaliterian i centralizuar u themelua nga një seri lëvizjesh dhe dekretesh duke e shndërruar Gjermaninë në një shtet një-partiak. Industria ishte e rregulluar nga afër me kuota dhe kërkesa, për të shndërruar ekonominë drejt një baze prodhimi luftarak.[14] Më 1936 trupat Gjermane hynë në Rhinelandin e demilitizuar, dhe politikat e "marrjes me të mirë" të Kryeministri Britanik Neville Chamberlain u provuan inadekuate. [Hitleri]] ndoqi nga viti 1938 e më tej një politikë ekspansioniste për të themeluar Gjermaninë e Madhe (gjermanisht: Großdeutschland). Për t'iu shmangur një lugte dy-frontesh, Hitleri konkludoi Paktin Molotov-Ribbentrop me Bashkmin Sovietik, një pakt të cilin më vonë e theu. Më 1939, tensionet në rritje për nacionalizëm, ushtarakizëm, dhe probleme territoriale bënë që Gjermanët të lëshonin një blitzkrieg ("luftë rrufesh") më 1 Shtator kundër Republikës së dytë Polake, vepprim ky që pasoi me shpalljen e luftës nga Britania e Madhe dhe Franca, duke shënuar fillimin e Luftës së dytë Botërore. Gjermania shpejt mori kontroll direkt ose indirekt të pjesën më të madhe të Evropës.


Berlini nën rrënoja pas Luftës së dytë Botërore, Potsdamer Platz 1945. Më 22 Gusht 1941, Hitleri theu paktin me Bashkimin Sovietik duke hapur Frontin Lindor dhe duke pushtuar Bashkimin Sovietik. Pak pasi Perandoria e Japonisë sulmoi bazën Amerikane në Pearl Harbor, Gjermania i shpalli luftë Shteteve të Bashkuara. Megjithëse fillimisht ushtria Gjermane shpejt avancoi në Bashkimin Sovietik, Beteja e Stalingradit shënoi një kthesë të madhe në këtë luftë. Më pas, Ushtria Gjermane nisi të tërhiqej në Frontin Lindor. Beteja e Normandisë, e njohur si D-Day shënoi një kthesë të madhe në Fronti Perëndimor, ndërsa Forcat Aleate zbarkuan në plazhet e Normandisë dhe bënë avancime të shpejta në territorin Gjerman. Mposhtja e Gjermanisë pasoi. Më 8 Maj 1945, Forcat e armatosura Gjermane u dorëzuan pasi Ushtria e Kuqe okupoi Berlinin. Në atë çfarë më vonë u bë e njohur si Holokausti, Regjimi i Reichit të Tretë dekretoi politikat qeveritare që direkt të diskriminoni disa pjesë të shoqërisë: Hebrenjët, Komunistët, Roma, homoseksualët, frimasonët, priftërinjët, kundërshtarët fetarë, dhe njerëzit me aftësi të kufizuara, mes tjerëve. Gjatë periudhës Naziste, mbi njëmbëdhjetë milion (11,000,000) njerëz u vranë në Holokaust, përfshirë gjashtë milion (6,000,000) Hebrenjë dhe tre milion (3,000,000) Polakë. Lufta e dytë Botërore dhe gjenocidi Nazist ishin përgjegjës për rreth 35 million (35,000,000) të vrarë në Evropë. [redakto]Ndarja dhe ribashkimi (1945–tani)


pas vitit 1949 dy shtete gjermane dhe qyteti i ndarë i Berlinit evolvuan përkrah zonave të okupuara aleate. Gjermania Perëndimore u formua nga zonat Amerikane, Britanike dhe Franceze derisa Gjermania Lindore u formua nga zona Sovietike. Lufta rezultoi në vdekjen e rreth 10 milionë ushtarëve dhe civilëve Gjermanë; humbje të mëdha territoriale; përjashtimin e rreth 15 milionë gjermanëve nga ish-territoret lindore dhe shtete të tjera; dhe shkatërrimin e shumë qyteteve të mëdha. Pjesa e mbetur e territorit kombëtar dhe Berlini u ndanë nga Aleatët në katër zona të okupuara ushtarake. Sektorët e kontrolluar nga Franca, Britania e Madhe, dhe Shtetet e Bashkuara u bashkuan më 23 Maj 1949, për të formuar Republikën Federale të Gjermanisë; më 7 Tetor 1949, Zona Sovjetike themeloi Republikën Demokratike Gjermane. Ato u njohën jozyrtarisht si "Gjermania Perëndimore" dhe "Gjermania Lindore" dhe dy pjesët e Berlinit si "Berlini Perëndimor" dhe "Berlini Lindor". Shtetet perëndimore dhe lindore kërkuan Berlinin Lindor dhe Bonin si kryeqytetet e tyre respektivisht. Sidoqoftë, Gjermania Perëndimore e shpalli statusin e kryeqytetit të saj si të përkohshëm,[15] në mënyrë që të theksonte qëndrimin e saj se zgjidhja dy-shtete ishte një status quo artificiale që një ditë do të tejkalohej. Gjermania Perëndimore, e themeluar si republikë federale parlamentare me një "ekonomi sociale të tregut" — u bë aleate me Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe Francën. Shteti eventualisht filloi t% gëzonte një rritje ekonomike në vitet 1950-ta (gjermanisht: Wirtschaftswunder). Gjermania Perëndimore iu bashkangjit NATOs më 1955 dhe ishte anëtare themeluese e Komunitetit Ekonomik Evropian më 1958. Gjermania Lindore ishte një shtet i Bllokut Lindor nën kontrollin politik dhe ushtarak të BRSS-së përmes forcave të saja okupuese dhe Traktatit të Varshavës. Derisa pretendonte të ishte demokraci, fuqia politike ekzekutohej vetëm nga anëtarët udhëheqës (Politburo) të PBS (Partia e Bashkimit Socialist e Gjermanisë) (ang.: Socialist Unity Party of Germany ose SED) e kontrolluar nga komunistët. Fuqia e tyre ishte e siguruar nga Stasi, një shërbim sekret i përmasave të mëdha, dhe një shumllojshmëri e suborganizatave të PBD-së, të cilat kontrollonin çdo aspekt të shoqërisë. Në anën tjetër, nevojat themelore të popullsisë u përmbushën në masë të vogël nga shteti. U themelua një ekonomi komanduese e stlit Sovietik, më vonë Gjermania Lindore u bë një shtet Comecon. Ndërsa propaganda Gjermano-lindore u bazua në përfitimet e programeve sociale dhe kërcënimi i pretenduar konstant i një pushtimi nga Gjermania Perëndimore, shumica nga qytetarët e Gjermanisë Lindore shikonin në perëndim për liri politike dhe prosperitet ekonomik.[16] Muri i Berlinit, i ndërtuar më 1961 për të ndaluar Gjermanët Lindorë që të arratiseshin për në Gjermaninë Perëndimore, u bë një simbol i Luftës së Ftohtë. Tensionet mes dy Gjermanive u ulën paksa në vitet 1970-ta nga Ostpolitik e Kancelarit Willy Brandt, e cila përfshiu një pranim de facto për humbjet territoriale të Gjermanisë në Luftën e dytë Botërore.


Muri i Berlinit pra Portës së Brandenburgut, pak pas hapjes më 1989. Nën rritjen e migrimit të Gjermanëve lindorë në Gjermaninë perëndimore nëpërmes Hungarisë dhe demonstratave masive gjatë verës së vitit 1989, autoritetet Gjermano-lindore papritur lehtësuan kufizimet e kufirit në Nëntor, duke lejuar qytetarët Gjermanë lindorë të udhëtojnë në Perëndim. Origjinalisht e menduar si valë presioni për të mbajtur Gjermaninë Lindore si shtet, hapja e kufirit në fakt çoi tek një akselerim e procesit reformues Wende në Gjermanië Lindore, që në fund konkludoi me Traktatin Dy plus Katër një vit më vonë më 12 Shtator, 1990 dhe ribashkimi Gjerman më 3 Tetor 1990. Nën termet e traktatit, katër fuqitë okupuese hoqën dorë nga të drejtat e tyre nën Instrumentin e Dorëzimit, dhe Gjermania rifitoi sovranitet të plotë. E bazuar në aktin Bon-Berlin, të miratuar nga parlamenti më 10 Mars 1994, kryeqyteti i shtetit të bashkuar u zgjodh Berlini, derisa Boni mbajti statusin unik Bundesstadt (qytet federal) duke mbajtur disa ministri federale.[17] Lëvizja e qeverisë u përfundua më 1999. Qysh nga ribashkimi, Gjermania ka marrë një rol udhëheqës në Bashkimin Evropian dhe NATO. Gjermania ka dërguar trupa paqeruajtëse për të siguruar stabilitet në Ballkan dhe ka dërguar një forcë të trupave Gjermane në Afganistan si pjesë e një mundimi të NATOs për të mundësuar siguri në atë shtet pas kërcënimeve që paraqiten nga Talebanët.[18] Këto dislokime ishin të diskutuara, meqënëse pas luftës, Gjermania u lidh që të dërgonte trupa vetëm për role mbrojtëse. Dislokimet në territore të huaja u kuptuan të mos mbuloheshin nga mbrojtjet e përkohshme; sidoqoftë, vota parlamentare në këtë çështje efektivisht legalizoi pjesëmarrjen në kontekstin paqeruajtës. [redakto]Gjeografia


Artikulli kryesor: Gjeografia e Gjermanisë.


Hartë Fizike e Gjermanisë. Sipërfaqja e përgjithshme e Gjermanisë është 357,021 km2, 349,223 km2 nga kjo është tokë kurse 7,798 km2 është ujë. Vija bregdetare e Gjermanisë është 2,389 km e gjatë. Gjermania është shteti i shtatë në Evropë dhe i 63-ti në botë sipas sipërfaqes. Relievi dallon nga Alpet e larta (pika më e lartë: Zugspitze, 2,962 m) në jug e deri tek bregdeti i Detit të Veriut (Nordsee) në veriperëndim dhe Deti Baltik (Ostsee) në verilindje. Në mes shtrihen rrafshnaltat pyjore të Gjermanisë qendrore dhe ultësirat e Gjermanisë veriore (pika më e ulët: Wilstermarsch, 3.54m nën nivelin e detit). Gjermania përshkohet nga disa nga lumenjtë kryesorë të Evropës si Rine, Danubi dhe Elba.[19]. Për shkak të pozitës së saj në qendër të Evropës, Gjermania ndan kufinjë me më shumë vende se secili shtet tjetër në Evropë. Fqinjët e saj janë Danimarka në veri, Polonia dhe Republika Çeke në lindje, Austria dhe Zvicra në jug, Franca dhe Luksemburgu në jugperëndim dhe Belgjika dhe Holanda në veriperëndim. Gjermania shtrihet rreth koordinatave gjeografike 51 00 V, 9 00 L Shiko edhe këtë: Lista e majave malore në Gjermani [redakto]Klima


Peisazh në Alpet e Bavarisë. Pjesa më e madhe e Gjermanisë ka një klimë mesatare sezonale, në të cilën dominojnë erërat e lagështa perëndimore. Klima varet prej Oqeanit Atlantik, përkatësisht Rrymës Veri-Atlantike, që është pjesa veriore e Rrymës së Golfit. Ky ujë i ngrohtë i prek zonat që kanë dalje në Detin e Veriut përfshirë gadishullin Jutland dhe zonën përgjatë Rinit, që derdhet në Detin e Veriut. Rrjedhimisht në veriperëndim dhe në veri, klima është oqeanike; Reshjet i hasim gjatë tërë vitit me maksimumin gjatë verës. Dimrat në këtë pjesë janë kryesisht të butë kurse verërat priren si të freskëta, megjithëse temperaturat mund të tejkalojnë 30 °C (86 °F) në disa periudha. Në lindje, klima është më shumë kontinentale; dimrat mund të jenë shumë të ftohtë kurse verërat shumë të ngrohta, dhe periudha të gjata thatësie janë shënuar shpesh. Gjermania qendrore dhe jugore janë regjione tranzite ku mund të ketë si klimë oqeanike ashtu edhe kontinentale. Sërish, temperatura maksimale mund të arrijë 30 °C (86 °F) gjatë verës.[20][21] [redakto]Mjedisi


Ferma e erës dhe kapaciteti për energji solare më i madh në botë është i instaluar në Gjermani. Energjia e ripërtëritshme gjeneroi 14% të të gjithë konsuminit elektrik të vendit më 2007.[22] Fitogjeografikisht, Gjermania ndahet nga krahinat Atlantiko-Evropiane dhe Evropiane qendrore të Regjionit Circumboreal brenda Mbretërisë Boreal. Territori i Gjermanisë mund të ndahet në katër ekoregjione: Pyjet e përziera të Atlantikut, pyjet e përziera të Baltikut, pyjet e përziera qendrore Evropiane dhe pyjet e shumllojshme perëndimore Evropiane.[23] Gjermania është e njohur për ndërgjegjen e saj mjedisore.[24] Gjermanët i konsiderojnë shkaktarët antropogjenë si faktorë kryesorë në ngrohjen globale.[25] Shteti është i përkushtuar ndaj Protokollit Kyoto dhe disa traktateve të tjera që promovojnë biodiversitet, standarde të ulëta emisioni, riqarkullimin, përdorimin e energjisë së ripërtërishme dhe përkrah zhvillimin në nivel global.[26] Qeveria Gjermane ka filluar reduktimin e emisionit në nivel të gjërë me aktivitete të ndryshme, kështu që emisionet e përgjithshme të vendit po bien.[27] Megjithatë emisioni i dioksidit të karbonit për kokë në Gjermani është ndër më të lartat në BE por mbetet dukshëm më i ulët krahasuar me Australinë, Kanadanë, Arabinë Saudite ose Shtetet e Bashkuara. Emisionet nga djegia e qymyrit dhe industria kontribuojnë në ndotjen e ajrit. Shiu acidik, që rezulton nga emisionet e dioksidit të sulfurit po shkatërron pyjet. Ndotja në Detin Baltik nga ujërat e zeza dhe mbetjet industriale nga lumenjtë në ish-Gjermaninë Lindore janë zvogëluar. Qeveria nën kancelarin Schröder shpalli synim për ndalimin e përdorimit të energjisë nukleare për prodhimin e energjisë. Gjermania po punon që të arrijë përkushtimin e BE-së për të identifikuar zonat e ruajtjes së natyrës në vijë me Florën, Faunën, dhe direktivin Habitat të Bashkimit Evropian. Akullnajat e fundit të Gjermanisë në regjionet Alpine po i nënshtrohen shkrirjes. Rreziqet natyrore janë vërshimet e lumenjve në pranverë dhe erëra stuhie që hasen në të gjitha regjionet. [redakto]Politika


Artikulli kryesor: Sistemi shtetëror në Gjermani.


Reichstag është ndërtesa e vjetër dhe e re e parlamentit Gjerman. Gjermania është republikë federale, parlamentare, reprezentative demokratike. Politika gjermane funksionon nën kuadrin e një dokumenti kushtetues të miratuar më 1914 dhe të njohur si Ligji themelor për Republikën Federale të Gjermanisë ose Grundgesetz ("Ligji themelor"). Duke e quajtur këtë dokument Grundgesetz, në vend të Verfassung (kushtetutë), autorët shprehën qëllimin se ajo do të zëvendësohej nga një kushtetutë e duhur kur Gjermania të ribashkohej si një shtet. Amandamentet për Grundgesetz kërkojnë miratimin e dy të tretave (2/3) të shumicës (mazhorancës) në dy dhomat e parlamentit. Nenet që garantojnë të drejta themelore, ndarjen e fuqive, strukturën federale, dhe të drejtën për të rezistuar përpjekjet për të tejkaluar kushtetutën janë valide dhe nuk mund të amandamentohen.[28] Pavarësisht qëllimit që kur Gjermania të bashkohej Grundgesetz do të zëvendësohej me një kushtetutë të vërtetë, pas ribashkimit ai mbeti në fuqi me vetëm disa ndryshime të vogla në vitin 1990.


Presidenti Christian Wulff. Kancelari ose Bundeskanzler (kancelar federal), aktualisht Angela Merkel është kreu i qeverisë dhe ushtron fuqi ekzekutive shtetërore , ngjashëm me rolin e një Kryeministri në demokracitë parlamentare. Fuqia legjislative federale është Bundestagu dhe Bundesrati (Këshilli Federal), që së bashku formojnë një trup unik legjislativ që nuk mund të krahasohet me asnjë sistem tjetër. Bundestagu zgjedhet përmes zgjedhjeve direkte, megjithatë mban përfaqësim proporcional. Antarët e Bundesratit përfaqësojnë qeveritë e 16 federatave gjermane dhe janë antarë të kabinetit shtetëror. Qeveritë federative kanë të drejtë t'i ndërrojnë përfaqësuesit e tyre në çdo kohë Presidenti ose Bundespräsident (Presidenti Federal), aktualisht Christian Wulff, është kreu i shtetit, i "investuar" kryesisht për përgjegjësi dhe fuqi përfaqësuese. Ai zgjidhet nga Bundesversammlung (konvenda federale), një institut i përbërë prej anëtarëve të Bundestagut dhe një numër i barabartë me delegatët e shteteve federative. Zyrtari i dytë më i lartë në presidencën Gjermane është Bundestagspräsident (presidenti i Bundestagut), i cili zgjidhet nga Bundestagu dhe është përgjegjës për udhëheqjen e seancave ditore. Zyrtari i tretë më i lartë është kreu i qeverisë ose Kancelari, i cili nominohet nga Bundespräsident (presidenti) pasi të jetë zgjedhur nga Bundestagu. Kancelari mund të largohet nga një "mocion i mungesës së besimit" konstriktiv nga Bundestagu, ku konstruktiv do të thotë që Bundestagu më pas zgjedh një pasues.

Etnogjenetika e fiseve gjermanike thuhet të ketë ndodhur gjatë Kohës së Bronzit Nordike, ose më së voni, gjatë kohës Para-Romake të Hekurit. Nga Skandinavia jugore dhe Gjermania veriore, fiset filluan të zgjeroheshin në jug, lindje dhe perëndim në shekullin e parë Par.K., ata erdhën në kontakt me fiset Kelte të Gaulit si dhe me fiset Iranian, Baltike, dhe Sllave në Evropën Lindore.

Pak dihet pë historinë e lashtë Gjermanike, përveç bashkëveprimeve të tyre me Perandorinë Romake, nga hulumtimet etimologjike dhe arkeologjike.

Nën sundimin e Augustit, "Publius Quinctilius Varus" filloi të pushtonte Germanian (një term i përdorur nga Romakët për të definuar një territor nga Lumi Rin tek Malet Urale), dhe në këtë periudhë fiset Gjermanike i mësuan taktikat luftarake të Romës derisa ruanin identitetin e tyre të klanit. Në vitin 9 pas erës sonë, tri legjione Romake të udhëhequra nga Vari u mposhtën nga udhëheqësi i klanit Kerusk Armini në Betejën e pyellit Teutburg. Si rezultat, Gjermania moderne, prej Rinit tek Danubi, mbeti jashtë Perandorisë Romake. Në vitin 100 pas Krishtit, fiset Gjermanike filluan të vendoseshin përgjatë Rinit dhe Danubit, duke okupuar pjesën më të madhe të asaj çfarë sot njihet si Gjermania moderne. Në shekulli III erdhën shumë fise Gjermanike perëndimore: Alamanni, Frankët, Chatti, Saksonët, Frisianët, Sicambri, dhe Thuringii. Rreth vitit 260, Popujt Gjermanikë depërtuan kufijtë Romakë të Danubit dhe hynë në tokat e kontrolluara nga Romakët.

Perandoria e Shenjtë Romake (962–1806)

Perandoria mesjetare ishte rezultat i ndarjes së Perandorisë Karolingiane më 843, e cila ishte themeluar nga Karli i Madh më 25 Djetor 800, dhe ekzistoi në forma të ndryshme deri më 1806, territori i saj shtrihej nga Lumi Eider në veri deri tek Deti Mesdhetar në jug. Shpesh i referuar si Perandoria e Shenjtë Romake (ose Perandoria e vjetër), ajo zyrtarisht ishte quajtur "Pernadoria e Shenjtë Romake e Kombit Gjerman ("Sacrum Romanum Imperium Nationis Germanicæ") duke filluar më 1448, për t'ia përshtatur titullin territorit atëherë të zvogëluar.

Nën sundimin e perandorëve Otomanë (919–1024), Lorraine, Saksonia, Frankonia, Suabia, Thuringia, dhe Bavaria u konsoliduan, dhe mbreti Gjerman u kurorëzua Perandori i Shenjtë Romak i këtyre regjioneve më 962. Nën sundimin e perandorëve Salianë (1024–1125), Perandoria e SHenjtë Romake "thithi" Italinë veriore Burgundinë, megjithëse perandorët humbën fuqi gjatë "Mosmarrëveshjes Investiture". Nën perandorët e Shtëpisë Hohenstaufen (1138–1254), princat Gjermanë rritën influencën e tyre në territoret në jug dhe lindje të banuara me Sllavët, duke vazhduar me ngulimin Gjerman në këto zona dhe ende më në lindje (Ostsiedlung). Qytetet Gjrmane veriore u rritën me prosperitet si anëtarë të Ligës Hanseatike.

Edikti i Demit të Artë më 1356 mundësoi kushtetutën bazë të perandorisë që zgjati deri në rënien e saj. Ajo kodoi zgjedhjen e perandorit nga shtatë princ-zgjedhës të cilët sundonin disa nga principatat dhe arkipeshkopetë më të fuqishme. Duke filluar nga shekulli XVI (15), perandorët u zgjodhën pothuajse ekskluzivisht nga dinastia Habsburge e Austrisë.

Murgu Martin Luter publikoi "95 Tesest" më 1517, duke sfiduar praktikat e Kishës Katolike Romake, dhe duke filluar kështu Reformat Protestante. Një kishë Luteriane e ndarë nga Kisha Katolike Romake u bë feja zyrtare në shumë shtete Gjermane pas vitit 1530. Konflikti fetar shpur tek Lufta Tridhjetëvjeçare (1618–1648) , e cila shkatërroi tokat Gjermane.[8] Popullsia e shteteve Gjermane u zvogëlua për rreth 30%.[9] Paqja e Westfalisë (1648) ndaloi luftërat fetare mes shteteve Gjermane, por perandoria ishte ende de facto e ndarë në disa principata të pavarura. Nga viti 1740 e tutje, dualizmi mes Monarkisë Habsburge Austriake dhe Mbretërisë Prusiane dominoi historinë Gjermane. Më 1806, Imperiumi u rrëzua si rezultat i Luftërave Napoleonike.

Restaurimi dhe revolucioni (1814–1871)

Pas rënies së Napoleon Bonaparte, Kongresi i Vjenës u mblodh më 1814 dhe themeloi Konfederatën Gjermane (Deutscher Bund) , një ligë e 39 shteteve sovrane. Mosmarrëveshja me politikat e rastaurimit pjesërisht çoi tek ngritaj e lëvizjeve liberale, të cilat kërkonin bashkim dhe liri. Këto, sidoqoftë, u ndoqën nga masa të reja të shtypjes nga ana e burrështetasit Austriak Klemens Wenzel von Metternich. Zollverein, një bashkim tariforë, thellësisht zgjeroi bashkimin ekonomik mes shteteve Gjermane. Gjatë kësaj ere shumë Gjermanë të pasionuar nga idealet e Revolucionit Francez, dhe nacionalizmit u bënë forcë më e rëndësishme, veçantërisht mes intelektualëve të rinj. Për herë të parë, ngjyra e zezë, e kuqe dhe e artë u zgjodhën që të përfaqësonin lëvizjen, që më vonë u bënë ngjyrat kombëtare gjermane.[11]

Nën ndriçimin e një serie lëvizjesh revolucionare në Evropë, të cilat me skuses e themeluan një republikë në Francë, intelektualët dhe njerëzit e zakonshëm filluan Revolucionet e vitit 1848 në shtetet Gjermane. Monarkët fillimisht i hapën rrugën kërkesave liberale të revolucioneve. Mbretit Frederick William IV i Prusisë iu ofrua titulli Perandor, por me një humbje në fuqi; ai kundërshtoi kurorën dhe kushtetutën e propozuar, duke çuar tek një ngadalësim i përkohshëm për lëvizjen. Konflikti mes Mbretit William I të Prusisë dhe parlamentit gjithnjë më liberal shpërtheu mbi reformat ushtarake më 1862, dhe mbreti caktoi Oto von Bizmarkun si Kryeministër të ri të Prusisë. Bizmarku me sukses bëri luftë me Danimarkën më 1864. Fitorja Prusiane në Luftën Austro-Prusiane më 1866 e lejoi atë të krijojë Federatën Veriore Gjermane (Norddeutscher Bund) dhe të përjashtonte Perandorinë Austriake, që dikur ishte shteti kryesor Gjerman, nga punët e shteteve të tjera Gjermane.

Perandoria Gjermane (1871–1918)

Shteti i njohur si Gjermania ishte i bashkuar si një shtet-komb modern më 1871, kur lindi Perandoria Gjermane, ndërsa Mbretëria e Prusisë ishte përbërësi kryesor. Pas mposhtjes së Francezëve në Luftën Franko-Prusiane, Perandoria Gjermane u shpall në Versajë më 18 Janar 1871. Dinastia Hohenzollern nga Prusia sundoi perandorinë e re, kryeqyteti i së cilës ishte Berlini. Kjo perandori ishte bashkim i të gjitha pjesëve të ndara të Gjermanisë me përjashtim të Austrisë (gjermanisht: Kleindeutschland, ose "Gjermania e vogël"). Duke filluar më 1884, Gjermania filloi të themelonte disa koloni jashtë Evropës.

Në periudhën e njohur si Gründerzeit pas bashkimit të Gjermanisë, politika e jashtme e Perandorit William I e siguroi pozitën e Gjermanisë si një komb i mrrekullueshëm nga bashkimi, duke izoluar Republikën e Tretë Franceze me mjete diplomatike, dhe duke iu shmangur luftës. Nën Perandorin William II, sidoqoftë, Gjermania, si fuqitë e tjera Evropiane, mori një rrugë imperialiste që shpuri në një "fërkim" me shtetet fqinje. Shumica e aleancave në të cilat Gjermania kishte marrë pjesë më parë nuk ishin ringjallur, dhe aleancat e reja e përjashtonin. Specifikisht, Franca themeloi marrëdhënie të reja duke nënshkruar "Entente Cordiale" me Britaninë e Madhe dhe duke siguruar lidhjet me Perandorinë Ruse. Përkrah kontakteve me Austro-Hungarinë, Gjermania po bëhej gjithnjë e më e izoluar.

Imperializmi i Gjermanisë arriti jashtë shtetit të vet dhe u bashkua me fuqitë e tjera të Evropës për të marrë pjesën e saj të Afrikës. Konferenca e Berlinit e ndau Afrikën mes fuqive Evropiane. Gjermania zotëroi disa toka në Afrikë përfshirë Arikën Lindore Gjermane, Afrikën Jugperëndimore, Togon, dhe Kamerunin. Trazira për Afrikën shkaktoi tension mes fuqive të mëdha që mund të ketë marrë pjesë në kushtet që çuan tek Lufta e Parë Botërore.

Atentati i Franz Ferdinandit, princit të Austrisë më 28 Qershor 1914 shkaktoi Luftën e Parë Botërore. Gjermania, si pjesë e fuqive qendore të pasuksesshme, vuajti mposhtje nga Fuqitë Aleates në një nga konfliktet më të mëdha dhe më me pasoja të të gjitah kohërave. Revolucioni Gjerman shpërtheu në Nëntor 1918, dhe Perandori William II dhe gjithë princat sundues të Gjermanisë lëshuan fronin. Një armëpushim që i vinte fund luftës u nënshkrua më 11 Nëntor dhe Gjermania u detyrua të nënshkruante Traktatin e Versajës në Qershor 1919. Negociatat e saj, kundrejt diplomacisë tradicionale post-luftarake, përjashtoi mposhtjen e Fuqive Qendrore. Traktati u perceptua në Gjermani si një vazhdim poshtërues i luftës, në anën tjetër poshtërsia e tij shpesh citohet të ketë shkaktuar ngritjen e mëvonshme të Nazizmit në këtë vend.

Fiset Gjermane

Redakto

Etnogjenetika e fiseve gjermanike thuhet të ketë ndodhur gjatë Kohës së Bronzit Nordike, ose më së voni, gjatë kohës Para-Romake të Hekurit. Nga Skandinavia jugore dhe Gjermania veriore, fiset filluan të zgjeroheshin në jug, lindje dhe perëndim në shekullin e parë Par.K., ata erdhën në kontakt me fiset Kelte të Gaulit si dhe me fiset Iranian, Baltike, dhe Sllave në Evropën Lindore.

Pak dihet pë historinë e lashtë Gjermanike, përveç bashkëveprimeve të tyre me Perandorinë Romake, nga hulumtimet etimologjike dhe arkeologjike.

Nën sundimin e Augustit, "Publius Quinctilius Varus" filloi të pushtonte Germanian (një term i përdorur nga Romakët për të definuar një territor nga Lumi Rin tek Malet Urale), dhe në këtë periudhë fiset Gjermanike i mësuan taktikat luftarake të Romës derisa ruanin identitetin e tyre të klanit. Në vitin 9 pas erës sonë, tri legjione Romake të udhëhequra nga Vari u mposhtën nga udhëheqësi i klanit Kerusk Armini në Betejën e pyellit Teutburg. Si rezultat, Gjermania moderne, prej Rinit tek Danubi, mbeti jashtë Perandorisë Romake. Në vitin 100 pas Krishtit, fiset Gjermanike filluan të vendoseshin përgjatë Rinit dhe Danubit, duke okupuar pjesën më të madhe të asaj çfarë sot njihet si Gjermania moderne. Në shekulli III erdhën shumë fise Gjermanike perëndimore: Alamanni, Frankët, Chatti, Saksonët, Frisianët, Sicambri, dhe Thuringii. Rreth vitit 260, Popujt Gjermanikë depërtuan kufijtë Romakë të Danubit dhe hynë në tokat e kontrolluara nga Romakët.

Perandoria e Shenjtë Romake (962–1806)

Perandoria mesjetare ishte rezultat i ndarjes së Perandorisë Karolingiane më 843, e cila ishte themeluar nga Karli i Madh më 25 Djetor 800, dhe ekzistoi në forma të ndryshme deri më 1806, territori i saj shtrihej nga Lumi Eider në veri deri tek Deti Mesdhetar në jug. Shpesh i referuar si Perandoria e Shenjtë Romake (ose Perandoria e vjetër), ajo zyrtarisht ishte quajtur "Pernadoria e Shenjtë Romake e Kombit Gjerman ("Sacrum Romanum Imperium Nationis Germanicæ") duke filluar më 1448, për t'ia përshtatur titullin territorit atëherë të zvogëluar.

Nën sundimin e perandorëve Otomanë (919–1024), Lorraine, Saksonia, Frankonia, Suabia, Thuringia, dhe Bavaria u konsoliduan, dhe mbreti Gjerman u kurorëzua Perandori i Shenjtë Romak i këtyre regjioneve më 962. Nën sundimin e perandorëve Salianë (1024–1125), Perandoria e SHenjtë Romake "thithi" Italinë veriore Burgundinë, megjithëse perandorët humbën fuqi gjatë "Mosmarrëveshjes Investiture". Nën perandorët e Shtëpisë Hohenstaufen (1138–1254), princat Gjermanë rritën influencën e tyre në territoret në jug dhe lindje të banuara me Sllavët, duke vazhduar me ngulimin Gjerman në këto zona dhe ende më në lindje (Ostsiedlung). Qytetet Gjrmane veriore u rritën me prosperitet si anëtarë të Ligës Hanseatike.

Edikti i Demit të Artë më 1356 mundësoi kushtetutën bazë të perandorisë që zgjati deri në rënien e saj. Ajo kodoi zgjedhjen e perandorit nga shtatë princ-zgjedhës të cilët sundonin disa nga principatat dhe arkipeshkopetë më të fuqishme. Duke filluar nga shekulli XVI (15), perandorët u zgjodhën pothuajse ekskluzivisht nga dinastia Habsburge e Austrisë.

Murgu Martin Luter publikoi "95 Tesest" më 1517, duke sfiduar praktikat e Kishës Katolike Romake, dhe duke filluar kështu Reformat Protestante. Një kishë Luteriane e ndarë nga Kisha Katolike Romake u bë feja zyrtare në shumë shtete Gjermane pas vitit 1530. Konflikti fetar shpur tek Lufta Tridhjetëvjeçare (1618–1648) , e cila shkatërroi tokat Gjermane.[8] Popullsia e shteteve Gjermane u zvogëlua për rreth 30%.[9] Paqja e Westfalisë (1648) ndaloi luftërat fetare mes shteteve Gjermane, por perandoria ishte ende de facto e ndarë në disa principata të pavarura. Nga viti 1740 e tutje, dualizmi mes Monarkisë Habsburge Austriake dhe Mbretërisë Prusiane dominoi historinë Gjermane. Më 1806, Imperiumi u rrëzua si rezultat i Luftërave Napoleonike.

Restaurimi dhe revolucioni (1814–1871)

Pas rënies së Napoleon Bonaparte, Kongresi i Vjenës u mblodh më 1814 dhe themeloi Konfederatën Gjermane (Deutscher Bund) , një ligë e 39 shteteve sovrane. Mosmarrëveshja me politikat e rastaurimit pjesërisht çoi tek ngritaj e lëvizjeve liberale, të cilat kërkonin bashkim dhe liri. Këto, sidoqoftë, u ndoqën nga masa të reja të shtypjes nga ana e burrështetasit Austriak Klemens Wenzel von Metternich. Zollverein, një bashkim tariforë, thellësisht zgjeroi bashkimin ekonomik mes shteteve Gjermane. Gjatë kësaj ere shumë Gjermanë të pasionuar nga idealet e Revolucionit Francez, dhe nacionalizmit u bënë forcë më e rëndësishme, veçantërisht mes intelektualëve të rinj. Për herë të parë, ngjyra e zezë, e kuqe dhe e artë u zgjodhën që të përfaqësonin lëvizjen, që më vonë u bënë ngjyrat kombëtare gjermane.[11]

Nën ndriçimin e një serie lëvizjesh revolucionare në Evropë, të cilat me skuses e themeluan një republikë në Francë, intelektualët dhe njerëzit e zakonshëm filluan Revolucionet e vitit 1848 në shtetet Gjermane. Monarkët fillimisht i hapën rrugën kërkesave liberale të revolucioneve. Mbretit Frederick William IV i Prusisë iu ofrua titulli Perandor, por me një humbje në fuqi; ai kundërshtoi kurorën dhe kushtetutën e propozuar, duke çuar tek një ngadalësim i përkohshëm për lëvizjen. Konflikti mes Mbretit William I të Prusisë dhe parlamentit gjithnjë më liberal shpërtheu mbi reformat ushtarake më 1862, dhe mbreti caktoi Oto von Bizmarkun si Kryeministër të ri të Prusisë. Bizmarku me sukses bëri luftë me Danimarkën më 1864. Fitorja Prusiane në Luftën Austro-Prusiane më 1866 e lejoi atë të krijojë Federatën Veriore Gjermane (Norddeutscher Bund) dhe të përjashtonte Perandorinë Austriake, që dikur ishte shteti kryesor Gjerman, nga punët e shteteve të tjera Gjermane.

Perandoria Gjermane (1871–1918)

Shteti i njohur si Gjermania ishte i bashkuar si një shtet-komb modern më 1871, kur lindi Perandoria Gjermane, ndërsa Mbretëria e Prusisë ishte përbërësi kryesor. Pas mposhtjes së Francezëve në Luftën Franko-Prusiane, Perandoria Gjermane u shpall në Versajë më 18 Janar 1871. Dinastia Hohenzollern nga Prusia sundoi perandorinë e re, kryeqyteti i së cilës ishte Berlini. Kjo perandori ishte bashkim i të gjitha pjesëve të ndara të Gjermanisë me përjashtim të Austrisë (gjermanisht: Kleindeutschland, ose "Gjermania e vogël"). Duke filluar më 1884, Gjermania filloi të themelonte disa koloni jashtë Evropës.

Në periudhën e njohur si Gründerzeit pas bashkimit të Gjermanisë, politika e jashtme e Perandorit William I e siguroi pozitën e Gjermanisë si një komb i mrrekullueshëm nga bashkimi, duke izoluar Republikën e Tretë Franceze me mjete diplomatike, dhe duke iu shmangur luftës. Nën Perandorin William II, sidoqoftë, Gjermania, si fuqitë e tjera Evropiane, mori një rrugë imperialiste që shpuri në një "fërkim" me shtetet fqinje. Shumica e aleancave në të cilat Gjermania kishte marrë pjesë më parë nuk ishin ringjallur, dhe aleancat e reja e përjashtonin. Specifikisht, Franca themeloi marrëdhënie të reja duke nënshkruar "Entente Cordiale" me Britaninë e Madhe dhe duke siguruar lidhjet me Perandorinë Ruse. Përkrah kontakteve me Austro-Hungarinë, Gjermania po bëhej gjithnjë e më e izoluar.

Imperializmi i Gjermanisë arriti jashtë shtetit të vet dhe u bashkua me fuqitë e tjera të Evropës për të marrë pjesën e saj të Afrikës. Konferenca e Berlinit e ndau Afrikën mes fuqive Evropiane. Gjermania zotëroi disa toka në Afrikë përfshirë Arikën Lindore Gjermane, Afrikën Jugperëndimore, Togon, dhe Kamerunin. Trazira për Afrikën shkaktoi tension mes fuqive të mëdha që mund të ketë marrë pjesë në kushtet që çuan tek Lufta e Parë Botërore.

Atentati i Franz Ferdinandit, princit të Austrisë më 28 Qershor 1914 shkaktoi Luftën e Parë Botërore. Gjermania, si pjesë e fuqive qendore të pasuksesshme, vuajti mposhtje nga Fuqitë Aleates në një nga konfliktet më të mëdha dhe më me pasoja të të gjitah kohërave. Revolucioni Gjerman shpërtheu në Nëntor 1918, dhe Perandori William II dhe gjithë princat sundues të Gjermanisë lëshuan fronin. Një armëpushim që i vinte fund luftës u nënshkrua më 11 Nëntor dhe Gjermania u detyrua të nënshkruante Traktatin e Versajës në Qershor 1919. Negociatat e saj, kundrejt diplomacisë tradicionale post-luftarake, përjashtoi mposhtjen e Fuqive Qendrore. Traktati u perceptua në Gjermani si një vazhdim poshtërues i luftës, në anën tjetër poshtërsia e tij shpesh citohet të ketë shkaktuar ngritjen e mëvonshme të Nazizmit në këtë vend.

Perandoria e Shejt Romake

Redakto

Fundi i Perandorisë së dashur Më 21 shkurt të vitit 962 Mbreti i Gjermanisë, Otoni i Madh merrte në Bazilikën e Shën Pjetrit në Romë kurorën perandorake nga duart e Papës Gjoni XII. Ky është akti themelues i Perandorisë së Shenjtë Romake gjermanike. Kjo perandori, e cila lind në një epokë ku pranë Kishës dominonte ideologjia e një orbis christianus universalis, do të zhduket zyrtarisht në vitin 1806, në një moment në të cilin Europa është e gjymtuar nga trazira revolucionare dhe nga luftërat napoleonike, si dhe vlerat kristiane janë vënë nën sulm nga filozofia e Iluminizmit. Në momentin në të cilin kurorëzohet Otoni i Madh, mendimi i Perandorisë Romake është akoma i gjallë pranë njerëzve të kishës dhe njerëzve të kulturuar dhe një kujtim i tillë është i pranishëm në rite dhe në shprehje të caktuara: përpara se të bëhet perandor, Mbreti i Gjermanisë mban titullin e "Mbretit të romakëve". Pikërisht siç do të përcaktohet në vijim trashëgimtari i fronit perandorak. Me të njëjtën mënyrë, pallati i Frankfurtit, ku zgjedhësit caktojnë perandorin mban emrin Römerhaus. Traditës romake i shtohet trashëgimia kristiane, pasi që pas Kostandinit, Perandoria Romake ishte bërë kristiane. Më pak se katër shekuj pas përfundimit të Perandorisë Romake të Perëndimit, Papati kish restauruar Perandorinë në vitin 800 në favor të Karlit të Madh, Mbret i frankëve dhe kjo renovatio romani imperii kishte mbijetuar deri në vitin 887. Kështu, restaurimi i vitit 962 është për t'u vendosur në vijueshmërinë e kurorëzimit të Karlit të Madh. Perandoria e Shenjtë Romake, në të cilën mbretëron Otoni i Madh, është më pak e zgjeruar se ajo Karolinge. Mbretëria e Gjermanisë përfaqëson zemrën e strukturës dhe perandori ka qenë gjithmonë princ gjerman. Dominimi i saj shtrihet drejt lindjes dhe i ka kufijtë e saj pak a shumë përkues me ato të Francia orientalis të Traktatit të Verdunit të vitit 843, pasi përfshin edhe dukatin sllav të Bohemisë, pasi Duka Bolesllav është njohur vasal i Otonit. Përtej Mbretërisë së Gjermanisë, Perandoria e Shenjtë Romake e shtrin sovranitetin e saj mbi Francia media e lashtë (Lotaringinë), domethënë mbi dukatet e Lorenës së Poshtme dhe të Sipërme, mbretëritë e Burgonjës e të Arlesit dhe Mbretërinë e Italisë, e kufizuar në fakt vetëm në Italinë veriore, për sa Italia qendrore është nën dominimin e Shtetit të Kishës dhe Jugun e Siçilinë, për një kohë të gjatë objekt kontestimi midis bizantinëve dhe arabëve, do të bëhet në fund të shekullit XI Mbretëria normane e Dy Siçilive (teorikisht vasale e Papatit). Në të kundërt, Francia occidentalis nuk është më pjesë e Perandorisë së Shenjtë dhe me ngjitjen në pushtet të Kapetingëve në vitin 987 transformohet në një mbretëri plotësisht të pavarur. Perandoria e re, më pak e shtrirë se ajo karolinge, paraqet megjithatë një karakter universaliteti të pakontestueshëm, në funksion të larmisë së popujve dhe gjuhëve që e përbëjnë. Gjermanë, flamingë, sllavë, italianë, francezë jetojnë në brendësi të territorit të saj, ku zënë hapësira homogjene nga pikëpamja gjuhësore. Në ndryshim nga Perandoria Karolinge, ajo e Otonit karakterizohet edhe nga mungesa e një pushteti qendror të fortë. Jo vetëm mbretëritë periferike gëzojnë autonomi shumë të madhe administrative, por edhe në vetë Mbretërinë e Gjermanisë pushteti real ndodhet më shumë në nivelin e dukëve dhe të vasalëve të tyre. Kjo shpjegon se pse Otoni i Madh dhe pasuesit e tij janë mbështetur mbi peshkopët për ta konsoliduar autoritetin e tyre. Së fundmi, Perandoria e Shenjtë Romake është një perandori kristiane dhe për Kishën e epokës misioni i perandorit është ai i realizimit të orbis christianus. Aleanca midis Kishës dhe perandorisë i jep perandorit një autoritet moral mbi tërësinë e kristianizmit latin, të paktën deri në shekullin XIII. Deri në vdekjen e Frederikut II Hohenstaufen, perandoria konsiderohet si forca morale dhe politike më e madhe e perëndimit. Kreu i Perandorisë së Shenjtë Romake, i konsideruar si kreu i "Res Publica" kristiane, ushtron një lloj primati honorifik mbi monarkët e tjerë. Pavarësisht konflikteve që do ta kundërvënë Papatin me perandorin, me rastin e Grindjes për Kurorëzimet (1073-1122) apo me çkishërimet e dhëna Pederikut II (1212-1250), prestigji i perandorit do të mbesë praktikisht i paprekur. Gjatë tri shekujve të para të ekzistencës së saj, Perandoria e ka zgjeruar bazën territoriale të saj. Nën Otonët (936-1024) dhe Dinastinë Salike (1024-1125), ungjillëzimi i popullsive pagane të lindjes ka ecur me të njëjtin hap me pushtimin dhe gjermanizimin e zonave të ndodhura përtej Elbës. Ky Drang nach Osten është shoqëruar me zhvillimin e influencës së Perandorisë në shtetet e pavarura dhe të kristianizuara vonë të Hungarisë e të Polonisë. Por është ndoshta nën Federikun II të Svevisë që është rrezikuar të realizohet ëndrra e vjetër e krijimit të një orbis christianus universalis. Trashëgimtar nga ana e nënës i Mbretërisë normane të Dy Siçilive, Federiku II e ka integruar de facto me Perandorinë pothuajse të gjithë Italinë. Duke vazhduar në rrugën e Dominium mundi, svevi arrin në vitin 1229 që të rekuperojë paqësisht pjesën më të madhe të Vendeve të Shenjta në Palestinë, fakt që i jep mundësinë të kurorëzohet Mbret i Jeruzalemit. Me Federikun II, Perandoria e Shenjtë Romake del si perandoria e vetme kristiane, pasi që në atë moment Perandoria Kristiane e Lindjes ndodhet në dekompozim të plotë. Megjithatë, për Papatin, Federiku II është një kërcënim ndaj pushtetit shpirtëror të tij dhe për këtë arsye do të luftohet në mënyrë të ashpër. Pas vdekjes së Federikut II dhe masakrimit të trashëgimtarëve të tij (nën nxitjen e Papatit), Perandoria e Shenjtë Romake futet në një periudhë të gjatë paqartësie dhe trazirash. Nga viti 1250 deri më 1273 verifikohet një periudhë "interregnum", gjatë së cilës kolegji i princave zgjedhës, i gjymtuar nga përçarjet e fuqishme të brendshme, ia ofron në suksesin kurorën Mbretit Alfonsi X të Aragonës dhe Rikardit të Kornuollit. Zgjedhja e Rudolfit të Habsburgëve në vitin 1273 sjell një qetësi të caktuar në Gjermani dhe marrëdhëniet me Papatin gjejnë një përmirësim të fortë, pikërisht pse Rudolfi I çinteresohet për Italinë, ku agjentët e Papës e kishin dobësuar autoritetin perandorak. Pas vdekjes së Rudolfit I në vitin 1291, Gjermania fillon të ndeshet sërish me një periudhë paqëndrueshmërie. Froni perandorak diskutohet midis Habsburgëve, të forcuar nga blerja e Austrisë, shtëpisë së Luksemburgut dhe Vitelsbakëve të Bavarisë. Njëfarë stabiliteti kthehet me Perandorin Karli IV i Luksemburgut (1346-1378), por periudha e mëparshme e krizës e Perandorisë së Shenjtë Romake ka pasur për pasojë një erozion territorial të rëndësishëm. Mbretëritë periferike janë shkëputur. Mbretëria e Burgonjës është absorbuar në mënyrë progresive nga Kapetingët dhe nga Valuatë e Mbretërisë së Francës. Në vitin 1480 do të jetë radha e Mbretërisë së Provansës, prej disa kohësh e pavarur de facto. Në Itali autoriteti perandorak, tashmë i kufizuar në veriperëndim të gadishullit, është më shumë teorik sesa real. Në shekullin XIV, Perandoria tenton gjithnjë e më shumë të tërhiqet mbi hapësirën gjermanike dhe vazhdon ekspansionin e saj në lindje me integrimin e Pomeranisë dhe të Silezisë, ndërsa duke filluar nga viti 1226 Kalorësit Teutonë krijojnë një shtet të pavarur në trojet pagane të Livonisë dhe të Prusisë, një shtet që afirmohet në shekullin XIV si një bastion i kulturës gjermane në brigjet e Balltikut. Delimitimi i Perandorisë së Shenjtë Romake me botën gjermane shoqërohet nga një ripërkufizim i institucioneve. Pas krizës së shekullit XIII dhe XIV, në një Gjermani ku zhvillimi i aktiviteteve artizanale dhe tregtare kërkon paqe sociale, me promulgimin në vitin 1356 të Bulës së Artë, Perandori Karli V fikson rregulla të qëndrueshme dhe të sakta për zgjedhjen e sovranëve. Pinjoll i shtëpisë së Luksemburgut, letrar në korrespondencë me Petrarkën, ky sovran është krijuesi i Rajhut gjerman. Bula e Artë konfirmonte parimin e monarkisë së zgjidhshme, por fiksonte në mënyrë të qartë dhe të saktë modalitetet për zgjedhjen e monarkut. Perandori, Mbret i Gjermanisë, duhet të zgjidhet nga anëtarët e Kolegjit të Princave Zgjedhës (Kurfursten), i përbërë nga 7 elementë, 3 ekleziastë (arqipeshkët e Këlnit, Magoncës dhe Trevirit) dhe 4 laikë (Mbreti i Bohemisë, Zgjedhësi i Saksonisë, Konti Palatin i Renit dhe Margravi i Brandenburgut). Kandidati që siguron votat e të paktën 4 zgjedhësve bëhet "Mbret i romakëve" përpara se të zgjidhet perandor, për të cilin konfirmimi papnor nuk është më i nevojshëm. Princat zgjedhës bëhen "Këshilltarët e përhershëm të Mbretërisë". Megjithë parimin e theksuar zgjedhës, perandorët do ta caktojnë gjithmonë pasuesin gjatë mbretërimit të tyre, duke investuar në përgjithësi djalin e tyre apo kushërinjtë më të afërt dhe duke i çelur kështu rrugën një trashëgimie të kurorës perandorake. Për sa i përket Dietës, duhet pritur fundi i shekullit XV që të marrë organizimin përfundimtar të saj me tri Kolegje, atë të Princave Zgjedhës, atë të Princave dhe atë të Qyteteve të Lira. Zgjedhja si perandor në mars të vitit 1438 e Albertit II të Habsburgut shënon një moment vendimtar në evolucionin e Perandorisë. Nga ai moment, kurora perandorake do të jetë pothuajse gjithmonë mbi kokën e një habsburgasi, me përjashtim të intermexos së shkurtër bavareze të Karlit VII Vitelsbach (1742-1745). Politika tradicionale e Habsburgëve ka qenë gjithmonë ajo e rritjes së posedimeve të drejtpërdrejta nëpërmjet martesave dhe aleancave. Të fortë nga prestigji i sjellë prej titullit perandorak, habsburgët privilegjojnë shpesh interesat e shtëpisë respektivisht atyre të perandorisë. Kështu, Frederiku III (1440-1493) - perandori i fundit i kurorëzuar në Romë nga një Papë - i imponon djalit Maksimilian martesën me Marien e Burgonjës, trashëgimtare e Dukës Karl Guximtari. Në këtë mënyrë, hyn në pasurinë habsburge pjesa më e madhe e trashëgimisë burgonjase, edhe me koston e shpërthimit të një lufte me Francën. I bërë perandor në vitin 1493, Maksimiliani pa i lënë mënjanë interesat habsburge kërkon që t'i rijapë forcë Perandorisë, e shkatërruar nga luftëra të brendshme të favorizuara nga një pushtet qendror pak efikas. Në vitin 1495 miraton një Edikt Paqeje të Përjetshme, me të cilin ndalon luftërat private; më pas krijon Gjykatën Supreme të Perandorisë, gjykatë apeli e vërtetë për vendimet apo gjykimet e marra nga princat dhe qytetet e lira. Por Maksimiliani ndjek edhe politikën tradicionale të martesave, duke e martuar djalin Filipi i Bukur me Xhovanën e Çmendur, që do të bëhet më vonë trashëgimtare e kurorës së Spanjës. Nga ky çift mbretëror lind në vitin 1500 Karli V i ardhshëm, i cili duke filluar nga viti 1516 mbretëron në Spanjë dhe në posedimet italiane dhe amerikane të saj. Vëllai i Karlit V, Ferdinandi, martohet me Ana Jagelonen dhe motra e tij, Maria e Austrisë, martohet me Luigji Jagelonin, trashëgimtarë të froneve të Bohemisë dhe Hungarisë, që në vitin 1526 do të futen e të bëhen pjesë e trashëgimisë së Habsburgëve. Në këtë pikë, Perandoria e Shenjtë transformohet në një komponente, veç të tjerash më pak e pasur, e perandorisë habsburge të sapolindur. Me vdekjen e Maksimilianit I në vitin 1519, Kolegji Zgjedhor e skarton kandidaturën e Mbretit të Francës, Francesku I, si jogjerman dhe e orienton zgjedhjen e tij nga Karli V, tashmë "Mbret i Spanjave", pasi është trashëgimtar gjaku i Maksimilianit dhe i pajisur me mbështetjen e bankierëve gjermanë. Padron i një perandorie të pafundme, Karli V kultivon ambicien që të rivendosë unitetin e botës kristiane dhe të ndërmarrë një kryqëzatë të re kundër kërcënimit osman. Por ideali i një Perëndimi kristian të bashkuar nën flamurin perandorak është më shumë një utopi, në një epokë në të cilën "shumëkristiani" Mbret i Francës, Françesku I, është bërë aleat i turqve. Edhe uniteti fetar i Perëndimit është gati për t'u prishur, sidomos pasi që në vitin 1517 predikimi i Martin Luterit kish shkaktuar një turbullirë të madhe në Perandori. Princat gjermanë, të cilët kishin zgjedhur të mbështesnin Reformën, kishin shpalosur flamurin e revoltës kundër Perandorit dhe nuk ngurronin që t'i kërkonin ndihmë Mbretit të Francës. Ëndërra e pamundur e Karlit V për të bashkuar të gjithë Perëndimin kundër turqve është pa shpresa dhe, për të sjellë një dukje paqeje civile në Gjermani, perandori duhet të dorëzohet dhe të pranojë Paqen e Augustas të vitit 1555, e cila bën zyrtar luteranizmin. Pas abdikimit të tij në vitin 1556, që gjeneron një ndarje të posedimeve midis djalit të tij Filipi II, kreu i degës spanjolle të habsburgëve dhe vëllait të tij Ferdinand, të degës austro-gjermane, rënia e Perandorisë bëhet gjithnjë e më e dukshme; tashmë nuk është gjë tjetër veçse një konfederatë princash dhe qytetesh mbi të cilat perandori nuk posedon kurrfarë mjeti për të imponuar autoritetin e tij. Lufta 30-vjeçare (1618-1648), e lindur nga revolta protestante e Bohemisë, u shndërrua menjëherë në luftë evropiane, në të cilën Mbreti i Francës dhe Mbreti i Suedisë morën një rol të rëndësishëm në punët e brendshme të Perandorisë. Mund të pohohet se pas vitit 1648, Perandoria e Shenjtë Romake pushon së ekzistuari si fuqi politike. Traktati i Vestfalisë ridizenjojnë hartën politike të Perandorisë, duke i hequr Alzasën dhe tri peshkopata. Constitutio westphalica mbështetet tashmë mbi baza të reja midis Perandorit dhe princave. Perandori zgjidhet gjithmonë nga princat zgjedhës, të bërë 8 me futjen e Bavarisë në Kolegjin Zgjedhor, por pushtetet e pakta që ai ruan janë ngushtësisht të kufizuara nga capitolazione perpetua. Me tri Kolegjet e saj, Dieta mblidhet gjithmonë me kërkesën e sovranit, vazhdon të votojë rezoluta që bëhen ligje të Perandorisë vetëm pas miratimit nga ana e Perandorit. Por sistemi nuk mund të funksionojë përveçse nëpërmjet marrëveshjes midis Perandorit dhe anëtarëve të Dietës dhe ky mirëkuptim regjistrohet vetëm në raste të jashtëzakonshme. Constitutio westphalica u akordon princave avantazhe substanciale: të pavarur faktikisht, ata disponojnë tashmë "superioritet territorial" (Landeshoheit), domethënë të "drejtën për të përfunduar midis tyre dhe me fuqi të huaja traktate për garancinë dhe sigurinë reciproke të tyre", bile me rezervën formale që "këto traktate të mos jenë të drejtuar as kundër Perandorit, as kundër paqes publike të Perandorisë". Disa princa, si ato Hohenzollern, nuk do të vonojnë të paraqiten si rivalë të vetë Perandorit gjatë shekullit XVII. Pavarësisht kësaj, ideali në origjinën e Perandorisë së Shenjtë Romake nuk ka vdekur krejtësisht. Praktikisht, kur në vitin 1683 turqit rrethojnë Vjenën, të gjithë princat e Perandorisë së Shenjtë Romake, katolikë dhe protestantë, përveç Mbretit të Polonisë, Johan Sobieskit dhe Karlit V, Dukë i Lorenës, vrapojnë në ndihmë të Perandorit Leopoldi I. Të gjithë dërgojnë trupat që do t'i detyrojnë turqit, të mundur në Kahlberg, që të tërhiqen, por në këtë grup nuk bën pjesë shumë kristiani "Mbreti Diell" Luigji XIV i Francës, që deri e ka detyruar fisnikërinë franceze që të veprojë me titull personal në mbrojtjen e kristianizmit të kërcënuar. Por kemi të bëjmë me një përpjekje të fundit pa të nesërme. Perandoria nuk është më shumë se një simbol, i asaj të një të kaluare të lavdishme, por tashmë të përfunduar. "Perandoria e Shenjtë Romake e dashur", siç e quan Gëtja, futet atëhere në një agoni të gjatë që do të zgjasë dy shekuj e gjysëm, deri sa do të shuhet përfundimisht kur Perandori i fundit i saj, Françesku II do të deklarojë në mënyrë solemne më 6 gusht të vitit 1806 heqjen dorë të tij "nga kurora e Perandorisë së Shenjtë Romake të Kombit Gjerman". Dy vjet më parë kish bashkuar posedimet e Shtëpisë së Habsburgëve në një Perandori të Austrisë, i së cilës ishte shpallur Perandor me emrin Françesku I. Në këtë mënyrë, nën goditjet e njëkohshme të Napoleonit dhe të "klientelës" së tij të "mercenarëve" gjermanë, zhdukej pas 8 shekujsh e gjysëm Rajhu i Parë i themeluar nga Otoni i Madh. Përgatiti: EMINE AVDULI